Pranvera nga vështrimi i poetëve bashkëkohor iranian (1)
(last modified Sat, 18 Apr 2020 08:40:16 GMT )
Prill 18, 2020 10:40 Europe/Tirane
  • Pranvera nga vështrimi i poetëve bashkëkohor iranian (1)

Pranvera në letërsinë persiane ka pasqyrime të ndryshme dhe çdo herë paraqitet në një formë të veçantë. Në dy edicionet e mbetura do të hedhim një vështrim në pasqyrimin e pranverës në veprat e poetëve të letërsisë bashkëkohore të Iranit.  

Një-dy ditë të tjera nga mëngjesi i pritur

Sa po të hapësh sytë

Koha ndryshohet tërësisht

Toka mbushet me figura ngjyra-ngjyra

Dheu hapet vrima-vrima

Bimët e gjelbëruara dalin në fushë

Dalin jashtë gjithçka ishte nën dhe

Çdo gjë që ishte fjetur nën dëborë

E ripërtërirë dhe e pastruar shfaqet në tokë

Grykat e luginave janë mbushur me këngën burimeve të rrjedhshme

...

Shkrimi im

Shpresa e pranverës time të re

Hape buzën për një qeshje

Shiko se si nga një lule

E vyshkur e kopshtit tonë, bëhet pranvera

Ka filluar një pranverë tjetër. “Ta besojmë pranverën!” sepse mbi çdo degë dhe skaj gjethi është ndezur një qiri dhe nga palët e gurit e shkëmbinjve, zhvillohen shumë bimë të gjelbëruara. Të hapim dritaret dhe ta besojmë pranverën. Ta besojmë mrekullinë e shiut dhe ta besojmë shpirtin e erës së freskët që feston në këto rrugica të ngushta me këto duar bosh dhe kremton gjallërimin e bimëve dhe lulëzimin e luleve të reja. Si dhe të besojmë në fillimin e një stine të gjelbëruar.

Pranvera në letërsinë persiane është pasqyruar në forma dhe mënyra të ndryshme dhe çdo herë në një pasqyrim të ri. Pranvera në poezinë klasike është ose pranverë e natyrës ose pranverë e shpirtrave. Gati të gjithë poetët e shekujve të parë të poezisë persiane, kanë përshkruar pranverën dhe kanë krijuar edhe divanet e tyre të poezive pranverore duke përshkruar ardhjen e stinës së pranverës dhe larminë e ngjyrave të natyrës. Me hyrjen e tematikave gnostike dhe mistike në poezinë persiane, pranvera gjeti një manifestim tjetër në poezi dhe u paraqit si një manifestim i hyjnore në botën e ekzistencës.

Erdhi pranvera e shpirtrave oj degë e njomë hidhu në valle

Pasi që Jusefi hyri nga dera, gëzohu e vallëzo e falëndero si Egjipti

Letërsia persiane është e mbushur me poezi pranverore, jo vetëm për këtë arsye që pranvera është e bukur dhe ngjyra-ngjyra dhe e hareshme, por edhe për këtë arsye se pranvera shoqërohet me ndryshime dhe krijimin e ndryshimeve të mëdha. I pastron të vjetrat dhe i zëvendëson ato me të reja. Pranvera është lëvizje dhe gjallërim. Në pranverë nuk ka vend për stagnim dhe heshtje. Pranvera për këtë arsye është bërë simboli më gjithëpërfshirës në poezinë bashkëkohore persiane dhe është manifestuar në forma shumë të gjera kuptimore dhe shumë të ndryshme. Nëse autorët e mëdhenj të poezisë persiane e kanë lavdëruar pranverën duke e përdorur atë si pretekst për gëzim dhe dashuri, në poezinë bashkëkohore persiane pranvera është manifestuar në formën e një interpretimi dhe komentimi të ri dhe është manifestuar në poezi me një mbulesë të re. Për këtë arsye, poetët bashkëkohorë kanë përdorur alegoritë pranverore në një nivel shumë të gjerë dhe shumë më të thellë. Në fillimin e poezisë bashkëkohore nga aspekti kohor do ta konsiderojmë më të gjerë dhe do t’i hedhim një gjysmë shikimi mbi periudhën e zhvillimeve të revolucionit të Kushtetutës, do të vërejmë se poezia persiane në këtë periudhë sipas nevojës kohore, ishte e përzier me mendimet politike dhe shoqërore dhe ishte larguar nga poezia klasike dhe nga shumë tematika të zakonshme në poezinë klasike persiane. Rrethanat shoqërore të asaj kohe, e kishin çuar poetin e periudhës së revolucionit kushtetues në trajtimin e temave të tjera dhe simboli edhe pse në një formë shumë të thjeshtë, ishte bërë mjet efikas në dorën e poetit. Kjo çështje kishte krijuar mundësi të mira për krijimin e dhe zhvillimin e simboleve të kohës tonë. Me këtë dallim që në poezinë moderne, simbolet kishin shkuar më larg se faza e thjeshtësive të shprehjes së periudhës së revolucionit kushtetues dhe nganjëherë janë bërë aq shumë të komplikuar dhe kishin marrë shumë kuptime sa që pa shpjegimin e vetë poetit, ato nuk mund të kuptohen.

Sohrab Sepehri është një prej poetëve bashkëkohor iranian i cili pranverën e ka shikuar në formën e ripërtëritjes, krijimit të ri, balancim në krijim, bukuri dhe lëvizje të re. Ai ka poezi pranverore i cili më shumë pasqyron pritjen dhe dëshirën për ta parë pranverën. Është muaji esfand.

Ka mbetur të shkrihet dëbora mbi tokë

Ka mbetur që të mbyllet ombrella e zambakëve

Pema nuk është e plotë

Është nën dëborë dëshira e notimit të letrës në erë

Ka mbetur akoma derisa të mbushet tabaku ynë me fjalët e bimëve të gjelbëruara dhe festës

Sohrabi kur të vjen pranvera dhe e barrëson natyrën mbushet plotë dritë e dhe, nga druri dhe pema kalon që në vetmi të këndojë. Sohrabi gjithnjë e ka pranverën në thellësinë e shpirtit të vet që e bënë edhe vjeshtën më të bukur dhe më të pëlqyeshme.

Çfarë fusha të gjera!

Çfarë bjeshkë të larta!

Në kopsht çfarë arome e barit vinte!...

Unë sot sa i gjelbëruar që jam

Dhe trupi im sa shumë i zgjuar është!...

She jam aq shumë padurim sa që zemra ma do

Të vrapoj deri në fund të fushë, të shkoj deri në maje të bjeshkës

Atje larg është një zë që më thërret mua.

Spikeri...

Ai kërkon nga pranvera e lulëzuar në shpirtin e tij që të hedhë dritë në damar dhe “mollën e kuqe të diellit” ta vendosë në “shportat e përgjumura”. Dëshiron që të heqë nga buzën ofendimet e sharjet dhe të shkulë muret nga vendi. Do të vjen që mbi çdo mur që ta ngulë një gozhdë dhe pranë çdo dritareje ta këndojë një poezi ... .Gjithashtu poezia e Sohrabit është më e lehtë dhe më e ëmbël se sa që dikush të mund të qëndrojë përball saj.

Në damarë do të hedh dritë

Dhe do ta ngreh zërin: o ju që i keni mbushur shportat me gjumë!

Kam sjell mollë, mollë të kuqe të diellit. ...

Do të bëhem një bredhacak, do të shëtisë rrugët.

Do të thërras me zë të lartë: O vesë, vesë, vesë!

Do të heqë nga buzët çfarëdo ofendimi e sharje.

Do të shkul të gjitha muret.

Unë do t’i lidhi sytë me diellin

Zemrat me dashuri, hijet me ujin, degët me erën.

Do të vij mbi çdo muri, do të mbjell një gozhdë të vogël.

Do t’i pajtoj.

Do t’i njoh.

Do të udhëtoj.

Do të ha dritë.

Do të dua e dashuroj!

Poezitë pranverore të poetit Hushang Ebtehaxh i njohur me epitetin “Hija”, kanë një ngjyrë dhe shije tjetër dhe disa prej poezive pranverore të tij kanë një lloj e natyrë tjetër. Poezitë pranverore të Ebtehaxh më shumë flasin dhe tregojnë për gjendjen dhe rrethanat e kohës. Atë çfarë ai ka krijuar në lidhje me Novruzin dhe pranverën, pikëllimin e vet të shkaktuar nga gjendje jo e mirë e kohës, e ka pasqyruar me dëshpërim dhe dhimbje dhe sidomos ngjarjet që kanë ndodhur afër grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953 dhe internimin e Dr. Mosadegh. Dimensioni politiko-shoqëror i poezive pranverore të Ebtehaxh është shumë më i madh se sa dimensioni i natyralizmit të tij.

Ebtehaxh me poezinë e tij të njohur pranverore që titullohet “Pranvera e Pikëlluar”, ka forcuar qëndresat dhe rezistencat e popullit të Iranit. Veprat e krijuara të cilat kanë jetë më shumë se 50 vjet, por duken se janë krijuar po sot. Kritikët letrar në përkufizimin e poezisë së mirë, besojnë se poezia e mirë e qëndrueshme, do të thotë kjo që të ketë forcën për të mbijetuar të gjitha kohërat dhe vendet. Poezi “Pranvera e Pikëlluar” e Ebtehaxh është aq shumë universale sa që duket e freskët në çdo kohë. Ebtehaxh në fillim të poezisë pranverore, qanë dhe vajton nga një pranverë që në secilën erë të freskët të saj, vjen aromë e gjakut. Ai flet për lulen narcis me kokë të ulur, për zogjtë kumri që janë zvarritur në një qoshe, flet për këngëtarët pa këngë dhe shërbyesit pa përshëndetje, pastaj shtron disa “Pse” të cilat janë “Psetë” e të gjitha njerëzve.

Pse dielli i farvardinit ka rënë thellë në gjumë

Pranvera erdhi ndërsa lulja e Novruzit nuk lulëzoi

A thua dielli është mbrojtës i tokës

Që është i turpëruar nga gjaku i dëshmorëve?

A thua pranvera e sapo ardhur

Po zhyt zemrën e njerëzve si ne në gjak?

Ebtehaxh pasqyron pranverën pikëlluese, mirëpo nuk e duron atë, por e pret një pranverë tjetër që sipas bindjes së tij është duke ardhur. Duhet prishur ky gjumë dimëror. Duhet hedhur ujë mbi kokën dhe fytyrën e bjeshkës, fushës e shkretëtirës dhe të pastrohet pluhuri i rënd i pikëllimit dhe zisë nga zemrat dhe shpirtrat. Era duhet të fryjë, duhet të bie shi dhe nga lulja dhe vera duhet ngrehet një zjarr. Pastrimi duhet të mbledhë plaçkat e veta dhe të ikë nga ky vend. Shpresa e Hijes që është një shpresë ideale. Ai beson se edhe nëse do të fryjnë 100 era të vjeshtës, përsëri do të vjen pranvera dhe do të zhvillohen e çelin trëndafilat e kuq dhe pemët e thara, do të gjelbërohen dhe aroma e shelqes së gjelbëruar do ta mbushë të gjithë ajrin.

O pranverë e gjallërimit që fal jetë

Bekoje dhe gjallëroje farvaridnin tonë

Mos thuaj se ky vend është një shkretëtirë me kripë

Kur të vjen e nesërmja, është zilia e pranverës

O pranverë, qëndro që ky gjak i përzier me baltë

Do ta nxjerrë trëndafilin e kuq si zjarri nga tymi

Në mes të gjakut dhe ujit, është rrugëzgjidhja ime

Do të ngadhënjej mbi këto valë dhe mbi këtë stuhi

Kur të takohemi në Novruzin tjetër,

Ti do të shfaqesh në një formë e mënyrë tjetër