Korrik 24, 2016 10:22 CET

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderua dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.

Javën e kaluar,  ministri i jashtëm i Iranit deklaroi se pas dy dekadave me plotë batica dhe zbatica të negociatave të ndërlikuar rreth çështjeve përkatëse me Detin Kaspik, nuk është reduktuar rëndësia e kësaj sipërfaqe ujore.Mohamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit i cili në krye të një delegacioni të përbërë nga drejtues dhe ekspertë juridik dhe politik po merr pjesë në samitin e ministrave të jashtme të vendeve bregdetare të Detit Kaspik në Kazakistan, në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve bregdetare të Detit Kaspik deklaroi se konventa juridike e Detit Kaspik është një dokument gjithëpërfshirës i cili do të caktojë të drejtat dhe obligimet e vendeve bregdetare dhe parimet për bashkëpunim dhe veprim. Zarif shtoi se negociatat për caktimin e sistemit juridik të Detit Kaspik kanë nevojë për shqyrtime të sakta dhe të thella. Mirëkuptimi i përbashkët i cili vërehet në këto negociata i ka bërë më optimistë funksionarët pjesëmarrës në këtë samit për arritjen e marrëveshjeve përkatëse. Vlen të theksohet se në takimin e sotëm të ministrave të vendeve bregdetare të Detit Kaspik që po zhvillohet në Astana të Kazakistanit shqyrtohen çështjet më të rëndësishme përkatëse me sistemin juridik dhe të drejtat e vendeve bregdetare të Detit Kaspik.

Të enjten e javës së kaluar ishte përvjetori i parë i nënshrkimit të planit tëpërbahskët të veprimi të marrëveshjes bërthamore.  Ministri i jashtëm i RII në faqen e tij personale në tëiter, në lidhje me një vjetorin e Programit të përgjithshëm të veprimit të përbashkët, ka shkruar: Marrëveshja bërthamore ishte “fitore e diplomacisë përballë forcës”.z. Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII, në mesazhin e tij në tëiter, duke ju drejtuar amerikanëve, ka thënë: Akoma është po ajo e njëjta zgjidhje e qartë se progresit të Amerikës, që me metodat e vjetra sjell po ato dështime të vjetra. Zarif më tej ka thënë se "progresi do të mbetet ende i paqartë për aq kohë sa do të ekzistojnë fjalime dritëshkurtra”. Ministri i jashtëm i RII ka shtuar: Respekti i ndërsjellë në përmbushjen e angazhimeve që dalin nga marrëveshja bërthamore, do të sigurojë përfitimet e premtuara që do të hapin horizonte të reja. Marrëveshja përfundimtare bërthamore e Vjenës e njohur zyrtarisht si Plani i përbashkët gjithëpërfshirës i veprimit, u arrit më 14 korrik 2015 në Vjenë, kryeqytet i Asturisë. Ndërsa, Presidenti i SHBA-ve, marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 e cilësoi fitore të diplomacisë.BarackObama, president i SHBA-ve, me rastin e përvjetorit të akordit për programin e përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore, marrëveshjen në fjalë e cilësoi një fitore të diplomacisë. Amerika do të zbatojë angazhimet e saj deri në kohën kur Irani të zbatojë marrëveshjen bërthamore, tha Obama i cili shtoi se Uashingtoni ka akoma mosmarrëveshje serioze me Iranin. Ndërsa JohnKerry sekretari i DASH në përvjetorin e parë të nënshkrimit të akordit për programin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ka thënë se kjo marrëveshje ka krijuar mundësinë që të krijohet muri paqësor i programit bërthamor, me një Iran që zbaton angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes. ErnestMunis, sekretari amerikan i energjisë në deklaratën e tij lëshuar me rastin e përvjetorit të marrëveshjes bërthamore me Iranin tha se kjo marrëveshje ishte historike dhe me anë të saj Irani jep garanci që programi i tij është paqësor dhe kështu do të mbesë.

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se çështja e të drejtave të njeriut është bërë mjet i politikës së jashtme të fuqive të mëdha dhe deklaroi se OKB është ndërlikuar me çështje politike dhe po tregohet e paaftë përballë presionit të fuqive të mëdha.GholamhuseinDehkani në takimin e lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që u organizua të mërkurën, theksoi se ky implikim i OKB në çështje politike po ndodhë në kohën kur personalitete të mëdha janë ngritur për vendosjen e drejtësisë, paqes dhe qetësisë në botë me qëllim që të ringjallin vlerat e larta të cilat kanë rrënjë në qenien e njeriut dhe janë konfirmuar edhe nga profetët hyjnor. Deklaratat e ambasadorit të Iranit në OKB në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut tregojnë vështrimin e gjithanshëm të Iranit ndaj të gjitha aspekteve të të drejtave të njeriut. Situata aktuale në botë tregon se pavarësisht përfundimit të periudhës së kolonializmit, luftës, skllavërisë dhe racizmit, në periudhën bashkëkohore janë përhapur mënyrë të reja të këtyre fenomeneve negative në shoqërinë njerëzore. Gjendja e të drejtave të njeriut aktualisht edhe në Amerikës dhe në vendet evropiane tregon se bota ende është shumë larg atij nivelit ideal drejt të cilit është nisur. Vrasja e pamëshirshme e zezakëve në Amerikë dhe vazhdimi i diskriminimit racor dhe shtypja me dhunë e protestave qytetare, përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të këtij realiteti të hidhur. Ashtu siç u theksua në fjalën e ambasadorit të Iranit në OKB, një botë në të cilën vetëm 62 njerëz kanë mbledhur pasuri më shumë se gjysma e njerëzve në rruzullin tokësor dhe një botë në të cilën 1% e njerëzve janë më të pasur se 99% e njerëzve të tjerë, padyshim se nuk është një botë paqësore, e dëshiruar dhe e drejtë. Realiteti është ky që sot politikat dhe qëndrimet e fuqive hegjemoniste në botë janë të mbushura me shkelje të të drejtave të njeriut. Mbështetja e tyre ndaj terrorizmit, shkelja e hapur e të drejtave ndërkombëtare, mospranimi i zbatimit të traktateve për çarmatimin e armëve dhe moszbatimi i traktateve për mbrojtjen e ambientit, si dhe mospërfillja e të drejtës së popujve për caktimin e fatit të tyre; janë prej çështjeve që ushtrojnë ndikim negativ mbi të gjitha shoqëritë njerëzore. Mirëpo Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB me anë të një tërheqje turpëruese, deklaroi se ka hequr emrin e koalicionit saudit nga lista shkelësve të të drejtave të fëmijëve të kësaj organizate. Sipas pohimit të vet sekretarit të përgjithshëm të OKB, ky veprim është bërë nën presionin e Amerikës dhe të Arabisë Saudite. Z. Dehkani me këtë rast saktësoi se OKB ka nevojë për ndryshim të qasjes dhe strategjisë së veprimit në mënyrë që respektimin e të drejtave të njeriut ta vendosë në shërbim të ngritjes të vlerave themelore të njeriut si barazia dhe drejtësia.

Javën e kaluar në Paris u organizua takimi i grupit terrorist Monafekin. Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, një prej metodave të perëndimit për të ushtruar presione ndaj RII, është mbulimi i lajmeve mbi aktivitetet e grupeve kundërshtare të shtetit iranian.Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Francës në Teheran në lidhje me organizimin e takimit të grupit terrorist Monafekin (MEK) në Paris.AbulghasemDolfi, drejtori i përgjithshëm i zyrës për Evropën Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, ka thirrur ambasadorin e Francës në Teheran dhe i ka dorëzuar atij një notë proteste të ashpër nga Republika Islamike e Iranit në lidhje me organizimin e takimit të grupit terrorist Monafekin në Paris.Një funksionar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se nuk mjafton që vetëm të quhet terrorist grupi Monafekin nga qeveria e Francës.

Në reagimin e tij ndaj zhvillimeve të fundit në Turqi pas tentimit për grusht shteti në këte vend, ministri i jashtëm i RII ka thënë se ndjehet i shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Turqi. Z. MohamedXhevadZarif në faqen e tij tëiter ka shkruar se është tejet i shqetësuar me situatën në Turqi.Ai ka shkruar se stabiliteti, demokracia dhe siguria e popullit turk janë prioritetet kryesore. Ministri i jashtëm iranian ka theksuar edhe mbi nevojën për solidaritet dhe urtësi në Turqi.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RIIduke reaguar ndaj zhvillimeve të fundit ën Bahrejn, ka thënë se shpërbërja e lëvizjes Vafaku Kombëtar në Bahrejn është pjesë e presioneve ndaj personaliteteve dhe shoqërive moderatorë dhe tregues i faktit se regjimi AlKhalifa nuk kërkon zgjidhjen e problemeve dhe ngërçeve.BehramKasemi, duke reaguar ndaj vendimit për shpërbërjen e lëvizjes Vafaku Kombëtar në Bahrejn, vendim i marrë nga gjykata e këtij vendi, deklaroi: Kjo sjellje u hap rrugën atyre personave që nuk kërkojnë zgjidhje jo paqësore. Kasemi tha se shpërbërja e lëvizjeve moderatore dhe heqja e shtetësisë së personaliteteve që gëzojnë respektin e popullit, nuk është në interes të shtetit në Bahrejn dhe për këtë këshilli pushtetarët bahrejnas që heqin dorë nga veprimtaritë policore dhe të sigurimit dhe të krijojnë besim për negociata dhe bisedime konstruktive dhe më shumë integritet në shoqëri. Gjykata e Bahrejnit ka dhënë urdhër për shpërbërjen e lëvizjes Vafaku Kombëtar dhe konfiskimin e pasurisë së kësaj lëvizjeje. Komiteti i për regjistrimin e trashëgimisë botërore i UNESCO-s, ka regjistruar 11 objekte iraniane në listën e kësaj organizate. Këot objekte i takojnë epokës sasanite në malet lindore të rajonit Firdosi. Këto objekte janë të vjetra mijëra vjetë nëprovicnënKhorasani jugor (verilindje të Iranit). Javën e kaluar, Ekipi kombëtar i mundjes ka fituar garat e 44-të të kupës botërore 2016 në Amerikë. Ekipi iranian fitoi përballë Rusisë me rezultatin 5 me 2 dhe për herë të shtatë u shpall kampion. Ekipi iranian i mundjes përpara sesa të përballej me Rusinë, ka mundur Amerikën dhe ka dalë në finale.Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi uroi ekipin kombëtar të mundjes i cili u shpall kampion bote në garat e zhvilluara në Kaliforni të SHBA.Në mesazhin e presidentit HasanRuhani thuhet: '' Sportistët e ekipit kombëtar iranian të mundjes, në Kupën e Botës 2016 që u zhvillua në Amerikë, i mposhtën të gjithë kundërshtarët duke ngritur lartë flamurin e lavdishëm të Iranit dhe duke u bërë burim gëzimi dhe krenarie për popullin e madh iranian.

 

 

Tags