May 18, 2024 16:11 CET

Pesë vite pas shfaqjes së parë të filmave vëllezërve Lumière në "Grand Coffee" të Parisit, më 8 korrik të vitit 1900, Mozaferdin Shah, mbreti i pestë i dinastisë Ghaxhari të Iranit, për herë të parë bëri një udhëtim në Evropë dhe në Francë u njohë me fenomenin kinematografisë.

Pesë vite pas shfaqjes së parë të filmave vëllezërve Lumière në "Grand Coffee" të Parisit, më 8 korrik të vitit 1900, Mozaferdin Shah, mbreti i pestë i dinastisë Ghaxhari të Iranit, për herë të parë bëri një udhëtim në Evropë dhe në Francë u njohë me fenomenin kinematografisë. Mozaferdin Shah menjëherë e emëroi Mirza Ebrahim Khan Akasbashi përgjegjës për të blerë dhe siguruar mjetet dhe pajisjet e nevojshme për kinematografin. Ai gjithashtu në udhëpërshrimin e tij ka shkruar: "Kinematograf është një aparat të cilin e vendosin në mur dhe njerëzit lëvizin në të".  

Mirza Ebrahim Khan Akasbashi si filmat e parë që i incizoi në Iran ishin filmimet e luanëve të kopshtit zoologjik të pallatit "Dushan Tape" dhe ceremoninë e zimbajtjes për muajin Muharrem. Deri në vitet e fundit të sundimit të mbretit Mozaferdin Shah përgatiteshin dhe incizoheshin filma që paraqisnin realitet dhe filma artistik nga rrugët dhe tregjet e Iranit si dhe nga brenda pallateve mbretërore me pjesëmarrjen e vetë mbretit dhe familjes mbretërore dhe pastaj ata filma u shfaqeshin në mbledhjet e oborrit mbretëror dhe në shtëpitë e klasës borgjeze të asaj kohe.

Vitet 1300 deri 1326 të kalendarit iranian që përkojnë me 1921-1947, konsiderohen një shekull i ri i kinemasë së Iranit. Gjatë këtij shekulli, populli iranian gradualisht filloi të njihej më shumë me kinemanë dhe në këtë mënyrë reputacioni i kinemasë rritej nga ditë në ditë. Në vitin 1303 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1924, u përurua qendra "Grand Kinema" si salloni i parë i kinemasë në Iran sipas stilit bashkëkohor. Në po atë vit u shfaq një dokumentar me titullin "Bari" në të cilin pasqyrohej ngjarja e shpërnguljes së fiseve endacake "Bakhtjari" në Iran. Ky film ishte prodhuar nga dy producentë joiranian të filmit. Në vazhdim u përurua kinemaja e parë me zë e Iranit në vitin 1309 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1930.

Ovanes Ohanian ishte një qytetar iranian i minoritetit armen i cili në fillim të vitit 1309 të kalendarit iranian (1930), themeloi shkollën e parë të kinemasë në Iran. Ai në këtë shkollë kinematografike zhvilloi kurse mësimore për lëndë të ndryshme fotografia, filmimi, arti i luajtjes së roleve në film etj.. Ovanes Ohanian prodhoi filmin e parë të tij në Iran i cili konsiderohet edhe filmi i parë artistik iranian i metrazhit të gjatë që u njoh me titullin "Abi dhe Rabi". Kameraman i këtij filmi ishte Khan Baba Mo'tezadi i cili konsiderohet edhe kameramani profesional i parë në Iran. Në bazë të dokumenteve të mbetura, ky film kishte dy pjesë të dokumentarit dhe një filmi të shkurt artistik dhe komedi.  

Abdulhusejn Sapanta pas Ovanes Ohanian, filloi veprimtarinë e vet në fushën e kinemasë në Iran. Ai në moshën 20 vjeçare nëpërmjet Bushehrit, shkoi në Indi dhe atje u njoh me producentin e filmit të parë me zë në Indi, do të thotë Ardeshir Irani. Abdulhusejn Sapanta pasi u kthye në Iran, në vitin 1312 të kalendarit iranian (1933), prodhoi filmin e parë iranian me zë i cili titullohej "Dokhtare Lor". Ai në këtë vepër kinematografike, kishte përsipër shkrimin e skenarit dhe luajtjen e rolit të parë të filmit ndërsa zonja Ruhangiz Sami Nezhad ka luajtur rol në këtë film si artistja e parë femër iraniane. Pas filmit "Dokhtare Lore" Abdulhusejn Sapanta në vitin 1313 të kalendarit iranian që përkon me 1934, ka prodhuar filmin "Firdosi" me rastin e njëmijë vjetorit të lindjes së poetit të madh iranian Firdosi.

Në vitin 1332 të kalendarit iranian (1953), një grup producent të dokumentarëve nga Amerika në bazë të një marrëveshje që kishin nënshkruar me Ministrinë e Kulturës dhe Artit të Iranit, ka filluar dhënien e mësimit për regjisor dhe prodhimin e filmave në Iran. Ndër personat që ndoqën mësimet dhe u diplomuan nga kurset mësimore për prodhimin e filmave dokumentar, mund të përmendim Hushang Shafaghi, Hezhi Dariush, Kamran Shirdel, Naser Taghvaji dhe Parviz Kimjavi. Në po atë vit, kompania e naftës së Iranit filloi të sigurojë fotografi dhe të prodhojë lajme që si rezultat i kësaj iniciative, ishte krijuar studio "Golestan" e cila ka prodhuar disa nga filmat dokumentar më të mirë". Në këtë mënyrë, në vitet 1336 dhe 1337 të kalendarit iranian (1957-1957), morri një hov të madh prodhimi i filmave dokumentar në Iran. Në dekadat e ardhshme këto filma dokumentar të Iranit filluan të shkëlqejnë në festivale botërore.

Kinemaja e Iranit me Samuel Khaçikjan në vitin 1333 të kalendarit iranian (1954) lëvizi drejt prodhimit të filmave policesk aksion. Samuel Khaçikjan kishte një pasion shumë të madh për kinemanë triller të botës deri në atë masë sa që disa e kanë quajtur atë si "Hitchcock" i Iranit.

Në vitin 1335 të kalendarit iranian (1956), gjithashtu edhe emri i Shahla Rijahi si regjisorja e parë femër e Iranit, u vendos mbi portën e kinemave të Iranit. Të shikuarit e emrit të një femra si regjisore ishte shumë tërheqëse për shikuesit, prandaj edhe filmi i saj me titull "Marxhan" u prit në nivel shumë të gjerë nga publiku.

Të gjitha këto vite në Iran njihen si periudha e prodhimit të "filmit persian". Termi "Filmi Persian" për herë të parë është përdorur nga Amir Hushang Kavusi në lidhje me kinemanë e asaj kohe të Iranit. Ai ishte regjisor, skenarist dhe kritik i kinemasë dhe ai njihet si themeluesi kritikës analitike të kinemasë në Iran.

Kompanitë prodhuese të filmit gjatë kësaj periudhe prodhonin dhe transmetonin filma me motive argëtuese që për shkak të përhapjes së kulturës perëndimore në shoqërinë myslimane të Iranit, janë përballur edhe me kritika të shumta. Këto kritika u bënë shkak për formimin e një lëvizje me emrin "Vala e Re" në kinemanë e Iranit. Kinematografistët e Valës së Re kishin një njohje më të thellë rreth artit të kinemasë dhe ishin ndikuar shumë nga letërsia bashkëkohore e Iranit, prandaj edhe prodhonin filma me tematika shoqërore dhe tregtare. Në realitet, përballja e Filmit Persian dhe Valës së Re, ishte përballja e parasë dhe sportelit të biletave ndaj të menduarit dhe kulturës. Në fund, reduktimi i mirëpritjes së Filmit Persian nga publiku në përgjithësi të popullit iranian dhe në veçanti të shtresës së arsimuar ndaj këtij lloji të filmit i cili kishte një përmbajtje të papërshtatshme, u bë shkak për krijimi e një lëvizje konstruktive nga viti 1350 deri në vitin 1357 të kalendarit iranian (1971-1978) në kinemanë e Iranit.

Faraxh Ghafari themeloi një qendër filmi me emrin "Kanune Film" e cila më pas u shndërruar në Shtëpia e Filmit Kombëtar të Iranit. Ai me prodhimin e filmit "Shabe Ghuzi" në vitin 1338 (1959), në realitet ishte fillues i Valës së Re të kinemasë së Iranit. Kritikët e kinemasë së Iranit, e kanë vlerësuar këtë film si një vepër kinematografike më ndryshme me ato çfarë shfaqeshin në kinemanë e saj kohe në Iran. Pas filmit "Shabe Ghuzi", u krijuan njëri pas tjetrit edhe filmat e metrazhit të gjatë të regjisorëve të rinj të cilët deri atëherë kishin fituar një eksperiencë të rëndësishëm në fushën e prodhimit të filmave dokumentar dhe filmave të metrazhit të shkurtë. Filmi "Khesht va Ajne" në vitin 1344 të kalendarit iranian (1965), ishte një vepër artistike e dalluar e Ibrahim Golestan dhe konsiderohet një prej filmave të mirë në historinë e kinemasë së Iranit, i cili me një gjuhë të thjeshtë, efikase dhe me një satirë të hidhur, rrëfente ngjarjen e njerëzve të mbetur pastrehë. Filmi "Khesht va Ajne" ka ushtruar ndikim të thellë mbi producentët realistë të kinemasë së Iranit.

Në vitin 1345 të kalendarit iranian (1966), u prodhuar filmi i parë fetar me titull "Shtëpia e Zotit" nga Abul-Kasem Rezaij dhe Xhalal Moghadam në kinemanë e Iranit. Ky film dokumentar i cili pasqyronte fazat dhe ritualet e ndryshme gjatë ceremonisë madhështore të Haxhit, arriti të tërheq tregun e paprekur të shikuesve fetarë në Iran, ndërsa edhe në vendet e tjera arriti të regjistrojë një shitje të mirë. Një prej filmave i cili tërhoqi vëmendjen në masë të madhe në festivalet ndërkombëtare, ishte filmi "Sejavoshi në Fronin e Xhamshid" i producentit Feridun Rahnema të cilin e kujton si filmin më artistikë të këtyre viteve në kinemanë e Iranit. Skenari i këtij filmi ishte marrë nga vepra e madhe letrare "Shahname" e Ferdosit i cili arriti të fitojë edhe çmimin "Jean Apstin" nga festivale i filmit "Lokarno".

Në vazhdim dhe në vitin 1348 të kalendarit iranian (1969), u prodhuan dy filma me titull "Gav" dhe "Cezar" të cilët filluan një lëvizje pioniere në fushën e kinemasë tregtare të Iranit. "Cezar" ishte filmi i dytë i Masoud Kimjai i cili për shkak të përmbajtjes kriminalistike që kishte, u shndërrua në një prej filmave më polemizues në historinë e kinemasë së Iranit. Filmi "Gav" gjithashtu i prodhuar nga Dariush Mehrxhui i cili mund të konsiderohet si një pikë kthesë në historinë e kinemasë së Iranit. Ky film shkeli me këmbë të gjithë faktorët fitimprurës të kinemasë tregtare dhe në të njëjtën kohë u përball me një mirëpritje të madhe nga publiku. Filmi "Gav" ka fituar çmimin e kritikëve në festivalin e Venecias dhe ka fituar çmimin e artistit më të mirë mashkull në festivalin e Çikagos në vitin 1971. Me shkëlqimin e filmave "Gav" dhe "Cezar", filluan të shfaqen më shumë regjisorë të rinj dhe më shumë filma të mirë. Ndër këta regjisorët mund të përmendim Ali Hatami, Amir Naderi, Bahram Bejzaij, Naser Taghvaji dhe Sohram Shehid Sales.

Që nga mesi i vitit 1355 i kalendarit iranian (1976), filluan të dëgjohen spekulimet për falimentimin e kinemasë së Iranit. Këtë vit e konsiderojnë si vitin e përsëritjen e filmave tregtar e pavlerë dhe një vit më vonë, numri i filmave të shfaqur gjatë vitit u reduktua në masë të madhe. Ndër shkaqet e këtij falimentimi ishte vërshimi i filmave të pavlerë të huaj, rritja e tatimit për filmat vendor, përsëritja për interesa fitimprurëse të modeleve statike në filmat tregtar, rritja e numrit të filmave të prodhuara me përmbajtje në kundërshtim me kulturën e përgjithshme të popullit iranian në perden e kinemave dhe përhapja dhe zhvillimi i televizionit. Filmat kritikë dhe realistë dhe më të ndryshëm të regjisorëve të rinj gjithashtu përballeshin me censurë ose me konfiskim. Këta faktorë filluan të largonin edhe publikun intelektual dhe të shkolluar dhe publikun tradicional dhe fetar nga kinemaja dhe gjithashtu pengonin rrugën e kreativitetit dhe prodhimit të veprave kinematografike me cilësi të mirë.  

Nga një numër i kufizuar i filmave të shfaqur në ekranet e kinemave në vitin 1357 të kalendarit iranian (1978), ishte filmi "Gozaresh" (Raporti) i cili ishte filmi i parë i metrazhit të gjatë të Abas Kiarostami, mirëpo me fitoren e Revolucionit Islamik përfundoi edhe periudha e Filmit Persian dhe zhanre të reja u futën në kinemanë e Iranit. Deri në atë masë që nga vitet e para pas fitores së Revolucionit Islamik, ne kemi vërejtur shfaqjen e disa regjisorëve të cilat filluan të prodhojnë filma revolucionarë. Për shembull, mund të përmendim filmin "Faryade Muxhahed" (Zëri i Luftëtarit) me regji dhe skenar Mahdi Ma'denjan dhe më pas filmi "Barzakhiha" me regji të Irexh Ghaderi. Gjithashtu në fillim të vitit 1359 të kalendarit iranian (1980) u formua një institucion me emrin "Fusha Artistike" në të cilën filloi veprimtarinë një grup i të rinjve revolucionarë. Fondacioni Kinematografik "Farabi" gjithashtu u themelua në vitin 1362 të kalendarit iranian (1983), me qëllim të sigurimit të lëndëve të para, udhëzimin dhe drejtimin e kinemasë dhe mbështetjen e veprimtarisë kinematografike. Gjithashtu u programua edhe organizimi i festivalit të parë zyrtar dhe profesional me titull "Festivali i Filmit Faxhr" në bahman të vitit 1361 të kalendarit iranian (1982), i cili u filloi punën dhe u zhvillua me rastin e katër vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe që deri më tani ky festival zhvillohet për çdo vit. Në këtë mënyrë, struktura e kinemasë së Iranit gjithashtu pas fitores së Revolucionit Islamik së bashku me ndryshimet që u krijuan në zhanre, u bë më e ndryshme se sa që ishte më parë dhe në këtë mënyrë filloi një periudhë e re e kinemasë së Iranit e cila rezultoi me prodhimin e filmave madhështor dhe me vlerë që disa prej të cilëve arritën të fitojnë edhe çmimet më të larta ndërkombëtare.

Miq të nderuar këtu përfundoi koha e këtij edicioni dhe temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm. Deri atëherë mirëmbetshi!

Tags