Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (6) : Abu Rejhan Birunij
Dita e gashtë e muajit farvardin është “Novruzi i Madh” që në mesin e iranianëve është një ditë e madhe dhe thonë se Zoti i madhëruar në në këtë ditë e ka krijuar botën, sepse kjo ditë ndodhet në fund të gjashtë ditëve dhe në këtë ditë Zoti ka krijuar Jupiter dhe orët më të mira të asaj dite, janë orët e Jupiterit.
Sot është dita e gjashtë e muajit farvardin. Në librin “Athare Al-Bakije” të autorit Abur Rejhan Birunij, kam lexuar që iranianët në të kaluarën ditën e sotshme (ditën e gjashtë të pranverës) e konsideronin “Novruzi i Madh” dhe nga sot fillonin festimin në mënyrë të hollësishme të festave. Në gjuhën persiane idioma “mbath këpucë e kapelë” ka kuptimin e përgatitjes për të shkuar në një vend ose në një qytet tjetër. Edhe ne sot kemi mbathur këpucët e kemi vendosur kapelën në kokë që të shkojmë e të takohemi me një tjetër mendimtar dhe autor të madh iranian dhe t’i urojmë atij festën e Novruzit.
Sot Abu Rejhan Muhamed Ahmed Birunij është mikpritësi ynë. Ai është një shkencëtar i madh në shkencat e filozofisë, astrologjisë, matematikës, historisë dhe gjeografisë. Ai ka lindur në vitin 326 hixhri kameri (938 të erës së re) në një rajon afër Kharezmit dhe për këtë arsye ai njihet me epitetin “Bijurnij”. Abu Rejhan Birunij ka shkruar shumë vepra në lëmit e lartpërmendura shkencore Enciklopedia Shkencore botimi i Moskës Abu Rejhan Birunijun e konsideron shkencëtar të të gjithë shekujve dhe epokave. Kam dëgjuar që Birunij kishte një personalitet të lartë dhe një shpirt të pasur deri në atë masë sa që nuk e vlerësonte fare lavdërimin e poetëve që i bënin atij ndonjëherë dhe nuk i pranonte fare ata në takim. Disa historianë dhe mendimtarë besojnë se asnjëri prej shkencëtarëve të botës islame nuk kishte mbledhur në personalitetin e tij virtytet dhe karakteristikat e dalluara njerëzore duke u shoqëruar edhe me veçorinë e hulumtuesit të denjë dhe historianit të saktë në atë nivel siç ishte Abu Rejhan Birunijë.
Tani jemi në fillim të shekullit 5 hixhri kameri dhe për ta gjetur Abu Rejhan Birunijun, duhet t’i pyesim të tjerë. Ai është një burrë me plotë entuziazëm dhe gjithnjë është në udhëtim. Deri kohën e fundit ai kishte banuar në qytetin Rej, pastaj kishte shkuar në provincën Gilan dhe pastaj e kishte zgjedhur qytetin Gorgan për të jetuar. Datat dhe kohërat e caktuar të jetës së tij mund të tregohen me siguri të plotë dhe në cilat vende ka jetuar ai. Në parathënien ose në deklaratën e dhurimit të veprave të tij në fillim të librit kryesisht theksonte me precizitet datat apo ngjarjet e fenomenet e ndryshme si eklipsin e diellit apo të hënës dhe me saktësi të plotë ka përmendur kohën dhe vendin e ndodhjes dhe ka shkruar se në atë vend ishte i pranishëm. Disa kohë më parë gjithashtu së bashku me ushtrinë e dinastisë Ghaznevite, ai ka shkuar në Indi dhe atje e ka shkruar veprën e njohur “Ma Lil-Hind”.
Tani ky autor i zellshëm me rreth 146 vepra të shkruara, ndodhet në Ghaznei. Festa e Novruzit ka filluar dhe Abu Rejhan Birunij së bashku me funksionarët e tjerë të oborrit mbretëror të dinastisë Ghaznevite, është ftuar në ceremoninë e Novruzit. Para se të shkojë në ceremoninë e oborrit mbretëror, ai mirëpret mysafirët. Ka një shtëpi të bukur dhe modeste dhe respekton traditat iraniane të mikpritjes. Janë përgatitur ushqime të ndryshme dhe çdo kujt i jep një dhuratë. E hapa dhuratën time dhe e pash librin “Al-Tefhim” të shkruar nga Birunij. Më gëzoi shumë. Në fillim të tij ishte e shkruar: “Edhe pse thuhet se festën e Novruzit e ka caktuar mbreti persian Xhmashid dhe ajo ditë ishte një ditë e re, mirëpo edhe para tij ekzistonte Novruzi i madh dhe kjo festë ishte madhështore”.
Në vazhdim lexoj: “Cilat janë ritualet tradicionale të Novruzit të persianëve? Novruzi është dita e parë e muajit farvardin të kalendarit iranian. Për këtë arsye atë e kanë quajtur Ditë e Re, sepse me këtë fillon edhe Viti i Ri. Novruzi ndahet në dy pjesë: Novruzi i përgjithshëm që është fillimi i ekuilibrit pranveror dhe barazimi i ditës dhe natës dhe fillimi i Vitit të Ri. Si dhe Novrui i Veçantë që është dita e gjashtë e Farvardinit dhe quhen “Dita Khordad””.
Të gjithë heshtin dhe Abu Rejhan Birunij flet: “Sot është dita e gjashtë e muajit farvardin, do të thotë Novruzi i Madh ose “Festa e Madhe” ose “Novruzi i Mbretërisë”. Mbretët në ato 5 ditë e para kanë shqyrtuar të drejtat dhe kanë bërë pagesat e funksionarëve të tyre dhe kanë shqyrtuar çështjet e popullit, ndërsa sot vetmohen për të zhvilluar takime me funksionarët e vet të veçantë ose me të afërmit e vet”.
Abu Rejhan Birunij në vazhdim thotë: “Novruzin e kanë konsideruar arsye të krijimit dhe shfaqjes së botës dhe kanë thënë se në këtë ditë Zoti i madhëruar ka vendosur në lëvizje yjet pasi që kishin qëndruar të palëvizshëm për një periudhë. Yjet filluan lëvizjen e tyre pas një periudhe të ndaljes dhe Zoti krijoi diellin sepse faktorët e kohës si viti, muaji dhe dita përcaktohen nëpërmjet diellit”.
Bënë me shenjë drejt ëmbëlsirave të ndryshme për mysafirët, ndërsa vazhdon: “Kallami i sheqerit i Iranit është zbuluar ditën e Novruzit dhe para kësaj, askush nuk e njihte atë. Vetë mbreti Xhmashid një ditë e pa një kallam që nga lëngu i brendshëm i tij, një pjesë kishte rrjedh jashtë dhe pasi që mbreti Xhamshit e kuptoi se ai është i ëmbël, urdhëroi të nxjerrin lëngun e këtij kallami dhe të prodhojnë sheqer. Atëherë në ditën e pestë është zbuluar sheqeri dhe për t’i uruar festën, njerëzit dërgonin sheqer për njëri-tjetrin”.
Abu Rejhan ashtu si Ferdosi dhe krijuesit e autorët e tjerë, fluturimin e mbretit Xhmashid në qiell e konsideron fillimin e festës së Novruzit dhe thotë: “Pasi që mbreti Xhmashid ndërtoi Fronin e vet dhe u ulë mbi atë në këtë ditë, divat e ngritën fronin e tij në qiell. Njerëzit u çuditen nga kjo ngjarje dhe këtë ditë e shpallen festë dhe kremtuan atë”.
Abur Rejhan Birunij i këshillon të pranishmit që ta festojnë këtë ditë dhe thotë, bëhuni të gëzuar dhe kalojeni Novruzin me gëzim e lumturi.
Abur Rejhan Birunij në bazë të traditës e zakonit, librat e tij i dedikon për një person dhe në deklaratën e dedikimit vë në dukje ngjarje historike dhe çështje të hollësishme. Një fjali nga ai e kam lexuar në librin e tij “Ma Lil-Hind” për të cilën mendoj se mund të vendoset në ballë të veprave të tij se deklaratë dedikuese për njerëzit e tjerë. Abu Rejhan Biruni në aty kishte shkruar: “Betohem se jeta ime është një filozofi e rëndësishme, por të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë botë nuk janë filozofë”.