Uniteti në botën islame
Në këtë emision do të shqyrtojmë dhe vlerësojmë veprimet më të rëndësishme të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) për krijimin e unitetit dhe solidaritetit mes vendeve islamike.
Përshëndetje për ju të dashur dëgjues, jemi përsëri së bashku me emisionin tonë të përjavshëm me titull "Uniteti në botën islame". Në dy emisionet e kaluara përveç se folëm në lidhje me sfondin dhe qëllimet e krijimit të OKI si një nga shembujt dhe simbolet e konvergjencave në botën islame dhe mbi jetën dhe aktivitetet e kësaj organizate në katër faza historike, ku faza e parë zgjati rreth një dekadë, në të cilën u zhvilluan dy konferenca të krerëve të vendeve islame, të cilat përputheshin me objektivat e përmendura në Kartën e OKI. Në takimin e parë, u bënë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botën islame, mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve myslimane si dhe u shpreh iritimi ndaj djegies së xhamisë Al Aksa. Liderët e 25 vendeve që morën pjesë në këtë konferencë, kërkuan rikthimin e Bejtul Mukadesit në statutin e para qershorit 1967. Faza e dytë e jetës së OKI thamë se përfshinë periudhën kohore nga konferenca e tretë deri në konferencën e Teheranit në vitin 1997. Po ashtu thamë se në këto periudha nuk pati divergjenca në OKI dhe kishte unifikim për çdo çështje. Në këtë emision do të flasim mbi aktivitetet e organizatës. Ju lutemi qëndroni me ne!
Në fazën e dytë të jetës së OKI përfshihet periudha kohore nga konferenca e tretë deri në konferencën e Teheranit në vitin 1997. Gjatë kësaj periudhe për shkak të mosmarrëveshjeve të vendeve anëtare lindi një lloj përçarje në mesin e OKI dhe u dobësuan bazat e unitetit dhe integrimit. Agresioni ushtarak i Irakut kundër Iranit në shtator 1980, vrasja e pelegrinëve iranianë në xhaminë Al Haram dhe mbështetja e hapur e organizatës për Arabinë Saudite në lidhje me këtë veprim çnjerëzor, pushtimi i Kuvajtit nga Iraku, tradhëtimi i idealeve të lirisë dhe i parimit të mbështetjes së plotë të luftës së popullit palestinez nga disa vende islame siç është Egjipti, zbuluan qartë dallimet midis anëtarëve të OKI.
Edhe pse zhvillimet në vitet e para në vitin 1990, sidomos pushtimi i Kuvajtit nga Iraku, ishte shkaku kryesor i thellimi tët divergjencave midis vendeve islamike, ku në Konferencën e Teheranit u hap një kapitull i ri i marrëdhënieve midis shteteve anëtare për të krijuar një stabilitet të lidhjeve midis vendeve anëtare të OKI. Kjo ishte në kohën kur me rrëzimin e Bashkimit Sovjetik dhe bllokut lindor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një nga konkurrentët kryesor në botë i ish Bashkimit Sovjetik, shfrytëzoi mundësinë që të bëhej zëvendëses i këtij të fundit në bllokun e lindjes dhe një gjë të tillë e shfrytëzoi në mesin e botës islame. Mendimtarë të tillë si Samuel Huntington, me prezantimin e teorisë së përplasjes së qytetërimeve, po ashtu kontribuuan në këtë çështje. Sipas Huntington, në fund të Luftës së Ftohtë, bota u përballë me një konfrontim ideologjik të qytetërimeve dhe ky konfrontim u bë mes dy poleve të botës, pra qytetërimit islam dhe atij perëndimor.
Republika Islamike e Iranit edhe pse nuk pajtohej në thelb me ketë teori, por nga hapësira që u krijua tek opinioni publik i botës dhe tek popujt mysliman, përfitoi në konsolidimin e marrëdhënieve me vendet islamike. Vlen të theksohet se për herë të parë teoria e përplasjes së qytetërimeve u shtrua në kuadër të Konferencës së OKI që u mbajt në Teheran dhe viti 2001 u përcaktua nga OKB si viti i dialogut të qytetërimeve. Presidenti i asaj kohe i Republika Islamike e Iranit në këtë konferencë foli në lidhje me realitetet aktuale të botës islame dhe nevojës për forcimin e klimës së besmit dhe dialogut midis vendeve islamike dhe propozoi krijimin e një komisioni që do të ndiqte këtë çështje.
Ky komision ka arritur që në takimet e punës të hartojë një dokument që përmban parimet e përgjithshëm të bashkëpunimit në zhvillimin politik, ekonomik, social dhe kulturor të vendeve islame. Duke pasur përsysh atmosferën e mosbesimit ishte bërë shkaktar i skepticizmit dhe madje edhe i fërkimeve midis vendeve anëtare, ky komision arriti të krijojë bazat e mendimit dhe politikës koherente midis organizatës. Republika Islamike e Iranit gjatë kryesimit të kësaj konference ka treguar vëmendje serioze ndaj krizave në botën islame dhe ka punuar në drejtim të reduktimit të problemeve që ekzistojnë brenda organizatës.
Si shembull vlen të përmendet rasti i Palestinës si një çështje e ndjeshme, ku u dënua ashpër regjimi shtypës dhe terrorist sionist. Po ashtu Teherani ka kërkuar nga vendet anëtare që të ndjekin një diplomaci aktive kundër regjimit sionist. Republika Islamike e Iranit gjatë presidencës së vetë i bëri thirrje të gjitha vendeve myslimane që të ushtrojnë trysni kundër regjimit sionist dhe të ndjekin me seriozitet çështjen palestineze. Po ashtu gjatë kësaj periudhe u bën shumë përpjekje për zgjidhjen e krizave globale të botës islame si në Libi, Irak, Afganistan, Kosovë, Checheni dhe në lidhje me këto çështje u tregua një unitet i plotë i vendeve islame.
Konferenca e Teheranit pati të rritura të mëdha në sferat politike, ekonomike dhe kulturore në mesin e umetit islam. Përveç të arriturave politike, një e arritur tjetër e rëndësishme brenda botës islame ishte qëndresa serioze përballë teorisë së përplasjes së qytetërimeve, si dhe dialogu politik i qytetërimeve, ku OKB miratoi disa rezoluta në këtë drejtim. Po ashtu si e arritur e madhe vlen të përmendet edhe krijimi i Unionit ekonomik ku në lidhje me këtë u miratuan dy rezoluta të rëndësishme. Njëra rezolutë ndihmoi në krijimin e një tregu të përbashkët të vendeve islame dhe përgatitja e umetit islam për të hyrë në shekullin e 21. Po ashtu u themelua një komision koordinues i cili do të punonte në drejtim të eliminimit të çdo konvergjence e cila mund të paraqitet në vazhdim.
Samiti i Teheranit ndikoi në avancimin e trendit drejt integrimit të vendeve anëtare të OKI. Në këtë mes ngjarja e 11 shtatori 2001 ku u sulmuan kullat binjake në Nju Jork, edhe pse krijoi armiqësi të panevojshme kundër botës islame, megjithatë temat e unitetit dhe solidaritetit midis vendeve islame vazhduan. P.sh. edhe përkundër kërcënimeve të perëndimit, më 5 mars 2004 u organizua një samit i jashtëzakonshëm i OKI edhe pse ishte organizuar vetëm një muaj para sulmeve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe në këtë samit vendet anëtare dënuan çdo sulm të mundshëm kundër Irakut dhe mbështeten pa rezervë sigurinë e Irakut dhe theksuan se asnjë shtet anëtarë i OKI nuk duhet të marrë pjesë në ndonjë sulm të mundshëm kundër Irakut.
Më pas, dmth në vitet 2011 dhe 2012 në shumë vende arave u krijuan konvergjenca të theksuara. Ndërsa mes viteve 1997 ku u mbajt konferenca e Teheranit dhe 2011, ishin mbajtur edhe gjashtë konferenca në nivel të liderëve të vendeve anëtare të OKI dhe këto konferenca u vlerësuan të ishin fantastike. Në takimin e nëntë të mbajtur në Katar në vitin 2000, vendet anëtare të OKI uruan popullin libanez për fitoren përballë regjimit izraelit. Takimet e ardhshme u mbajtën në Arabinë Saudite, Malajzi dhe Senegal, ku edhe në këto takime u tregua një unitet i plotë përballë Amerikës dhe Izraelit dhe u tregua një mbështetje e plotë për popullin palestinez dhe libanez. Në samitin e 11 të vitit 2008 që u mbajt në Senegal, OKI dënoi veprimet e Amerikës kundër Sirisë dhe popullit sirian.
Në përgjithësi mund të themi se rrymat e moderuara dhe racionaliste të vendeve anëtare të OKI luajtën një rol të rëndësishëm në promovimin e unitetit të vendeve islamike. Me daljen në skenë të rrymave dhe grupeve ekstremiste, uniteti filloi të zbehej, duhet theksuar se daljen në skenë të grupeve ekstremiste e ka ndihmuar në masë të madhe Izraeli dhe Amerikan. Më vonë disa anëtarë të OKI u bën viktimë e politikave ekspansioniste të regjimit sionist dhe të Amerikës dhe ndikuan në prishjen e parimeve themelore të OKI për unitet të vendeve islame.
Të nderuar dëgjues, në emisionin e ardhshëm do të flasim në lidhje me divergjencat në mesin e shteteve anëtare të OKI. Mirëmbetshi!