Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (5) : Abul-Fazl Bejhaghij
Abul-Fazl Bejhaghij edhe pse në shkrim dhe letërsi ka aftësi shumë të mëdha, mirëpo ka një shije shumë të thellë kritike dhe është një burrë pa qëllime djallëzore, i drejtë dhe që e njeh të vërtetën. Në ditën e pestë të pranverës, shkojmë ta takojmë atë.
Në moshën 18 vjeçare, kam lexuar librin “Tarikhe Bejhaghij” (Historia e Bejhaghij) dhe që në herën e parë të leximit të kësaj vepre, u pasionova me aftësinë e shkrimit dhe transmetimit të bukur të Bejhaghij nga historia. Natyrisht nuk ishte vetëm transmetimi i bukur dhe tërheqës i këtij burri artist që më bëri mua të pasionohem në histori, por ishte edhe puna e tij jashtë interesave personale dhe maturia dhe zgjuarsia e tij në transmetimin e historisë dhe respekti ndaj lexuesit dhe përdorimi i idiomave dhe teknikave të bukura gjatë shpjegimit të historisë. Të gjitha këto përbëjnë një arsye tjetër edhe më të madhe për dashurinë time ndaj këtij personaliteti. Që nga ajo kohë, çdo herë kur shkoja të lexoja veprën e Abul-Fazl Bejhaghij, gjithnjë e më shumë kam ndjerë këtë atraksion të penës së tij dhe këtë vështrim të tij ndaj historisë, ndërsa tani pas kanë kaluar shumë vite që nga koha kur këtë vepër e kem mësuar si një lëndë mësimore në universitet, vepra “Historia e Bejhaghij” akoma vazhdon të jetë një prej veprave të preferuara për mua.

Thamë se gjatë ditëve të festës së Novruzit kemi vendosur të zhvillojmë takime me disa figura dhe të zotë të penës dhe me ata të cilët përgjatë historisë dhe në veprat e tyre kanë shkruar për gjurmët e Novruzit në veprat e tyre. Një takim dhe vizitë e imagjinuar që ndoshta mund ta quajmë edhe “udhëtim në kohë”, mirëpo kjo shkuarje e ardhje, na njeh neve më shumë me historikun e Novruzit, lashtësinë dhe arsyet e mbetjes së kësaj feste antike deri më tani. Na ndiqni në vazhdim të takimit të radhës së Novruzit me Abul-Fazl Bejhaghij, historian dhe autor i madh iranian i cili ka jetuar në shekullin 5 hixhri kameri (shek. 11 të erës së re).
Për ta gjetur shtëpinë e Abul-Fazl Bejhaghij në qytetin Gazne, nuk ka nevojë të kërkojmë shumë. Ai është një njeri i njohur dhe gati të gjithë banorët e këtij qyteti e njohin atë. Është festa e Novruzit dhe shumë njerëz kanë ardhur ta vizitojnë këtë figurë të njohur. Ai është ulur në krye të kuvendit dhe po mirëpret mysafirët sipas traditës iraniane. Një sofër e gjerë dhe e mbushur me lloje të ndryshme të ëmbëlsirave dhe frutave të thata dhe të freskëta, është shtruar në mes të një salloni të madh dhe të gjithë mysafirët mirëpritën në një mënyrë madhështore.
Bejhaghij i cili vetë me origjinë është nga rajoni Hareth Abad i qytetit Sabzvar të Iranit, ka lindur në një familje të pasur dhe sipas traditave origjinale iraniane, kremton feston e madhe të Novruzit. Pavarësisht se ai ka një post dhe funksion zyrtar në strukturat shtetëror të dinastisë Ghanevite, mirëpo ai gjithnjë ka pasur një simpati dhe respekt të veçantë ndaj dinastisë Samanite dhe gjithnjë ka kujtuar për të mirë sundimtarët e kësaj dinastie. Bejhaghij edhe pse ka një zotësi dhe talent të madh në shkrim dhe në letërsi, mirëpo ka një shqisë të thellë kritike dhe është një njeri pa qëllime personale dhe që e njeh drejtësinë dhe respekton të vërtetën.
Mysafirët kërkojnë nga Bejhaghij që t’u flasë atyre në lidhje me organizimin e festës së Novruzit në oborrin mbretëror të dinastisë Ghaznevite, sepse shumë njerëz nuk mund të marrin pjesë në këto festa. Ai pak e mrrol fytyrën, mirëpo në respekt të mysafirëve, e ruan buzëqeshjen dhe fillon të flasë për historikun e festave kombëtare dhe antike të Iranit. Ai kujton se pavarësisht faktit se sundimtarët e dinastisë Ghaznevite nuk janë iranian, rëndësia dhe vlera e këtyre festave i ka mbijetuar kohës dhe vazhdon të jetë e gjallë në mesin e iranianëve.

Bejhaghij me keqardhje vazhdon dhe thotë: “Organizimi dhe kremtimi i këtyre festave në oborrin mbretëror të dinastisë Ghaznevite përkundër asaj që ndodhte në të kaluarën, ka motiv më tepër material si mbledhja e tatimeve dhe manifestimi i fuqisë së pushtetit të mbretit. Për shembull, këtë vit mbreti në festën e Novruzit u ul në fron në mënyrë publike dhe paria e rajoneve solli dhurata për atë. Ose në një rast tjetër, mbreti u ul në fron gjatë një ceremonie publike në festën e Novruzit dhe kishin sjell shumë dhurata dhe u bënë shumë shpenzime të tepërta. Poetët recituan poezi në lavdërimin e mbretit dhe ai ishte i gëzuar në këtë kohën e përfundimit të dimrit dhe iu gëzua zemra dhe ndodhi ndonjë e keqe. Ai gjithashtu urdhëroi të jepen dhurata dhe të zhvillohen programe muzikore”.
Ashtu siç kuptohet nga fjalët e Bejhaghij, në oborrin mbretëror të dinastisë Ghaznevite, në festën e Novruzit dhe Mehregan, përveç mbledhjes së tatimeve të krahinave, nga ana e guvernatorëve të krahinave e provincave dërgoheshin edhe dhurata për mbretit të cilat përfshinin çdo gjë me vlerë duke filluar nga paratë e deri te rrobat e shtrenjta dhe kuaj e xhevahire dhe gjëra antike. Edhe pse dihet se Bejhaghij nuk pajtohen aq shumë me këtë mënyrë të sundimit, mirëpo është e qartë se edhe përkushtimi ndaj festave kombëtare dhe mbajtja gjallë e kulturës iraniane nga një dinasti mbretërore joiraniane, është bërë shkak që ai të jetë i kënaqur.
Natyrisht se të gjithë e dinë se Novruzi është një festë që i përket popullit, mirëpo siç duket nuk ka rrugë tjetër. Ai është një historian dhe më mirë se çdo kush tjetër e din se historia e Iranit ka kaluar kohëra edhe më të vështira se sa kohërat nën sundimin e dinastisë Ghaznevite. Bejhaghij prioritet e konsideron ruajtjen e kulturës iraniane dhe gëzimin kolektiv të popullit dhe çfarë arsye më të mirë dhe më atraktive ekziston për këtë çështjeje se sa festa e Novruzit dhe ardhja e pranverës e cila është rifillim i jetës dhe koha e ripërtëritjes së natyrës dhe botës.
Kur lexojmë veprën “Historia e Bejhaghij” shumë shpesh ndeshemi me këtë shprehje e cila është shkruar në fillim të fjalive të rëndësishme duke thënë: “Unë që jam Abul-Fazl Bejhaghij”. Ndërsa sot e vërejta se ai këtë shprehje e përdorë edhe gjatë fjalimeve dhe bisedave me të tjerët.
Të gjithë çohen në këmbë dhe dëshirojnë ta përfundojnë vizitën e Novruzit në shtëpinë e tij, mirëpo Bejhaghij të gjithëve u kërkon që të presin edhe pak. Sipas traditës së banorëve të rajonit Sabzvar dhe të krahinës së Khorasanit, ai ka përgatitur dhurata për festën e Novruzit dhe ato ua jep të gjithëve. Para se të largohem nga shtëpia e tij, i them atij se dhurata më e mirë e tij ishte shkrimi i veprës historike e cila akoma konsiderohet një dokument me vlerë të madhe nga periudha e jetës së tij. Me sytë e tij me plotë ndikim më shikon dhe thotë: “Unë që jam Abul-Fazl, e kam shkruar një vepër shumë modeste e veçantë për ngjarjet historike dhe janë bërë shumë referenca në atë libër. Në mes të kësaj historie, ngjarje dhe fjalë të tilla i sjell për këtë arsye që ata të cilat akoma janë në gjumë dhe janë mashtruar me bukuritë e kësaj bote, të zgjohen nga gjumi dhe çdo person të veprojë në atë mënyrë ai veprim të ketë dobi sot dhe nesër për atë. Unë nuk kam rrugë tjetër, përveçse t’i ritregojë ngjarje të tilla në mënyrë që shtohet vetëdijesimi i njerëzve dhe historia të shkojë në rrugën e drejtë, sepse nuk është e lejuar që të bëhet devijim në historia dhe të dëmtohet ajo ose të shkurtohen ngjarjet...”.