Në prani të Diellit
Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei thotë: "Me shekuj e vite të gjata, ummeti islam është paralizuar, dëmtuar dhe dëshpëruar; dhe kjo ishte menduar, me anë të mjeteve moderne, për të minuar ndjenjën shpirtërore, vëmendjen dhe modestin ndaj Zotit. Riparime Haxhi i riparon gjitha këto sëmundje; i jep dinjitet ummetit islam, i jep ndjenjën e fuqisë dhe shpresës".
Uniteti është një nga çështjet më të rëndësishme të botës islame, veçanërisht në epokën e tanishme. Uniteti i ummetit islam ka shumë armiq për shkak të rëndësisë së tij. Armiku i unitetit është Imperializmi ose arroganca globale siç u quajt me të drejtë nga Imam Khomeini në bazë të mësimeve të Kur'anit. Mishërimi i arrogancës botërore është regjimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajetollah Khamenei beson se armiqtë e unitetit në ummetit islam, të cilët janë me të vërtetë armiqtë e Islamit të vërtetë, shpenzojnë shuma para dhe përgatisin programe afatgjata shpifëse për të njollosur imazhin e Islamit dhe nxisin përçarje të brendshme dhe ndarje mes muslimanëve. Ai thekson se myslimanët duhet të konsolidojnë radhët e tyre për të ruajtur solidaritetin e tyre dhe ata duhet t'a ndihmojnë njëri-tjetrin. Ai thotë: "Qeveritë islamike mund të kontribuojnë dhe të luajnë një rol të rëndësishëm për të përdorur kapacitetet e vendeve islamike për të krijuar unitet të madh."
Është vërtetë për keqardhje se uniteti nuk është materializuar në mesin e muslimanëve. Sipas pikëpamjeve të Liderit suprem të Revolucionit Islami, një nga faktorët që pengojnë realizimin e unitetit janë keqkuptimet dhe dezinformatat. Mosnjohja e gjendjes së njëri-tjetrit, mbajtja e ideve të rreme në lidhje me besimet e sekteve të tjera, janë disa prej këtyre faktorëve. Ajetollah Khamenei thotë: "Shiat nuk kanë shumë njohuri për sunitë dhe sunitë nuk kanë shumë njohuri për shiat dhe një gjë e tillë shkakton mospajtime mes tyre. Armiqtë, gjithashtu, në mënyrë intensive nxisin këto mospajtime. Për më tepër, disa individë, të prekur nga ky keqkuptim, duke mos analizuar, bëhen lodër të armiqve. Ndonjëherë, një motiv shumë i vogël shkakton probleme dhe mospajtime të thella në mesin e myslimanëve dhe armiqtë përdorin këto dobësi për të zgjeruar përçarjen midis vëllezërve myslimanë".
Sipas Lideri suprem të Revolucionit Islamik, ekzistimi i dallimeve në mendime është një gjë e natyrshme tek besimtarët e dy sekteve. Nuk ekzistojnë kufizime tek shiitët dhe sunitët. Ky respektim i besimit tek myslimanët e dyja sekteve ka ekzistuar gjithmonë. P.sh. gjatë historisë ka pasur mendime të ndryshme mes sekteve sunite ku një pjesë është frymëzuar nga Ash'aritit, një pjesë tjetër nga mu'tezelitët, një pjesë tjetër nga hanbelitë, shafeitë, hanefitë e kështu me radhë. Një rast i ngjashëm ka qenë edhe midis sekteve shi'ite gjithashtu. Ajetollah Khamenei thotë: kur këto dallime në mendime vijnë në nivele të ulëta, njerëzit e zakonshëm qëndrojnë në vende të rrezikshme, ata ballafaqohen me njëri-tjetrin, ndërsa dijetarët të ulen dhe të diskutojnë e debatojnë së bashku. Por ku i lihet radha atyre që nuk kanë armën shkencore, ata përdorin armën e ndjenjave, grushtin dhe armët materiale të cilat janë të rrezikshme. kjo në botë gjithmonë ka ekzistuar dhe armiqtë e besimeve gjithmonë do të përpiqen të parandalojnë afrimin e myslimanëve me njëri-tjetrin. Dijetarët dhe personalitete të njohura janë përpjekur për të mos lejuar që personat që nuk kanë lidhje me shkencë të arrijnë nivelin e përplasjeve. Megjithatë, në një epokë të caktuar ka filluar të futet në mesin e myslimanëve një faktor i quajtur "kolonializëm". Ne nuk dëshirojmë të themi që dallimet midis shiitëve dhe sunitëve gjithmonë janë shkaktuar nga kolonializmi. Gjithashtu këtu kanë qenë të përfshira edhe ndjenjat. Në disa raste ka pasur injorancë, paragjykime, ndjenja dhe persona rebelë që kanë shkaktuar këto dallime. Megjithatë, kur është futur kolonializmi, kjo armë është përdorur në mënyrë maksimale për të shkaktuar përçarje midis myslimanëve".
Muslimanët duhet të jenë vigjilent se[se armiku infiltrohet shpejt kur sheh se ekzistojnë keqkuptime të vogla mes myslimanëve dhe ata edhe më shumë ndezin zjarrin e rebelimit. Kjo është arsyeja pse Ajetollah Khamenei fokusohet në unitetin islamik si thelb i ndërveprimit mes sekteve islame dhe pohon se zgjidhja e nyjeve që shkaktojnë përçarje dhe armiqësi është e një rëndësie të madhe në epokën e tanishme. Ai thotë: "Duart e egra të politikave koloniale janë vënë në axhendën e tyre për të krijuar përçarje në një përpjekje për të siguruar qëllimet e tyre të liga; por sot, në sajë të zgjimit islamik, kombet myslimane e kanë njohur si duhet armiqësinë e frontit të arrogancës. Armiku është i vendosur në ndezjen e zjarrit të luftërave të brendshme në mes të muslimanëve, devijimin e motiveve të rezistencës, me qëllim që të sigurojë regjimin sionist. Skena e grupeve terroriste tekfiriste në Azinë Perëndimore filloi me këtë politikë dinake. Kjo është paralajmëruar për të gjithë ne që e konsiderojmë "unitetin e myslimanëve" në krye të detyrave tona kombëtare dhe ndërkombëtare".
Lideri suprem i Revolucionit islamik e përshkruan Haxhin si simbol të unitetit, solidaritetit dhe bosht i vëllazërisë dhe i bashkëpunimit. Ai beson se realiteti i unitetit i ka rrënjët e tij në xhevahirin e monoteizmit dhe është mëse e mundshme që një gjë e tillë të mundësojë arritjen e unitetit sipas udhëzimeve të Zotit të Plotfuqishëm. Ai thekson se në sezonin e Haxhit të gjithë duhet të mësojnë mësime të përbashkëta dhe të heqin dallimet mes veti . Ajetollah Khamenei thotë se haxhi është simbol i monoteizmit dhe i unitetit dhe është prioritet për cdo mysliman. Për më tepër, Dhoma simbolike e Zotit, Qabja, është shenja e monoteizmit dhe misteri i unitetit dhe emblema e vëllazërisë islame dhe e barazisë. Lideri suprem i revolucionit islamik e krahason Haxhin me një ujëvarë të freskët, që pelegrinët përfitojnë në dy aspekte, monoteizmin dhe unitetin.
Ajetollah Khamenei beson se mësimi i madh i Haxhit është si një gur prove për muslimanët për të vlerësuar veten për të parë se sa kanë qenë të ndershëm në arritjen e monoteizmit dhe sa kanë qenë të pastër në përpjekjet e tyre. Shkëputja nga politeizmi dhe papastërtia në besim është monoteizmi i vërtetë dhe Zoti i Plotfuqishëm e udhëzoi këtë përvojë të ëmbël si mësim të madh për umetin islam. Lideri suprem i Revolucionit islamik është i mendimit se Haxhi nuk është një akt personal i adhurimit, por është i përzier me çështjet e muslimanëve dhe problemet me të cilat ballafaqohen popujt myslimanë. Për këtë arsye, një pelegrin i Haxhit nuk mund të jetë i pakujdesshëm ndaj çështjeve të popujve myslimanë, ndërsa ai është i angazhuar në vetë-pastrim. Këto janë dy dimensionet e një lëvizje të vetme. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i Haxhit që theksohet nga Ajetollah Khamenei është mundësia e nxjerrjes në pah të komploteve të armiqve. Ai thotë: "Ndikimi i parë i Haxhit është brenda ummetit islam, në zemrat tona. Nga njëra anë ai ka një ndikim ndërkombëtar; dobëson armikun, thyen moralin e armikut dhe tregon madhështinë e Islamit përballë armikut dhe tregon unitetin e umetit islam para armikut". Ajetollah Khamenei thekson se Haxhi është vendi i kundërshtimit të jo besimtarëve dhe i unitetit me besimtarët.