Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (4) : Omar Khajam
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i96305-takimet_gjatë_novruzit_me_të_zotët_e_penës_(4)_omar_khajam
Khajam në lidhje me zbulimin e të vërtetës së Novruzit, burimin dhe historisë së tij, thotë: “Ngjarja e Novruzit është e atillë që kur mbreti Kijomarsi i Parë i Persisë u ul në fronin mbretëror, dëshiroi t’i emërojë ditët dhe muajt e vitit dhe të krijojë kalendar në mënyrë që njerëzit t’i njohin ditët dhe vitet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 18, 2020 10:04 Europe/Tirane
  • Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (4) : Omar Khajam

Khajam në lidhje me zbulimin e të vërtetës së Novruzit, burimin dhe historisë së tij, thotë: “Ngjarja e Novruzit është e atillë që kur mbreti Kijomarsi i Parë i Persisë u ul në fronin mbretëror, dëshiroi t’i emërojë ditët dhe muajt e vitit dhe të krijojë kalendar në mënyrë që njerëzit t’i njohin ditët dhe vitet.

Khajam në lidhje me zbulimin e të vërtetës së Novruzit, burimin dhe historisë së tij, thotë: “Ngjarja e Novruzit është e atillë që kur mbreti Kijomarsi i Parë i Persisë u ul në fronin mbretëror, dëshiroi t’i emërojë ditët dhe muajt e vitit dhe të krijojë kalendar në mënyrë që njerëzit t’i njohin ditët dhe vitet. Shikoi që në agimin e diellit në atë ditë, ishte fillimi i muajit të dashit, prandaj mblodhi klerikët zoroastrian dhe i urdhëroi ata që nga këtu të fillojnë kalendarin vjetor. Klerikët zoroastrian u mblodhën dhe vendosen që ta fillojnë llogaritjen e historisë nga këtu”.

Në një prozë të qartë, fenomeni i ardhjes së Novruzit u përshkrua në këtë mënyrë: “Me urdhrin e Zotit të madhëruar, u ndryshuan gjendjet e botës dhe u shfaqen gjëra të reja. Ashtu siç e meritonte bota dhe rrotullimi i saj, pasi që e perceptuan atë kohë, mbretërit e Persisë, e festuan agimin e diellit të asaj dite dhe e informuan të gjithë botën që të gjithë njerëzit ta dinë këtë dhe atë datë ta manifestojnë për çdo vit. Kështu thonë se pasi që mbreti Kijomars këtë ditë e caktoi fillimin e kalendarit historik, çdo vit diellor (pasi që një cikël i sjelljes së diellit zgjat 365 ditë) e ka ndarë në 12 pjesë dhe çdo pjesë e tij kishte 30 ditë dhe secilin pjesë e emëroi me emra të veçantë. Më pas u kthye në një engjëll prej atyre 12 engjëjve të cilët i ka caktuar Zoti i madhëruar në tokë. Pastaj ciklin e madh që ka 365 ditë e një çerek të ditës dhe natës, e quajti Vit të Madh dhe atë e ndau në katër pjesë. Pasi të kalojnë këto katër pjesët (stinët) e vitit të madh, bëhet Novruzi i madh dhe koha e ripërtëritjes së gjendjeve të botës. Mbretërit e kanë obligim që ta mbajnë ceremoninë dhe ritualin e mbretërve duke festuar festën dhe ndërrimin e vitit kalendarik në fillim të vitit. Çdo kush që feston ditën e Novruzit dhe i bashkohet festës, e kalon jetën në gëzim e lumturi deri në Novruzin tjetër”.

Këtë çfarë dëgjuat ishte pjesë nga libri “Novruzname” i autorit Khajam Nishaburi. Një burrë që sot shkojmë ta vizitojmë atë dhe t’i urojmë atij festën e Novruzit. Emam Ghijathudin Abul-Fet’h Omar bin Ibrahim Khajam Nishaburi është një prej filozofëve dhe matemacienëve dhe poetëve të mëdhenj iranianë i cili ka jetuar në fund të shekullit 5 dhe në fillim të shekullit 6 hixhri kameri (shek. 11 të erës së re). Ai ka lindur në qytetin Nishabur dhe konsiderohet një prej shkencëtarëve më të mëdhenj të kohës së tij. Ata që e kanë parë atë, thonë se ai gëzonte një zgjuarsi jashtëzakonisht të madhe dhe kishte një memorie të fortë dhe të fuqishme. Ai për shumë vite të jetës së vet ishte përkushtuar në nxënien e diturisë dhe shkencave të ndryshme dhe kishte arritur në shkallën e profesorit në shkencat e filozofisë, matematikës dhe mjekësisë. Ai ka epitete të ndryshme dhe atë e quajnë “Imam”, “Filozof” dhe “Huxhetul-Hak”.

Ashtu siç supozoja, gjetja e shtëpisë së Khajam, nuk ishte punë e vështirë dhe të gjithë e njihnin atë. Pasi të kalojmë pragun e postës hyrëse, në fund të një oborri me plotë pemë dhe në formë kopshti, ndodhet një sallon i madh zbukurimet e të cilit tregojnë një vështrim preciz, ndjenjën e bukur dhe një shije të veçantë të një artisti të pashoq. Khajami është një astrolog dhe kalendari i sotshëm iranian është rezultat i llogaritjeve të sakta dhe precize që ka bërë ai dhe një grup i shkencëtarëve në kohën e mbretit Xhalaludin të dinastisë Selxhuke dhe ky kalendar quhet edhe me emrin kalendari “Xhalali”.

Filozofi Omar Khajam

Khajami është poet dhe për mua biseda me poetët, gjithnjë është shoqëruar me një shqetësim të çuditshëm. Një shqetësim ky i cili rezulton me dilema në përdorimin e fjalëve dhe nganjëherë ky shqetësim e vendos heshtjen si të vetmen rrugëzgjidhje të mundshme para meje.

Pas urimit të festës së Novruzit, e pyes atë për motivin e hartimit të kalendarit dhe kryerjes së llogaritjeve të tij. Ai hedh një shikim në veglat llogaritëse të astrologjisë dhe me qetësi më përgjigjet: “Deri para hartimit të kalendarit Xhalali, vitet e brishta ose nuk llogariteshin ose vendoseshin në kalendar në atë mënyrë që përsëri krijonin probleme të caktuara në kalendar. Prandaj ajo çfarë e bënë të dalluar kalendarin Xhalali, është mënyra e llogaritjes së viteve të brishta. Ashtu siç e dimë, çdo vit ka 365 ditë dhe 5 orë dhe 48 minuta dhe 49, ndërsa me fjalën viti i brishtë janë për qëllim pikërisht këto 5 orë e disa minuta dhe astrologët që nga kohërat e lashta kanë menduar thellësisht se çfarë të bëjnë me këtë periudhë kohore?! Në periudhën e dinastisë Sasanite, pas çdo 120 viteve, një vit sipas radhës, e llogaritnin 13 muaj. Kjo do të thotë se pas 120 viteve të para, muaji farvarin llogaritej dy muaj dhe pas 120 viteve të dyta, muaji ordibehesht llogaritej dy muaj dhe kështu me radhë të gjitha muajt deri në muajin e fundit esfand në mënyrë që të llogaritej edhe viti i brishtë. Më pas, u krijua një dallim mes vitit të zakonshëm dhe vitit të vërtetë, deri në atë masë sa që më Novruzi do të thotë dita e parë e muajit Farvardin nuk përputhej me ditën e parë të pranverës. Pikërisht për këtë arsye, mbreti Xhalaludin i dinastisë Selxhuke kërkoi nga një grup i shkencëtarëve në krye të të cilit isha unë, që ta mënjanojmë këtë problem. Kur ne bëmë vëzhgimin e yjeve, e kuptuam që për 21 ditë të kalendarit natyror, jemi vendosur përpara. Prandaj në vitin 458 hixhri kameri, vitin tonë e kemi shtyrë 20 ditë mbrapa dhe nga ajo kohë u sistemua dhe rregullua kalendari”.

Omar Khajam nuk ka shumë shaka dhe në të shumtën e rasteve, botën e shikon me seriozitet të përzier pak me realizëm. Ai është një filozof i cili nuk mundohet të tregojë oratori të veçantë, por kur është fjala për Novruzin, atëherë në vargjet poetike dhe në oratorinë e tij vërehet një gëzim dhe entuziazëm i çuditshëm. Ai me gëzim këndon këto vargje:

Mbi fytyrën e lules, freskia e Novruzit është e bukur

Mbi sipërfaqen e livadhit të zemrës, kjo freski është e bukur.  

Nga muaji “dej”, çfarëdo që ka kaluar, nuk ishte e bukur

Bëhu i gëzuar dhe mos përmend muajin “dej” sepse sot është ditë e bukur.

Atë çfarë thotë ai, sidomos në lidhje me kalimin e kohës, e thotë nga thellësia e shpirtit dhe bukurinë e pa përshkruar të pranverës e përshkruan me gjuhë të ëmbël. Omar Khajam ka hartuar kalendarin më të saktë të botës dhe kjo ka ushtruar ndikim edhe në botën e poezisë së tij dhe ai kas perceptuar më shumë dhe më mirë se çdo kush tjetër të qenit e përkohshme dhe pavlerë të botës dhe me anë të poezive të veta, ua ka tërhequr vërejtjen të gjithë njerëzve për këtë çështjeje. Me fjalë të tjera, krijimi i këtyre rubaijrave filozofike dhe me kuptim të thellë për vdekjen dhe jetën, mund të bëhet vetëm nga ai që ka një vështrim shumë të saktë dhe preciz rreth botës. Pikërisht për këtë arsye, me ardhjen e çdo viti të ri, kujtojmë mendimtarin dhe poetin e madh Omar Khajam. Ai i cili ka lënë vepra të shumta për njerëzimin dhe ka hartuar kalendarin më të saktë të botës dhe ka krijuar poezitë më të thella filozofike.