Speciale për zgjedhjet parlamentare në Iran (2)
Më 21 Shkurt që përkon me 2 Esfandin sipas kalendarit diellor, në Iran organizohen zgjedhjet e 11 parlamentare dhe zgjedhjet e pesta për Asamblenë e Ekspertëve.
Në dispozitat parimore dhe kushtetutën e Iranit, zgjedhjet zënë pozitë tepër të lartë dhe i gjithë popullit dhe funksionarët janë përgjegjës për këtë çështje.
Zgjedhja e deputetëve të parlamentit ka dispozita dhe parime të caktuara të cilat duhen respektuar në formë të përpiktë me qëllim që zgjedhjet të organizohen në formën sa më dinjitoze. Faza e parë e organizimit ë zgjedhjeve është krijimi i kushteve të favorshme përgjegjësia e së cilës i takon ministrisë së brendshme.
Sipas nenit 62 të kushtetutës, parlamenti islamik formohet nga deputetët e zgjedhur në formë direkte dhe të fshehtë nga populli. Kushtet e të zgjedhurve dhe zgjedhësve përcaktojnë cilësinë e zgjedhjeve sipas ligjit. Afati i mandatit të parlamentit është 4 vjet dhe për zgjedhjen e deputetëve ekziston një ligj i veçantë. Pas lëshimit të urdhrit për nisjen e zgjedhjeve, ministria e brendshme dhe qendrat zgjedhore, krijojnë ekipe për mbajtjen e zgjedhjeve me qëllim që përgatitjet për zgjedhje të jenë të ligjshme dhe të shëndetshme. Neni 28 i kushtetutës ka përcaktuar 7 kushte për deputetët tët cilët duhet të kenë bindje konkrete tek islami dhe sistemi i shenjtë i Republikës Islamike të Iranit, duhet të kenë shtetësi iraniane, duhet të jenë besnik ndaj kushtetutës dhe vilajetit, duhet të keni të paktën diplomë, nuk duhet të kenë dosje me figurë të keqe në procesin e zgjedhjeve, duhet të jenë të shëndetshëm nga aspekti fizik si shikimi, dëgjimi, e folura dhe duhet të kenë moshë nga 30-75 vjeç. Duhet thënë se kandidatët për deputet nga pakicat e tjera nuk duhet t’i përmbahen kushtet për bindjen ndaj islamit dhe duhet të kenë besim tek feja e tyre. Neni 29 i ligjit për zgjedhjet parlamentare, përcakton ato grup njerëzish që nuk mund të jenë kandidatë për deputetë. Ata ndahen në 2 grupe. Grupi parë përbëhet nga ata kandidatë vullnetarë në të gjithë vendin që për arsye të profesionit dhe përgjegjësisë që kanë përjashtohen nga e drejta për kandidat për deputet vetëm në rast se 6 muaj përpara organizimit të zgjedhjeve kanë dhënë dorëheqje nga puna që kanë dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi profesionale. Grupi i dytë përbëhet nga ata persona të cilët për arsye penale apo çështje të tjera që i ndalon ligji, nuk mund të kandidojnë për deputet në parlament. Përcaktimi i personave të denjë për deputet, apo presidentin është një përgjegjësi tepër e rëndësishme pasi vendi nuk mund të lihet në dorën e atyre personave që nga aspekti i sjelljes, moralit, bindjes, dijes dhe njohur nuk kanë cilësinë e duhur. Për këtë arsye pas përfundimit të fazës së regjistrimit të kandidatëve vullnetarë, nis puna për verifikimin e figurës së tyre. Verifikimi i figurës bëhet sipas normave të caktuara nga kushtetuta dhe ligji. Pas procesit të regjistrimit të kandidatëve për president, sipas nenit 57 të kushtetutës, këshilli mbrojtës ka afat 5 ditë që analizojë figurat dhe të japë mendimin e tij se kush plotëson kushtet. Në bazë të nenit 48 të ligjit për zgjedhjet, ministria e brendshme dhe këshilli mbrojtës, marrin dosjet e kandidatëve vullnetarë dhe përcaktojnë një listë të cilën e dërgojnë në ministrinë e informacionit, prokurorinë e përgjithshme, organizatën e regjistrimit të vendit, zyrën për përcaktimin e identitetit dhe policinë ndërkombëtare. Organet e lartpërmendura kanë përgjegjësi që brenda 5 ditëve të japin detajet e shqyrtimit të figurave dhe raportin ta dërgojnë në ministrinë e brendshme dhe këshillin mbrojtës. Në bazë të nenit 50 ekipi ekzekutiv i zyrës qendrore të zgjedhjeve, ka përgjegjësi që 10 ditë pas mbylljes së afatit të regjistrimit të kandidatëve të japë mendimin përfundimtar për kandidatët e mundshëm dhe të denjë për të marrë pjesë në zgjedhje. Në bazë të këtij neni, anulimi i kandidaturës së vullnetarëve për deputet duhet të bazohet në ligj dhe në bazë të dokumenteve verifikuese. Ata persona që nuk kalojnë procesin e verifikimit kanë 4 ditë kohë që të paraqesin ankesën e tyre me qëllim që ankesa e tyre të shqyrtohet sipas ligjit dhe të jepet rezultati përkatës.