Gusht 18, 2016 12:06 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth ndikimit të mendimeve të Ibën Tejmije mbi Muhamed bin Abdulvahab, si dhe do të njihemi me mendimet e Abdulvahab.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv". Në disa edicione të kaluara kemi bërë një vështrim analitikikë të përgjithshëm mbi mendimet dhe idetë e Ibën Tejmije duke përmendur edhe dallimet e të menduarit të tij me atë të Ahmed bin Hanbel, themeluesit të një prej katër shkollave të njohura juridike sunite. Thamë se Ibën Tejmije ishte ngritur kundër të gjitha shkollave islame dhe me risitë e tij në Islam, ka mbjellë farën e përçarjes në mesin e myslimanëve, në kohën kur myslimanët dhe bota islame kishte nevojë më së shumti për bashkim dhe unitet. Ibën Tejmije themeloi një lexim ekstremist në sferën e bindjeve, gjurmët e të cilit u shfaqen përsëri në shekullin 12 hixhri kameri, gjegjësisht në thirrjen ose predikimin e Muhamed bin Abdulvahab. Shkolla e shpikur e Ibën Tejmije duke u vendosur në kornizën e të menduarit vehabist, u bë edhe më ekstremiste, ndërsa nëse në të menduarin e Ibën Tejmije ideja e takfrizmit ishte vetëm në kornizën e një teorie, në periudhën e Muhamed Abdulvahab pikërisht ky lloj i të menduarit u zbatua në praktikë dhe me shpatën e takfirizmit u derdh gjaku i shumë myslimanëve. Muhamed bin Abdulvahab përkundër paraardhësve të tij, duke shfrytëzuar forcën politike dhe përkrahjen e Anglisë, arriti të themelojë një shtet të bazuar mbi idetë selefiste, ndërsa me forcën e shpatës, predikoi dhe përhapi të menduarin e tij në territorin e Naxhdit dhe në të gjithë Hixhazin. Muhamed bin Abdulvahab ka lindur në vitin 1115 hixhri kameri në qytetin Ajinije. Babai i tij ishte Shejkh Abdulvahab dhe ishte një jurist i njohur fetar i shkollës Hanbeli dhe ushtronte funksionin e gjykatësit të qytetit. Ajinije ndodhet në rajonin Naxhd 70 km larg qytetit Riad. Sipas Alusitit cili konsiderohet një prej përkrahësve ekstremistë të Muhamed bin Abdulvahab, Shejkh Muhamed qysh në vitet e para pasi bëri publik idetë dhe bindjet e tij, ka ngjallur irritimin dhe hidhërimin e dijetarëve fetarë dhe të banorëve të këtij rajoni. Ai pas një kohe shkoi në Meke për ta kryer Haxhin, ndërsa pas përfundimit të ceremonisë së Haxhit, ai shkoi në Medine për të vazhduar shkollimin dhe aty filloi t’i ndalojë njerëzit që të mos kërkojnë ndërmjetësimin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. pranë varrit të tij. Ai më pas shkoi në rajonin Naxhd dhe pastaj udhëtoi edhe në qytetin Basra të Irakut. Në Basra, pasi dijetarët fetarë dhe banorët e këtij qyteti kuptuan idetë dhe bindjet e devijuara të Muhamed bin Abdulvahab, e dëbuan atë nga ky qytet. Muhamed bin Abdulvahab pas kësaj ngjarje kaloi një jetë me plotë batica dhe zbatica ku si pasojë e ideve të devijuara dhe takfiriste të tij, u vranë me dhjetëra njerëz. Shekulli i dymbëdhjetë hixhri kameri që përkon me shekullin e 18 dhe të 19-të të erës së re, konsiderohet një shekull i veçantë i cili vendosi shumë probleme dhe sfida përballë popujve myslimanë. Nëse këtë shekull e emërojmë si shekullin e kolonializmit, nuk do të ishte e tepërt, për arsye se në çdo vend të botës islame do të vërejmë gjurmët e tij. Anglia shumë vite më parë kishte vendosur hijen e shëmtuar të hegjemonisë së saj mbi Nënkontinentin Indian dhe duke bërë ndryshime në sistemin arsimor të Indisë, mundohej që përveç sundimit ushtarakisht, ta largojë shoqërinë e këtij vendi nga identiteti i saj autokton, sidomos popullatën myslimane dhe gjeneratën e re. Nga ana tjetër Franca e udhëhequr nga Napoleoni kishte pushtuar Egjiptin, Sirinë dhe Palestinën, ndërsa mbretëria e cezarëve të Rusisë duke sulmuar në mënyrë të vazhduar Iranin dhe Perandorinë Osmane, mundohej të zgjeronte territorin e saj gjeografik dhe fuqinë politike nëpërmjet imponimit të traktateve të ndryshme kolonialiste. 
Spikeri...
Perandoria Osmane e cila konsiderohej një mbetje e Khalifatit Sunit të shtetit Islam, kalonte periudhën e dobësisë dhe të dekadencës së saj. Në rrethana të tilla, bota islame ishte një gjendje shumë të dobët dhe parasegjithash kishte nevojë për unitet dhe integrim. Do të thotë kishte nevojë për një forcë e cila do të mund t’i bashkonte të gjithë myslimanët dhe të krijojë kushtet për bashkimin e Botës Islame përballë armiqve të përbashkët. Në rrethana të tilla, vehabizmi jo vetëm që nuk ndihmoi fare në unitetin e botës islame, por kjo lëvizje mbolli farën e përçarjes dhe armiqësisë në mesin e myslimanëve dhe duke bashkëpunuar me kolonialistët, krijoi kushtet për depërtimin sa më të madh të fuqive kolonialiste në vendet islame. Në një atmosferë të tillë, Muhamed bin Abdulvahab me ndihmën e fisit Al Saud dhe të Anglisë, publikoi dhe përhapi idetë e tij të devijuara në territorin e Hixhazit. Ajo çfarë tregon personalitetin shkencor të një personi, janë veprat dhe hulumtimet e tij shkencore, mësuesit nga të cilët ka mësuar dhe nxënësit që kanë ndjekur atë. Muhamed bin Abdulvahab përkundër paraardhësit të tij do të thotë Ibën Tejmije, në të dy këto fusha kishte një varfëri të madhe. Kjo do të thotë se Ibën Tejmije ishte një autor i zellshëm dhe pas vete ka lënë nxënës si Ibën Kaim dhe Ibën Kethir, ndërsa në listën e mësuesve të tij ndodhen emrat e figurave të shquara të shkencave islame të asaj kohe. Mirëpo Muhamed bin Abdulvahab jo vetëm që në fushën e shkrimit nuk ka lënë vepra të rëndësishme, por ekzistojnë shumë paqartësi edhe në fushën e shkollimit dhe nivelit të studimeve të tij. Shkaku i shtrirjes së ndikimit të Muhamed bin Abdulvahab ka qenë vetëm shfrytëzimi i shpatës dhe fuqisë politike të fisit Al Saud dhe të Anglisë. Çdo shkollë e mendimit që lind, vetëm në dy mënyra mund ta vazhdojë jetën e saj: e para është personaliteti i fuqishëm i themeluesit të saj dhe forca e mësimeve të saj, pra ashtu siç ndodhi me Islamin. Në kohën kur Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka filluar predikimin e thirrjes së tij, karakteristikat tërheqëse të personalitetit të tij dhe forca e mësimeve islame u bënë shkak që Profeti s.a.v.s. pa shfrytëzuar forcën e pushtetit në mënyrë graduale të fitojë pozitën e tij në mesin e njerëzve dhe me shpejtësi të shtrijë zhvillimin e tij në të gjitha rajonet. Rruga e dytë për zhvillimin e një shkolle të mendimit është mbështetja në forcën politike dhe përdorimi i dhunës për të sunduar mbi njerëzit. Kjo metodë kryesisht praktikohet në shkollat të cilat nuk kanë tërheqje të madhe dhe nuk përputhen as me natyrën qenësore as me ndërgjegjen e njeriut dhe as me mësimet fetare të njerëzve. Shkolla të tilla ideologjike mund ta vazhdojnë jetën e tyre vetëm nën hijen e shpatës dhe vetëm me mbështetjen mbretërve dhe të sulltanëve, prandaj zakonisht kur të humbet forca e mbretërve, shuhet edhe ekzistenca e këtyre shkollave. Muhamed bin Abdulvahab ishte i vetëdijshëm plotësisht rreth kësaj situate dhe shumë mirë e dinte se mendimet e tij për shkak të kontradiktave që kanë me bazat fetare të myslimanëve, kurrë nuk do të mirëpriten nga njerëzit. Nga ana tjetër, ai as në aspektin shkencor dhe as në aspektin moral, nuk kishte karakteristikat e një personaliteti karizmatik në shoqëri për të tërhequr njerëzit drejt tij. Ai që nga fillimi e preferoi rrugën e dytë dhe u mbështet gjithnjë në forcën politike dhe në forcën e shpatës. 
Spikeri...
Muhamed bin Abdulvahab në vendlindjen e tij dhe në rajonet rreth saj nuk gëzonte kurrfarë reputacioni në Hixhaz dhe të gjithë dijetarët sunitë të asaj kohe e kishin dëbuar atë për shkak të mendimeve të devijuara. Dëbimi i Muhamed bin Abdulvahab dhe ambiciet e tij, ishin bërë shkak që ai të afrohet më shumë pranë Muhamed bin Saud, guvernatorit të rajonit Dar’ije  në rrethinën e Rijadit. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer krime shumë të mëdha gjatë pushtimit të qyteteve të Hixhazit. Para se të trajtojmë temën e bashkëpunimit të Muhamed bin Abdulvahab me kolonialistët anglezë për ta vendosur hegjemoninë angleze mbi territorin e Hixhazit, do të paraqesin shkurtimisht idetë e devijuara të Muhamed bin Abdulvahab në mënyrë që të bëhet e qartë se këto ide të devijuara nuk ishin të pranuara as edhe në familjen e Muhamed Abdulvahabit dhe kundërshtari më i madh i tij ishte vëllai i tij.
Spikeri...
Muhamed bin Abdulvahab besonte se vetëm ai dhe ndjekësit e tij janë adhurues të Zotit dhe myslimanë ndërsa ndjekësit e shkollave të tjera islame janë jobesimtarë dhe idhujtarë. Ai besonte se Zoti me të vërtetë qëndron ulur mbi Fronin e Tij dhe ka duar dhe këmbë, kofshë, sy, faqe, vetulla, gjuhë dhe shpirt, si dhe flet me fjalë dhe zë. Në përgjithësi ai besonte se Zoti është trup fizik. Kjo është diçka që shumica e myslimanëve e konsiderojnë idhujtari. Muhamed bin Abdulvahab në lidhje me varrezat gjithashtu ka bindje dhe gjykime që janë të veçanta vetëm për atë dhe pa ndonjë argument të sheriatit nxirrte fetva në bazë të tyre. Bindja fetare e tij në lidhje me varrezat është kjo që ndërtimi i varrit si përmendore dhe lutja dhe namazi pranë varrit është i ndaluar. Përveç kësaj, ai besonte se shkatërrimi i tyre është obligim dhe duhet të zhduken të gjitha gjurmët e tyre. Ai dhe ndjekësit edhe në lidhje me varrin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., besojnë se shikimi i varrezave që ndodhen aty është sikur idhujtari. Një prej çështjeve të tjera që e mohojnë vehabistët është lutja pranë Ehli Bejtit (a.s.) për ndërmjetësim tek Zoti. Muhamed bin Abdulvahab në librin e tij “Zbulimi i Dilemave” thotë: “Kërkimi nga të vdekurit që të ndërmjetësojnë, është sikur kërkimi nga asgjëje sepse i vdekuri nuk ka forcë që të përgjigjet”. Çështje tjetër është kjo që vehabizmi kërkimin e shpëtimit nga të dashurit dhe profetët e Zotit, e konsiderojnë idhujtari. Një tjetër bindje e vehabizmit është kjo që Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. dhe Ehli Bejti (a.s.) as gjatë jetës së tyre dhe as pas vdekjes nuk kanë qenë dhe nuk janë të informuar rreth botës metafizike. Një prej karakteristikave të dalluara të perceptimeve të devijuara të Muhamed bin Abdulvahab nga Kur’ani i shenjtë është shpallja e të gjithë myslimanëve si jobesimtarë dhe idhujtarë, si dhe përshkrimi i kundërshtarëve të tij si të dalë nga feja. Muhamed bin Abdulvahab në librin e tij “Zbulimi i Dilemave” në të cilin i mëson përkrahësve të tij metodën e debatit dhe polemikave, thotë: “Nëse pala tjetër në debat të thotë kështu dhe kështu”, ti thuaj o idhujtar!”. Në edicionin e ardhshëm do të flasim më tepër rreth bindjeve të devijuara dhe gjakderdhjet që ka shkaktuar Muhamed bin Abdulvahab me ndihmën e fisit Al Saud në territorin e Hixhazit. 

Tags