Islami zgjedhja ime
Sipas gazetës New York Times, “disa hulumtime tregojnë mbi përhapjen e shpejtë të Islamit në Amerikë, një fakt që ka shqetësuar ekstremistët kundër Islamit në Amerikë”. Ky raport është një shembull i një raporti që tregon për globalizimin e Islamit dhe nevojës për të studiuar atë nga afër.
Edhe pse Islami në shumë media është paraqitur si fe e dhunës, megjithatë përhapja e tij shënon rritje çdo ditë e më shumë. Ajo që ka nxitur të sapo konvertuarit në Islam të interesohen më shumë për Islamin ka qenë mohimi i martesave me emigrantët myslimanë. Sean Christopher Stone, mysliman i sapo konvertuar i cili ka studiuar historinë dhe është rritur në një familje hebreje-krishtere. Ai është djali i Aljor Stone, regjisor i njohur amerikan. Ai e ka pranuar fenë islame për të jetë më të mirë dhe ka thënë se është fe më objektive. Në këtë emision do të flasim mbi pikëpamjet e të sapo konvertuarit në Islam Sean Christopher Stone. Ju lutemi të na ndiqni.
Sean Christopher Stone është aktor, regjisor dhe redaktor amerikan. Ky regjisor amerikan në ditët e 33 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, udhëtoi në Iran për të marrë pjesë në konferencën me titull “Hollivudi dhe Kinemaja”. Ai vuri në dukej atmosferën shpirtërore që mbizotëron në vend dhe unitetin e myslimanëve dhe për të ky udhëtim ishte një mundësi e mirë për jetën e tij i cili mori pjesë në zyrën e Ajetollah Naseri në Esfehan ku edhe aty pranoi islamin. Ai Islamin e konsideron si fe të fundit më të kompletuar hyjnore. Ai beson se besimi në një Zot është një forcë e jashtëzakonshme që i jep një personi një lloj të pushtetit shpirtëror për të krijuar identitetin dhe për të duruar vështirësitë e njeriut. Stone këtë fuqi shpirtërore e ka përjetuar me thënien e shehadetit. Ai në lidhje me këtë thotë: “Në momentin kur kam pranuar Islamin kam ndjerë një ëmbëlsi shpirtërore. Në fakt ai moment më dha energji pozitive dhe të pastër. Unë ndjejë se kamë krijuar një lidhje më veçantë me Zotin”. Ai më tej ka shtuar: “Feja islam krijon lidhje të pastra mes Zotit dhe njeriut dhe në fakt në këtë fe ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis Zotit dhe njeriut ku një gjë e tillë është tejet e bukur dhe e mrekullueshme. Unë besoj se Islami është vazhdim i misionit të profetëve të Zotit nga hz. Ibrahim (as) deri tek hz. Isa (as). Hz. Isa (as) dhe hz. Muhammed (s.a.v.s) janë pasues të sheriatit të hz. Musa (as). Unë gjithmonë kam qenë kureshtar të dijë për ekzistencën e Zotit dhe me pranimin e Islamit kam gjetur të vërtetën. Gjatë thënies së shehadetit kamë pranuar se Zoti është Një dhe Muhammedi është i dërguari i Tij. Në fakt, Profeti Muhammed (s.a.v.s) ka qenë vazhdues i linjës së profetëve tjerë”.
Hz. Ali (as) një personalitet i madh dhe i pashoq në historinë e Islamit ka qenë gjithmonë falënderues dhe admirues bile edhe për ata të cilët nuk i besonin imametit të Aliut (as) ai ka gëzuar një pozitë të lartë. Mikhail Naima, autor, dijetar dhe mendimtar i njohur arab i krishterë në lidhje me Imam Aliun (as), thotë: "Nuk ka rëndësi se sa shkrimtar apo historian gjenial të jetë dikush, privilegjin e cakton burrëria dhe zemërgjerësia e njeriut. Këto karakteristika i përmbante Imam Aliu (as). Edhe pse ka kaluar një periudhë e gjatë nga vdekja e tij, por nëe dëshirojmë të analizojmë një mënyrë të rregullt të jetesës, duhet të shohim metodat dhe mësimet të cilat i ka zbatuar ai". Stone gjatë kohës së studimit ët fesë islame u njoh me personalitetin e Imam Aliut (as) dhe atë e morri si model të kompletuar për një njeri ose një mysliman dhe vendosi të marrë emrin e tij. Ai thotë: "Emri Sean është sipas zhargonit, Christopher është emir im i krishterë, Stone është emër herbej që e kam trashëguar nga I ati im që ishte hebrej dhe Ali është emri im shpirtëror që simbolizon drejtësinë e hz. Ali (as). Unë nuk do t'i përkulem askujt tjetër përpos Zotit. Drejtësia, besnikëria e tij ndaj Profetit Muhammed (s.a.v.s.), mençuria, trimëria dhe tiparet e tij më kanë tërhequr mua dhe tashmë jam shumë i kënaqur që kam gjetur rrugën e drejtë".
Stone beson se të gjithë duhet të fillojnë të studiojnë fenë islame. Ai thotë se Islami është një fe që është bazuar në natyrën e njeriut. Ai thotë: "Në fakt, Islami është një fe i cili kënaq zemrat tuaja. Islami është feja më e lirë dhe fe që kërkon nënshtrim vetëm ndaj Zotit. Të krishterët shkojnë në kishë një herë në javë, kurse myslimanët i luten Zotit çdo ditë".
Përplasja me myslimanët dhe çështja e islamofobisë në botën perëndimore nuk është një dukurie e re. Kjo ka rrënjë historike dhe është reagim ndaj përhapjes së Islamit. Nga ana tjetër, Islami me bukurinë e tij ka qenë në gjendje gjithmonë të tërheq njerëzit dhe ka fituar zemrat e tyre. Myslimanët e ri pas pranimit të Islamit përballen me probleme të shumta. Stone pas konvertimit në Islam është përballur me kritika dhe reagime të shumta negative dhe të paarsyeshme. Ai në lidhje me këtë thotë: "Tek unë nuk zgjojnë kureshtje reagimet e frikshme të dikujt dhe nuk mendoj se islamofobia është e ngulitur thellë". Sean Ali Stone në lidhje me kërcënimet dhe armiqësitë ndaj tij pasi që është bërë mysliman, thotë: "Fillimisht njerëzit me që tani kam pranuar Islamin, pyetjen e parë që ma bëjnë është, a jam bërë terrorist? Reagimi i parë i njerëzve vërtetë është negativ. Njerëzit me të cilët kisha punuar më parë janë habitur me faktin ë kam zgjedhur fenë islame. E dija se në Amerikë një gjë e tillë nuk do të pritej mirë, por megjithatë nuk qëndrojë edhe keq. I them këto gjëra ngaqë i kam dëgjuar ato nga njerëzit që janë plotësisht kundër Islamit. Ata harrojnë se Muhamed Ali ishte një mysliman dhe askush nuk e quajti atë terrorist".
Sean Ali Stone përkundër të gjitha komenteve dhe kritikave, ai është i gatshëm t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve që kanë të bëjnë me pranimin e Islamit nga ai. Ai thotë se është duke përjetuar një armiqësi raciste dhe shumë njerëz të Hollivudit kanë refuzuar të punojnë me të sepse ai ka pranuar fenë islame. Ai thotë se të gjithë ata që kanë kundërshtime në lidhje me këtë çështje, i përgjigjem me këtë pyetje: "Nuk ka Zot tjetër përpos All-llahut dhe Muhammedi është i dërguari i Tij".