Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (9) : Abulkasem Enxhavij Shirazij
Abulkasem Enxhavij Shirazij, studiues i folklorit popullor dhe shkrimtar i njohur iranian i cili në përshkrimin e festës Novruzit shkruan: “Novruzi është festa më e vjetër dhe më e lashtë e iranianëve, nuk ka ekzistuar as historia kur festohej Novruzi”. Për t’i uruar festën e Novruzit, shkojmë ta takojmë atë dhe nga gjuha e tij dëgjojmë një qoshe të kulturës së popullit të Iranit në Novruz.
Sejed Abulkasem Enxhavij Shirazij (1300-1371 të kalendarit iranian që përkon me 1922-1993) i njohur me epitetin “Nexhva”, studiues i folklorit popullor dhe themelues i Qendrës së Kulturës Popullore” në Iran. Enxhavij ka studiuar në Iran dhe në Zvicër dhe thotë se nën ndikimin e inkurajimit të shkrimtarit iranian Sadegh Hedajet, është përkushtuar në studimin dhe hulumtimin e folklorit dhe çështjeve të ndryshme në lidhje me kulturën popullore.

Enxhavij ka punuar edhe në fushën e gazetarisë dhe mediave të shtypit në Iran dhe për shkak të publikimit të artikujve kritikues ndaj ish-regjimit mbretëror Pahlavij, ai ishte arrestuar dhe ishte futur në burg për dy vjet dhe u internua në ishullin Kharek. Programi i radios “Folklori Popullor” të cilin e realizonte vetë Enxhavij, ka filluar të transmetohet në vitin 1341 dhe ka vazhduar gati për 18 vite. Puna dhe kontributi i Enxhavij u bë shkak që edhe popullata fshatare dhe fiset endacake të Iranit që përbënin numrin më të madh të dëgjuesve të programit të tij, me seriozitet më të madh të përkushtohet në mbledhjen e temave dhe faktorëve të folklorit popullor të rajoneve të ndryshme dhe t’i dërgojnë ato për programin e Enxhavij. Të dhënat e mbledhura nga folklori popullor ishin në tre fusha të përgjithshme që përfshinin dosjet tematike, dosjet lokale dhe dosjet e grupeve etnike dhe fiseve endacake. Përmbajtja e dosjeve përmblidhte tema të jetës materiale (mjetet ekonomike-jetësore, profesionet dhe punësimin, argëtimin dhe mirëqenien) dhe tema të jetës shpirtërore (gjuhën, letërsinë popullore, etikën e përgjithshme, dituritë popullore, artet popullore, jetën enigmatike, bindjet popullore, ritualet, festat dhe ceremonitë tradicionale, zakonet dhe ritualet fetare periodike, jetën sociale dhe të ngjashme me këto).
Aktualisht jemi rreth viteve 1360 të kalendarit iranian dhe Enxhavij bashkëpunon me Fondacionin e Enciklopedisë së Madhe Islame. Eksperienca e gjatë dhe e çmuar e tij në mbledhjen e folklorit popullor të Iranit është bërë shkak që atij t’i dorëzojnë artikujt dhe materialet e shkruara në këtë fondacion për korrigjim dhe redaktim përfundimtar.
Shirazi është qytet i kujtimeve të Enxhavij ku miqtë dhe të afërmit e tij e quajnë atë “Nexhva”, mirëpo ai tani jeton në Teheran. Ka një shtëpi të vjetër në shpatet e bjeshkëve veriore të Teheranit. Ka një oborr me plotë pemë dhe një ulëse druri që na fton neve të ulemi aty. Profesor Enxhavij është një burrë me shtat të lartë dhe me ballë të hapur dhe me sy plotë ndikim që mbajnë gjurmë të hulumtimeve dhe studimeve shumë vjeçare dhe me plotë seriozitet në punë. E pyes atë për Novruzat që ka kaluar ai në qytetin e fëmijërisë dhe kujtimeve të tij në Shiraz.
Enxhavij përgjigjet: “Mirë, dihet se banorët e këtij qyteti me atë klimë dhe natyrë të bukur në një festë siç është Novruzi, çfarë entuziazmi dhe gëzimi kanë. Mirëpo festa e Novruzit nuk është diçka që i përket vetëm banorëve të një qyteti apo të një fshati, sepse në të gjithë Iranin kjo festë kremtohet gjithmonë si një festë e gjallë dhe tradicionale me plotë gëzim dhe entuziazëm. Populli i Iranit që nga kohërat e lashta ka pasur festa të ndryshme dhe akoma ka. Festat e bujqësisë, festat tradicionale dhe lokale, festat fetare dhe festat kombëtare dhe etnike të lashta. Përveç këtyre, gjithnjë ka pasur edhe festa fetare të cilat organizohen dhe festohen me formalitete dhe tradita të shumta në Iran”.
Enxhavij përsëri kthehet në disa dekada më parë dhe flet për Novruzin në Shiraz dhe thotë: “Në Shiraz, shitësit e frutave të thata i rendisnin shkallë-shkallë në enë të bronzit të cilat ishin të shkëlqyeshme dhe shumë të bukur, ndërsa disa topa to vogla prej argjendi dhe me ngjyrë floriri i varnin nga tavani poshtë të cilët nga shkëlqimi, merrnin sytë e njerëzve. Në kohën kur drita e llambave reflektohej në pasqyrat e dyqaneve dhe qelqeve të shndritshëm, aroma e llojeve të ndryshme të frutave të thata nga enët e bronzit përkëdhelnin nuhatjen e kalimtarëve dhe myshterinjve kurse edhe dyqanet ishin shumë të zbukuruara. Pronari i dyqanit me komplimentet dhe mikpritjen e njohur dhe me gjuhën e ëmbël tregtare, inkurajon myshterinjtë për të blerë fruta të thata për festën e Novruzit. Lëvizja dhe qarkullimi i njerëzve pleq e të rinj i jep qytetit një gjallëri dhe entuziazëm të ri dhe shtresat e qytetarëve sipas mundësive ekonomike që kanë bëjnë përpjekje për të siguruar rrobat e reja dhe artikujt e tjerë të nevojshëm për festën e madhe. Njerëzit blerjen apo qepjen e rrobave të reja për festën e Novruzit e konsiderojnë prej obligimeve të tyre dhe besojnë se këto veprime kanë ogur të mirë”.

Enxhavij në mënyrë shumë precize dhe të bukur përmend të gjitha traditat dhe zakonet popullore të festës së Novruzit në mënyrë të vazhdueshme gjatë fjalës së vet përdor shprehjet e tilla si “bindje popullore” ose “populli beson”. Gjatë fjalëve të tij disa herë ai përdori fjalën “Shogun”. E pyes se çfarë kuptimi ka kjo fjalë dhe në festën e Novruzit çfarë gjëra kanë “Shogun”? Ai përgjigjet:
“Shogun do të thotë “ogur” me kuptimin e mirësisë, begatisë, fatmirësisë, bekimit dhe të gjitha të mirat të tjera. Do të thotë në kohën kur të thuhet se një veprim ka ogur ose nuk ka, kjo ka këtë kuptim se nga kryerja e atij veprimi arrihet një mirësi ose nuk arrihet ndonjë mirësi. Ogur mund të ketë edhe kuptimin e hedhjes së fallit. Rezultatin e mirë të një falli e quajnë “ogur të mirë” dhe rezultatin negativ të një falli e quajnë “ogur të keq”. Në bindjet popullore, disa çështje konsiderohen me ogur të mirë do të thotë që sjellin mirësi siç është veshja e rrobave të reja në festën e Novruzit. Nganjëherë edhe ditën e Novruzit e quajnë ditë të ogurit të mirë. Gatimi ushqimeve dhe ëmbëlsirave shtëpiake gjatë ditëve të festës së Novruzit, pastrimi dhe shkëlqimi i enëve prej metaleve si të bakrit dhe varja e tyre në kuzhinë, pastrimi dhe larja e shtëpisë dhe fshirja dhe pastrimi i çdo qosheje të shtëpive dhe qyteteve e fshatrave, mbjellja dhe gjelbërimi i farave të bimëve, gatimi e gjellës “Samanu” dhe shtrirja e sofrës “Haftsin”, janë prej çështjeve dhe veprimeve që sipas bindjeve të iranianëve, kanë ogur të mirë dhe sjellin begati, mirësi, shëndet dhe fatmirësi në vitin e ri. Përveç këtyre, në kohën kur të fillojë viti i ri, fëmijët puthin dorën e babait dhe të nënës dhe të mëdhenjve të familjes që janë të pranishëm në sofrën “Haftsin”, pastaj edhe ata përqafojnë fëmijët një nga një dhe të gjithëve u japin dhurata për festë si monedha floriri ose para. Dhënia dhe marrja e dhuratave të festës së Novruzit ka ogur të mirë dhe shumë njerëz i ruajnë ato para si dhurata dhe nuk i shpenzojnë”.
Enxhavij pas vizitës duke na përcjell neve, na jep monedha floriri sipas traditës së dhuratave të festës së Novruzit dhe duke na uruar të gjitha të mirat, përshëndetet me neve. Urime festën e Novruzit të gjithë juve me shumë suksese dhe për shumë mote!