Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (3) : Abulkasem Ferdosi
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i96304-takimet_gjatë_novruzit_me_të_zotët_e_penës_(3)_abulkasem_ferdosi
Pasqyrimi i Abulkasem e Ferdosi rreth madhërisë dhe bukurisë së Fronit mbretëror të mbretit Xhamshid, nuk ka asgjë të mangët dhe nuk është pa arsye që përshkrimi i periudhës së sundimit të mbretit Xhamshid, me të vërtetë  konsiderohet një kryevepër e shkëlqyeshme në veprën “Shahname”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2020 05:31 Europe/Tirane
  • Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (3) : Abulkasem Ferdosi

Pasqyrimi i Abulkasem e Ferdosi rreth madhërisë dhe bukurisë së Fronit mbretëror të mbretit Xhamshid, nuk ka asgjë të mangët dhe nuk është pa arsye që përshkrimi i periudhës së sundimit të mbretit Xhamshid, me të vërtetë  konsiderohet një kryevepër e shkëlqyeshme në veprën “Shahname”.

Sot është dita e tretë e muajit Farvardin dhe festimet e festës së Novruzit arrin kulmin e vet në këtë ditë. Në të gjitha vendet që janë nën ndikimin e territorit kulturor të Iranit, kremtohet festa e Novruzit dhe me rastin e kësaj feste, organizohen manifestime madhështore.

Është një kohë e përshtatshme që të shkojmë e ta vizitojmë flamurtarin e ruajtjes dhe mbrojtjes së gjuhës persiane dhe kulturës iraniane i cili është e dhe një figurë e shkëlqyeshëm e letërsisë persiane dhe krijimtarisë epike dhe t’i urojmë atij festën e Novruzit. Një vizitë dhe një takim ky që me padyshim shumë fish do të na zbukurojë Novruzin dhe pranverën tonë.

Abulkasem Hasan Mansur i njohur me epitetin “Abulkasem Ferdosi”, është poet dhe krijues i epit madhështor persian. Ai ka lindur në vitin 329 hixhri kameri (941 të erës së re) në një fshat me emrin Bazh në krahinën e Khorasanit dhe ka jetuar rreth 80 vite. Vepra e tij epike e njohur me emrin “Shahname”, përbëhet nga 60 mijë vargje poetike në të cilën është transmetuar historia e Iranit me gjuhën e poezisë. Historianët kanë shkruar se Ferdosi ka shpenzuar të gjithë pasurinë e vetë në rrugën e krijimit të kësaj vepre, mirëpo puna e tij 30 vjeçare nuk u pranuar pranë mbretit Mahmud të dinastisë Ghaznevi dhe me pretekste të kota, rezultoi në armiqësinë e këtij mbreti ndaj Ferdosi.

Poeti Abulkasem Ferdosi

Tani është viti 400 hixhri kameri (1010 i erës së re). Thuhet se disa ditë më parë, në fund të muajit esfand të kalendarit iranian, Ferdosi ka përfunduar krijimin e veprës madhështore “Shahname” dhe tani pas një pune 30 vjeçare, ka gjetur kohë të lirë dhe po zhvillon vizita me të afërmit e tij. Në fshatin Bazh i cili më pas mori emrin Tus, një kopsht i gjelbëruar është pronë e Ferdosit dhe ai ka shumë vite që jeton në këtë kopsht.

Ai pavarësisht se ka shpenzuar shumë pasuri dhe kapital në rrugën e krijimit të veprës Shahname, ai mirëpret mysafirët në mënyrën më të bukur. Ai thotë këtyre ditëve njeriu rilind edhe një herë dhe largohet nga të gjitha të këqijat dhe bëhet si një krijesë e sapo lindur në këtë botë pa asnjë mëkat. Mbreti Kejkhosro vetëm në Novruz mund ta marrë në dorë “Qelqin e Xhamshidit” dhe të shikojë sekretet e shtatë vendeve. Ferdosi fillimin e mbretërisë së mbretit Kiomars (njeriut të parë) dhe uljen e tij në Fronin Mbretëror, e konsideron ditën e parë të muajit Farvardin. Ai gjithashtu beson se edhe sundimi i mbretit Xhamshid ka filluar në kohën e kremtimit të festës së Novruzit në ditën Hormazd në muajin Farvardin të kalendarit iranian.

Në Novruzin e ri mbreti që ndriçoi botën

U ulë në mënyrë ngadhënjimtare mbi Fronin e vet

Paria oborrtare u kaplua nga gëzimi   

Kërkuan verë e gota dhe muzikantë

Një festë e tillë e gëzuar që nga ajo koha

Na ka mbetur neve kujtim nga ata mbretër

Është e qartë se Ferdosi e shikon veprën e tij “Shahname” si një djalë ne shtat të lartë dhe të bukur kur ai lexon disa pjesë nga kjo vepër, në sytë dhe zërin e tij mund të kuptohet shkëlqimi fanatik dhe malli e dashuria e tij ndaj frytit të punës shumë vjeçare të tij. Mjeshtri i oratorisë në vazhdim thotë:

“Ngjarja e Novruzit në Shahname fillon me mbretin Xhamshid. Ai i cili është një mbret i mençur dhe i zgjuar, sundon 700 vjet dhe në kulmin e suksesit të tij urdhëron ndërtimin e një froni me perla dhe xhevahire të cilin në ditën e parë të pranverës xhinët dhe divat do ta çojnë atë lartë në ajër dhe njerëzit me gëzim e lumturi do të hedhin lule e perla mbi mbretin. Këtë festë e kanë quajtur Dita e Re ose Novruz”.

Ferdosi në vazhdim me një oratori të pashembullt fillon të përshkruajë stabilitetin politik, qetësinë shoqërore, zhvillimin ekonomik, progresin urban dhe nivelin e lartë të shëndetit shoqëror në periudhën e sundimit të mbretit Xhamshid të paktën sipas transmetimit të legjendave të vjetra. Madhëria e mbretërisë dhe stabiliteti politik gjatë sundimit të mbretit Xhmashid ndodheshin në një nivel aq të lartë sa që sipas fjalëve të Ferdosi, edhe koncepti “mahnitës” apo “i çuditshëm” ka mbetur i pafjalë që ta përshkruajë atë.

Në fund ai thotë se hija e mëshirës së tij ishte shtrirë aq shumë në të gjithë Iranin sa që thuajse kishte ardhur një ditë e re për baballarët dhe etërit tanë në këtë vend dhe për këtë arsye atë ditë e kanë quajtur Novruz që do të thotë “Ditë e Re” dhe rastësisht ajo ditë ka përkuar me ditën e parë të muajit Farvardin të kalendarit iranian.

Ajo ditë edhe pse për iranianët u shndërrua në “Novruz” të pavdekshëm, mirëpo ajo gjendje e mirë dhe ai fron madhështor mbretëror, nuk pati jetë shumë të gjatë. Ashtu siç thuhet në legjenda, mbreti Xhamshid më në fund zgjati këmbët më shumë se sa që kishte qilimin dhe zgjeroi aq shumë spekulimet e zmadhuara ndaj vetes sa që sipas fjalëve të Ferdosit, “krijoi dështim dhe puna iu përmbys”. Mirëpo as ato spekulime të zmadhuara dhe as ai dështim, nuk u bënë pengesë që Novruzi të qëndrojë i paharruar në historinë e gjatë të vendit të Iranit.

Ferdosi me fytyrë të hapur dhe me sytë e tij të shkëlqyer, me zërin e tij të bukur dhe me praninë e tij me ndikim, çdo kush që hynte në shtëpinë e tij, ndikohej nga personaliteti i tij. Në përgjigje të urimit dhe përgëzimit për festën e Novruzit, thotë:

Për çdo vit uroj të kesh fat të mirë

E gjithë jeta jote të jetë Novruz

I themi atij, kjo që festa e Novruzit është përhapur në një pjesë të gjerë të territoreve persiane si në Iran, Afganistan, Uzbekistan, Taxhikistan, Turkmenistan, Azerbajxhan, Turqi, Irak etj., ndërkohë që gëzimi dhe lumturia gjatë kësaj feste të Novruzit në zemrat e popujve të këtyre vendeve tani ndoshta nuk është me atë pasion dhe entuziazëm të madh që e keni përshkruar ju në Shahname, por kjo festë shënon një prej ditëve të mira të vitit. Ai më dëgjon me vëmendje fjalët e mia dhe pastaj thotë: “Unë në Shahname kam përmendur emrin “Iran” dhe “Iranian” më shumë se 1200 herë dhe në veshët dhe shpirtin e njerëzve i kam kënduar madhërisë së këtij vendi për ta kujtuar identitetin kombëtar të kaluar të Iranit për të gjithë njerëzit edhe pas shumë shekujve”.

Në fund të takimit tonë me rastin e Novruzit me poetin Ferdosi, ai lexoi me krenari dhe zë të qartë për ne këto vargje poetike në mbrojtje të “Pallatit të gjuhës persiane”:

Objektet e ndërtuar, shkatërrohen

Nga reshjet e shiut e nga rrezet e diellit

Me poezi kanë ndërtuar themelet e një pallati të lartë

I cili nuk pëson dëm nga shiu e nga dielli.

Kam pësuar shumë vuajtje gjatë këtyre 30 viteve

Kam ringjallur popullin persian me këtë persishte

Nga tani unë nuk vdes sepse jam i gjallë

Sepse kamë shpërndarë farën e fjalës persishte.