Speciale për zgjedhjet parlamentare në Iran (1)
Në Republikën Islamike të Iranit, administrimi i vendit duhet të bëhet me votën e popullit.
Në përputhje me nenin 62 të kushtetutës, parlamenti islamik formohet nga përfaqësuesit e kombit të zgjedhur direkt dhe me votim të fshehtë.
Në nenin 63 përcaktohet se mandati i parlamentit islamik është katër vjet dhe zgjedhjet e secilit mandat mbahet para përfundimit të mandatit të mëparshëm, në mënyrë që vendi të mos mbetet kurrë pa parlament. Parlamenti Islamik në përgjithësi mund të nxjerrë ligje për çështjet e përcaktuara në kushtetutë. Megjithatë, parlamenti nuk mund të nxjerrë ligje që janë në kundërshtim me parimet dhe dispozitat e fesë zyrtare të vendit ose të kushtetutës. Përcaktimi i kësaj sipas nenit 96 të kushtetutës i takon Këshilli Mbrojtës. Prandaj, Parlamenti Islamik pa këshillin mbrojtës nuk është i vlefshëm me ligj, përveç miratimit të kredencialeve të përfaqësuesve dhe zgjedhjes së gjashtë juristëve si anëtarë të Këshillit të Mbrojtjes. Sipas nenit 91 të Kushtetutës, për të mbrojtur dispozitat e Islamit dhe Kushtetutës nga pikëpamja e mospërputhjes me ligjet, Parlamenti Islamik formon një këshill me 12 anëtarë i quajtur Këshilli i Mbrojtjes. Gjashtë anëtarë të këtij organi janë thjesht juristë që janë të vetëdijshëm për kërkesat e kohës dhe çështjet e ditës. Gjashtë anëtarët e tjerë të Këshillit të Mbrojtjes janë avokatë dhe ekspertë në fusha të ndryshme juridike. Këta anëtarë zgjidhen nga parlamenti në mesin e juristëve myslimanë të emëruar nga kreu i Gjyqësorit dhe prezantuar në parlament. Anëtarët e Këshillit të Mbrojtjes zgjidhen për një mandat prej gjashtë vjet. Neni 94 i Kushtetutës kërkon që të gjitha ligjet e Parlamentit të dërgohen në Këshillin e Mbrojtjes. Këshilli i Mbrojtjes ka përgjegjësi të përcaktojnë mospërputhjet e vendimeve dhe ligjeve të parlamentit islamik me dispozitat e islamit dhe të caktojnë papajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën. Parlamenti Islamik i Iranit gjithashtu ka të drejtë të hetojë dhe monitorojë të gjitha çështjet e vendit. Traktatet, marrëveshjet, kontratat dhe akordet ndërkombëtare duhet të miratohen nga Parlamenti Islamik i Iranit. Çdo deputet është përgjegjës përpara gjithë popullit dhe ka të drejtë të japë mendim për çështjet e brendshme dhe të huaja të vendit. Në këtë mënyrë deputetët e parlamentit, në kryerjen e detyrës së tyre janë plotësisht përgjegjës dhe të lirë dhe ata nuk mund të ndiqen për shkak të kryerjes së përgjegjësisë apo mendimit që shprehin në parlament. Një tjetër përgjegjësi e parlamentit është analizimi dhe shqyrtimi i kredibilitetit të ministrave dhe dhënia e votëbesimit atyre. Në këtë mënyrë presidenti pasi formon kabinetin e ministrave të tij, ai duhet të marrë votëbesimin e parlamentit për secilin nga këto ministra. Në periudha të caktuara dhe të ndjeshme dhe në raste mosmarrëveshjeje, mund të merret mendimi i parlamentit për votëbesimin e ekipit të ministrave. Në nenin 88 të kushtetutës, në rast se ¼ e deputetëve kërkon shpjegime nga presidenti apo nga ndonjë nga ministrat e kabinetit qeveritar, ata duhet të paraqiten në parlament dhe të japin përgjigje për pyetjet që u bëhen. Neni 89 i kushtetutës thekson se deputetët e parlamentit në raste të nevojshme mund të thërrasin në interpelancë secilin nga ministrat dhe thirrja mund të bëhet kur kërkohet nga të paktën 10 deputetë. Ekipi i ministrave apo ministri i thirrur në interpelancë duhet të paraqitet në parlament brenda afatit 10 ditësh dhe më pas të marrë votëbesimin e parlamentit. Në rast se kabineti i ministrave apo ministri nuk paraqitet në afatin e caktuar, atëherë deputetët që kanë bërë kërkesën japin shpjegimet e tyre dhe pas kësaj bëhet votimi për ministrat përkatës. Në rast se parlamenti nuk jep voton pro votëbesimit të kabinetit të ministrave apo ndonjë ministri ata shkarkohen automatikisht. Në rast se 1/3 e deputetëve të parlamentit kërkojnë thirrjen e presidentit në interpelancë, ai është i detyruar që në një afat brenda 1 muaji të paraqitet në parlament dhe të japë shpjegime për çështjet që parashtrohen. Në rast se 2/3 e deputetëve nuk binden me shpjegimet që jep presidenti, atëherë sipas nenit 110 të kushtetutës një raport përgatitet për të informuar liderin suprem. Neni 90 i kushtetutës gjithashtu ka caktuar dispozita për mënyrën e përgjigjes së parlamenti ndaj popullit dhe thekson se çdo ankesë për mënyrën e punës së parlamentit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, mund të paraqitet zyrtarisht në parlamentin islamik të Iranit. Parlamenti ka për detyrë të analizojë dhe shqyrtojë ankesën dhe të japë përgjigje dhe në rast se ankesa bëhet për ekzekutivin apo gjyqësorin atyre u kërkohet të japin përgjigje dhe në afatin e përshtatshëm jepet rezultati që më pas publikohet për të gjithë.