Pranvera nga vështrimi i poetëve bashkëkohor iranian (2)
(last modified Sat, 18 Apr 2020 08:41:18 GMT )
Prill 18, 2020 10:41 Europe/Tirane
  • Pranvera nga vështrimi i poetëve bashkëkohor iranian (2)

Pranvera në letërsinë persiane ka pasqyrime të ndryshme dhe çdo herë paraqitet në një formë të veçantë. Në këtë edicion do të hedhim një vështrim në pasqyrimin e pranverës në pikëpamjen e poetëve bashkëkohor iranian si Faridun Mushiri, Mahdi Ekhavane Sales dhe Muhamedreza Shafi’i Kadkani.

Unë jam pranvera ti je toka

Unë jam toka ti je pema

Unë jam pema ti je pranvera –

Përkëdhelja e gishtërinjve të shiut tënd më bënë mua kopsht

Në mes të pyllit më bën hark

Erdhi pranvera. Pranvera është stina e dhembshurisë dhe dashurisë. Pranvera është stina e shoqërimit dhe solidaritetit. Hape dritaren e zemrës dhe përshëndete lulen sapo ka çelur. Lejo që era e freskët pranverore të bëjë strofull në flokët e tua dhe të ulët skaj teje. Hape dritaren dhe ftoje mysafir erën e freskët pranverore. Lejo që era e freskët pranverore me hapat e saj të bekuara të bëhet zgjidhje për problemet e jetës tënde.

Poezitë më të bukura pranverore mund t’i gjejmë në poezinë e Faridun Mushiri. Shpirti i tij është i pasionuar në pranverën dhe ai gjithnjë e pret me krah hapur stinën e pranverës. Edhe pse rrethanat kohor nuk janë shumë të mira dhe ai ashtu si mijëra njerëz të tjerë, është zhytur në përditshmërinë e zakonshme, por pranvera për atë është jetë dhe a njeriu a mund të hidhërohet me jetën? Ai kërkon të lidhet përsëri me pranverën dhe për të krijuar këtë lidhje, ai pranon çfarëdo preteksti dhe mjeti që e ndihmon.

O pranverë, kujtimi për ty është i dashur gjithmonë

Në ku, cila zemër, cila dorë

Do të më pajtojë ty dhe mua?

Ti nëse më ringjall mua në çdo bregdet

Unë jam si vjeshta e përhershme mbrapa tryezës

Një botë më ka thyer këngën time në fyt

Poezi ime pa bimë të re është ulur ballë për ballë

Prapa këtyre dyerve të mbyllura pres me pasion të madh

O pranverë, o pranverë, o pranverë

Faridun Mushiri

Faridun Mushiri në një tjetër poezi pranverore, qëndron në pragun e pranverës dhe pasqyron e përshkruan shenjat e ardhjes së stinës së pranverës. Ai flet për aromën e shiut, aromën e bimës së gjelbëruar, aromën e dheut dhe pasqyron butësinë dhe gjallërinë e degëve të lara me shiun pranveror dhe të pastruara. Ai kërkon nga lexuesit e poezive të tij që ashtu sikur ai, t’i falin zemrën pranverës dhe të dëgjojnë melodinë e dashurisë së dallëndysheve dhe tingujt e vetmisë së ngrohtë të pëllumbave të dehur.

Aroma e pranverës, aroma e bimës së gjelbëruar, aroma e dheut

Degët e pastruara, të lara me shiun e të pastruara mirë

Qielli i kaltër reja e bardh

Fushat e gjelbëruara me shelqe ...

Me butësi ngadalë tani vjen pranvera

Lum për kohën ...

Po vjen pranvera dhe po arrin dalë ngadalë e me butësi. Poeti i ka zili gjendjes së kohës, pastaj paralajmëron zemrën e vet se nëse rrethanat kohore nuk janë të mira në mesin e kohës nuk sjell asgjë nga rrobat e bukura dhe nga mirësitë e tjera, përsëri këto nuk mund të bëhen shkak për vetmi dhe pikëllim. Duhet të fitohet suksesi dhe gëzimi nga koha dhe duhet dehur me pranverën.

Dëshpërim për ty nëse nuk vallëzon si lulja nga era e freskët

Dëshpërim për mua nëse nuk më deh rrezja e diellit

Dëshpërim nga ne nëse nuk fitojmë gëzime nga pranvera

Nëse nuk e thyen qelqin e pikëllimit për guri

Shtatë ngjyrat bëhen shtatëdhjetë ngjyra

Në një poezi tjetër pranverore të Faridun Mushiri, pranvera është simbol i kalimit nga koha e vështirë dhe e errët. Nga koha e cila kishte vështirësuar kushtet e të gjithë iranianëve dhe poetët nuk mund të flisnin ndryshe, përveçse me gjuhën e metaforës dhe me gjuhën simbolike. Ai pranverën dhe ardhjen e kësaj stine të bukur, e konsideron të vetmen rrugë për të kaluar nga padrejtësia e ish-regjimit Pahlavi. Faridun Mushiri në këtë poezi, i ka ofruar lexuesit të tij të gjithë ndjenjën dhe gjendjen e vet dhe me të gjithë qenien e tij, flet me lexuesin për ditët e errëta. Për ditët e errëta që sipas bindjes së Faridun Mushiri, me ardhjen e pranverës do të arratisen. Kjo poezi e Faridun Mushiri edhe pse është e mbushur me lot e gjak, por është faktor që jep forcë dhe shton aftësinë.

“Ne tani më i kemi zemrat dimër”, neve që tani më na është vyshkur kopshti dhe pranvera jonë dhe me të gjitha dhimbjet e mëdha dhe të vogla që kemi në zemër, i dalim në rrugë para luleve të sapoçelura të pranverës dhe fillojmë të qajmë me zemër të gëzuar, të qajmë me mall me të gjithë qenien tonë dhe i themi pranverës se ka shumë vite që në këtë fushë të tmerrit nuk është ngritur aroma e një luleje dhe as zëri i krahëve të një zogu duke fluturuar. I themi pranverës se nëpër këtë fushë kalon vetëm “hyjnia e së keqes” hapat e secilës janë vetëm goditje e tmerrit, frikës dhe barbarisë. Është një kuçedër që frymëmarrjet e shpeshta dhe helmuese të saj, shtojnë vetëm tym mbi tym. Mirëpo dije që ne nga larg me një përshëndetje, shpresojmë në pranverën:

Në pranverën që sapo vjen

Lulja e diellit të dëshirave tona

Sapo ka ngreh kokën nga shtresat e reve ziliqare

Ndoshta tani pëllumbat e shpresës

Krah pas krahu fillojnë të zbresin

Para agimit hedh lule

Në rrugë, era po djeg temjanin aromatik

Përshëndesim dallëndyshen, lulen dhe bimën e gjelbëruar

Pas grusht shtetit të 19 gushtit të vitit 1953, që ndodhi në Iran, shumë poetë iranianë ose në formë simbolike dhe të metaforës ose në formë shumë të qartë, brengat, dështimet dhe lodhjet e veta i trajtonin dhe i shprehnin në kuadër stinëve ose të ardhjes së festës së Novruzit. Mahdi Ekhavane Sales është njëri prej këtyre poetëve. Ekhavan Sales në përmbledhjen e poezive të tij, ka dy poezi të krijuara në dy kohë të ndryshme në lidhje me ardhjen e pranverës dhe të festës së Novruzit.

Mahdi Ekhavan Sales

Erdhi Novruzi dhe ne nuk kemi trazuar shtëpinë tonë për pastrim

Nuk kemi marrë dhe nuk kemi marrë pluhur

E shikuam që Novruzi ka ardhur me fat të zi

Nga pazemërsia e tij, e përzumë atë nga dera e shtëpisë

Ekhavan Sales është një poet që ka pas marrëdhëniet dhe ceremonitë e tij familjare dhe shoqërore dhe kjo mund të kuptohet edhe nga poezitë e tij, por ndjenja që është ulur në këtë poezi, është rënkim dhe pikëllim nga dështimi. Nga pikëpamja e kritikëve letrar, Ekhavan Sales është poeti më i dalluar i dështimit, pas grusht shtetit të vitit 1953 në Iran. Ai nuk është një poet që shikon natyrën dhe e përshkruan atë në përshtatshmëri me ndryshimin e stinëve. Ndjenja që ka ai nga jeta, shoqëria, familja dhe bota, është manifestuar në poezinë e tij.

Aq shumë pikëllim që zbret nga ai

Festa e Novruzit bie mbi kokën time si një gërmadhë

Ajo çfarë u tha deri me tani nuk do të thotë se të gjitha poezitë e Ekhavan Sales janë simbolike dhe politike. Edhe ai ashtu si çdo poet tjetër, ka edhe poezi jopolitike, lirika të dashurisë dhe përshkruese. Pranvera dhe larmia e bukuria e saj ngjyra-ngjyra, e mahnit edhe atë ashtu si çdo njeri tjetër dhe i jep pasion të dashurisë. Mahdi Ekhavan Sales në një prej poezive të tij pranverore, mahnitet me zogjtë që bisedojnë mes vete mbi degët e zhveshura të muajit esfand, ndërsa ai pyet se në këtë vend të mbyllur këta zogj çfarë vere e mesazhi të erës shkretinore kanë marrë që kanë humb qetësinë kështu dhe me gëzim po flasin dhe kuvendojnë? Zogjtë kanë përgjigjen e përgatitur në sqepin e tyre dhe thonë: pranvera është këtu afër, mbi bjeshkët të cilët janë mbuluar me dëborë dhe po duken sikur kanë veshur një pallto me krah të shkurtë.

Pranvera është atje hë, atje ku po i duket koka si një flakë në mes të tymit

Pranvera është këtu në zemrat tona, në këngët tona

Dhe fluturimi i dallëndysheve në atë shpatin e mbushur me re

Është mesazhi më i mirë se sa mijëra karvanë dhe lajmi më i bukur se sa mijëra lajme për ata që dëshirojnë të dëgjojnë

Pranvera në të menduarin e Muhamedreza Shafi’i Kadkani ka kaluar nëpër telat me gjemba dhe po rrjedhë nëpër njëmijë pasqyra. Ai në prag të pranverës dhe në shkretëtirat e errëta të natës, ligjëron në emër të trëndafilit të kuq që të zgjojë nga gjumi të gjitha kopshtet dhe t’i gjallërojë ato. Në mënyrë që pëllumbat e bardhë rishtazi të kthehen në folenë e tyre të përgjakur. Ai e dëgjon mesazhin e qartë të shiut dhe e shikon zjarrin e flakës sulfurore ngjyrë vjollce.  

Në atë breg, shiko:

Erdhi pranvera, ka kaluar nëpër tela me gjemba.

Sa i bukur është zjarri i flakës sulfurore të lule vjollcës

Është e rrjedhshme në njëmijë pasqyra.

Njëmijë pasqyra

Tani

Për të kënduar së bashku, zemra jote rrah me pasion.

Toka është e zbrazur nga rebelët;

Vetëm ti je vetëm.

Që të këndosh përsëri meloditë më dashurore.

Këndo në emër të trëndafilit të kuq dhe këndo me dashuri

Muhamed Reza Shafi’i Kadkani

Muhamed Reza Shafi’i Kadkani ka vështruar pranverën nga këndvështrime të ndryshme dhe në të gjithë poezinë e tij e ka lavdëruar atë. Ai e merr pranverën dëshmitare për të gjitha vështirësitë dhe ngjarjet e hidhura të jetës. Ai e konsideron pranverën si një burrë të madh dhe të moshuar. Një burrë i madh e plak i cili në gjoksin e tij mban shumë tregime nga kohërat e vështira dhe ngjarjet e hidhura, mirëpo me zemrën e tij me plotë shpresë, gjelbëron bimë me plotë shpresë në këtë tokë dhe e barrëson dheun gjithë andej.

Hapi dritaret që era e freskët

Ditën e lindje së luleve robinia

E feston,

Dhe pranvera,

Mbi çdo degë, skaj çdo gjethi,

Ka ndezur një qiri.

Janë kthyer të gjitha të dyzetat

Dhe kanë thirrur gjallërinë.

Rrugica e gjitha është mbushur me tinguj e melodi,

Dhe pema e qershisë,

Dhuratën e festës së luleve robinia

E ka bërë si lule tufë lule në prehrin e vet.

Hapi dritaret ...

Dhe besoje pranverën.