Shkurt 11, 2020 10:54 Europe/Tirane
  • Revolucioni Islamik dhe stabiliteti dhe siguria në rajon

Një prej rezultateve të ndodhjes së Revolucionit Islamik në Iran është zhvillimi dhe përhapja e idesë për siguri rajonale në rajonin me plotë përballje të Lindjes së Mesme dhe veprimet praktike për realizimin e këtij qëllimi.

Revolucioni Islamik i Irani me padyshim se ishte një fenomen i ri në shekullin e ri i cili shkëlqeu në botë me rezultate dhe pasoja të reja. Ky revolucion i cili kishte buruar nga mësimet politike të Islamit, me udhëheqjen e Imam Khomejnit dhe me vullnetin e popullit të Iranit, që nga fillimi ka treguar se është islam, shikon qëllimin final dhe është idealistë dhe kërkon pavarësinë dhe lirinë për vendin e Iranit pa kurrfarë varësia nga superfuqitë. Nuk e pranon padrejtësinë dhe nuk lejon fuqitë arrogante që ta vendosin Iranin nën hegjemoninë e tyre dhe të plaçkitin sasi të madhe të burimeve të energjisë dhe rezervave të tij natyrore. Me lindjen e Revolucionit Islamik të Iranit, u shfaqen koncepte të reja si lufta kundër fuqive arrogante dhe mohimi i hegjemonisë së huaj, pavarësia dhe jo varësia nga lindja apo perëndimi, mbrojtja ndaj popujve të shtypur siç është populli i Palestinës dhe mohimi i Izraelit, si dhe mbështetja ndaj lëvizjeve çlirimtare në të gjithë botën. Këto koncepte dhe tema u shndërruan në konceptet kryesore të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Revolucioni Islamik i Iranit u dha të gjithëve ta kuptojnë se Irani dëshiron të qëndrojë në këmbët e veta dhe nuk lejon asnjë superfuqi të lindjes apo perëndimit të bëjë agresion ndaj popullit iranian. Nga ky aspekt, Revolucioni Islamik i Iranit si kërkues i dinjitetit dhe pavarësisë, lajmëroi lirimin nga padrejtësia dhe dhuna dhe lëvizje ngritjes njerëzore dhe shpirtërore dhe në këtë drejtim pushtoi shumë zemra të njerëzve. Myslimanëve të shtypur ua ngjalli shpresën dhe u bë shkak të shtohen kërkesat politike të myslimanëve në botë, të forcohen sjelljet dhe ndjeshmëria islame dhe të shtohet animi ndaj Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Është e natyrshme se rezultati i parë i një revolucioni të tillë i cili largoi duart e të huajve nga vendi dhe insistonte në pavarësinë dhe lirinë e vet, është të jetë armik i fuqive arrogante. Prandaj, që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik filluan armiqësi të shumta kundër Iranit. Nxitja e fanatizmave etnike në Iran në fillin të fitores së Revolucionit, ishte një prej komploteve armiqësore i cili qysh në muajt e parë pas fitores së Revolucionit Islamik shkaktoi pasiguri dhe trazira në perëndim, lindje, verilindje dhe në jugperëndim të Iranit por që me udhëzimet e Imam Khomejnit (ra) dhe me vetëdijesimin që bëri ai dhe duke zbuluar rolin e faktorëve të huaj në këtë komplot, u shuan të gjitha këto lëvizje dhe në Iran përsëri u manifestuar bukuria e unitetit dhe bashkimit kombëtar. Mirëpo qysh në ato ditët e para u krijuan komplote edhe më të mëdha nga ana e Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Iranit. Ata të cilët nuk përfituan asgjë nga krijimi i përçarjeve në mesin e popullit iranian, kësaj radhe imponuar një luftë të ashpër kundër Iranit. Në këtë mënyrë filloi lufta imponuese tetë vjeçare e regjimit Ba’th të Irakut në udhëheqjen e Sadam Husejnit me nxitjen e shteteve perëndimore dhe me mbështetjen e 34 vendeve kundër Republikës Islamike të Iranit.

Me fillimin e agresionit ushtarak, i gjithë populli i Iranit i bashkuar si një dorë e vetme, me udhëheqjen dhe udhëzimet e Imam Khomejnit, u nis drejt fronteve të luftës për ta mbrojtur vendin e vet. Kjo luftë e papritur filloi me hedhjen e raketave drejt qyteteve jugore të Iranin dhe drejt disa rajoneve të tjera. Të rinjtë e guximshëm me zemra të mbushur me dashuri ndaj Zotit dhe ndaj vendit të tyre, shkuan në frontet e luftës dhe pavarësisht sanksioneve më të ashpra ushtarake e ekonomike dhe me kushtet minimale ushtarake, krijuan skenat më të bukura të sakrificës dhe trimërisë e burrërisë. Ata u bënë burra të mëdhenj të përjetshëm të cilët dëbuan armikun nga vendi i tyre dhe kthyen sigurinë dhe qetësinë në zemrën e popullit iranian. Arritja në majat më të larta të spiritualitetit dhe gnosticizmit, shfaqja e sjelljeve morale më të bukura dhe adhurimeve më të sinqerta u manifestuan në personalitetin e luftëtarëve revolucionar të Iranit dhe ky thesar shpirtëror e moral u bë shembull për gjeneratat e ardhshme. Irani Islamik duke pasur të rinj të tillë dhe me udhëheqjen e Imam Khomejnit, doli ngadhënjimtar dhe krenar nga një luftë e pabarabartë në të cilën kishin rol të gjitha fuqitë e botës dhe kështu u zhvillua dhe përsëri prishi të gjitha llogaritë e padrejta të Amerikës dhe bashkëpunëtorëve të saj. Ata e panë se të rinjtë flijues dhe me dinjitet të Iranit, edhe nëse nuk do të kenë armë, me duar bosh do të qëndrojnë e rezistojnë përball agresionit ushtarak dhe do ta mbrojnë sigurinë e vendit të tyre.

Pas luftës imponuese dhe zbulimit të fuqisë së Iranit në mbrojtjen e sigurisë së vet, rruga tjetër e armiqve ishte kjo që të krijojnë pasiguri në vendet rreth Iranit dhe në mënyrë graduale këtë siguri ta fusin brenda kufijve të Iranit. Ata edhe në këtë rrugë u përballen me bllokadë të ashpër. Irani Islamik në bazë të mësimeve udhëzuese të Kur’anit të shenjtë dhe të Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s., në politikën e tij të jashtme kurrë nuk ka synuar luftë në rajon dhe sidomos me vendet fqinjë të tij, por për kundër kësaj gjithnjë thekson integrimin rajonal dhe krijimin e stabilitetit dhe sigurisë së më të madhe në rajon dhe ia ka dhënë vetes detyrë që të luajë rol pozitiv në këtë drejtim.

Integrimi rajonal i ri në politikën e jashtme të Iranit u formua me fitoren e Revolucionit Islamik dhe me ndjekjen e politikave të Republikës Islamike të Iranit gjatë dekadave të kaluara. Integrimi rajonal kryesisht është me kuptimin e shtimit të bashkëpunimeve me vendet e rajonit sidomos me vendet fqinjë myslimane. Çështjet kryesore të Lindjes së Mesme siç është paqja mes arabëve dhe Izraelit, lufta kundër arrogancës botërore dhe kundërshtimi i regjimeve arabe të varura nga fuqitë e mëdha; janë dy çështjeje të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë e kanë lidhur Republikën Islamike të Iranit me çështjet e rajonit.

Rrëzimi i regjimit të Sadam Husejnit dhe ardhje e një qeverie shiite në Irak, konsiderohet një kthesë tjetër në politikën rajonale të Iranit dhe ka forcuar qasjen politike dhe sigurisë në politikën e jashtme të Iranit.

Amerika pas disfatave të rënda në rajon dhe pas dështimit të njëpasnjëshëm të planeve dhe me shpenzimet e larta financiare në rajon, krijoi grupin terrorist dhe barbar e gjakderdhës ISIS në rajon në mënyrë që nga njëra anë, nëpërmjet islamofobisë të parandalojë përhapjen e Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s. në botë dhe nga ana tjetër, të shkatërrojë vendet myslimane në linjën e Frontit të Rezistencës. Në vitin 2014, ky komplot i përgjakshëm u zbatua në praktik dhe grupi terrorist ISIS së pari në Siri dhe pastaj në Irak, u forcuar dhe pushtoi rajone të shumta. Me forcimin e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri, Irani me praninë e vet ligjor në këto vende dhe me kërkesën e qeverive të Irakut dhe Sirisë si dhe me ndihmën e shteteve të tjera si Rusia, ka luftuar kundër grupit terrorist ISIS. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, që nga fillimi grupin terrorist ISIS e quajti pjellë dhe krijesë të Amerikës dhe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për dëbimin e terroristëve të këtij grupi nga rajoni. Irani në luftën kundër grupit terrorist ISIS, mobilizoi dhe pajisje forcat aktive në rajon dhe dërgoi në rajon me qindra instruktor ushtarak dhe nga ana tjetër, mobilizoi dhe formoi forcat vullnetare popullore shiite që shumica e pjesëtarëve të kësaj force ishin trajnuar në Irak dhe Liban.

Sipas deklaratave të komandantëve irakianë dhe sirianë, Irani ka luajtur rol shumë të madh në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Gjenerali i martirizuar Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ka komanduar operacionet për mbrojtjen e Bagdadit, kryeqytetit të Irakut, përball sulmeve të forcave të grupit terrorist ISIS. Ai ishte i pranishëm edhe në Siri dhe me organizimet e bëra dhe me hartimin e planeve luftarake, ka dëbuar grupin terrorist ISIS nga Damasku dhe ka ndihmuar në masë shumë të madhe çlirimin e rajoneve të pushtuara nga terroristët e ISIS. Në fund me bashkëpunimin e të gjitha forcave islame irakiane, siriane, kurde, libaneze dhe forcave iraniane e afgane, gjatë operacione të vështira luftarake, u çliruan të gjitha rajonet e pushtuara dhe grupi terrorist ISIS mori fund me të gjitha krimet e tij të tmerrshme dhe siguria u kthye në rajon. Pas shpartallimit të grupit terrorist ISIS, Avigdor Lieberman, ish-ministri i luftës së regjimit sionist, në konferencën “Hereclia” ka deklaruar: “Qeveria e Bashar Asad pa ndihmat ushtarake të Iranit nuk do të mund të vazhdojë jetën e vet dhe as Rusia pa ndihmën e Iranit nuk do të mund ta mposhte ISIS-in”.

Spikeri...

Ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit gjithnjë ka pasur dhe ka rëndësi jetike për Iranin dhe Irani kurrë nuk ka qenë fillues i ndonjë lufte apo tensionimi të situatës në rajon. Qasja e politikës së Revolucionit Islamik të Iranit bazohet në marrëdhëniet e mira dhe lidhjen zemërore mes të gjithë vëllezërve myslimanë të çdo vendi. Mirëpo në rast të sulmit dhe agresionit e vrasjes së funksionarëve e burrave të tij të mëdhenj, nuk qëndron i heshtur dhe hakmerret në mënyrën më të ashpër të mundshme. Tani pas atentatit terrorist ndaj gjeneralit të madh iranian Haxh Kasem Solejmani që u krye nga Amerika, u zbulua për të gjithë botën fytyra e zezë dhe gjakderdhëse e SHBA-ve, prandaj shumë vende të rajonit dhe sidomos Iraku kanë arritur në këtë përfundim se deri në kohën kur Amerika të jetë e pranishme në rajon, ky rajon do të jetë i pasigurt. Ata kërkojnë largimin e forcave amerikane nga vendet e tyre dhe në këtë politikë edhe Irani u ndihmon dhe i jep mbështetje shteteve të rajonit.

Tags