Populli iranian krenar në ndihmën besimtare për të prekurit Koronavirusi
(last modified Mon, 18 May 2020 21:45:22 GMT )
May 18, 2020 23:45 Europe/Tirane
  • Populli iranian krenar në ndihmën besimtare për të prekurit Koronavirusi

Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit, duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të shpirtit të solidaritetit, vetëmohimit dhe përpjekjeve gjithëpërfshirëse të popullit iranian për të ndihmuar nevojtarët, siç parashikoi Ajetollah Khamenei, do të jetë një kujtim i dashur i një Ramazani të paharrueshëm.

Për më shumë se pesë muaj, njerëzit në mbarë botën janë përballur me koronavirusin, një virus i ri dhe tepër i rrezikshëm. Deri më tani, miliona njerëz janë infektuar nga sëmundja, dhe për fat të keq më shumë se 300,000 prej tyre kanë vdekur. Mjekët kanë përsëritur vazhdimisht këshillat e tyre shëndetësore për t'i mbajtur njerëzit të sigurt nga virusi vdekjeprurës, dhe qeveritë kanë zbatuar rregullore të ndryshme. Nga ana tjetër, dëmi ekonomik i shkaktuar nga korona ka shkaktuar probleme të mëdha për shumë njerëz. Ata që në rrethana normale,  nuk kanë mundur të përballojnë shpenzimet e jetës tani janë në një situatë shumë më të vështirë. Me mbylljen ose reduktimin e përkohshëm të shumë ndërmarrjeve dhe fabrikave, shumë njerëz kanë humbur punën e tyre. Për shkak se një nga porositë kryesore të mjekësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit është ruajtja e distancës sociale, dhe veçanërisht qëndrimi në shtëpi, shumë pronarë të bizneseve nuk kanë pasur të ardhura për ca kohë. Ndërkohë, ekonomistët parashikojnë një të ardhme të zymtë për vendet e botës në të ardhmen. Në një situatë të tillë, megjithëse disa qeveri janë përpjekur të ofrojnë lehtësira për njerëzit në nevojë, është e qartë se këto masa nuk do t'i ndihmojnë shumë ata. Ndërkohë, ajo që materialisht dhe shpirtërisht mund të jetë ngushëlluese dhe shpresëdhënëse për viktimat e pandemisë, është ndihma e njerëzve.

Koronavirusi ka rritur varfërinë në vendet e botës

Në vendet perëndimore, pak a shumë, individë dhe qendra bamirësie punojnë për të ndihmuar të varfërit, por në këto rrethana të vështira nuk ka motivim të mjaftueshëm për ta. Por në vendet islamike, ku lidhjet më të forta sociale dhe emocionale dhe vlerat njerëzore islamike luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e njerëzve, motivimi për të ndihmuar grupet e varfëra dhe me të ardhura të ulëta është më i madh. Kjo dëshirë dhe ndjenjë e përgjegjësisë për të ndihmuar njerëzit e tjerë në nevojë është shumë më e madhe dhe më e dukshme gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të dashur, këshillohet shumë për të falur, për të ndihmuar të tjerët dhe për të dhënë iftar. Kështu, muaji i Zotit është bërë një faktor i rëndësishëm në ndihmimin e nevojtarëve dhe lehtësimin e vuajtjeve të të dëmtuarve, në këtë kohë kur koronavirusi ka prekur njerëzit e botës. Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, disa ditë para fillimit të Ramazanit shfrytëzoi rastin të thoshte: "Janë disa që, në këtë gjendje dhe në këtë situatë, vërtet kanë vështirësi për të përballuar jetën e tyre dhe nuk mund të menaxhojnë nevojat më normale të jetës së tyre; Njerëzit të cilët janë në gjendje dhe kanë mundësi duhet të fillojnë një aktivitet në shkallë të gjerë në këtë fushë ... Kjo është një nga gjërat që duhet të bëhet; Sidomos pasi kemi përpara muajin e Ramazanit. Muaji i Ramazanit është muaji i bamirësisë, muaji i vetëflijimit. Ky është muaji i ndihmës për të varfërit; Sa mirë do të ishte që të kryhej një manovër e gjerë në shkallë në vendi për të mirën e njerëzve dhe të të varfërve, dhe nëse kjo ndodh, do të lërë një kujtim të lumtur për Ramazanin e këtij viti ".

Thirrja e Ajetollah Khameneit për ndihmë besimtare ndaj të varfërve

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik bëri thirrje për të ndihmuar të varfërit nën moton e "ndihmës besimtare". Sepse besimtarët i ndihmojnë të tjerët me sinqeritet, me mëshirë, me bujari dhe me dëshirë. "Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)" (Sure Dharijat, ajeti 19). Për këtë arsye, njerëzit besimtarë, siç thotë Ajetollah Khamenei, respektojnë "rregullat". Kjo ndihmë është një hap mbi bamirësinë, sepse bamirësia nënkupton që njeriu ndihmon nevojtarët me diçka për të cilën njeriu nuk ka nevojë, por ndihma besimtare nënkupton ndarjen me nevojtarët të asaj që vetë personi ka nevojë dhe dëshiron. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në përkufizimin e kësaj ndihme shprehet: "Ndihma besimtare do të thotë të shoqërosh dhe ndihmosh vëllain besimtar në të gjitha çështjet. Kjo do të thotë se ndihma mendore, ndihma financiare, ndihma fizike dhe ndihma e nderit duhet të konsiderohet si detyrë e besimtarit".

Gjatë tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë kundër agresionit të ushtrisë së Sadamit në vitet 1980, populli mysliman i Iranit ka pasur një përvojë të suksesshme dhe të shkëlqyeshme në sakrifica dh vetëmohim duke ndihmuar njerëzit në nevojë, si dhe luftëtarët e islamit. Për këtë arsye, përkundër faktit se iranianët filluan të ndihmojnë nevojtarët që nga fillimi i koronavirusit, pas thirrjes së Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për mobilizimin publik për të ndihmuar të varfërit dhe viktimat e kësaj tragjedie katastrofike, ata u përgatitën për fushatën e ndihmës besimtare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Disa ditë pas direktivës së Ajetollah Khameneit për të rritur ndihmën për të prekurit nga kriza e  Koronavirusit, u mbajt një mbledhje me pjesëmarrjen e komandantit të Gardës Revolucionare Islamike, Ministrit të Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, si dhe zyrtarë të një numri institucionesh të përfshira në këtë punë të shkëlqyeshme. Në këtë takim, u vendos që të themelohet një qendër e quajtur "Kampi i Imam Hasan Moxhtaba (a.s)", në mënyrë që të planifikohen, koordinohen, bashkohen dhe zbatohen planet e këtyre institucioneve me qëllim që të organizohen ndihmat besimtare për të varfërit. Pjesëmarrësit në këtë kamp vendosën të mbulojnë 3.5 milion familje me ndihmën e tyre humanitare.

Pako ushqimore për të ndihmuar nevojtarët

Nga ana tjetër, shoqatat dhe bamirësit popullorë, të vegjël dhe të mëdhenj, kanë rritur aktivitetet e tyre, madje janë formuar grupe të reja për të ndihmuar nevojtarët. Nga ana tjetër, organizata të mëdha si Komiteti i Ndihmës Imam Khomeini dhe Organizata e Mirëqenies, me ndihmën e bamirësve, kanë rritur masën dhe shtrirjen e ndihmës së tyre për nevojtarët. Grupe dhe organizata bamirëse, me ndihmën e njerëzve që e konsiderojnë veten përgjegjës për të varfërit, dhurojnë me respekt sende ushqimore bazë në formën e paketave të jetesës. Kjo për shkak se Kurani i Shenjtë porosit me ngulm që ndihma për nevojtarët të mos shoqërohet me nënçmim dhe me ankthin e tyre mendor dhe të dëmtojë dinjitetin e tyre njerëzor. Një pikë tjetër e rëndësishme është të identifikohen njerëzit që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë, por të përmbahen nga shprehja e saj në mënyrë që të ruajnë reputacionin e tyre. Në suren El-Bekare, ajeti 273, lexojmë: (Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë në tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të raskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzisin njerëzit.   Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se All-llahu e di atë mirë.

Solidariteti me nevojtarët

Ajo që e bën më të dukshëm, më të rëndësishëm dhe të dobishëm vetëmohimin dhe solidaritetin e popullit mysliman të Iranit për të ndihmuar të prekurit financiarisht nga koronavirusi, është fakti se ky akt i lartë humanitar bëhet në një kohë kur sanksionet shtypëse dhe gjithëpërfshirëse të SHBA vazhdojnë. Edhe në kontekstin e përhapjes së koronavirusit, kjo qeveri hegjemoniste ka refuzuar të heqë ose reduktojë sanksionet ndaj Iranit. Por populli iranian, duke pasur parasysh theksin dhe inkurajimin e tyre fetar, dhe ndjenjën e përgjegjësisë dhe bujarisë, po bëjnë çmos për të lehtësuar problemet financiare të bashkatdhetarëve të tyre. Kjo sakrificë dhe ky solidaritet është një mesazh për qeverinë egoiste dhe arrogante amerikane se populli iranian, në çdo situatë, do të vazhdojë të qëndrojë dhe t'i rezistojë politikave prepotente dhe arrogante të SHBA. Gjatë viteve pas Revolucionit Islamik, populli i Iranit kanë dalë krenar nga shumë sprova të vështira dhe, edhe këtë herë, me ndihmën e përulur dhe besimtare ndaj bashkatdhetarëve të tyre që kanë vuajtur nga Koronavirusi, ky popull ka treguar se po kalon me sukses edhe këtë sprovë hyjnore dhe madje ka arritur të bëhet një model për kombet e tjera.

Tags