Takimi gjatë Novruzit me të zotët e penës (12) : Dr Xhalal Satari
Xhalal Satari është një studiues i mitologjisë dhe shkrimtar iranian i cili beson se Novruzi në kohën aktuale në mënyrë sipërfaqësore ka shumë dallim me Novruzin që kremtohej dhe manifestohej në periudhën e dinastisë Sasanite nga aspekti i zhvillimit të ritualeve....
Xhalal Satari është një studiues i mitologjisë dhe shkrimtar iranian i cili beson se Novruzi në kohën aktuale në mënyrë sipërfaqësore ka shumë dallim me Novruzin që kremtohej dhe manifestohej në periudhën e dinastisë Sasanite nga aspekti i zhvillimit të ritualeve. Ndërkohë lutja e cila këndohet sot me rastin e festës së Novruzit “O Zot ndryshoje gjendjen tonë në gjendjen më të mirë!”, në aspektin e kuptimit, përdoret në po atë konceptin e përgjithshëm të festës së Novruzit do të thotë ndryshimi i gjendjes dhe ripërtëritja e përgjithshme. Si rezultat i kësaj, në ceremonitë e festës së Novruzit mund të vërejmë mbetjen e mitologjisë në mënyrë të pandryshuar.
Xhalal Satari ka lindur në vitin 1310 të kalendarit iranian (1932) në qytetin Rasht dhe për më shumë se 60 vjet ka punuar dhe hulumtuar në fushën e mitologjisë, letërsisë dramatike dhe në fushën e kritikës kulturore. Xhalal Satari ka diplomuar në degën e letërsisë në shkollën e vjetër “Darul-Funun” të Teheranit. Ai kishte dëshirë të studionte në degën e juridikes në Universitetin e Teheranit, mirëpo pasi u pranuar në konkursin për dërgimin e studentëve jashtë vendit, ai ka shkoi në Zvicër dhe ka studiuar në degën e psikologjisë. Sidoqoftë dëshira e tij për fushat e ndryshme kulturore u bë shkak që ai të anojë drejt studimeve kulturore dhe artistike. Xhalal Satari mund ta quajmë edhe një “Bibliotekë Bredhëse” për shkak të fushave të ndryshme të studimeve dhe hulumtimeve të tij.

Produkt i jetës së tij janë mbi 80 vepra të shkruara nga ai që disa prej tyre konsiderohen libra të burimit bazë dhe kriter për studime dhe hulumtime në fusha dhe tematike të tyre. Prej veprave të rëndësishme të Dr. Xhalal Satari mund të përmendim “Perspektiva e Mitit”, “Gjuha simbolike e legjendave”, “Zbërthimi i simbolit të zjarrit”, “Miti dhe Simboli”, “Gjendjet e dashurisë së Maxhnunit”, “Magjia e Shehrzad”, “Dhimbja e dashurisë së Zulejkhasë”, “Dashuria Mistike”, si dhe studime mbi tregimet “Të zotët e shpellës”, “Junesi dhe Peshku”, “Shejkhu i San’anit dhe vajza e krishterë” dhe “Sulejmani dhe Belkisa”. Ai përveç përkthimit të shumë veprave, ka edukuar edhe shumë studentë dhe konsiderohet një figurë me ndikim shumë të madh në fushën e kulturës së shkruar të Iranit.
Xhalal Satari tani edhe pse po e kalon vitin e 88-të të jetës së vet, ai nuk ndjen as moshën e pleqërisë dhe as lodhjen. Ai për çdo ditë zgjohet në ora 06:00, lexon dhe shkruan gjashtë orë në ditë të paktën. Është i hollë dhe i gjatë, ka një trup të dobët, por një mendje shumë të zgjuar. Ai së bashku me gruan e tij të dashur Lale Taghijan, me dashuri dhe fytyrë të qeshur, na hapën derën e shtëpisë së tyre dhe na ftuan të hyjmë brenda dhe të ulemi e të bisedojmë në lidhje me Novruzin dhe ceremonitë e Novruzit dhe mitet e legjendat iraniane.
Xhalal Satari në këtë bisedë, festën e Novruzit e konsideron harmoninë e njerëzit dhe universit në një çështjeje të përbashkët për ripërtëritje, ndërsa beson se karakteristika iraniane e Novruzit dhe ripërtëritja e jetës në kulturën iranian është kjo që kjo ngjarje është një ngjarje universale. Xhalal Satari beson se mitologjitë e ruajnë substancën e tyre përgjatë kohës, mirëpo vazhdimisht ndërrojnë lëkurën dhe ripërtërihen, prandaj edhe Novruzi dhe shumë rituale të tjera që lidhen me këtë festë, kanë të njëjtën karakteristikë.
Ai në lidhje me karakteristikat më të rëndësishme të Nvoruzit, thotë: “Ripërtëritja e besës, është çështja më e rëndësishme të mund të përmendet në këtë drejtim. Gjendja e vjetër me kalimin e kohës dobësohet dhe zhduket dhe humb forcën dhe begatinë e vet dhe vjetrohet. Novruzi pas vjetrimi, është ripërtëritje e besës, nga fillimi vjen rinia, gëzimi dhe gjallëria në Novruz. Ky koncept, vetë është një koncept mitologjik për arsye se njerëzit këtë çështje nuk e shikojnë të natyrshme, por e shikojnë si një natyrë e cila gjallërohet dhe përsëri bëhet e re. Vjetërsia ndodhet përball risisë dhe ky është një koncept mitologjik. Prandaj në Novruz, ajo që është afruar më shumë vjetrimit dhe vdekjes, ringjallet përsëri.

E pyes Dr. Xhalal Satari se ritualet dhe ceremonitë e Novruzit, çfarë elemente dhe karakteristika kanë që dallohen deri në këtë masë nga kulturat e tjera? Ai në përgjigje thotë: “Një dallim mund të konsiderohet në këtë se Novruzi nuk është i lidhur me lindjen apo vdekjen e ndonjë personi. Në kulturat e tjera, kjo festë do të thotë viti i ri, është i lidhur me lindjen e një personi siç është Isau a.s.. Ndërsa në Novruz bëhet fjalë për ringjalljen e natyrës. Elementi i dytë që e dallon Novruzin, mund të konsiderohet në ndryshimin e kohës së kremtimit të kësaj feste që në mesin e shumë kulturave kremtohet në mes të dimrit. Mirëpo veçoria e jashtëzakonshme që ka Novruzi qëndron në këtë se kjo festë fillon me fillimin e stinës së pranverës, në kohën kur drita e diellit hynë në muajin e dashit.
Veçoria e jashtëzakonshme e kësaj feste në krahasim me atë në kulturat e tjera qëndron në këtë se ekziston mundësia që disa festa të jenë harruar me kalimin e kohës, mirëpo fakti që festa e Novruzit përkon me natyrën, konsiderohet një çështjeje e dalluar dhe një veçori e rëndësishme. Në Novruz, ripërtëritja e botës së madhe shoqërohet me ripërtëritjen e botës së vogël, natyra ripërtërihet, prandaj ripërtërihem edhe unë. Në ceremoninë e festës së Novruzit, vishen rroba të reja, bëhet pastrimi dhe larje e të gjithë ambientit, bëhet zbukurimi i të gjitha gjërave etj.. Këto veprime dhe ripërtëritja e sjelljeve, bëhet njëkohësisht me ripërtëritjen e botës së natyrës. Në realitet, harmonia e njeriut dhe natyrës, është një prej veçorive të Novruzit. Lutja e cila këndohet sot me rastin e festës së Novruzit “O Zot ndryshoje gjendjen tonë në gjendjen më të mirë!”, në aspektin e kuptimit, përdoret në po atë konceptin e përgjithshëm të festës së Novruzit do të thotë ndryshimi i gjendjes dhe ripërtëritja e përgjithshme”.
Në shkrimet e Dr. Xhalal Satari, është aluduar në masë të madhe zbërthimi i simboleve të numrave. E pyes atë se çfarë domethënie kanë kokrrat nga shtatë lloje të drithërave, e mërkura e zjarrit, dalja në natyrë ditën e 13-të ose sofra “Haftsin”? Ai përgjigjet:
“Këta numra janë numra simbolik. Me këtë kuptim që nëse janë çift, nuk kanë përfundim, ashtu si tregimet e Njëmijë e Një Netëve që zgjasin deri në fund të netëve. Numrat çift e mbajnë të hapur rrugën. Numri shtatë që ekziston në numra të pafund, ekziston në kërkimin e dashurisë, pasurisë etj.. Shtatë ditët e javës, shtatë gjëra që fillojnë me shkronjën S dhe shumë shtatëshe të tjera, tregon se ky numër është i rëndësishëm dhe i shenjtë. Në ceremonitë dhe ritualet e Novruzit, kemi edhe numrin 13. Më kujtohet se në një periudhë kohore ne nuk mund ta vendosnim numrin e shtëpisë tonë me pllakën 13. Tre plus dhjetë, një plus dymbëdhjetë ishin prej modeleve që përdoreshin për ta zëvendësuar këtë numër. Kjo është për arsye se numri 13 konsiderohej ogurzi, prandaj në çfarëdo mënyre që të jetë, duhej shmangur ky numër. Edhe në Novruz, kokrrat e mbjella që janë gjelbëruar në një enë, mbahen në atë mënyrë deri ditën e 13-të dhe pastaj hidhen në një ujë që lëviz. Edhe tani e bëjnë të njëjtin veprim. Këta numra dhe këto rituale përkatëse me këtë festë, nuk janë çështjeje që largohen nga mendje e njerëzve. Në përgjithësi, ruajtja e ritualeve të tilla deri diku, është mirë, por gjërat e tjera duhet lënë anash”.
Novruzi është futja e shpirtit të dashurisë dhe rinisë në trupin e botës. Xhalal Satari gjendjen dhe atmosferën e tij në festën e Novruzit në shoqërim të miteve dhe legjendave, e përshkruan në këtë mënyrë: “Zemrën time të plakur edhe pasi kanë kaluar shumë vite nga periudha e rinisë, akoma nuk po e shikoj të zbrazur nga pasioni i dashurisë. Kjo është dashuria që më ka lidh shpirtin tim me çdo gjë që është e bukur dhe me çdo gjë që është njerëzore. Mbetja dhe jeta e saj është e mundur edhe pas vdekjes time. Kjo nuk është e pamundur”.