Speciale në përvjetorin e vdekjes se hazretit Ahmed bin Musa Shahçerag
(last modified Sun, 28 Jun 2020 14:08:47 GMT )
Qershor 28, 2020 16:08 Europe/Tirane
  • Speciale në përvjetorin e vdekjes se hazretit Ahmed bin Musa Shahçerag

Varri i Ahmed bin Musa, i njohur me emrin Shahçerag ndodhet në qytetin Shiraz. Ky varr është zbukuruar shumë dhe vala e dashamirësve të mauzoleut të ndritur të Ahmed Bin Mousavi të rikujton imam Rezain (as).

Mauzoletë e ndritur të imamëve dhe fëmijëve të brezit të tyre që janë pasardhës të Ehli Bejtit të Profetit (savs), që në kohë të lashta kanë qenë vende pelegrinazhi dhe faljeje. Këto vende të shenjta janë vendet më të përshtatshme për pelegrinazh, faljen e namazit, lutje dhe shprehjen e nevojave për Zotin e Plotfuqishëm dhe pelegrinët në këto vende krijojnë lidhje të fortë me perëndinë. Mauzoleu i ndritur i Ahmed Bin Musa, i njohur me emrin Sejedul Saadat dhe Shahçerag, është një prej këtyre vendeve. Ahmed Bin Mousavi, është djali i imam Musa Kazemit  (as) dhe vëllai i imam Rezait(as). Këto ditë tek mauzoleu i tij spikatin dritat dhe ndriçimi duke pritur një numër të madh pelegrinësh nga i gjithë vendi. Sivjet mauzoleu i Ahmed bin Musa ashtu si shumë vende të shenjta në vend prej mëse 2 muaj kanë qenë të mbyllur për pelegrinët. Por aktualisht prej disa ditësh dyert e tij janë hapur për dashamirësit e Ehli Bejtit dhe njerëzit duke respektuar distancën sociale kanë shkuar për të vizituar këtë mauzole të ndritur.

Këto ditë edhe zemrat tona janë të lidhur me pelegrinët e këtij mauzoleu të ndritur dhe shprehim përshëndetje për Ahmed Bin Musa dhe themi: O zotëria im, o fëmijë e Profetit të Zotit (savs). Kam ardhur tek mauzoleu yt që me ndihmën tënde të afrohem tek Zoti i Plotfuqishëm. Përshëndetje për ty o djalë i Musa Kazemit (as). Përshëndetje për atë që ishte zotëri në fisin e vet, i shtrenjtë për të afërmit dhe i urtë në faljen e pasurisë dhe kapitalit, ishte i përkushtuar në fe dhe sheriat. Përshëndetje për atë që në rrugën e Zotit liroi me mijëra robër dhe në formë të pastër ndoqi fenë e Zotit dhe u fal në rrugën e Zotit.

Nëna e Ahmed Bin Musa është e njohur me emrin Em-Ahmed. Ajo është bashkëshortja e imam Musa Kazemit, një grua e sakrificës dhe e përkushtuar. Mbi Em-Ahmed është shkruar se ajo ishte një grua e ditur, sakrifikuese dhe e shtrenjtë pranë imam Kazemit(as). Ajo është nëna e Ahmedit, Muhamedit dhe Hamzait. Këta tre djem të brezit të imamit të shtatë ishin përkrahësit më të denjë të vilajetit dhe imametit dhe në këtë rrugë të ndritur kanë bërë përpjekje dhe shërbime të shumta dhe në fund janë martirizuar. Me padyshim nënat kanë rol të madh në edukimin moral dhe fetar të fëmijëve të tyre. Në histori vëmë re se burra të mëdhenj kanë dalë nga nëna të pastra, të sakrificës dhe të ditura. Ahmed Bin Musa ishte nga brezi i imamit të shtatë i cili në edukimin e Em-Ahmed, mori edukimin e duhur dhe më të bukur të kohës. Sheik Mofid lidhur me Shahçerag shkruan: Ahmed bin Musa ishte një burrë i madh dhe urtë dhe babai i tij hazreti Musa Kazem (as) e dontë shumë atë. Ai ishte ai burrë që fali të gjithë pasurinë e tij me gjithë zemër. Sheik Mofid gjithashtu shkruan: Ahmed bin Musa (sa) ishte një burrë i lartë, me virtyte dhe i devotshëm dhe pas Ali Bin Musa al-Reza mbante pozitën më të lartë pranë babait të tij.

 

Në atë periudhë imam Musa Kazemi (as) dhe fëmijët e tij të Ehli Bejtiut, përballeshim me kufizime të shumta nga ana e pushtetit Abasi. Abasitët që ishin pasardhës të Abasit, xhaxhait të Profetit (savs), ishin të etur për pushtet dhe ishin të korruptuar. Ata nuk kursenin asnjë kufizim dhe padrejtësi kundrejt familjes së Ehli Bejtit. Në histori thuhet se në periudhën abasite, situata kulturore ishte në gjendje shumë të rëndë dhe në sistemin e pushtetit ishte përhapur shumë degjenerimi. Ata i kishin inkurajuar njerëzit drejt degjenerimit dhe kishin kirjuar kushtet e nevojshme duke hapur kumarin, klubet e pijeve alkoolike, afrimin me shërbëtoret, etj. Nga ana tjetër familja e Ehli Bejtit i inkurajonte njerëzit në islamin e vërtetë dhe në rrugën e drejtë. Myslimanët e vërtetë që ishin të përkushtuar ndaj Ehli Bejtit, ngacmoheshin dhe dhunoheshin nga abasitët dhe për këtë imam Musa Kazemi, ndjekësit e tij dhe fëmijët e tij kanë përdorur cdo mundësi për të drejtuar njerëzit. Ata me sjelljen e tyre të denjë dhe shembullorë kanë treguar rrugën e drejtë dhe zemrat i kanë inkurajuar në rrugën e ndritur të Zotit.

Ahmed bin Musa ishte një prej njerëzve me ndikim i cili në sjellje dhe veprim i inkurajonte njerëzit në rrugën e drejtë. Ai inkurajonte njerëzit që t’i falen Zotit, të jenë sakrifikues, të denjë dhe të devotshëm në rrugën e drejtë. Personaliteti i tij ishte aq i madh saqë pas martirizimit të imam Musa Kazemit(as) ai afroi pas vetes së tij një numër të madh njerëzish. Një prej karakteristikave të tij ishte parimi i tij në besimin në Zot dhe ndjekjen e vilajetit.

 

Të gjithë në xhami ishin mbledhur rreth Ahmed bin Musa, djalit të imam Musa Kazemi. Ata vajtonin për martirizimin e imam Musa Kazemit nga dora Harun al-Rashid. Njerëzit kujtonin se pas martirizimit të imam Musa Kazemit, ai që do të zinte vendin dhe do të vazhdonte imametin ishte pikërisht djali i tij Ahmedi. Për këtë arsye ata e kanë ndjekur Ahmedin si imam. Ahmed bin Musa gjithashtu është ndjekur nga banorët e Medinës. Në kohën kur të gjithë kujtonin se Ahmedi do të ishte vazhduesi i imametit, ai u ngjit në menbar dhe në një hytbe tha: Tani që ju të gjithë më ndiqni mua, unë vetë jam ndjekës i vëllait tim Ali bin Musa al-Reza (as). Duhet ta dini se pas babait tim, vëllai im Aliu (as) është imam, kalif dhe vali i Zotit. Nga ana e Zotit dhe Profetit (savs), për mua dhe ju është obligim që t’i bindemi atij. Pas kësaj ai njohu të pranishmit me virtytet dhe karakteristikat e larta të vëllait të vet. Më pa një grup i njerëzve të pranishëm së bashku me Ahmedin shkuan pranë imam Rezait(as) dhe të gjithë lidhën besën me imametin e tij. Pozita e lartë dhe e pranueshme që kishte Ahmed tek populli nuk u bë shkak që ai të mbulonte të vërtetën. Ai ishte në kulmin e beismit dhe sakrificës. Ai duke treguar diellin e drejtimit, tregoi se ishte një prej fëmijëve të denjë të imam Kazemit dhe një prej shërbëtorëve të vilajetit të shenjtë. Kur vuri re këtë virtyt imam Rezai(as) u lut për vëllain e tij Ahmedin dhe tha: O Ahmed duke qenë se nuk ke fshehur të vërtetën, Zoti të vlerësoftë në këtë botë dhe në ahiret.

 

Një tjetër karakteristikë e Ahmed bin Musa, ishte mbrojtja e rrethit të vilajetit dhe lëvizja në drejtim të imam Rezait(as) për ta ndihmuar atë. Në atë kohë me arsyetimin dhe logjikën e imam Rezait(as) u eliminuan devijimet e pushtetit dhe bindjet e gabuara të kohës dhe u bë e qartë falsiteti i pushtetit të kohës dhe njerëzit për çdo ditë e më shumë u njohën me islamin e vërtetë. Me anë të imam Rezait(as) publikohej shteti i shenjtë dhe nga ana tjetër zbulohej fytyra e  vërtetë e kalifatit Abasit. Mamuni i cili ishte shumë hileqar, për të ulur zemërimin e myslimanëve dhe për të forcuar kalifatin e vet, vilajetin ia dorëzoi imam Rezait(as). Ai përkundër dëshirës së imam Rezait(as) atë hazret nga Media e transferoi në Tus ( afër qytetit Mashhad në verilindje të Iranit) dhe atij i dha pozitën e vilajetit. Hazreti Ahmed bin Musa, në atë vite së bashku me fëmijët e vëllait të vet, të afërmit dhe shiitët që numëroheshin 2-3 mijë njerëz, nga Iraku shkoi për në qytetin Tus. Ata kur kalonin nga çdo qytet, shtoheshin në numër dhe disa historianë thonë se numri i ndjekësve të Ahmed bin Musa ishte 15 mijë njerëz. Ata donin të takoheshin me imam Rezain(as). Mamuni i cili me gjithë shpirt ishte përkushtuar në përballjen me personalitetin e lartë të imam Rezait(as) kishte hasur në bllokadë dhe ishte shumë i shqetësuar nga rritja e numrit të ndjekësve të atij hazreti dhe për këtë e martirizoi imam Rezain (as) me helm. Pas kësaj ai mori pjesë në ceremoninë e zisë së martirizimit të atij hazreti. Mamuni më vonë u tmerrua nga Ahmed bin Musa dhe 15 mijë ndjekësit e tij dhe për këtë u dha urdhër të gjithë qyteteve që të pengojnë lëvizjen e tij. Kudo që të shihni lëvizjen e Bin Hashemit, parandalojeni lëvizjen dhe ata ose kthejini në Media ose vritini.

Për këtë arsye karvani i Ahmed bin Musa u rrethua dhe u bllokua në qytetin Shiraz. Në të kohë Ahmed bin Musa u njoftua për martirizimin e imam Rezait (as). Ai mblodhi ndjekësit e tij dhe tha: Këta kanë si synim që të derdhin gjakun e bijve të Ali bin Ebi Talebit(as). Çdokush prej jush që dëshiron të kthehet ose ka gjetur një rrugë për të ikur, mund të ikë, mirëpo unë nuk kam rrugë tjetër veçse të kryej xhihad kundër këtyre dhunuesve. Të gjithë vëllezërit dhe ndjekësit e Ahmed bin Musa, deklaruan se do ta ndjekin atë në këtë xhihad. Ai u lut për ata dhe tha: Pra bëhuni gati për luftë. Ai luftoi disa herë me ushtrinë abasite dhe ata të cilët nuk kishin fuqi që të përballeshin me trimërinë e Ahmed bin Musait, me dredhi dhe hile e martirizuan Ahmed bin Musain. Ata ishin aq shumë të mërzitur dhe irrituar me Ahmed Musa Kazemin saqë edhe pas martirizimit të tij dhunuan trupin e atij njeriu të madh. Trupi i Ahmed bin Musait u gjet pas disa vitesh dhe në vendin ku është gjetur është ngritur një mauzole që sot pret pelegrinë dhe dashamirës të shumtë.