Muharrami dhe Ashura tek popujt e ndryshëm
Sjellja e Palmës është një ceremoni tjetër e zimbajtjes së veçantë gjatë ditëve të muajit Muharram në Iran e cila organizohet në disa provinca qendrore të Iranit. Në këtë edicion do të flasim rreth kësaj ceremonie.
Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Muharrami dhe Ashura tek popujt e ndryshëm". Në këtë edicion do të prezantojmë ceremoninë tradicionale "Sjellja e Palmës" si një nga shumë ceremonitë madhështore që organizohet për të kujtuar ditën e Ashuras në Iran.
Edhe pse Sjellja e Palmës praktikohet në shumë rajone të Iranit, mirëpo qendrat më kryesore për organizimin e kësaj ceremonie madhështore fetare ndodhen në qytet rreth shkretëtirës qendrore të Iranit duke filluar nga jugu i Khorasanit e deri te qytetet Semnan, Damghan, Khomein, Kum, Kashan, Abjane, Khur va Bijabanek, Zavare, Ardestan, Nain etj. Në mesin e këtyre rajoneve, ceremonitë më të dalluar të këtij lloji organizohen në provincën Jazd dhe kjo ceremoni është e përhapur deri në atë masë saqë nuk mund të gjendet asnjë rajon i banuar në të cilin të mos organizohet ceremonia e Sjelljes së Palmës në ditët e zimbajtjes për Imam Huseinin (a.s.).
Foto: Fotografi të vjetra nga ceremonia e Sjelljes së Palmës në ditën e Ashurasë në Tabas
Ceremonia Sjellja e Palmës është një prej traditave të vjetra në provincën Jazd dhe organizimi i kësaj ceremonie për çdo vit tërheq vëmendjen e shumë dashamirësve në të gjithë Iranin, por edhe të turistëve nga vendet e ndryshme të botës. Sjellja e Palmës është simbol i personifikimit të trupit të bekuar të Imamit Imam Huseinit (a.s.) që bartet mbi supet e zimbajtësve të Ashuras. Duke marrë parasysh faktin se trupi i Imam Huseinit (a.s.) është varrosur pa ceremoninë e përcjelljes së kufomës, myslimanët shiitë në disa rajone për çdo vit e përsërisin këtë ceremoni simbolike.
Ceremonia e Sjelljes së Palmës në shumë qytete të provincës Jazd është e veçantë për ditën e Ashuras dhe në ditët e tjera nuk zhvillohet kjo ceremoni. Kjo ceremoni për çdo vit zhvillohet në shoqërim të këndimit të elegjive, rrahjes së gjoksit, zimbajtjes, shpërndarjes së dhurimeve, therjes së kurbaneve dhe të disa ritualeve të tjera. Kjo ceremoni në qytetet si Taft dhe Ashkzar organizohet në mënyrë shumë më madhështore.
Palma më e madhe në provincën Jazd aktualisht ndodhet në qytetin Taft dhe për çdo vit në ditën e Ashuras në këtë ceremoni marrin pjesë me miliona njerëz dhe qindra persona nga banorët e këtij qyteti e vendosin mbi supet e tyre këtë simbol të madh dhe e bartin atë rreth sheshit të Palmës në këtë qytet. Të rinjtë zimbajtës të veshur me rroba të zeza, vendosin krahët e tyre nën shtyllat e Palmës dhe me të arritur çasti i caktuar, me sytë e përlotur dhe me zemër të pikëlluar duke kujtuar mesditën e Ashuras dhe duke thirrur "Ja Husein", krijojnë edhe një skenë tjetër të madhërishme të zimbajtjes huseinite. Palmat në ditët e tjera të vitit ndodhën pranë huseinieve, teqeve dhe shesheve të mëdha të qytetit pa u zbukuruar dhe gjithnjë konsiderohen simboli i dashurisë dhe respektit të njerëzve besimtarë ndaj Imam Huseinit (a.s.).
Foto: Ngritja e Palmës në ditën e Ashuras në qytetin Taft
Palma është një strukturë prej druri në formë të Kedërit dhe ndërtohet mbi shtylla të forta druri. Shtyllat vendosen nën palmë në atë formë që të krijojnë balancimin e palmës dhe nuk lejojnë rrëzimin e saj gjatë bartjes. Në disa rajone, brenda Palmës ndodhet një zile e varur dhe kur të bie ajo, do të thotë ka ardhur koha e ngritjes së Palmës, e bartjes së saj dhe e vendosjes së saj në një vend të caktuar. Katër shtylla druri janë vendosur se këmbët e Palmës në formë vertikale në katër anët e saj, ndërsa disa shtylla druri në formë horizontale janë vendosur për ngritjen e saj.
Ceremonia e zbukurimit dhe përgatitjes së palmave për ditët e zimbajtjes në muajin Muharrem bëhet me një thirrja dhe mobilizim të përgjithshëm të banorëve të lagjes dhe të qytetit. Palmat e mëdha, pasi të zbukurohen dhe të përgatiten, kanë një peshë disa tonësh dhe kryesisht për ngritjen dhe për bartjen e tyre, ka nevojë për një forcë të madhe. Në ditët e muajit Muharram, palmat mbulohen me basmë të zezë. Palmat në çdo rajon përgatitën në bazë të traditës së atij rajoni. Zbukurimet e përbashkëta të palmave të rajoneve të ndryshme përbëhen nga basma e zezë si simbol i zimbajtjes, basma e kuqe si simbol i fitores së gjakut kundër shpatës, basma e gjelbër si simbol i familjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s., pastaj mjetet e luftës si shpata, mburoja, kapela luftarake dhe thika si simbol i martirizimit, llambat, lulet, gjelbërimi, pasqyra, bajraqet e vegjël dhe të mëdhenj dhe elementë tjerë përkatës, gjithashtu përdoren përgatitjen e palmave. Qytetarët zimbajtës, secilin element të përdorur në palmë e konsiderojnë simbol të një ngjarje dhe që i përket një personi të caktuar në ngjarjen e Qerbelas.
Galeri e fotografive: Sjellja e Palmës në qytetin Ashkzar
Sjellja e Palmës në qytetin Khomein
Sjellja e Palmës, traditë e vjetër në Iran
Përgatitja e Palmës
Ngritja e Palmës
Përgatitja e Palmës
Sjellja e Palmës në qytetin Taft
Sjellja e Palmës në qytetin Taft
Sjellja e Palmës në qytetin Jazd
Sjellja e Palmës në qytetin Taft
Përgatitja e Palmës
Sjellja e Palmës në qytetin Taft
Sjellja e Palmës në qytetin Ashkzar
Sjellja e Palmës në qytetin Ashkzar
Sjellja e Palmës në qytetin Khomejn
Sjellja e Palmës, traditë e vjetër në Iran
Përgatitja e Palmës
Në lidhje me bartjen dhe sjelljen e Palmës, ekziston një lloj ndarje e punës, rend dhe ligj që respektohet nga të gjithë zimbajtësit. Për shembull në disa vende në të cilat kjo traditë ende praktikohet me precizitet të plotë, ngritja e palmës është veprim i veçantë për një shtresë të banorëve, për një grup ose për banorët e një lagje të veçantë dhe askush nuk ka të drejtë të shkelë këto rregulla dhe kryesisht kjo përgjegjësi është diçka që trashëgohet.
Bashkimi dhe uniteti i veçantë që manifestohet gjatë bartjes dhe sjelljes së palmës, mahnit çdo pjesëmarrës në këtë ceremoni.
Vlen të theksohet se lideri ose drejtuesi i grupit që bart Palmën, qëndron mbi drunjtë në ballë të palmës dhe me lëvizjen e dorës, i drejton bartësit e Palmës gjatë procesit të sjelljes së Palmës. Një ose dy persona gjithashtu qëndrojnë në krye të Palmës dhe gjatë lëvizjes, njëri këndon ezanin dhe tjetri këndon poezi epike dhe elegji. Përveç kësaj, në çdo rreth ose sjellje të Palmës, therën disa deve, lopë ose dele për kurban të cilat janë dhuruar nga njerëzit në mënyrë që pas përfundimit të ceremonisë, mishi i tyre të shpërndahet mes njerëzve të varfër ose të shfrytëzohen për përgatitjen e ushqimit i cili shpërndahet për pjesëmarrësit. Kur të ndalet Palma në një vend të caktuar ose para se të fillojë sjellja e saj, disa njerëz shpërndajnë gjëra që dhurohen në këtë ceremoni dhe quhen "nazrije". Zakonisht pas përfundimit të ceremonisë së Ngritjes së Palmës, zimbajtësit vazhdojnë ceremoninë e zimbajtjes deri në perëndimin e diellit.
Kjo kulturë dhe kjo bindje e banorëve të provincës Jazd dhe ceremonia e veçantë e zimbajtjes së tyre është shënuar në listën e trashëgimisë spirituale të Organizatës për Trashëgimi Kulturore të Iranit si një prej kulturave kombëtare të Iranit. Përveç kësaj, ceremonitë tradicionale e qyteteve të tjera si Sjellja e Palmës në qytetin Khomein, në qytetin Narak të Delixhanit dhe në qytetin Tafrash, gjithashtu janë regjistruar në listën e trashëgimisë spirituale të Iranit.
Foto: Pjesë nga ceremonia e Bartjes së Palmës në ditën e Ashuras në qytetin Taft në provincën Jazd.