Një vështrim mbi lidershipin e Ajetullah Khamenei
(last modified Tue, 02 Jun 2020 21:12:36 GMT )
Qershor 02, 2020 23:12 Europe/Tirane
  • Një vështrim mbi lidershipin e Ajetullah Khamenei

Bota islame dhe populli i Iranit në vitin 1989, humbi një pirjes dhe një lider të madh, Imam Khomejnin (ra), themeluesin e Republikës Islamike të Iranit.

Bota islame dhe populli i Iranit në vitin 1989, humbi një pirjes dhe një lider të madh, Imam Khomejnin (ra), themeluesin e Republikës Islamike të Iranit. Imam Khomejni (ra) ishte një prijës i pashembullt i cili me udhëzimet që buronin nga mësimet e Islamit, krijoi rrugën për rrëzimin dhe shkatërrimin e ish-regjimit të korruptuar dhe diktatorial mbretëror nga ana e popullit të Iranit. Imam Khomejni (ra) gjithashtu përgjatë 10 viteve ka udhëhequr sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit në rrethanat më të vështira duke manifestuar kështu një shembull të një lideri fetar në epokën bashkëkohore. Pas vdekjes së Imam Khomejnit (ra), Ajetullah Khamenei po me atë maturi dhe autoritet u vendos në krye të sistemit të Republikës Islamike të Iranit.

Ajetullah Khamenei

Në ditët dhe vitet e para të lidershipit të Ajetullah Khamenei, shumë njerëz nuk besonin se ai do të mund të luajë një rol të rëndësishëm të ngjashëm me Imam Khomejnin (ra) në udhëheqjen e shtetit dhe do të mund të rezistojë përball komploteve të armiqve dhe stuhive të mëdha me të cilat përballej Revolucioni Islamik i Iranit. Nga pikëpamja e analistëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë, Revolucioni Islamik i Iranit pas Imam Khomejnit (ra) ndodhej në "rrugën e shkatërrimit". Agjencia e lajmeve Associated Press pas vdekjes së Imam Khomejnit (ra), në atë kohë kishte deklaruar: "Pas vdekjes së Khomejnit, përfundoi edhe Revolucioni Islamik i Iranit". 

Pavarësisht kësaj, nuk kaloi shumë kohë derisa këto ekspertë dhe analistë të çështjeve politike, e kuptuan se kishin dhënë një analizë të gabuar. Ajetullah Khamenei në postin e autoritetit më të lartë të Iranit, krijoi një lidhje të pashkëputur dhe të thellë me popullin iranian dhe qëllimet dhe idealet e Imam Khomejnit (ra) i vendosi në krye që prioriteteve të tij. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në fjalimin e tij të parë, para qytetarëve iranianë, deklaroi: "Ne kemi lidhur besë me Zotin e madhëruar që ta vazhdojmë rrugën e Imam Khomejnit (ra) e cila është rruga e Islamit dhe Kur'anit të shenjtë dhe rruga e dinjitetit të myslimanëve dhe nuk do të heqim dorë nga asnjë prej idealeve të përcaktuara nga ana e Imam Khomejnit":

Roli i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në neutralizimin e komploteve të armiqve dhe zhgënjimin e tyre gjatë atyre ditëve me plotë trazira dhe shqetësime, ishte shumë përcaktues. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me administrimin e matur të tij, të gjitha zemrat e shqetësuara dhe të brengosura në mënyrën më të mirë të mundshme, i drejtoi drejt brigjeve të sigurta të atij deti të trazuar dhe duke i dhënë një shpirt të freskët, dinamik dhe shpresëdhënës të gjithë shoqërisë iraniane, tregoi meritat e tij në nivelin më të lartë në të gjithë botën.

Ajetullah Khamenei kishte një prani aktive dhe një veprimtari të gjerë në zhvillimet para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Ai ishte një orator dhe shkrimtar me aftësi të mëdha dhe vazhdimisht bënte përpjekje të mëdha për realizimin e qëllimeve të Imam Khomejnit. Ajetullah Khamenei i kishte kushtuar tërë jetën e vet në rrugën e luftës kundër ish-regjimit mbretëror dhe ishte i njohur shumë mirë me vështirësitë dhe problemet e veprimtarisë revolucionare. Ai kishte një zotërim të gjerë mbi çështjet kulturore dhe mbi figurat e dalluara të fushave kulturore. Nga ana tjetër, prania e vazhdueshme dhe e gjatë e Ajetullah Khamenei në përgjegjësi dhe funksione të ndryshme shtetërore në Republikën Islamike të Iranit si në postin e presidentit, shtoi eksperiencën dhe zotërimin e tij në fushën e çështjeve ndërkombëtare dhe të brendshme të vendit. Imam Khomejni (ra) e konsideronte atë si njeri të merituar për t'i shërbyer popullit. Imam Khomejni (ra) ka thënë: "Më duhet të them se në të gjithë botën në mesin e presidentëve dhe mbretërve e personaliteteve të tjera shtetërore, nuk mund ta gjeni as një person si Ajetullah Khamenei që të jetë i zotuar ndaj Islamit dhe bazë e vullnetit të tij me zemër të jetë shërbimi ndaj popullit".

Parimisht lideri suprem në shtetin islamik është një person që zotëron shkencat fetare në nivel të duhur, që njeh në nivel të lartë rrethanat kohor, ka qëndrime të prera dhe është i devotshëm në besimin fetare i cili përcakton politikat kryesor dhe të mëdha të vendit në bazë të parimeve kryesore të Islamit. Aty ko problemet e ndërlikuara pengojnë progresin dhe zgjidhjen e çështjeve të vendit, ai si një autoritet që ka aftësi për vendimmarrje të qartë dhe të drejtë, ofron rrugëzgjidhje përfundimtare. Prandaj, nëse në shtetin islam anashkalohet çështja e udhëheqësit suprem dhe e Vilajeti Fakih, atëherë disa kapacitete të larta të fesë në administrimin e çështjeve të shoqërisë nuk do të tregoheshin në praktikë. Feja është një strukturë e bindjeve dhe mësimeve, mirëpo ai që koordinon çështjet shoqërore dhe politike ekzistuese në mësimet fetare dhe i bënë ato fuqishme për t’u zbatuar, është roli i rëndësishëm i udhëheqjes islamike. Pikërisht për këtë arsye, në periudhën e fundit dhe sidomos gjatë dekadave të kaluara, shkaku kryesor i konfliktit të fuqive arrogante me Revolucionin Islamik, ka qenë rreth boshtit të sistemit shtetëror dhe udhëheqjes.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar në pavarësinë e vendit në të gjitha aspektet. Ajetullah Khamenei pavarësinë kulturore e konsideron më të rëndësishme se sa pavarësia politike dhe ekonomike dhe insiston në këtë çështjeje se duhet të ecim drejt pavarësisë së plotë ekonomike. Në këtë kuadër, Ajetullah Khameni gjatë udhëheqjes së tij prioritet ka vendosur politikën jo lindjes jo perëndimit, mbështetjen ndaj popujve të shtypur dhe të privuar, unitetin dhe solidaritetin sa më të madh në botën islame, zhvillimin e kapaciteteve të brendshme dhe progresin e rinisë. Nga ana tjetër, përkushtimi i liderit suprem të Revolucionit Islamik ndaj çështjes së arsimit, ka krijuar rrethanat e duhura për progres. Ajetullah Khamenei beson se funksioni i shkencës është krijimi i fuqisë. Pikërisht për këtë arsye, duke u njohur me dituritë dhe shkencat moderne shkencore në botë dhe duke u mbështetur në aftësinë e elitës dhe studentëve të rinj, ka krijuar një revolucion shkencor dhe ka mbështetur në të gjitha aspektet materiale dhe morale institucionet shkencore. Rezultat i këtij përkushtimi, është progresi i madh i arritur në fushën e shkencave teknologjike, shkencës dhe teknologjisë atomike, shkencave ajrore-hapësinore, shkencave mjekësore, bioteknologjike, nano dhe qelizave fondamentale që konsideron suksese shumë të mëdha shkencore. Progresi dhe sukseset e shumta të Iranit në sferën e shkencës dhe teknologjisë atomike siç është themelimi i qendrave atomike në Esfahan, Natanz, Arak, Bandarabas, Fordo dhe prodhimi i gjeneratës së dytë, të tretë etj., të centrifugave për pasurimin e uraniumit; konsiderohen simbole dhe potenciale të larta të gjeneratave të reja iraniane të cilat janë realizuar nën udhëheqjen e Ajetullah Khamenei dhe kjo tregon se kur vullneti i një populli të lirë dhe të pavarur përkushtohet në një çështjeje, monopolet dhe pengëzat fizike dhe psikologjike të fuqive arrogante dhe hegjemoniste nuk mund ta thyejnë kurrë vullnetin e popujve.

Në periudhën aktuale rileximi i sjelljes së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në përballje me përhapjen e virusit Korona, ka rëndësi të madhe. Publikimi i mesazheve vizuale dhe mbështetja morale ndaj personelit mjekësor, takimi i me kryetarin e Akademisë së Shkencave Mjekësore, mobilizimi i të gjitha institucioneve nën drejtimin e lidershipit për të ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë, respektimi i udhëzimeve higjienike dhe mjekësore, sugjerimet për respektimin e udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë nga të gjithë qytetarët, përkushtimi ndaj Zotit dhe faktorit spiritual si zgjidhës i problemeve; përbëjnë vetëm një pjesë të veprimeve dhe iniciativave të marra nga ana e liderit suprem të Revolucionit Islamik për zgjidhjen dhe tejkalimin e kësaj krize. Dr. Nemeki, ministri i shëndetësisë, duke vë në dukje iniciativat dhe mbështetjet e Ajetullah Khamenei në fushën e përballjes me virusin Korona, ka thënë: “Mbështetjen më të prerë, më të fuqishme dhe më shkencore ne e kemi marrë nga ana e liderit suprem të Revolucionit Islamik. Vetë personaliteti i matur dhe prania e tij është mbështetja më e madhe e Republikës Islamike të Iranit. Ajetullah Khamenei ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj për mua gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ky burrë i madh me maturinë e vet të lartë, qëndroi përkrah neve dhe udhëzimet e shtabit të shëndetësisë i konsideroi të obligueshme për t’u zbatuar dhe kjo ishte diçka shumë e rëndësishme”.

Prej karakteristikave interesante të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit është zotërimi i disa çështjeve të veçanta të cilat duken se një islamolog i dalluar ose një politikat shumë aktiv, nuk u kushton atyre shumë vëmendje. Ajetullah Khamenei gjithashtu ka një pasion dhe interes shumë të madh për poezinë dhe letërsinë persiane dhe nganjëherë merr pjesë edhe në takimet e poetëve. Ai përveç pasionit dhe dëshirës ndaj veprave poetike të poetëve të njohur persian, edhe vet krijon poezi. Pasioni ndaj artit dhe shoqërimi me artistë të ndryshëm është prej karakteristikave të tjera interesante të tij. Natyrisht lideri suprem i Revolucionit Islamik në disa fusha të artit është edhe kritikë dhe njohës shumë i mirë. Ajetullah Khamenei nuk neglizhon as sportin dhe përveç që merret me sportet ditore, nganjëherë shkon edhe në lartësitë e Alborzit dhe merret edhe me alpinizëm.

Pavarësisht faktit se ka një personalitet emocional dhe spiritual, kur të bëhet fjalë për mbrojtjen e vendit dhe dinjitetit e krenarisë së botës islame, Ajetullah Khamenei ka një moral shumë rezistues që nuk pranon kompromis dhe me qëndrime të prera shtyp çdo lloj politike dhe komploti të armikut. Një analist i çështjeve të sigurisë kombëtare në Universitetin Stanford të Amerikës në një artikull të tij duke folur për sanksionet e perëndimit dhe shtimin e presionit kundër Republikës Islamike të Iranit gjatë viteve të kaluara, shkruan: “Khamenei përball këtyre presioneve nuk do të dorëzohet”. Tani populli i Iranit nën udhëheqjen e matur dhe të urtë të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, përveç se posedon një forcë parandaluese dhe mbrojtëse ushtarake përball çfarëdo lloj kërcënimi duke përfshirë edhe ato kërcënime të Amerikës, duke zhvilluar faktorët kryesor të fuqisë, tani ndodhet në prag të shndërrimit në një fuqi ndërkombëtare.

Ajetullah Khamenei përgjatë 31 viteve të udhëheqjes së shoqërisë revolucionare të Iranit, ka dëshmuar se është një lider me maturi dhe zgjuarsi të lartë dhe populli i Iranit gjatë baticave dhe zbaticave të ndryshme, mund të mbështetet te ai si pasues i vërtetë dhe i merituar i Imam Khomejnit (ra). Tani të gjitha ata të cilët e kanë vështruar nga afër Iranin Islamik, pohojnë se nën dritën e maturisë dhe zgjuarsisë së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ndjenjat dhe aftësitë e shkëlqyeshme të popullit të Iranit janë drejtuar në fushat e rindërtimit dhe zhvillimit të Iranit dhe sferat e brendshme dhe ndërkombëtare janë shënuar suksese për çdo ditë e më të mëdha.