Korrik 04, 2016 22:01 CET

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderua dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se dëshmorët e rënë në mbrojtje të objekteve të shenjta fetare kundër sulmeve të terroristëve, kanë dhënë një kontribut të madh dhe të paharruar dhe kanë fituar pozitë të lartë pranë Zotit të Madhëruar. Lideri suprem i Revolucionit islamik duke folur në lidhje me ngjarjen e 35 viteve m parë tëngjarjes sëshpërthimit në zyrën e Partisë Republika Islamike e Iranit më (27 qershor 1981)m ka deklaruar se autorët e këtij shpërthimi që janë e keqja dhe mizoria e terroristëve, që kanë ikur nga vendi dhe për shumë vite gjenden në disa vende të Evropës dhe Amerikës, vende këto të cilat pretendojnë se luftojnë terrorizmin dhe mbrojnë të drejtat e njeriut. Në këtë shpërthim janë martirizuar AjetollahSejedMohamedHoseniBesheshti, kryetar i gjyqësorit të RII dhe 72 persona të tjerë që ishin funksionarë të sistemit (katër ministra, 12 zëvendësministra dhe rreth 30 deputetë).

Populli iranian këtë të premte me rastin e Ditës Botërore të Kodsit me pjesëmarrje të gjerë në marshin protestues, përsëri ka shprehur urrejtjen e tij kundër regjimit okupator sionist dhe ka deklaruar përkrahjen ndaj popullit të Palestinës. Gjithashtu sikur në vitet e kaluara, myslimanët dhe njerëzit liridashës në pesë kontinentet e botës ka hedhur sloganin "Vdekje Amerikës", "Vdekje Anglisë" dhe "Vdekje regjimit sionist". Në këtë ditë botërore myslimanët dhe njerëzit liridashës të botës përsëri brohoritën fjalën e vërtetë që arroganca botërore për më shumë se 60 vjet ka investuar për ta shuar këtë të vërtetë. Këtë vit kanë manifestuar Ditën Botërore të Kodsit në kohën kur regjimi sionist me paraqitjen e grupeve takfiriste dhe terroriste e kishte vendosur veten në një qoshe të sigurt. Prandaj rëndësia e Ditës së Kodsit këtë vit ishte shumë më e dukshme. Regjimi sionist me nxitjen e regjimeve servile arabe dhe me mbështetjen e lëvizjeve vehabiste dhe takfiriste, ka projektuar një komplot të rrezikshëm në mënyrë që nga lëvizjet takfiriste të ndërtojë një armë të veçantë për të goditur mbrapa lëvizjeve islamike në botën islame dhe prapa Zgjimit Islamik. Arabia Saudite dhe disa vende të tjera të rajonit kanë ndihmuar këtë komplot dhe aktualisht trupi i botës islame është plotë me plagë të marra nga takfirizmi. Sot grupi terrorist ISIS pa frik po derdh gjakun e myslimanëve në botën islame, sidomos në Irak, Siri, Liban, Libi, etj. Takfiristët mision kanë që t'i japin frymë artificiale regjimit sionist i cili ka pësuar goditje të rënda nga Rezistenca. Mirëpo lëvizja e Rezistencës në Irak dhe Siri me vendosmëri po vazhdon luftën e saj për ta zhdukur këtë pikë kancerioze nga trupi i botës islame. Regjimi sionist duke shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare, ende po vazhdon ndërtimin e kolonive sionist, ka ngushtuar edhe më shumë rrethimin e Gazës dhe në rrugët e Bregut Perëndimor dhe Lumit Jordan dhe në rajonet e tjera të territoreve të pushtuara palestinez po vazhdon të vrasë palestinezët pa kurrfarë brenge. Burgjet e regjimit sionist janë të mbushura me robërit palestinezë të cilët për çdo ditë po keqtrajtohen në kohën kur organizatat për të drejtat e njeriut po heshtin. Mirëpo organizimi i Ditës Botërore të Kodsit këtë vit tregoi se njerëzit liridashës të botës shumë e mirë e dinë se paqja botërore kërcënohet nga regjimi sionist dhe Amerika është faktori kryesor dhe përcaktues i këtij kërcënimi. Për këtë arsye Dita Botërore e Kodsit gjithnjë konsiderohet një rast për manifestimin botëror të myslimanëve në mbështetje të rezistencës islame dhe në mënyrë të përgjithshme kjo ditë është dita e përballjes së popujve shtypur përballë arrogancës botërore dhe pavarësisht përpjekjeve të fuqive perëndimore për të shuar urrejtjen kundër regjimit sionist, kjo ditë tregon gjithnjë e më shumë urrejtjen e njerëzve dhe të popujve myslimanë kundër regjimit sionist.

Zëdhënësi i MPJI i ka dënuar sulmet e mbrëmjes së kaluar në aeroportin e Stambollit ku kanë mbetur të vrarë e të plagosur qindra persona.Sipas Ministrisë së punëve të jashtme të RII, BehramKasemi, zëdhënës i MPJI duke dënuar verimet terroriste në aeroportin e Stambollit, ka thënë: Ekstremizmi dhe terrorizmit nuk njohin kufij dhe duhet të ketë një vullnet shoqëror dhe global për luftë kundër këtij fenomeni të shëmtuar. Zëdhënësi i aparatit diplomatik të Iranit edhe njëherë ka theksuar për gatishmërinë e RII për bashkëpunim me vendet rajonale për çrrënjosjen e këtij fenomeni dhe eliminimin e rrezikut që vjen nga terrorizmi. Si pasojë e shpërthimeve terroriste në mbrëmjen e së martës në aeroportin e Stambollit, deri më tani është raportuar për 41 të vrarë dhe 239 të plagosur.

Javën e kaluar, sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII gjatë një vizite që ka zhvilluar në Rusia, në takim me NoklayPetrushev, homologun e tij rus, ka biseduar në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon. Z. AliShamkhani po ashtu është takuar edhe me SergejShojgun, ministrin e mborjtjes të Rusisë, ku kanëbiseduar në lidhje me situatën në Siri dhe bashkëpunimin dypalësh midis Teherani dhe Moskës në zgjidhjen politike të krizës në këtë vend. Në negociatat midis zyrtarëve tëtë dyja vendeve është theksuar mbi vazhdimin e konsultimeve midis Këshillit suprem të sigurisë së RII dhe Këshillit rus të sigurisë. Vlen të theksohet se, kohë më parë z. Shamkhani kishte zhvilluar një takim në Teheran me ministrin rus të mbrojtjes SergejShojgu. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare admiral AliShamkhani kishte përshëndetur bashkëpunimin e ngushtë dhe efektiv midis Iranit, Rusisë, Sirisë dhe të rezistencës që rezultoi me humbjen dhe asgjësimin e rrjeteve të terrorizmit në rajon. Bashkësia ndërkombëtare duhet të pranojë realitetin dhe të mbështesë përpjekjet e bëra nga Irani, Rusia dhe Siria për të luftuar terrorizmin, tha Shamkhani. Admiral AliShamkhani të enjten i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të mobilizuar të gjitha kapacitetet për të ndëshkuar dhe kufizuar ato shtete që publikisht ose në mënyrë të fshehtë mbështesin terroristët takfiristë. Shamkhani theksoi po ashtu mbi vazhdimin e përpjekjeve për të zëvendësuar dialogun me gjakderdhje. Shamkhani theksoi mbi nevojën për ndalimin e aktiviteteve të bëra nga shtete të caktuara për të nxitur grupet terroriste dhe përfshirjen e tyre në negociata. Ministri rus i mbrojtjes nga ana e tij ka përshëndetur Iranin për mbajtjen e takimit trepalësh mes Teheranit, Moskës dhe Damaskut. Ai tha se lufta gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit është një detyrë ndërkombëtare dhe të gjitha vendet duhet të marrin pjesë në mënyrë që të kemi një botë më të sigurt.

27 qershori përkon me përvjetorin e 36-të të shpërthimit terroristë në ish zyrën e partisë Republika Islamike në Teheran.Më 27 qershor të vitit 1981 shpërthimi i një bombe në sallën e mbledhjeve në selinë e partisë Republika Islamike, shkaktoi martirizimin e AjetollahMuhamedHuseiniBeheshti kreu i sistemit juridik të Iranit së bashku me 72 personalitete të tjera politike dhe fetare të Iranit , mes tyre 4 ministra, 12 zv/ministra dhe rreth 30 deputetë të parlamentit. Ky sulm terrorist u krye nga grupi terrorist MEK. Më 7 Tir 1360 sipas kalendarit iranian që përkon me 27 qershor të vitit 1981, grupi terrorist MEK kreu një shpërthim bombe në sallën e konferencave të partisë "Republika Islamike" në Teheran, ku u martirizua SejedHuseinBeheshti, kryetar i Gjykatës së Lartë të Iranit së bashku me 72 funksionarë dhe personalitete politike dhe fetare të Iranit. Për këtë arsye periudha nga 21 deri më 27 qershor në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit është emëruar "Java e Sistemit Juridik". Vlen të theksohet se në këtë periudhë kohore ndaj Iranit janë kryer disa krime siç ishte sulmi me armë kimike i regjimit Bath të Irakut, si sulmi i anijes amerikane ndaj avionit civil me 290 udhëtarë iranianë.

Të shtunën ishte përvjetori I sulmit me raketa të Amerikës ndaj avionit civil të Iranit. Në lidhje me përkujtimin e kësja ngjarje janë organizuar ceremoni të veçanta. Më 3 korrik 1988, anija luftarake amerikane Vinsens, ka qëlluar me raketë avionin civil iranian në Gjirin Persik, duke vrarë 290 qytetarë iranianë që gjendeshin në këtë avion. Pas kësja ngjarje, kapiteni UillianRogers, që ishte komandnat i anijes Vinsens dhe mori medaljen e nderit, në një intervistëkishet thënë: "Nëse do të ndodhte një gjë e tillë edhe një qind herë, unë po aq herë kisha për të dhënë urdhër të qëllohet kundër avionit". Populli iranian këtë ngjarje nuk e kosnidron gabim po rnjë kri të pafalshëm dhe që nuk do ta harrojë kurrë.

Javën e kaluar, ekipi kombëtar iranian i volejbollit në javën e tretë të garave në Ligën botërore 2016 në Teheran është takuar me ekipin serb të volejbollit. Në kompleksin sportiv Azadi në Teheran ku të pranishëm ishin mbi 12 mijë persona, ekipi iranian i volejbollit shënoi fitore përball ekipit serb me rezultat 3 me 2 në sete.