Korrik 20, 2016 09:17 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth çështjes së abortit dhe dallimit të pikëpamjes feministe me atë islame rreth kësaj çështje.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit " Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në edicionin e kaluar kemi folur rreth një prej pasojave të tjera të bindjeve feministe do të thotë shtimin e abortimit. Thamë se feministët ekstremistë për t'i liruar femrat nga barra e përgjegjësisë se rritjes së fëmijëve dhe për të arritur në pavarësinë individuale, kanë propozuar abortimin e foshnjës. Kjo do të thotë se çdo femër kur do që të dëshirojë, mund ta abortojë embrionin e foshnjës nga trupi i saj dhe ta zhdukë atë dhe të lirojë veten nga përgjegjësia ndaj saj, duke neglizhuar pasojat që mund të shkaktojë ky fenomen i keq në shoqëri. Në këtë edicion do të flasim rreth disa pasojave të abortimit dhe rreth pikëpamjes së Islamit në lidhje me këtë çështje.Abortimi i embrionit shkakton pasoja individuale dhe shoqërore të shumta për grat. Një prej pasojave të abortimit janë sëmundjet e ndryshme trupore. Statistikat kombëtare në lidhje me abortimin në Amerikë tregojnë se 10% e grave bëjnë abortimin e dëshiruar të foshnjës dhe pastaj vuajnë nga pasojat dhe një e pesta e këtyre pasojave janë më të dalluara se pasojat e tjera. Mbi 100 sëmundje të mëdha dhe të vogla janë diagnostifikuar si pasojë e abortimit me dëshirë. Në këtë mes, ndoshta pasojat trupore të abortimit me dëshirë mund të shërohen, mirëpo pasojat më të mëdha kryesisht rezultojnë me rrezikun e lindjes së gjeneratave njerëzore në periudhë afatgjate. Studimet tregojnë se 3 deri në 5% e grave që kanë abortuar, për shkak të neglizhencave të ndryshme, më nuk mund të lindin. Shumë studime shkencore tregojnë këtë se gratë të cilat kanë bërë abortimin e foshnjës, më shumë rrezikohen nga vdekja për shkak të kancerit të gjirit. Natyrisht se studiuesit faktorë për shkaktimin e kancerit e konsiderojnë edhe ambientin, regjimin e ushqimit, moshën etj.. Mirëpo shtimi i kësaj sëmundje ende është një enigmë. Mirëpo çfarë ndodhë nëse për shkak të arsyeve politike dhe për shkak të atyre që përfitojnë, kjo çështje ende do të mbetet një enigmë? Sipas studimit të institutit kombëtar të kancerit të publikuar më dy nëntor 1994, në lidhje me rrezikun e kancerit të gjirit në mesin e grave, është deklaruar se grat të cilat bëjnë abortimin 50% më shumë janë në rrezik të kancerit të gjirit në krahasim me grat e tjera. Nga ana tjetër, abortimi shoqërohet edhe me probleme psikologjike. Rezultatet e një studime fushor që është kryer tek grat disa javë pasi kanë bërë abortimin, tregojnë se 40 deri në 60% e grave të anketuara kanë treguar reagim negativ ndaj abortimit. Ndjenja e mëkatit, problemet nervore, problemet përkatëse me gjumin dhe vështirësitë në vendimmarrje, janë disa prej këtyre reagimeve dhe gratë të tilla janë dërguar për kurim psikologjik. Edhe shumë studime të tjera gjithashtu tregojnë se krizat pas abortimit, kryesisht shtohen me çdo përvjetor të abortimit ose me ndonjë rast edhe më të shpejtë. Sipas një hulumtimi të bërë nga konsultimet e bëra pas abortimit, janë raportuar 100 lloje të reagimeve të mëdha negative. Reagimet më të zakonta janë si në vijim: depresioni, mungesa e vetëbesimit, sjelljet destruktive ndaj vetes, problemet me gjumin, humbja e memories, probleme në lidhje me marrëdhëniet shoqërore, stresi, ndjenja e mëkatit dhe pendimit, pikëllimi, animi i madh ndaj dhunës, vajtimi dhe rënkimi në pëshpëritje, problemi i mungesës së përqendrimit, mungesa e dëshirës ndaj njerëzve dhe ndaj aktivitetit atraktiv të mëparshëm, si dhe krijimi i problemeve në lidhje me fëmijët e tjerë.Pavarësisht kësaj që thamë më lartë, në shkollat e Islamit abortimi konsiderohet krim dhe askush nuk ka të drejtë të kryejë abortimin pa arsye dhe pa lejen e mjekut. Islami i jep rëndësi të madhe të drejtës së njeriut për të jetuar. Nocioni "jetë" është i barabartë me fjalën gjallëri dhe do të thotë me pas shpirt. E drejta për të jetuar konsiderohet një prej të drejtave qenësore të njeriut. Kjo çështje siç duket nuk vendosët në dilemë nga asnjë prej shkollave juridike, përveç në shkollën fashiste e cila përkryerjen e njeriut e shikon në kontradiktë dhe në luftë dhe në imponimin e vullnetit për të tjerët, ndërsa shfrytëzimin e tyre e konsideron të drejtë natyrore të individëve ose të grupeve të fuqishme. Natyrisht nuk mund të mohohet se nga pikëpamja e atij grupi të perëndimorëve të cilët kanë të menduar materialist, e rëndësishme është vetëm jeta materiale dhe nuk merret parasysh jeta shpirtërore. Ndërkohë që filozofët dhe mendimtarët bashkëkohor të perëndimit kërcënimin më të madh ndaj shoqërisë dhe kulturës moderne të perëndimit e konsiderojnë si rezultat të mungesës së kuptimit në jetë. Shkëputja më e madhe që është krijuar në perëndim është shkëputja nga normat shoqërore dhe morale e cila në shumë vende industriale ka rezultuar me shtimin e krimeve dhe shkatërrimit të familjes. Është e qartë se çdo herë kur jeta të mos jetë e kuptimshme, me domosdo ajo do të vendoset nën ndikim të vështrimit nihilist. Deklarata e të Drejtave Islame të Njeriut e cila u miratua në vitin 1990 nga Organizata e Konferencës Islamike, përmban pikëpamjet e vendeve myslimane. Në paragrafin (a) të nenit 17 të Deklaratës së të Drejtave Islame të Njeriut në lidhje me këtë çështje thuhet: "Çdo njeri ka të drejtë të jetojë në ambient të pastër nga degjenerimi dhe sëmundjet morale në mënyrë që të mund ta ndërtojë veten në aspektin spiritual. Shoqëria dhe shteti janë të obliguara t'i garantojnë atij këtë të drejtë". Çështja e jetës në pikëpamjen e fesë është aq shumë e rëndësishme saqë njeriu jo vetëm që nuk mund të shkatërrojë jetën e të tjerëve, por ai nuk ka të drejtë të shkatërrojë as jetën e vetë. Prandaj, nëse shtrohet pyetja se nga pikëpamja e Islamit, a mundet njeriu të heqë dorë nga e drejta e tij për të jetuar? Ligjet njerëzore dhe hyjnore do të japin përgjigje të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Ligjet perëndimore duk u bazuar në faktin se jeta e njeriut i përket vet atij, konsiderojnë se njeriu lejohet të bëjë vetëvrasje. Mirëpo Islami nuk e lejon këtë veprim dhe e konsideron atë vrasje të njeriut dhe si i tillë konsiderohet mëkat. Në bazë të kësaj pikëpamje humaniste të perëndimit, abortimi nuk ka pengesë dhe grat perëndimore me këtë pikëpamje se kanë të drejtë të plotë mbi turpin e tyre, vendosin të bëjnë abortim.Mendimtarët e shkencave islame me këtë argument se jeta është një amanet nga ana e Zotit për njeriun, besojnë se njeriu në raste të tilla nuk gëzon lirinë e zgjedhjes për shpirtin e tij, por duhet ta mbrojë atë. Nga pikëpamja e islamit, jeta, trupi dhe shpirti i individëve është amanet hyjnor dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë vetëvrasje ose abortimin e foshnjës. Në një pjesë të ajetit 195 të sures Bekare në Kur'anin e shenjtë lexojmë: "Mos e shkatërroni veten me duart tuaja". Edhe në raste kur njerëzit përballen me rrethana të vështira fizike dhe shpirtërore, Islami nuk i lejon ata që të bëjnë vetëvrasje ose abortimin, sepse njerëzit duke u mbështetur tek Zoti, gjithnjë kanë mundësi të triumfojnë përballë problemeve dhe vështirësive. Jeta është një dhuratë hyjnore dhe askush nuk ka të drejtë që t'ia mohojë atë një personi. Në Islam, njeriu gëzon një fisnikëri dhe pozitë të veçantë pranë Zotit. Sipas ajetit 32 të sures Maide në Kur'anin e shenjtë, vrasja e një njeriu të pafajshëm është e barabartë me vrasjen e të gjithë njerëzimit dhe ngjallja e një personi është e barabartë me ngjalljen e të gjithë njerëzimit. Nga pikëpamja e kësaj feje njerëzore, edhe embrioni nga koha kur në të vendoset shpirti (të ndjehet gjallë), është njeri. Prandaj, ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë, ai ka të drejtën për të jetuar. Për këtë arsye, mjekët dhe prindërit ose përgjegjësit e embrionit të cilët pa arsye ligjore bëjnë abortimin e tij, konsiderohen kriminel dhe duhet të ndëshkohen. Embrioni ashtu si individët e tjerë, ka të drejta të caktuar që më e rëndësishmja prej tyre është që të vije gjallë në këtë botë. Embrioni është një qenie që nuk është vendosur në mitrën e nënës me dëshirën e tij, por kjo ka ndodhë me pëlqimin e nënës dhe të babait. Prandaj jeta dhe qëndrimi i përkohshëm i tij në trupin e nënës, nuk ishte dëshirë e foshnjës. Kështu që askush as edhe prindërit e tij nuk kanë të drejtë ta shkatërrojnë këtë njeri të pafajshëm. Pikërisht ashtu sikur pas lindjes së fëmijës, ata nuk kanë të drejtë ta dëmtojnë fëmijën e tyre. Parimisht formimi i embrionit imponon një detyrë morale parësore për prindërit e tij që të sigurojnë një qetësi dhe mirëqenie të vazhdueshme për fëmijën e tyre dhe ta rrisin dhe edukojnë atë deri në moshën madhore. Natyrisht se nga pikëpamja e Islamit, abortimi lejohet vetëm në kohën kur vazhdimi i shtatzënisë e kërcënon drejtpërdrejtë jetën e nënës dhe shkakton dëme të mëdha fizike dhe psikologjike për nënën. Gjithashtu leja për abortimin e embrionit duhet të lëshohet nga mjeku për shkak të sëmundjeve të ndryshme të foshnjës. Prandaj në përgjigje ndaj atyre të cilët e konsiderojnë të lejuar abortimin dhe gruan e konsiderojnë pronare të trupit të saj, duhet thënë se kufijtë e së drejtës për të zgjedhur dhe të lirisë dhe të zotërimit mbi trupin e njeriut janë deri në atë masë saqë të mos shkaktohet shkatërrimi i vetës dhe i shpirtit të njeriut tjetër. E vetmja rrugë për t'iu shmangur këtyre pasojave është largimi nga devijime të tilla dhe respektimi i embrionit si njeri.

Tags