Gusht 18, 2016 12:03 CET

Në emër të Zotit dhe me përshëndetje për ju të nderua dëgjues, po fillojmë emisionin tonë të përjavshëm kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme të javë së kaluar në Iran.

Ministri i jashtëm i RII javën e kaluar zhvilloi një vizitë gjashtë ditore në Afrikën perëndimore. Ministri i jashtëm i Iranit zhvilloi një takim me presidentin e Nigerisë me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe çështje të rëndësishme botërore. Sot krimet e regjimit sionist dhe të Arabisë Saudite janë zbuluar më shumë sesa në të kaluarën. Kështu deklaroi Muhamed Xhavad Zarif ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë një takimi me iranianët me banim në Gana. Sa i përket fundosjes së iranofobisë, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: Iranofobia ndiqet me shpenzime kolosale nga regjimi sionist dhe Arabia Saudite, të cilëve më shumë se kurdoherë tjetër u janë bërë të qarta krimet e kryera. Sot bota ka arritur në përfundimin se rreziku kryesor vjen nga Vahabizmi që përbën kërcënim kryesor të botës dhe fundosja e iranofobisë ka zbuluar akoma më shumë krimet e vahabistëve. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në vazhdim të takimeve të tij me funksionarët e Guinesë, u takua me Alfa Konde, presidentin e këtij vendi afrikan. Ministri i jashtëm iranian dhe presidenti i Guinesë në këtë takim theksuan zgjerimin e marrëdhënieve politike dhe tregtare mes dy vendeve. Mohamed Xhevad Zarif në fazën e fundit të vizitës së tij në Afrikën Perëndimore shkoi në Mali, ku gjatë takimit me kryeministrin e këtij vendi, duke shprehur shqetësim në lidhje me ekzistencën e grupeve terroriste dhe ekstremiste në Mali, ka thënë: Irani është i gatshëm të bashkëpunojë me Malin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Javën e kaluar, Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politik të jashtme në Parlamentin e Iranit, deklaroi: "Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike duhet të pranojë përgjegjësinë për publikimin e informacioneve rreth programit atomik të Iranit". Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politik të jashtme në Parlamentin e Iranit, në një intervistë me agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve, theksoi: "Nuk ekziston asnjë mundësi tjetër për publikimin e informacioneve në lidhje me programin atomik të Iranit, përveçse ky veprim të jetë bërë nga brenda ANEA-s, sepse këto informacione në mënyrë zyrtare janë vendosur vetëm në dispozicion të ANEA-s". Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politik të jashtme në Parlamentin e Iranit gjithashtu theksoi se ANEA nuk mund të spekulojë dhe duhet të pranojë përgjegjësinë në lidhje me këtë çështje dhe të japë përgjigje përpara anëtarëve të këtij institucioni dhe opinionit publik të Iranit. Vlen të theksohet se të premten ANEA me anë të një deklarate, ka hedhur poshtë publikimin e informacioneve përkatëse me deklaratën e parë të Iranit në zbatimin e protokollit shtesë nga ana e këtij institucioni ndërkombëtar. Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, javën e kaluar ka deklaruar se ditë më parë agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar një raport në të cilin ekzistojnë të dhëna rreth një pjese të programit afatgjatë për pasurimin e uraniumit dhe për planin e zhvillimit të programit atomik të Iranit. Këto të dhëna më parë ishin vendosur vetëm në dispozicion të ANEA-s. Irani me anë të një letre zyrtare, ka protestuar ndaj kësaj neglizhence të ANEA-s.

Javën e kaluar, ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se pasiguria dhe paqëndrueshmëria në rajon, veçanërisht në Afganistan, është si rezultat i ndërhyrjes së forcave të huaja. Abdulreza Rahmani Fazli, ministër i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit të martën në ceremoninë përfundimtare të takimit të guvernatorëve të provincave kufitare Iran-Afganistan në Mashhad, ka thënë:  Debati i sigurisë është një sfidë që duhet zgjidhet midis dy vendeve mike dhe fqinje. Rahmani Fazli ka shtuar: Kushtet me të cilat sot bota islame posaçërisht Lindja e Mesme po përballet, janë si rezultat i ndërhyrjeve të forcave të huaja dashakeqëse, të cilat po dëmtojnë popujt myslimanë të rajonit. Ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit ka shtuat se disa vende perëndimore po harxhojnë kosto të larta për përhapjen e islamofobisë në botë dhe ka shtuar: Irani dhe Afganistani për shkak të të përbashkëtave të tyre fetare dhe kulturore, janë popujt më të afërt mes veti dhe duhet të punojnë në drejtim të paqes, sigurisë dhe progresit të popujve të rajonit.

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër sulmin e armatosur që ndodhi ditën e kaluar në Munih të Gjermanisë. Bahram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi se Republika Islamike e Iranit dënon ashpër sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë dhe shpreh solidaritet me popullin dhe qeverinë e Gjermanisë. Bahram Ghasemi saktësoi: "Sot lufta kundër terrorizmit kudo që të zhvillohet dhe në çfarëdo forme që të jetë, është një kërkesë serioze dhe urgjente e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe e ndërgjegjes njerëzore, prandaj duhet të jetë prioritet i të gjitha vendeve". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme theksoi se vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur, aktualisht është shndërruar në një turp tjetër në historinë e njerëzimit dhe për ta zhdukur këtë fenomen, nuk ka rrugë tjetër përveç luftës kundër tij në nivel gjithëpërfshirës dhe larg standardeve të dyanshme. Po ashtu, Ministria e Jashtme e Iranit javën e kaluar ka deklaruar se riemërimi i grupit takfirist Fronti Al Nusra, që është duke luftuar për të përmbysur presidentin sirian Bashar Asad, në Fronti Fat’hul Sham (Fronti për pushtimin e Sirisë), nuk do të ndryshojë natyrën e tij terroriste, duke e quajtur këtë veprim si lojë fjalësh. Imazhi i shëmtuar i ekstremizmit dhe terrorizmit nuk mund të pastrohet me veprime të tilla, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit z. Behram Kasemi. Ai më tej vuri në dukje se ky veprim tregon falimentimin politik të sponsorëve rajonalë të ekstremistëve të udhëhequr nga Arabia Saudite si themelues dhe mbështetës kryesor i Al Kaedës, talebanëve, ISIS, Frontit Al Nusra dhe shumë grupeve tjera terroriste në rajon, veçanërisht në Siri. Kasemi po ashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që me seriozitet të merret me shkaqet e terrorizmit dhe pasojat e tij dhe të bëjë presion ndaj themeluesve dhe mbështetësve të grupeve terroriste. Abu Mohamed Al Xhulani, komandant i grupit terrorist Fronti Al Nusra në Siri, të enjten gjatë paraqitjes së tij të parë para kamerave, pas njoftimit për likuidimin e Frontit Al Nusra, ka njoftuar për krijimin e grupit terrorist “Fronti Fat’hul Sham” dhe ka pretenduar se ky veprim është ndërmarrë për të unifikuar grupet tjera me njëri-tjetrin dhe “Fronti Fat’hul Sham” nuk ka asnjë lidhje me të huajt. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ka dënuar shpërthimet në Kameshli të Sirisë, ku u vranë dhe u plagosën një numër i madh i qytetarëve sirianë. z. Behram Kasemi ka dënuar shpërthimet terroriste të ditës së mërkurë në rajonin Kameshli, në veri të Sirisë, ku u vranë një numër i madh i qytetarëve sirianë dhe është solidarizuar me familjet  e viktimave dhe me të plagosurit. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Republikës Islamike e Iranit në vazhdim, fenomenin e terrorizmit e ka konsideruar kërcënim të përbashkët kundër paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale. Ai ka shtuar: Për të triumfuar ndaj krizës së terrorizmit në rajon, duhet çrrënjosur mendimet ekstremiste dhe takfiriste. Nga shpërthimet e fuqishme në qytetin Kameshli në veri të Sirisë, 50 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Grupi terrorist ISIS e ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime. 

Sipas një publikimi të Ministrisë së brendshme të RII, më 18 maj 2017 do të organizohet raundi i dymbëdhjetë i zgjedhjeve presidenciale si dhe raundi i gjashtëmbëdhjetë i zgjedhjeve për këshillat islamik të qyteteve dhe fshatrave. Kjo datë është përcaktuar dhe njoftuar nga Këshilli për mbrojtjen e interesave të RII në Ministrinë e brendshme. Ministria e brendshme e RII ka thënë se do të bëhen të gjitha përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve gjatë vitit të ardhshëm.