Shtator 24, 2016 09:25 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore". Në vazhdim të edicionit të kaluar, do të vazhdojmë prezantimin e Khaxhe Nasirudin Tusi, filozof, jurist fetar, matematicien, astronom dhe poet i njohur iranian i shekullit të shtatë hixhri kameri.

Thamë se Muhamed bin Hasan Xhahrudi Tusi i njohur me epitetin Khaxhe Nasirudin Tusi ka lindur në vitin 597 hixhri kameri (1201), në qytetin Tus në verilindje të Iranit. Mësimet e para në shkencat fetare i mori pranë babait të tij dhe më pas pranë dajës së tij Nurudin Muhamed bin Ali, mësoi shkencën e hadithit dhe mësimet fillestare të logjikës dhe filozofisë. Në fillim të rinisë së tij shkoi në qytetin Nishabur për të vazhduar shkollimin. Ky qytet në atë kohë ishte një prej qendrave të rëndësishme shkencore të botës islame. Ai shumë shpejt zotëroi të gjitha shkencat e kohës së tij. Në kohën kur rajoni i Khorasanit u sulmua nga mongolët, Khaxhe Nasirudin Tusi shkoi në kalanë e ismailitëve dhe aty shkroi shumicën e veprave të tij. Halakukhan, sunduesi i Mongolëve, pasi sulmoi Iranin dhe pasi i dha fund sundimit të ismailitëve, Khaxhe Nasirudin Tusin e mori në shërbim të vet dhe praktikisht atë e emëroi në postin e vezirit të tij.

Spikeri...

Halakukhan pasi shpartalloi islamilitët, filloi të mendojë për pushtimin e Bagdadit dhe shkatërrimin e dinastisë Abasite, prandaj u këshillua me Khaxhe Nasirudin Tusin në këtë drejtim. Khaxhe Nasirudin Tusi pasi u mendua shumë, tha se sipas situatës në botë dhe parashikimit të yjeve, supozohet se sëshpejti khalifi i dinastisë Abasite do të përballet më vështirësi të shumta dhe Bagdadi shumë lehtë do të bie në duar të mongolëve. Halakukhan kishte një besim të madh në yje dhe në parashikimet astrologjike, prandaj i besoi fjalëve të Khaxhe Nasirudin Tusit dhe pavarësisht kundërshtimit të Husamudin i cili ishte një tjetër njohës i astrologjisë në shërbim të Khalakuhanit, mongolët u nisën për ta pushtuar Bagdadin dhe në fund më 4 safar të vitit 656 hixhri kameri, khalifi i dinastisë Abasite i quajtur Mosta'sam sëbashku me tre djemtë e tij dhe me funksionarët e qytetit, dolën jashtë dhe dorëzuan qytetin e Bagdadit në duar të mongolëve. Ushtria mongole me urdhrin e Khalakukhan e vrau khalifin abasit.

Spikeri...

Pas pushtimit të Bagdadit nga Khalakukhan, Khaxhe Nasirudin Tusi u emërua përgjegjës për ndërtimin e observatorit të Maraghas në veriperëndim të Iranit. Disa historianë mendojnë se ndërtimi i këtij observatori ishte mendim dhe novacion i vet Khaxhe Nasirudin Tusit dhe thonë se Khaxhe arriti ta bindë Khalakukhanin se ndërtimi i këtij observatori do të ketë shumë dobi. Ai i kishte thënë komandantit mongol se në shkencën e astronomisë nëse dikush do të ketë informacion në lidhje me gjendjen e yjeve, në kohën e shfaqjes së disa fenomeneve dhe ngjarjeve, ai nuk do të frikësohet ashtu siç frikësohet populli i thjeshtë. Halakukhan pasi dëgjoi fjalët e Khaxhe Nasirudin Tusi, u bind dhe mori vendim për ndërtimin e këtij observatori pavarësisht shpenzimeve të mëdha, ndërsa Khaxhe Nasirudin Tusi e emëroi përgjegjës për këtë projekt.

Spikeri...

Disa historianë mendojnë se ideja për ndërtimin e një observatori ka ardhur nga mbreti mongol Mankughaan (648-657 hixhri kameri) dhe Halakukhan me urdhrin e tij ka sulmuar Iranin. Ata thonë se Mankughaan ishte një njeri i zgjuar dhe i jepte rëndësi shkencave racionale, ndërsa kishte një zotësi të madhe edhe në shkencën e matematikës. Ai pasi kishte dëgjuar famën e Khaxhe Nasirudin Tusi në shkenca të ndryshme, ka kërkuar nga Halakhukhan që ta dërgojë Khaxhe Nasirudin Tusin në Mongoli për ta ndërtuar atje një observator. Mirëpo pasi Mankughaan ishte duke pushtuar pjesën jugore të Kinës dhe ishte larg kryeqytetit të perandorisë së Mongolisë, ndërsa Halakukhan krijoi një simpati të madhe ndaj Khaxhe Nasirudin Tusi, e pa më shumë të rrugës që observatori të ndërtohet në Iran dhe me urdhrin e tij.

Spikeri...

Vendi që u zgjodh për ndërtimin e observatorit, ishte një kodër e lartë në veriperëndim të qytetit Maraghe. Me urdhrin e Khaxhe Nasirudin Tusi, arkitekti i njohur i asaj kohe Abul-Saadat bin Othman Maraghi u urdhërua për ndërtimin e objektit të madh të observatorit. Për ndërtimin e këtij observatori, përveç ndihmave të mëdha financiare të arkës shtetërore, edhe vakëfet e të gjithë vendit u vendosen në dispozicion të Khaxhe Nasirudin Tusi dhe Khaxhe dërgoi përfaqësuesin e tij në çdo qytet për të mbledhur të ardhurat e vakëfeve dhe të dërgojë ato në Maraghe për tu shpenzuar për ndërtimin e observatorit. Thuhet se Khaxhe Nasirudin Tusi tre herë udhëtoi në rajone të ndryshme për të mbikëqyrë punën e vakëfeve dhe gjatë këtyre udhëtimeve mblodhi librat dhe mjetet e duhura për observatorin dhe i dërgoi ata në Maraghe. Ai gjatë veprimtarisë së tij në observator shkroi gjithashtu edhe veprën e tij "Zixh (Kalendari) Ilkhani". Kjo vepër përmbante një tabelë dhe formula llogaritëse të reja në lidhje me yjet të cilat nuk gjendeshin në kalendarët e tjerë. Shumë matematicienë dhe shkencëtarë të astronomisë kanë punuar në observatorin e Maraghes. Ky observator drejtohej nga katër persona dhe Khaxhe Nasirudin Tusi në parathënien e "Kalendarit Ilkhani" ka përmendur emrat e tyre: "... (Halaku) më ka urdhëruar mua që jam një rob modest nga Tusi, për observimin e yjeve dhe për zbatimin e këtij projekti ka thirrur edhe disa shkencëtarë të tjerë si Mueidudin Ardi nga Damasku dhe Fakhrudin Maraghi nga Mosuli dhe Fakhrudin Akhlati nga Tiblisi dhe Naxhmudin Dabiran dhe ka zgjedhur rajonin Maraghe për ndërtimin e observatorit".

Spikeri...

Observatori i Maraghes si karakteristikë kishte një bibliotekë të madh me mbi 400 mijë libra dhe në këtë qendër zhvilloheshin edhe veprimtari arsimore. Khaxhe Nasirudin Tusi ftonte shkencëtarë nga rajone të ndryshme të vinin në këtë qendër shkencore të madhe. Në këtë qendër shkencore i kushtohej rëndësi të veçantë shkencave teorike dhe matematike si bazë e astronomisë. Khaxhe Nasirudin Tusi studentëve që mësonin shkenca të ndryshme në këtë qendër, u jepte edhe bursa në formë të pagave të ndryshme. Ky aktivitet është zhvilluar për 13 vjet me radhë. Ndërtimi i observatorit nuk kishte përfunduar ende kur Halakukhan vdiq dhe atë e trashëgoi djali i tij i madh Abaghaan. Thuhet se ai në fillim nuk ka pranuar të marrë pushtetin në vend të babait të tij, mirëpo pas insistimit të Khaxhe Nasirudin Tusit, ai pranoi të ulët në fronin mbretëror në vend të të atit, ndërsa Khaxhe Nasirudin Tusi me bashkëpunëtorët e tij vazhdoi ndërtimin e observatorit. Khaxhe Nasirudin deri në çastet e fundit të jetës nuk lejoi që të krijohet ndonjë pengesë në punën e observatorit dhe ka bërë shumë përpjekjet për ta ruajtur këtë qendër shkencore hulumtuese. Një pjesë e madhe e resaleve dhe letrave të Khaxhe Nasirudin Tusit janë shkruar në gjuhën arabe. Horizonti i njohurive dhe ndikimi i tij shkencor mund të krahasohet me atë të Ibën Sinas, përveç faktit se Ibën Sina ishte i njohur më shumë në mjekësi ndërsa Khaxhe Nasirudin Tusi ishte i njohur më shumë në matematikë. Khaxhe Nasirudin Tusi ka shkruar shumë vepra të çmuara në fushën e matematikës. Karll Brokelman, orientalist gjerman, në librin e tij thotë se Khaxhe Nasirudin Tusi ka treguar një përkushtim të madh në shkencën e matematikës dhe astronomisë, ka studiuar, analizuar dhe përkthyer shumë vepra të shkencëtarëve paraardhës dhe konsiderohet shkencëtari i parë që Trigonometrinë e konsideroi shkencë të pavarur. Ai në shkencën e astronomisë ka shkruar gjithashtu vepra të shumta të cilat janë të pashembullta. Veprat e Khaxhe Nasirudin Tusi në matematikë që nga koha e tij e deri më tani konsiderohen pjesë e librave shkollore në qendrat islame, ndërsa disa prej veprave të çmuara të tij janë përkthyer në gjuhë të haja dhe janë shfrytëzuar nga shkencëtarët evropianë. Khaxhe Nasirudin Tusi në parathënien e librit "Akhlake Naseri", shkencën e matematikës e ndanë në katër kategori: 1. Gjeometria, 2. Shkenca e numrave, 3. Astronomia dhe 4. Muzika.