Korrik 07, 2016 22:46 CET

Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm ku do të flasim mbi zhvillimet në Europë.

Javën e kaluar, me mijëra vetë janë mbledhur përpara ndërtesës së Parlamentit në Londër duke krijuar një det njerëzor në ngjyrat e BE-së, blu dhe të artë. Motoja e tubimit të tyre ishte pikërisht kjo: Mbështetja për bllokun evropian. “Marshimi për Europën” u organizua nëpërmjet mediave sociale. Pjesëmarrësit mbanin në duar parulla ku shkruhej “Bremain” dhe “Ne e duam BE-në”. Britanikët votuan më 23 qershor me 52% të votave kundrejt 48% për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Evropian. Por një nga nismëtarët e protestës, komedianiMarkThomas thotë se fushata e referendumit nuk u luftua në një nivel shansesh të barabarta. “Nëse gjërat do të kishin qenë ndryshe, atëherë do ta pranonim rezultatin. Por fushata ka qenë e mbushur me keqinformim dhe njerëzit duhet të bëjnë diçka tani me zhgënjimin e tyre”, u shpreh ai për “The Guardian”. “Jam absolutisht e indinjuar nga mënyra sesi njerëzit votuan, nga gënjeshtrat mbi të cilat u mbështet ky referendum dhe nga përçarja që i bëri ai vendit”, i tha BBC-së një protestuese, PhilippaGriffin. “Shpresoj që ky marshim të arrijë t’i tregojë ligjvënësve tanë se largimi nga blloku evropian nuk është ajo që njerëzit duan. Ndiej se Britania ka ndryshuar që tani”, shtoi ajo. Protesta tërhoqi edhe kritika në mediat sociale. Disa përdorues në Twitter e cilësuan atë “patetike” dhe thjesht një shpërthim zemërimi të atyre që nuk fituan. Forca të shumta policore ishin mobilizuar për të garantuar sigurinë e vendit.Shtetasit britanikë kanë nisur të kërkojnë pasaportë tjetër nga vendet e Bashkimit Europian, pas realizimit të skenarit “Brexit”.Një investigim i “The Guardian” tregon se deri tani më shumë se 1.500 njerëz po konsiderojnë mundësinë e shtetësisë së dyfishtë.Ky fakt pason lajmin se pyetja më e klikuar në Google ditët e fundit ka qenë: Si të pajisesh me pasaportë irlandeze? Ministria e Jashtme e Irlandës tha se është vënë re një rritje e ndjeshme e aplikimeve nga Britania.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-ClaudeJuncker akuzoi mbështetësit e “Brexit”-it, BorisJohnson dhe NigelFarage, se kishin zgjedhur të largoheshin në momentin që gjërat ishin vështirësuar.“Ata që dje ishin heronjtë e ‘Brexit’-it, sot janë heronj të trishtuar”, ishin fjalët e Juncker përpara Parlamentit Europian.Europarlamentarët nuk e fshehën zemërimin për rezultatin e referendumit të 23 qershorit. Juncker i cilësoi pjesëtarët e kampit pro shkëputjes si retronacionalistë, duke thënë se patriotët nuk dorëhiqen kur gjërat vështirësohen.Kreu i Komisionit Europian tha gjithashtu se nuk e kuptonte dëshirën e tyre për të pritur, para nisjes së procedurave zyrtare të shkëputjes.“Në vend që të hartojnë një plan, ata po largohen nga anija”, vijoi Juncker.BorisJohnson, një prej mbështetësve më të zëshëm të “Brexit”-it, i habiti të gjithë me vendimin e tij për t’u tërhequr nga gara për kryesimin e konservatorëve. Ai konsiderohej favorit për të zëvendësuar DavidCameron në krye të partisë, por edhe në postin e kryeministrit.Edhe kreu i partisë euroskeptike “UKIP”, NigelFarage njoftoi dorëheqjen e tij, duke thënë se e kishte përmbushur misionin e tij politik duke e vendosur Britaninë në rrugën drejt shkëputjes nga unioni.Nuk duroi shumë dhe presidenti i Komisionit EuropianJeanClaudeJuncker deklaroi se faji i realizimit të skenarit “Brexit” është i gjithi i kryeministrit aktual britanik DavidCameron.Në një koment për gazetarët në fund të ditës së dytë të samitit në Bruksel, hera e parë në 40 vjet kur Britania nuk ishte pjesë e tij, Juncker tha se nuk pati aspak ndikim fushata e muajve të fundit e shefit të qeverisë së Londrës për të qëndruar në Union, por  puna e bërë në të gjitha vitet e qeverisjes së tij.“Nëse ti u thua njerëzve se diçka nuk shkon me Unionin, nuk mund të surprizohesh në fund me votimin”, deklaroi Juncker.Presidenti i KE iu referua kështu kundërshtive të forta që ka patur kohët e fundit me kryeministrin Cameron për çështjen e emigracionit, duke nënkuptuar se kështu në Britani ka zënë vend fenomeni i ksenofobisë.“Cameron e ka orientuar referendumin se kishte të bënte vetëm me çështjen e emigracionit. E kuptoj që tani ai ka nevojë për kohë që të meditojë, por  ajo që nuk kuptoj është se ku qëndron plani i atyre që donin të largoheshin. Unë mendoj se kur do të ikësh, atëherë ke edhe një plan”, tha Juncker.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të premten se Rusia mund të lëvizë trupat e saj në kufirin finlandezo-rus, në rast se Finlanda vendos t’i bashkohet NATO-s. Krahas këtij paralajmërimi, kreu i Kremlinit bëri thirrje për parandalimin e çfarëdo konflikti në rajonin baltik.“Forcat e armatosura finlandeze mund të bëhen pjesë e infrastrukturës ushtarake të NATO-s, e cila brenda natës mund të gjendet në kufijtë me Federatën Ruse”, tha Putin pas një takimi me presidentin finlandez SauliNiinisto.“A me të vërtetë mendoni se do të qëndrojmë kështu si jemi, me trupat tona 1,500 km larg kufirit?!”, ka pyetur  Putin në mënyrë retorike, duke dhënë mesazhin se do veprojë në çdo rast.Vizita e parë e Putinit në Finlandë pas shpërthimit të krizës në Ukrainë në vitin 2014, vjen në kohën kur janë rritur aktivitetet e Rusisë dhe të NATO-s në rajonin e Baltikut, me Finlandën ushtarakisht neutral, si dhe me Suedinë fqinje e cila ka shtuar bashkëpunimin e saj me NATO në Varshavë. Po ashtu, Presidenti rus Vladimir Putin t enjten në një takim me diplomatë rusë, përveç se ka njoftuar për forcimin e pranisë së ushtarëve të NATO-s në lindje të Evropës, ka thënë se Moska nuk do të jetë e angazhuar në garën e armëve por NATO është në kërkim të një gjëje të këtillëPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vlerësoi se mburoja raketore e Shteteve të Bashkuara në pjesën lindore të Evropës është rrezik i madh dhe shpreh përkushtim se Moska do të përgjigjet duke e forcuar kapacitetin e vet sulmues raketor. Ditë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin u tha ligjvënësve rusë se Rusia duhet të mendoj për sigurinë e saj kur të konfrontohet me atë që ai e cilësoi si “aksione agresive të NATO-s afër kufijve të Rusisë. Putin ka theksuar se bota duhet të konfrontohet me terrorizmin ndërkombëtar duke krijuar atë që ai e përshkruajti si sistem të sigurisë përtej aleancave ekzistuese. Ai është shprehur se Rusia është “gati për dialog” në krijimin e një sistemi të tillë.

Javën e kaluar, ambasadorët e 28 vendeve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për të zgjatur me 6 muaj sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.Lajmin e ka bërë të ditur një burim diplomatik europian, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”. Vendimi zyrtar u takon tashmë ministrave, ose kryetarëve të shteteve, ka thënë burimi.Më herët, presidenti i Ukrainës, PetroPoroshenko kishte deklaruar se, “sanksionet janë mjeti i vetëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë që të respektojë marrëveshjet e Minskut”.Këtë deklaratë Poroshenko e bëri në një intervistë për rrjetin televiziv i-Tele, përpara një takimi me homologun francez FrancoisHollande në Paris.“Nuk ka alternativë tjetër. Moska vazhdon të sjellë trupa të reja, tanke, municione dhe benzinë për këto tanke, me qëllim që të provokojë një përshkallëzim”, tha Poroshenko.Dhe duke qenë se nuk mund të përdoret forca, vijoi ai, “mbeten vetëm sanksionet që Rusia të pranojë të tërheqë trupat”.

Sllovakia merr në një moment të vështirë Presidencën e radhës së BE-së, kur sfidat e vendit për të menaxhuar një bllok pas daljes nga rreshti të Mbretërisë së Bashkuar, janë të mëdha.Kryeministri Robert Fico hodhi idenë e mbajtjes së një samiti jozyrtar në kryeqytetin Bratislava, në muajin shtator, ku liderëve të 27 vendeve të mbetura anëtare t’iu jepet shansi për ta analizuar edhe një herë të ardhmen e Unionit.Fico beson se Sllovakia mund ta ndihmojë Bashkimin Europian të kontrollojë drejtimin që do të marrë nga ky moment.Në fillim të javës, ai iu drejtua pjesëmarrësve në takimin e Këshillit Europian në Bruksel me fjalët: Kushdo që beson se pas “Brexit”-t, ne mund t’i ofrojmë publikut europian pak a shumë të njëjtat gjëra, e ka gabim. Nëse samiti mbahet vërtet, do të jetë i pari i zhvilluar nga blloku që prej 2010-tës dhe pikë-rëndensën e tij me shumë gjasë, do ta përbëjnë vendet e Europës Qendrore e Lindore që iu bashkuan BE-së në 2004-ën.Manovrat diplomatike kanë filluar. Ministri i Jashtëm sllovak MiroslavLajcak u takua në prag të hënën me homologët e katërshes së Visegradit, e përberë nga Republika ceke, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, për bisedime post-Brexit.Në takim morën pjesë edhe shefat e diplomacive gjermane e franceze. Një ditë më pas, Lajcak vizitoi Londrën ku takoi homologun britanik PhilipHammond. E përditshmja sllovake “Pravda” i mëshon fort faktit që ai u bë i pari ministër i një vendi të BE-së, i cili udhëton drejt Londrës pas votës për largim.Lajcak sipas saj, është i bindur se eksperienca e Sllovakisë në menaxhimin e një divorci, falë shkëputjes paqësore nga Çekosllovakia në 1993-shin, mund të jetë një aset i vyer në këtë situatë. Barra që rëndon mbi shpatullat e saj megjithatë nuk është e lehtë. Kjo presidencë, thotë një pjesë e shtypit që vendasit, kanë nisur që tani të kthehen në makth për Ficon.

KancelarjaAngelaMerkel nënvizoi vendosmërinë e Gjermanisë për të mbajtur lidhje të ngushta me Britaninë dhe angazhimin për të punuar mbi forcimin e Bashkimit Europian, pas votimit historik të javës së kaluar në Mbretërinë e Bashkuar për të lënë bllokun.Bashkimi Europian është mjaftueshmërisht i fortë për të përballuar largimin e Britanisë së Madhe. Është gjithashtu mjaftueshmërisht i fortë për të ecur përpara me 27 vende dhe është i fortë të përfaqësojë interestat e tj në botë”, tha Merkel.Ajo përshëndeti të gjitha propozimet që ndihmuan forcimin e BE-së, por tha se është thelbësore shmangia e çdo mase e cila inkurajon largimin e vendeve të tjera. Sa i përket negociatave me Britaninë e Madhe të cilat pritet të nisin së shpejti, Merkel tha se nuk do të jenë zgjedhje selective e Londres.Kushdo që vendos të largohet nga familja europiane, nuk mund te presë që të gjitha detyrimet ti kthehen në privilegje”, u shpreh kancelarja.Kancelargja gjermane tha se hapat e ardhshme për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian varen nga Mbretëria e Bashkuar para çdo negociate informale apo formale rreth lidhjeve të saj të ardhshme me bllokun.Ndërsa, Presidenti François Hollandepritinë Paris kryeministrat e 6 vendevetëBallkanitnësamitin e tretë pas iniciativës së Berlinit. Edhe pse në një situate aspak komode pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, Hollande por edhe kancelarja gjermane Angela Merkel siguruan Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjen se asgjë nuk ka ndryshuar përsa I takon zgjerimit .“A është procedura, e cila do të fillojë në vjeshtë mes Bashkimit Europian dhe Mbretërise e Bashkuar, ajo që ka sjellë pasigurinë mbi perspektivën evropiane për të cilën janë mbledhur këtu sot vendet e Ballkanit? Nuk ka ndryshuar asgjë, ka vende që janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian. Pra, është e rëndësishme të riafirmojmë edhe njëherë faktin se vendimi britanik nuk vë në pikëpyetje angazhimet që lidhen me vendet e rajonit të Ballkanit”, deklaroi Hollande.“Ka procese politike të cilat nuk janë të lehta, por unë së bashku me presidentin francez Francois Holland edhe Federica Mogherinin theksojmë se perspektivat për anëtarësim për vendet e Ballkanit perëndimor mbeten. Vendimi I Britanisë së Madhe për Brexit nuk ka ndryshuarasgjë lidhur me këtë. Kjo është ajo çka vendet kishin frikë.  Përkundrazi, ne po flasim për kushtet që ato duhet të përmbushin me qëllim që të avancojnë në procesin e integrimit”, deklaroi Merkel nga ana tjetër.Ndërkohë, komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn tha se Bashkimi Europian ka vendosur që të ofrojë 96 milionë euro për projektet e infrastructures hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe nëKosovë.  Ai po ashtu siguroi se Brukseli do të jape edhe një fond prej 50 milionë për projekte që lidhen me çështje mjedisore.

Tags