Gusht 29, 2016 10:05 CET

Në këtë edicion do të njihemi me mënyrën e forcimit të vehabizmit dhe fisit Al Saud.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv". 
Në edicionin e kaluar kemi folur rreth lidhjes mes Al Saud dhe vehaizmit me Anglinë për të forcuar zgjerimin e ndikimit të tyre në Gadishullin Arabik. Ajo që përkufizonte lidhjet e Abdulaziz me Anglinë përmblidhej në dy qëllime themelore të Anglisë në rajonin e Gadishullit Arabik. Qëllimi i parë ishte gjetja e aleatëve në zemër të Gadishullit të cilët do të siguronin interesat e Anglisë  dhe në të ardhmen do të mund të sundonin në të gjithë territorin e këtij rajoni. Qëllimi i dytë ishte lufta kundër ndikimit të Perandorisë Osmane në këtë rajon sepse përfaqësues të Perandorisë Osmane ishin fisi Ale Rashid dhe fisnikët e Mekës dhe Medinës. Në rrethana të tilla vehabizmi i cili përfaqësohej nga fisi Al Saud, ishte opsioni më i mirë për Anglinë.  Abdulaziz bin Saud e dinte shumë mirë që në mesin e myslimanëve të rajonit nuk ka kurrfarë pozite dhe me dëshirën e tyre kurrë nuk do ta pranojnë shkollën vehabiste. Ai këtë realitet e kishte përjetuar gjatë disfatave të kaluara si pasojë e mospranimit të pushtetit Al Saud nga banorët e rajoneve të ndryshme. Prandaj për të garantuar qëndrueshmërinë e vet, ai pranoi të ndjekë politikën e Anglisë në rajon. Muhamed bin Abdulvahab gjithashtu që nga fillimi kishte kuptuar se vetëm nën hijen e forcës së shpatës mund ta zgjerojë shkollën e vehabizmit, prandaj për këtë arsye u bashkua me fisin Al Saud. Anglia nga aspekti financiar dhe i armatimit, mbështeste vehabizmin dhe njohu zyrtarisht pushtetin e vehabizmit në rajon. Në shkëmbim të kësaj mbështetjeje, Ibën Saud gjithashtu siguronte interesat e Anglisë në Gadishullin Arabik dhe luftonte kundër aleatëve të Perandorisë Osmane në rajon. Anglia për tu siguruar se Abdulaziz ndjek saktësisht politikat e saj, pranë tij e dërgojë një këshilltar ushtarak dhe politik me përvojë të madhe i cili quhej Henry Wiliam Shekspir. Në këtë kuadër anglezët, nuk qëndruan neglizhentë as ndaj rajonit tjetër të Hixhazit në Gadishullin Arabik. Ata dërguan një agjent me emrin Lorans i cili më vonë u njoh me emrin Loransi i Arabisë Saudite, pranë Sharif Husein në Meke. Duke marrë parasysh faktin se Sharif Husein kishte marrëdhënie të afërta me osmanlinjtë, Lorens i premtoi atij që në rast se do të humbin osmanlinjtë, vendin e tyre në botën islame do ta marrë ai dhe khalifati islam do të jetë në duar të fisnikëve të vendeve të shenjta. Me këtë premtim u mashtrua Sharif Husein dhe si pasojë ai u shndërrua në një faktor anglez në rajon. Me fjalë të tjera, Anglia synonte që të ruajë të dy palët dhe në të ardhmen të shikojë për ta mbajtur atë palë e cila ecën më mirë në kuadër të politikave të saj ndërsa palën tjetër do ta zhdukte më lehtë. Prandaj pas disfatës së Perandorisë Osmane, Sharif Husein me këtë iluzion të kotë se Anglia do ta vendosë atë në pozitën e khalifit të myslimanëve në vend të sulltanëve osmanlinj, e shpalli veten khalif të myslimanëve duke harruar se formimi i një perandorie të tillë kurrë nuk është në favor të politikave të Anglisë. Në këtë mënyrë Anglia duke mbështetur Abdulaziz bin Saud, shumë lehtë shkatërroi Sharif Huseinin dhe i dha fund sundimit të fisnikëve në vendet e shenjta.
Përpjekjet e Henry Wiliam Shekspir dhe shërbimet e Abdulaziz bin Saud në luftën kundër Perandorisë Osmane nga njëra anë, si dhe nga ana tjetër paraqitja e një leximi anglez-kolonialist ndaj Islamit nga ana e vehabistëve, rezultuan me nënshkrimin e paktit kolonialist të vitit 1915 mes Anglisë të kryesuar nga Persi Kooks dhe Abdulaziz bin Saud. Në këtë marrëveshje u caktua se Abdulaziz bin Saud nuk do të sulmojë territoret nën protektoratin e Anglisë në Gadishullin Arabik, nuk do tu japë privilegje armiqve të Anglisë në Naxhd, nuk do të caktojë zëvendësin e tij nga mesi i armiqve të Anglisë, do ta koordinojë politikën e tij të jashtme me Anglinë dhe do të bie dakord rreth saj me Britaninë e Madhe. Në të kundërtën, Anglia për çdo vit duhej t’i paguante 60 mijë lira Abdulaziz bin Saud. Viti 1932, ishte një vit në të cilin Abdulaziz bin Saud pas mbështetjes së madhe të Britanisë, arriti ta plotësojë pushtetin e tij në rajonin e Gadishullit Arabik  dhe ta regjistrojë këtë territor me emrin e tij si një pronë personale të quajtur “Arabia Saudite”. Anglia në zgjedhjen mes vehabistëve dhe fisnikëve të Mekës, më në fund arriti në këtë përfundim se vehabistët janë më të preferuar për të sunduar mbi dy vendet e shenjta. Sëpari: vehabistët në botën islame nuk kishin kurrfarë pozite dhe ishin të detyruar që gjithnjë të jenë të varur nga Anglia për të vazhduar jetën e tyre. Sëdyti: leximi të cilin e kanë paraqitur vehabistët rreth fesë islame, kishte dallim nga mësimet islame dhe ky dallim në vete krijonte rrethanat për përçarje dhe konflikt në mesin e myslimanëve. Edhe pse Anglia krijoi rrethanat për vendosjen e pushtetit vehabist të regjimit Al Saud në të dy vendet e shenjta islame, por dhuna e egër dhe ekstremizmi i vehabistëve ndaj myslimanëve ishte faktor me ndikim në shtrirjen e ndikimit të vehabizmit dhe ky faktor në nuk duhet të anashkalohet në këtë drjetim. Një prej dallimeve fondamentale që e ndanë vehabizmin nga medhëhebet e tjera islame, është metoda e këtij sekti për zhvillimin dhe shtrirjen e thirrjes së vet. Nëse do t’i hedhim një vështrim historikut të medhëhebeve islame, do të vërejmë se zakonisht këto shkolla kanë përdorur metoda shkencore dhe argumentuese për realizimin e qëllimeve të tyre. Asnjëra prej medhëhebeve islame për shkak të mosmarrëveshjeve, nuk ka urdhëruar derdhjen e gjakut, shkeljen e nderit dhe plaçkitjen e myslimanëve. As edhe Ibën Tejmije megjithë mendimet e tij të dhunshme dhe takfiriste, nuk ka urdhëruar vrasjen e myslimanëve për shkak të bindjeve të tyre në çështjet si ndërmjetësimi dhe kërkimi i shpëtimit. Në historinë e Islamit i vetmi grup që ka urdhëruar shpalljen jobesimtarë të myslimanëve në shekullin e parë të Islamit, ka qenë grupi i Khavarixhëve. Ata besonin se kryerja e mëkatit të madh është mosbesim dhe dënimi i mosbesimit, është vrasja. Disa prej tyre gjithashtu mendonin se mosbesimi i babait bëhet shkak që edhe fëmija dhe gruaja të mosbesojnë, prandaj urdhëronin vrasjen edhe të fëmijëve të vegjël dhe të grave. Mirëpo duke marrë parasysh se kjo teori ishte në kundërshtim të qartë me të menduarin dhe bazat e Islamit, të gjithë myslimanët këtë grup e konsideruan të dalë prej fesë dhe ndjekësit e tij i quajtën “Khavarixh” dhe pas një periudhë nuk mbeti asnjë gjurmë e tyre në botën islame, përveç në faqet e zeza të historisë. Disa figura që mbeten nga ky grup si Abadija, ndryshuan në masë të madhe pikëpamjet e tyre. Pas grupit khavarixh, i vetmi grup tjetër që ndjek një metodë të tillë në trajtimin e kundërshtarëve të tij myslimanë është sekti vehabist. Vehabistët, gjithashtu përkundër metodës së të gjithë myslimanëve të tjerë dhe përkundër parimeve themelore të Islamit, akuzuan myslimanët për mosbesim dhe filluan të vrasin dhe plaçkitin ata. 
Për këtë arsye vehabistët e i kanë krahasuar me khavarixhët. Për shembull khavarixhët akuzuan Imam Aliun (a.s.), khalifin e Shtetit Islam, se ka kryer mëkat të madh me pranimin e gjykimit të nivelit njerëzor dhe për këtë arsye e martirizuan atë në natën e 21-të të Ramazanit në mihrabin e xhamisë në Kufe. Vehabistët gjithashtu kanë vrarë guvernatorin e qytetit Ujajnah me akuzë të mosbesimit në kohën kur ai kishte përfunduar faljen e namazit me xhemat. Aktualisht gjithashtu një degë e vehabizmit do të thotë vehabizmi takfirist, me anë të sulmeve kamikaze dhe autobombave që po kryen rrugë dhe tregje, po vrasin ose po ua prenë kokat grave dhe fëmijëve myslimanë shiitë dhe sunitë me pretekst të mosbesimit dhe të daljes nga feja. Faktorët që krijuan rrethanat për zgjerimin e vehabizmin kanë qenë forca dhe dhuna. Në histori nuk njihet asnjë periudhë në të cilën ky sekt ka zgjeruar territorin nën sundimin e tij pa shfrytëzuar forcën dhe mjetet financiare. Prandaj shkolla e vehabizmit duhet të njihet si “shkollë e shpatës”. Nëse hidhet vetëm një vështrim i shkurtë mbi krimet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga ndjekësit e këtij sekti gjatë jetës së shkurt të tij, do të dëshmohet shumë mirë kjo e vërtetë. Me një vështrim mbi historinë e luftërave të vehabistëve, pa kurrfarë zmadhimi mund të thuhet se asnjë prej luftërave të tyre nuk janë bërë kundër armiqve dhe jobesimtarëve, sepse të gjitha luftërat e tyre janë bërë kundër myslimanëve dhe shumica e tyre janë kryer kundër myslimanëve të shkollës Hanbeli. Në të kundërtën, ajo që u bë shkak për zhvillimin dhe zgjerimin e vehabizmit ishte mbështetja e jobesimtarëve ndaj këtij sekti të devijuar në botën islame. Një prej qëllimeve më të rëndësishme të vehabistëve në luftërat e tyre, nuk ishte pastrimi i fesë nga besëtytnitë dhe nga veprimet e devijuara, por ishte mbledhja e pasurisë duke plaçkitur myslimanët nën hijen e motos së thirrjes për besimin në Zotin Një. Ky realitet është paraqitur në mënyrë të qartë jo nga armiqtë e vehabizmit, por nga vet historianët e shkollës së vehabizmit si Ibën  Bashar dhe Ibën Ghanam. Sipas këtyre historianëve, vehabistët në çdo rajon që shkonin, i vrisnin meshkujt, plaçkitnin të gjithë pasuritë e tyre, ndërsa gratë dhe vajzat i merrnin në pronësi të tyre si robëresha. Ushtria vehabiste në çdo rajon që hynte, plaçkiste edhe pasuritë më të vogla të atij rajoni dhe shumica e njerëzve që arrinin t’i shpëtonin dhunës së vehabistëve, vdisnin nga uria dhe skamja. Çdo rajon ose fis që nuk dorëzohej, shkatërrohej tërësisht ndërsa çdo fis që pranonte vehabizmin nga frika, detyrohej të paguajë një çmim shumë të lartë material dhe seksual për qeverinë e rajonit Dir’ija. Në shumë raste fisi Al Saud i uzurponte me forcë edhe tokat dhe shtëpitë e banorëve të rajoneve të ndryshëm. Kur Abdiaziz bin Saud e pushtoi Riadin në vitin 1187 hixhri kameri, uzurpoi shumicën e shtëpive dhe të kopshteve të hurmave duke i shpallur ato pronë të tij personale.  

Tags