Shkurt 03, 2016 12:40 CET

Zgjerimi i madh i mediave të reja është bërë shkak që informacionet dhe çështjet politike kryesisht të pasqyrohen nga sektori i mediave.

Nganjëherë krijohet ndjenja se jashtë botës së mediave mund të mësojmë vetëm një pjesë shumë të vogël të çështjeve politike, por është i rëndësishëm fakti se në një situatë të tillë ekziston një proces social-politik i hapur që logjikën politike e demonstron në kuadër të mediave elektronike. Teknologjia e informacionit dhe zgjerimi i internetit, janë një nga proceset më të rëndësishme e më të përhapura në botë. Ky zhvillim ka ndikuar ndjeshëm në shoqëritë e vendeve të ndryshme të botës. Në këtë kuadër, globalizimi i sigurisë me zgjerimin e kërcënimeve në botën virtuale dhe shqetësimi i përbashkët i shteteve në lidhje me këto kërcënime, kanë marrë një kuptim të ri. Zgjerimi i revolucionit në fushën e informimit krijimi i rrjeteve dhe i lëvizjeve të reja sociale janë bërë shkak që neo-selefizmi ekstremist  të përhapet jashtëzakonisht shumë në botë. Me fjalë të tjera, neo-selefizmi virtual po vepron si një rrjet i “emirateve islamike virtuale” pa pasur nevojën e një qendre organizative. Rrymat takfiriste e në veçanti ISIS, po përfitojnë  gjerësisht nga epoka virtuale.


Interneti dhe mediat virtuale e kanë dyfishuar shpejtësinë e informimit të publikut, sepse hapësira virtuale ka abonentë të shumë nga të gjitha shtresat. Grupi terrorist ISIS që në fillim të krijimit të tij ka shfrytëzuar mediat e ndryshëm për të fituar tek opinioni publik dhe për të rekrutuar të rinj nga vende të ndryshme të botës. Nëpërmjet shfrytëzimi të mediave ISIS ndjek tre qëllime. Së pari, duke përdorur internetin për të publikuar krimet e tij të tmerrshme, ISIS synon të ngjall frikë dhe tmerr në zemrat e njerëzve. Nga ana tjetër, ISIS duke publikuar në uebsajte pamje nga avancimet dhe fitoret e tij, synon të krijojë bindjen se është një grup i fuqishëm. Së treti, mediat e ISIS i publikojnë edhe disa skena të ashtuquajtura humanitare që bien ndesh me krimet mizore të këtij grupi. Me këto taktika kontradiktore ISIS synon të krijojë përshtypje se është i fuqishëm, i pamëshirshëm por njëkohësisht edhe bamirës. P.sh njëkohësisht me publikimin e kokave të prera dhe trupave të viktimave të masakruara, ISIS në hapësirën virtuale publikon edhe foto që tregojnë ushtarët e ISIS duke u dhënë ushqime fëmijëve. Kjo është një nga taktikat që ndiqet nga ISIS për të tërhequr anëtarë të rinj.


Gjithashtu ISIS për të rekrutuat sa më shumë forca, ka prodhuar edhe një videolojë, ku qëllimi i personit që luan është vrasja e forcave irakiane dhe amerikane.  Kjo videolojë është projektuar në formë të ngjashme me lojërat e famshme GTA dhe përshinë të gjitha taktikat dhe metodat kriminale që ISIS përdorë ndaj kundërshtarëve të vetë. Në këtë lojë dëgjohet zëri i pjesëtarëve të ISIS që zakonisht thërrasin “All-llahu Ekber”, sidomos kur masakrojnë dhe ekzekutojnë kundërshtarët. Në të gjithë lojën sundojnë bindjet e ISIS mbi të ashtuquajturin xhihad. Kohët e fundit terroristët e ISIS kanë prodhuar një program për celular që quhet Faxhr Al Beshaer. Ky program është në gjuhën arabe dhe i përdorueshëm për celularët inteligjent dhe sistemin Android.  Ky program në mënyrë automatike i informon njerëzit mbi lajmet më të reja në lidhje me ISIS. Duke shfrytëzuar këtë program, përdoruesit mund të evitojnë sistemin antispam tuiter dhe të gjitha informacionet ti kërkojnë për abonentët e tjerë. Megjithë mungesën e theksuar të mendimit dhe logjikës, terroristët e ISIS janë shumë të dhënë pas përdorimit të rrjeteve sociale dhe mediatike. ISIS duke shfrytëzuar mijëra adresa të abonentëve në tuiter dhe në rrjetet tjera sociale, propagandojnë bashkimin e të rinjve me këtë grup terrorist. Në këtë taktikë ISIS fillimisht i dërgon rekrutët e rinj në Turqi, Jordani, Emirate, etj. dhe pasi kryejnë trajnimet ushtarake atje, i dërgon ata në Siri dhe Irak.


Në një kohë që shtetet perëndimore gjithmonë janë shprehur të shqetësuara për anëtarësimin e të rinjve perëndimorë në radhët e terroristëve në Siri, Irak, Somali dhe Mali, në praktikë, ato nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim serioz për të ndaluar këtë proces dhe kjo ka bërë që të rinjtë evropianë të rekrutohen masivisht nga ISIS. Sipas statistikave, nga viti 2013 e deri në vitin 2015 është rritur ndjeshëm numri i të rinjve në vendet perëndimore që i janë bashkuar grupit terrorist ISIS. Në bazë të raportit të Qendrës ndërkombëtare për studime të ekstremizmit dhe dhunës politike, në vitin 2013, 1937 terroristë të huaj i janë bashkuar ISIS-it. Në vitin 2014, 5 mijë deri 11 mijë terroristë të huaj janë bashkuar me ISIS, ndërsa në vitin 2015  këtij grupi terrorist i janë bashkëngjitur mbi 20 mijë terroristë të huaj. Gjatë kësaj periudhë, mbi 4 mije shtetas evropianë janë bashkuar me ISIS. Gjatë viteve të fundit fenomeni i terrorizmit është bërë një nga shqetësimet kryesore të shteteve perëndimore, ndërsa ISIS konsiderohet si grupi më i fuqishëm terrorist në botë. Ky grup terrorist ka tipare të veçanta që e dallojnë atë nga grupet e tjera terroriste. Megjithëse krimet kryesore të këtij grupi janë përqendruar në Siri dhe Irak, asnjë analist politik nuk e mohon aftësinë e ISIS për të goditur edhe vende të tjera të botës, që nga Kina lindore e deri ën qendër të SHBA. Një nga çështjet që ndihmon të njohjen dhe analizimin e pranisë së grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak është kuptimi i politikave të lojtarëve rajonalë dhe të fuqive të mëdha ndërkombëtare ndaj këtij grupi. Megjithëse ISIS është një grup terrorist me baza të veçanta politike, sociale e të sigurisë, lojtarët rajonale dhe fuqitë ndërkombëtare kanë luajtur një rol themelor në krijimin dhe forcimin e ISIS. Gjatë dekadave të kaluara, Amerika ka qenë një nga fuqitë kryesore aktive në rajonin e LM dhe politikat dhe strategjitë e saj kanë ndikuar më shumë mbi lojtarët dhe rrjedhat e zhvillimeve në këtë rajon. Gjatë dy dekadave të kaluara, Amerika duke sulmuar Irakun dhe Afganistanin luajti një rol qendror në zhvillimet e rajonit të LM. Në këtë rajon, Amerika ka marrëdhënie të komplikuara e kontradiktore me grupet terroriste dhe takfiriste dhe këto marrëdhënie shtrihen nga përkrahja e bashkëpunimi e deri te konfrontimi. Në fakt, qëndrimi i SHBA ndaj grupeve terroriste si ISIS, në çdo sektor dhe në çdo kohë ka qenë i ndryshëm dhe në varësi të qëllimeve dhe interesave të Uashingtonit. Amerikanët, megjithë propagandat dhe pretendimet e ndryshme, gjithmonë kanë pasur qëndrime të ndryshme e kontradiktore në përballje me grupet terroriste.  


 


Kërcënimet terroriste të ISIS kundër BE kanë përmasa të ndryshme. Fillimisht zgjerimi i ISIS në rajonin e Evropës në vetvete është një goditje serioze ndaj pretendimit të Perëndimit për luftën kundër terrorizmit. Aktualisht ISIS ka mundur të fitojë përkrahjen e grupeve të shumta terroriste në rajone të ndryshme të botës, duke shënuar një zgjerim të madh gjeografik të kërcënimit të terrorizmit. Me anë të një komunikate të lëshuar në janar 2014, ISIS kërcënoi hapur për sulme kundër Perëndimit, ndërsa rikthimi i terroristëve të ISIS në vendet e tyre në Evropë përbën një shqetësim serioz për sigurinë e këtyre vendeve. Rikthimi i terroristëve në Evropë jo vetëm që mund të zgjerojë idetë takfiriste në rajone të ndjeshme të Evropës si Ballkani, por mund të bëhet shkak për formimin e celulave terroriste në vendet e BE. Padyshim, shkaqet e krijimit dhe forcimit të ISIS duhet kërkuar tek përkrahja e vendeve perëndimore për grupet terroriste e takfiriste që luftojnë në Siri dhe në mungesën e seriozitetit të shteteve perëndimore për të luftuar terrorizmin. Gjithashtu Perëndimi nuk është serioz në përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane dhe përvoja dëshmon se Perëndimi me në krye Amerikën i shfrytëzon grupet terroriste si ISIS për të destabilizuar vendet e rajonit të LM, e në veçanti Sirinë dhe Irakun.


Tags