Islami zgjedhja ime
Hollivudi dhe atmosfera që mbretëron në të është mjaftë e qartë për të gjithë. Nxitja e korrupsionit, imoralitetit dhe e mësimeve anti-fetare përmes prodhimeve të Hollivudit kanë arritur kulmin. Sot sionizmi dhe perëndimin e përdorin kinemasë si në instrument për realizimin e ideve të tyre dekadente dhe përpiqen që me kulturën e tyre të degjeneruar të depërtojnë dhe të ndikojnë tek opinion publik, veçanërisht tek të rinjtë.
Një pikë e rëndësishme në lidhje me këtë çështje është se një nga regjisorët e kësaj fushe me emrin Fesadalud, i cili duke parë agresionin e mediave perëndimore, ka pranuar fenë islame. Ndoshta një veprim i tillë i tij ka ndikuar në përhapjen e mesazhit real të kulturës islame nëpër botë, gjë që ka penguar në masë të madhe atmosferën e islamofobisë që mbretëron në Hollivud. Në ajetin 32 të sures Toube, Zoti ka thënë: " Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë". Sot armiqtë e Islamit janë të tronditur me valën e zgjerimit të Islamit në botë dhe janë duke përdorur çdo mjet për të ndalur këtë hov, por ata nuk janë në dijeni të fuqisë së Zotit. Sot Shan Ali Stone është manifestim i ndikimit të islamit në vend të mosbesimit dhe i ka dhënë një alarm të fortë atyre që mundohen të përhapin islamofobinë. Në këtë emision do të njihemi me pikëpamjet e këtij personi i cili sapo ka pranuar fenë islame. Ju lutemi qëndroni me ne!
Shan Ali Stone sapo ka prnauar Islamin dhe është duke bërë përpjekje që të dëshmojë para njerëzve një imazh të mirë ashtu siç i duhet një myslimani. Ai ka thënë se ashtu sikurse edhe profeti i nderuar i Islamit Muhammedit (s.a.v.s) kishte thënë se islami është vazhdimësi e fesë së cilës i përkiste edhe Ibrahimi, edhe ai duke e njohur realitetin e Islamit, ka thënë se unë i kam takuar fesë së Ibrahimit por tani kam kompletuar fenë time. Ai ka deklaruar se mund të jetë një mysliman i kompletuar. Më parë ai kishte dëgjuar fjalë jo të mira për Islamin, për arsye se fenë islame e kishin prezantuar para tij si fe e diktaturës, por pasi kishte lexuar Kur'anin dhe kishte hapur disa herë dialog për fetë, ai ishte bindur se ato fjalë të këqija për Islamin ishin të kota dhe Islami ashtu sikurse edhe feja hebreje dhe krishtere nuk është fe e dhunës.
Shan Stone i cili është një regjisor dhe aktor i njohur amerikan ka luajtur në disa filma të babait të tij Oliver Stone. Ai ka thënë se Hollivudi si qëllim kryesor ka ndikimin nëpër familje dhe shoqëritë dhe çdo film ka mesazh të fshehtë. Ai ka deklaruar shumë simbole të njohura amerikane shumë herë kushtëzohen nga shefat e kompanive filmike dhe padyshim se ata mundohen të ndikojnë tek mendjet e njerëzve dhe shikuesve për ta ndryshuar mendjen ndaj politikanëve dhe ata të cilët i udhëheqin ata. Stone në lidhje me ndikimin negativ të industrisë së filmit në familje, thotë: "Në Perëndim, qëllimi kryesor është që burri dhe gruaja të kenë marrëdhënie të ftohta dhe të mos e kuptojnë kurrë njëri-tjetrin dhe gjithmonë në filmat e shfaqur para publikut, marrëdhëniet mes burrit dhe gruas janë gjithmonë të ftohta. Ajo që shohim në këto shoqëri është një sëmundje psikologjike që është prezentë tek gratë dhe burrat dhe ata janë duke vuajtur për shkak të paradokseve në hapësirën kozmike dhe në natyrën e brendshme të tyre".
Perëndimi ka përcaktuar qëllimet afatshkurtra për të kufizuar kënaqësitë e njerëzve dhe është duke promovuar vlera anti-njerëzore. Medita perëndimore shfaqin materiale vetëm për t'i kënaqur njerëzit për një moment të caktuar, ndërsa më pas ata të vuajnë nga shumë probleme. Shan Stone thotë se në perëndim truri i njeriut ëshët duke u shpërlarë në masë të madhe dhe popujt atje janë në kërkim të kënaqësive afatgjata. Ata i kanë mësuar njerëzit të jenë vazhdimisht në kërkim të parasë dhe janë duke përhapur dhunë në mënyrë ekstreme. Ata hartojnë filma vizatimorë dhe karikatura të ndryshme për të ndikuar tek jeta e fëmijëve.
Shan Stone në lidhje me personalitetin e Ajetollah Khamenei, Liderit suprem të Revolucionit islamik, thotë: "Në Perëndim fjalimet e tij nuk arrijnë, por fjalia që ishte thënë para disa kohësh nga ai që asnjë lider i botës nuk e thotë atë fjali. Ai kishte thënë se njerëzit janë fytyra e Zotit në tokë. Zoti ë gëzoftë atë për këtë fjalim. Ajetollah Khamenei vazhdimisht ka potencuar se njerëzit në Perëndim janë të shqetësuar dhe të dëshpëruar. Cili është dallimi mes njerëzve dhe kafshëve, kur tani qeniet njerëzore në Perëndim janë në gjendje për të vrarë njëri-tjetrin dhe kapitalizmi është një sistem i cili nxit vrasje dhe dhunë dhe për fat të keq Stone thotë se njerëzit në Perëndim janë duke u përballur me një fenomen të këtillë çdo ditë.
Një pikë të cilën feja islame vazhdimisht i ka kushtuar rëndësi dhe shumë studiues të botës islame kanë folur për të është respektimi i njerëzve të të dyja gjinive. Për fat të keq kultura perëndimore po bën përpjekje të promovojë një politikë e cila e paraqet Islamin si dështim për të trajtuar këtë çështje. Sot në shoqëritë perëndimore, veçanërisht në vendet post-industriale të Evropës Perëndimore dhe Amerikës Veriore gjendja është e tillë ku shumë të rinj janë duke përqafuar fenë islame. Kohë me parë Edoardo Agnelli djali i i shefit të kompanisë Fiat në Itali dhe tani Shan Ali Stone djali i një artisti të mirënjohur botëror amerikan përballen me sfidat e kulturës kapitaliste të vendeve perëndimore.