Speciale për zgjedhjet parlamentare në Iran (6)
(last modified Wed, 19 Feb 2020 13:43:42 GMT )
Shkurt 19, 2020 14:43 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet parlamentare në Iran (6)

Zgjedhjet janë pasqyrë e demokracisë fetare në Iran dhe e angazhimit të popullit në përcaktimin e fatit të vendit.

Në bazë të nenit 6 të kushtetutës, vendi duhet të administrohet nëpërmjet organeve publike dhe lideri suprem i revolucionit islamik në prezantimin e hapit të dytë të revolucionit ka theksuar zgjedhjet si një prej strukturave të bashkëpunimit dhe lirisë politike. Me urdhër të ministrisë së brendshme, prefekturat në të gjithë vendit dhe në zonat zgjedhore fillojnë procesin e regjistrimit të vullnetarëve për kandidat në zgjedhje të cilët duhet të parashtrojnë dokumentacionin e tyre në prefekturë apo në ministrinë e brendshme. Ky është hapi i parë për forcat politike në vend që përpiqen që të konkurrojnë mes tyre. Mirëpo faza më e rëndësishme për vullnetarët për kandidatë është shqyrtimi i figurës së tyre sipas dispozitave dhe normave të caktuara. Përveç vullnetarëve për kandidat për deputet në zgjedhjet e 11-ta parlamentare, bëhet edhe regjistrimi i vullnetarëve për zgjedhjet afatmesme të Asamblesë së Ekspertëve të liderishipit në provincat Kum, Teheran, Kharasan Razavi, Kharasani i veriut dhe Fars. Zgjedhjet bëhen për zgjedhjen e 8 kandidatëve. Sipas ligjit të zgjedhjeve procesi i shqyrtimit dhe verifikimit të vullnetarëve kandidatë nis menjëherë pas regjistrimit të kërkesës së tyre dhe brenda 10 ditëve duhet dhënë rezultati i verifikimit. Pas 10 ditësh kur figura e vullnetarëve është analizuar dhe shqyrtuar nga organet përkatëse, rezultati bëhet publik për të gjithë. Pas verifikimit të figurës së kandidatëve nis puna e grupeve dhe e partive politike për të organizuar zgjedhjet dhe për të shtuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje. Aktualisht në Iran janë regjistruar 116 parti politike në rang kombëtar dhe provincial, të cilët zyrtarisht marrin pjesë në zgjedhje. Në mesin e partive politike, më aktivë janë partitë konservatore, reformatore, të pavarura dhe të paanshme. Organet përkatëse të zgjidhjeve krijojnë kushtet që të gjitha grupet dhe preferencat politike të marrin pjesë në zgjedhje, pasi larmia e grupeve politike i bën zgjedhjet edhe më të ngrohta. Ahmed Mazani, anëtar i fraksioni Shpresa thotë: pasi kanë kaluar 10 vjet nga fitorja e revoluciononit dhe pas organizimit të 10 raunde zgjedhjesh parlamentare, kur kanë kaluar 12 qeveri dhe 5 këshilla, jemi të detyruar që partitë të zënë pozitën e tyre reale në ciklin e demokracisë dhe të zgjedhjeve. Si rezultat ligji për zgjedhjet duhet reformuar. Në sistemin e zgjedhjeve të përcaktuar nga ministria e brendshme, futja e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare duhet të marrë konfirmimin e ndonjë partie. Megjithatë në raundin e zgjedhjeve parlamentare që organizohen një herë në 4 vjet, ata persona të cilët kanë qenë aktivë në parti politike apo në mandatin e mëparshëm të parlamentit, kanë më shumë mundësi fitoreje në krahasim me kandidatët e rinj. Në këtë raund zgjedhjesh ashtu si në të kaluarën është parashikuar mospjesëmarrja e disa kandidatëve dhe e figurave të njohura politike në zgjedhje sic është moskanditimi i Ali Larixhani kryetari aktual i parlamentit islamik të Iranit. Moskanditimi i tij ka ngjallur reagime të shumta nga reformatorët dhe konservatorët. Në mediat sociale është përhapur lajmi se Ali Larixhani nuk ka kandituar përsëri për deputet në parlament për arsye se ai programon të marrë pjesë dhe kanditojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Iran.