Fenomeni i dalluar i epokës moderne nën dritën e Revolucionit Islamik
(last modified Tue, 11 Feb 2020 09:52:04 GMT )
Shkurt 11, 2020 10:52 Europe/Tirane
  • Fenomeni i dalluar i epokës moderne nën dritën e Revolucionit Islamik

Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1357 të kalendarit iranian që përkon më vitin 1979, ka ndodhur në rrethanat kur atmosfera dypalëshe sundonte në marrëdhëniet ndërkombëtare.  

Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1357 të kalendarit iranian që përkon më vitin 1979, ka ndodhur në rrethanat kur atmosfera dypalëshe sundonte në marrëdhëniet ndërkombëtare. Blloku i Perëndimit nën udhëheqjen e Amerikës dhe të disa shteteve evropiane dhe Blloku i Lindjes nën udhëheqjen e ish-Bashkimit Sovjetik, ishin dy blloqet kryesore të sistemit global të asaj kohe. Themelet e ideologjisë së bllokut perëndimor ishin ndërtuar mbi sistemin kapitalist i cili ishte rezultat i zhvillimeve pas renesancës në Evropë si dhe produkti kryesor i Revolucionit të madh të Francës në vitin 1789. Ky sistem në ato epokë, armik kryesor të vetin e konsideronte sistemin socialist të ish-Bashkimit Sovjetik i cili u vendos në Rusi pas revolucionit të vitit 1917 që ndodhi në këtë vend. Hegjemonia dhe ndikimi i dy superfuqive në të gjithë botën ishte deri në atë masë sa që asnjë ngjarje politike nuk mund të ndodhte në botë jashtë vullnetit dhe ndikimit të këtyre dy blloqeve. Prandaj, askush nuk mund ta paramendonte krijimin e një lëvizje të madhe fetare.

Revolucioni Islamik i Iranit megjithatë ndodhi jashtë kornizës dhe ndarjeve të blloqeve të perëndimit dhe lindjes. Ky revolucion me një mbështetje të madhe intelektuale dhe kulturore, theu kornizat e asaj kohe, zbuloi vjetërinë e stereotipave për të gjithë botën, prezantoi fenë dhe botën përkrah njëra-tjetrës dhe deklaroi fillimin e një epoke të re. Karakteristikë e këtij Revolucioni ishte kjo që ky revolucion kishte pozitë të lartë popullore dhe islame. “Jo Lindje dhe jo Perëndim” ishte prej sloganeve kryesore të Revolucionit Islamik të Iranit të cilat i brohoritnin qytetarët iranian gjatë protestave para fitores së Revolucionit Islamik dhe formimi i një shteti islamik ishte kërkesa kryesore e popullit të Iranit.

Revolucioni Islamik krijoi një bllok të tretë përkrah dy blloqeve të lindjes dhe perëndimit dhe bota në dekadën e tetë të shekullit 20, u bë me tre blloqe. Revolucioni Islamik i Iranit pas fitores, për ta vërtetuar bllokun e tretë, u bëri thirrje edhe popujve të tjerë për ta ndjekur politikën “Jo Lindje-Jo Perëndim”. Imam Khomejni (ra), themeluesi i Revolucionit Islamik, në lidhje me këtë, ka thënë: “Unë tani u sugjeroi popujve të ndershëm dhe të shtypur dhe i sugjeroi popullit të dashur të Iranit që ta ndjekin këtë rrugë të drejtë hyjnor e cila nuk është as me lindjen mosbesimtare dhe as me perëndimin e padrejtë dhe tiran, por është një vigjilencë të cilën ua ka dhuruar Zoti i madhëruar këtyre popujve që ata të qëndrojnë të palëkundur, të zotuar dhe besnikë ndaj idealeve dhe zotimeve të tyre”.

Ishte e natyrshme që krerët e fuqive arrogante të frontit të devijimit dhe padrejtësisë, të tregojnë reagime në dimensione të ndryshme. Sistemi që e sundonte rendin ndërkombëtar me vështrimin e tij materialist, nuk mund ta duronte këtë gjendje dhe për t’i imponuar pikëpamjet e veta ndaj vendeve të tjera dhe me qëllim të realizimit të interesave të veta, e konsideronte të lejuar çfarëdo lloj veprimi duke përfshirë luftën, agresionin ushtarak, terrorin, torturimin, daljen nga traktatet dhe protokollet ndërkombëtare, përballjen tregtare me vendet e tjera, vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Prandaj, filloi veprimet e veta kundër këtij revolucioni. Mirëpo këto reagime të cilat kanë vazhduar përgjatë 40 viteve të vazhdimit të Revolucionit Islamik të Iranit, kanë mbetura të pafrytshme dhe kanë dështuar. Në vitin 1991, me shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, u shkatërruar edhe blloku i lindjes. Bota me tre blloqe u zhduk pas një dekade, mirëpo në botë u krijuan blloqe të reja që rezultat i kësaj situate ishte përballja mes dy blloqeve “Islamit dhe arrogancës botërore”. Tani me kalimin e mbi 40 viteve, Revolucioni Islamik i Iranit si një fenomen i dalluar i epokës së re dhe duke i qëndruar besnikë motove të veta, po vazhdon rrugën para dhe me optimizëm është duke pastruar dobësitë dhe mangësitë dhe po vendos hapa të reja në rrugën e Hapit të Dytë të tij.  

Në Revolucionin Islamik, Islami i vërtetë zuri vendin e risive dhe besëtytnive që ishin paraqitur në emër të Islamit. U mohua çfarëdo lloj poshtërimi dhe robërimi, Islami i arsyes dhe besimit të drejtë zuri vendin e “islamit eklektik” dhe të injorancës. Përkushtimi ndaj shkencës dhe njohjes, pastroi idetë e ngurta dhe neglizhencën. Islami i fetarizmit dhe politikës zuri vendin e “islamit indiferent”. Sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Islami burimor i Hazretit Muhamed s.a.v.s. zuri vendin e “islamit amerikan”.

Revolucioni Islamik duke ripërtërirë të menduarin fetar, e bëri të dalluar rolin e Islamit dhe të myslimanëve në sfera të ndryshme dhe duke përhapur simpatinë ndaj Islamit nëpërmjet përhapjes së Islamit politik, shumë prej myslimanëve të botës i vendosi në rrugën e rigjetjes së identitetit islam të tyre dhe krijoi valën e Zgjimit Islam në botë. Mund të thuhet se Revolucioni Islamik i Iranit ka luajtur rol të rëndësishëm në gjetjen e dinjitetit dhe në krijimin e vetëbesimit të myslimanëve pa marrë parasysh kombësinë apo prirjet e tyre politike. Kjo çështjeje jo vetëm për botën islame, por në bazë të rezultateve që ka sjell për të gjithë botën, me padyshim se konsiderohet ngjarje më e rëndësishme e shekullit që nga koha e revolucionit bolshevik në vitin 1917. Revolucioni Islamik i Iranit edhe pse duke ripërtërirë Islamit, e vendosi veten në përballje me perëndimin dhe nën presionet e ashpra të sistemit ndërkombëtar, mirëpo pikërisht kjo çështjeje ka inkurajuar perëndimin për ta njohur më mirë dhe në mënyrë më të përgjithshme Islamin dhe gradualisht studimet islame dhe islamologjiste në masë shumë të madhe morën vendin e studimeve orientalistike dhe një prej arsyeve më të rëndësishme të formimit të këtyre studimeve ishin aspektet e ndryshme të ndikimit të Revolucionit Islamik të Iranit në nivel rajonal dhe botëror. Revolucioni Islamik i Iranit duke theksuar në këtë se e vetmja rrugë për të shpëtuar nga krizat me të cilat po përballet bota islame, është kthimi përsëri në Islamin burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s., ka formuar një diskurs të ri. Ky diskurs bënë thirrje për një Islam i cili e fton botën drejt dialogut dhe racionalizmit, paqes së drejtë, moralit dhe spiritualitetit dhe Irani sot është simbol i kësaj kulturore dhe i këtij civilizimi.

Një çështjeje me rëndësi është kjo që sistemi islamik u bën thirrje ndjekësve të vet të hyjnë në një gjendje të re të jetës dhe më e rëndësishmja është kjo që kurrë nuk ka imponuar Islamin me forcë dhe imponim për dikë tjetër, por gjithnjë është shoqëruar vetëm me thirrje dhe predikim. Islami përmban faktorë tërheqës dhe dëbues në bazë të vlerave kur’anore dhe sunetit profetik. Do të thotë, baza e Islamit është thirrja në të menduar me arsye të shëndoshë dhe prezantimi i të drejtës dhe të vërtetës me argumente për të gjithë botën.

Zoti i madhëruar në disa ajete të Kur’anit të shenjtë e lavdëron Profetin e Tij të madh për sjelljen dhe moralin madhështor të tij dhe në një ajet thotë: “

فَبِما رَحْمَةٍ مِنَ اللَّهِ لِنْتَ لَهُمْ وَ لَوْ کُنْتَ فَظًّا غَلیظَ الْقَلْبِ لاَنْفَضُّوا مِنْ حَوْلِک‏

“Pra (me begatinë) e mëshirës hyjnore, u tregove sjellje të butë me ata (u bëre me plotë dashuri) dhe nëse do të tregoje sjellje të ashpra dhe nëse do të ishe zemërguri, me siguri se ata do të largoheshin nga tij”.

Sot, anë e mbanë botës mund të vërehet shumë qartë kjo e vërtetë se me Revolucionin Islamik të Iranit, Islami ka fjalë të reja për njeriun e sotshëm dhe vazhdimisht po depërton dhe zhvillohet në shoqëritë njerëzore, si në ato shoqëri të cilat janë lodhur dhe po vuajnë nga dhuna dhe padrejtësia e fuqive djallëzore dhe sistemeve despotike dhe po kërkojnë një mendim dhe një rrugë të re –siç janë shoqëritë e vendeve afrikane dhe aziatike – por edhe ato shoqëri të vendeve evropiane. Kjo është në kohën kur myslimanët në Evropë po përballen me kufizime dhe me shumë vija të kuqe dhe projekti i Islamofobisë në perëndim po ndiqet dhe zbatohet në përmasa shumë të gjera, mirëpo në bazë të statistikat zyrtare, numri i myslimanëve dhe niveli i animit drejt fesë Islame në mesin e evropianëve është dyfishuar në krahasim me dy-tre dekadat e kaluara dhe parashikohet se në fund të dekadës së tretë të mileniumit të tretë, parashikohet që Evropa të ketë një numër shumë më të madh të myslimanëve.

Shtimi i numrit të personaliteteve dhe figurave të dalluara amerikane dhe evropiane që pranojnë fenë Islame jo vetëm që tregon ndikimin e kësaj feje hyjnore në nivele të larta të shoqërisë perëndimore, por sipas pohimeve të qendrave dhe instituteve të ndryshme të mendimit dhe hulumtimit, ky është një realitet që feja e Islamit pavarësisht të gjitha veprimeve negative dhe kundërshtare që bëjnë grupet radikale dhe ekstremiste, është duke u përhapur gjithnjë e më tepër në mesin e qytetarëve të Evropës dhe Amerikës.

Faqja informative e CNN e grupit medial “Time Varner” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një lajm të publikuar më datë 4 prill 2015, ka publikuar disa statistika të cilat tregojnë se Islami është feja që po përhapet në mënyrë më të shpejtë në botë. Gjithashtu në këtë lajm është publikuar edhe një diagram i përhapjes së feve i cili tregon se Islami ka dinamizmin më të madh të përhepjes në mesin e feve dhe besimeve të mëdha të botës.

Faqja informative CBN në një artikull të saj të publikuar me titull “Pse shumë perëndimor po pranojnë fenë Islame?”, ka shkruar: “Ndoshta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pjesa më e madhe e atyre që kanë pranuar fenë Islame mund të jenë afrikano-amerikanë, por një numër i konsiderueshëm gjithashtu janë anglo-amerikanë të cilët kanë pranuar fenë islame dhe shumica e tyre kanë shkollim të lartë universitar”.

Agjencia e lajmeve “INSA” e Italisë gjithashtu ka deklaruar: “Islami në të gjithë botën i ka kaluar kufijtë dhe përsëri është shndërruar në një sistem për ta rindërtuar përsëri jetën në botën e sotshme të përfshirë nga krizat”. Roxher Hardy i cili kohë më parë në kanalin televiziv BBC kishte prodhuar një program me temë “Fëmijët e Imam Khomejnit”, ka thënë: “Islami, sot është çështja më e madhe e perëndimit, por edhe një çështje globale. Islami, sot jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në çdo vend është bërë universal dhe lufta kundër tij është shumë e vështirë”.

Revolucioni Islamik i Irani tani duke hyrë në dekadën e pestë, po kalon nëpër zhvillimin më të ndjeshëm të historisë së tij. Ky është një revolucion i cili me prirje islame, po ec me dinamizëm drejt zhvillimit dhe progresit të gjithanshëm ekonomik dhe shoqëror ndërkohë që po prezanton një stil të ri të jetës në të cilin njeriu ka gjetur identitet, kërkon dinjitet, dituri, pavarësi dhe krenari. Ky revolucion është prezantues i një feje e cila ka ligje dhe dispozita udhëzuese për ta çuar njeriun drejt përkryerjes dhe lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër. Ashtu siç thuhet edhe në Kur’anin e shenjtë:

وَ نَزَّلْنا عَلَیْکَ الْکِتابَ تِبْیانًا لِکُلّ ِ شَیْ ءٍ وَ هُدًى وَ رَحْمَةً وَ بُشْرى لِلْمُسْلِمینَ

“Dhe ty ta kemi zbritur Librin i cili është udhëzues për çdo gjë dhe është mëshirë dhe lajmërim për myslimanët”. (Nahl, ajeti 89).

Në këtë mënyrë, perspektiva e botës së sotshme tregon këtë se pozita e Islamit burimor si një bosht dhe pol i fuqisë në botë, ka ndryshuar rrugën e botës dhe po formon civilizimin e ri Islam, edhe pse qetësia e fuqive hegjemoniste është shndërruar në stres dhe shqetësim.