Shkurt 16, 2016 05:44 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Prapaskena e luftërave në 50 vitet e fundit” ku do të flasim rreth luftës së imponuar Iran-Irak e cila ka qenë një prej luftërave më të komplikuara të Lindjes së Mesme dhe të botës.

Rreth kësaj luftës për çdo ditë zbulohen të pathëna dhe sekrete të reja. Kjo ishte një luftë ku në njërën anë ishte pozicionuar Republika Islamike e Iranit dhe në anën tjetër 26 shtete të tjera të cilat furnizonin makinerinë luftarake të Irakut. 

Sipas Xhejms Bill, mendimtar amerikan, arsye kryesore e fillimit të luftës Iran-Irak dhe i tensioneve politike para saj duhet konsiderohet ëndrra e Sadam Huseinit për të zotëruar rajonin e Gjirit Persik. Sadam Husein, ish-president i Irakut, nga viti 1980 dhe pas rrëzimit të regjimit mbretëror në Iran, ka ndjekur një politikë anti-iraniane. Sadam Huseini në atë kohë e kishte kuptuar mirë zbrazëtirën e krijuar në Gjirin Persik me rrëzimin e mbretit të Iranit i cili konsiderohej “Xhandar i Gjirit Persik”, prandaj filloi përpjekjet për të marrë rolin të cilin më herët e luante mbreti i Iranit në këtë rajon. Për të realizuar këtë qëllim, Sadam Huseini në radhë të parë kishte nevojë të posedonte kufij të mjaftueshëm detar në Gjirin Persik. Nga ana tjetër, Sadam Huseini pretendoi se Iraku ishte dëmtuar me nënshkrimin e marrëveshjes rreth kufijve në vitin 1975. Ai në një intervistë me revistën gjermane “Spigel” në lidhje me këtë deklaroi: Iraku që nga fillimi i nënshkrimit të marrëveshjes së vitit 1975 në lidhje me kufijtë, e konsiderohen veten të mashtruar. Nga ana tjetër, autoritetet irakiane në atë kohë në përgjithësi besonin se pas Revolucionit Islamik, Irani është dobësuar dhe kjo gjendje konsiderohej rast i mirë për Irakut që me anë të një sulmi ushtarak të prish ekuilibrin e forcave në rajonin e Gjirit Persik dhe njëkohësisht me këtë të krijohet një rrugëzgjidhje e re për problemin e Irakut që kishte në atë kohë me myslimanët shiitë në jug dhe me kurdët në veri të këtij vendi. Në atë kohë Sadam Huseini dhe Berzhinski, këshilltar për siguri kombëtare në Amerikë në atë kohë, zhvilluan një takim në qershor të vitit 1980 në Kuvajt dhe arritën disa marrëveshje në lidhje me luftën e Irakut me Iranin. Revista “Figaro” e Francës në lidhje me këtë ka shkruar: “Irakianët pretendojnë se Berzhinski i ka premtuar mbështetje të gjithanshme atyre”. Në këtë mënyrë, në ora 12:00 në mesditën e 22 shtatorit të vitit 1980 sipas kohës së Bagdadit, Adnan Khajrullah, ministër i mbrojtjes së Irakut, deklaroi sulmin e drejtpërdrejt kundër Iranit. Sulmi i gjithanshëm dhe zyrtar i Irakut duke përdorur të gjitha potencialet ushtarake filloi duke kaluar kufijtë ndërkombëtare dhe duke shkelur integritetin territorial të Iranit.  

Në orët e fundit të po asaj dite, Kurt Waldheim, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB, kërkoi nga të dyja shtetet që të bëjnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Të nesërmen, në kohën kur Iraku kishte pushtuar një pjesë të gjerë të territorit në perëndim dhe në jug të Iranit, KS i OKB pas negociatave zyrtare, miratoi deklaratën e parë rreth këtij konflikti dhe në këtë deklaratë, Iraku në asnjë mënyrë nuk u dënua për shkeljen e Kartës së KB, për prishjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe për sulm ushtarak kundër territorit të Irakut. Në këtë deklaratë nuk u kërkua as tërheqja e trupave ushtarake të Irakut prapa kufijve të njohur zyrtarisht në nivel ndërkombëtar. Në këtë deklaratë vetëm u kërkua nga të dyja palët që të vetëpërmbahen nga çfarëdo veprimi që përkeqëson situatën aktuale të tensionuar. Me vazhdimin e sulmeve të Irakut kundër Iranit dhe me ashpërsimin e luftës, KS i OKB miratoi rezolutën e parë në lidhje me këtë konflikt më datë 28 shtator të vitit 1980, ku kërkoi nga të dyja shtetet që duke u vetëpërmbajtur nga përdorimi i forcës, mosmarrëveshjet mes tyre t’i zgjidhin me mjete paqësore. Qeveria e Irakut menjëherë e pranojë këtë rezolutë, mirëpo qeveria e Iranit me këtë rast i deklaroi rastet e shkeljes së marrëveshjes së Algjerit nga ana e Irakut si dhe shfrytëzimin e vetëpërmbajtjes së Iranit nga Iraku, ndërsa saktësoi se deri në kohën kur forcat irakiane të jenë në territorin e Iranit, ato padyshim se do të vazhdojnë agresionin dhe pushtimin, prandaj Irani nuk e pranon këtë rezolutë. Nga pikëpamja e Iranit, KS i OKB pavarësisht se kishte ndaluar luftën, mirëpo nuk e kishte shpallur filluesin e luftës si dhe nuk kishte përmendur fare termin “agresion” dhe as “shteti që bëri agresion” si dhe nuk kishte folur fare për masa ndëshkuese. Kritika e Iranit ndaj kësaj rezolute jo vetëm që mbetën pa përgjigjeje, por edhe rezolutat e KS që u miratuan më pas, ishin nën ndikim të kësaj rezolute dhe në asnjë prej tyre nuk ishin përdorur këto tre elementë kryesorë. Edhe pse qeveria e Irakut mundohej ta arsyetojë agresionin ushtarak me pretekstin e vetëmbrojtjes, mirëpo Republika Islamike e Iranit duke theksuar në mënyrë të prerë se Iraku ka bërë agresion ushtarak ndaj Iranit, prandaj Irani duhet të mbrohet përballë këtij agresioni, deklaroi se deri në kohën kur KS i OKB nuk ndërmerr masat përkatëse për mbrojtje përballë agresionit, Irani e konsideron të rezervuar të drejtën për vetëmbrojtje dhe në bazë të parimeve juridike, kjo mbrojtje mund të zhvillohet deri në brendësi të shtetit që ka filluar agresionin. Mirëpo përballë kësaj kërkese ligjore të Iranit, OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, kanë heshtur përgjatë 22 muajve. Gjatë kësaj periudhe kohore, Iraku shfrytëzoi heshtjen ndërkombëtare dhe pasi kishte pushtuar një pjesë të rëndësishme të territorit të Iranit, filloi të forcojë pozicionet e tij në këtë territor. Në këtë mes forcat ushtarake të Iranit në mënyrë graduale avancuan në disa operacione ushtarake që rezultuan me çlirimin e territore iraniane të pushtuara nga Iraku në mesin e tyre edhe qytetin Khorramshar dhe kështu u hap një kapitull i ri në historinë e luftës së Irakut me Iranit, gjë që pati ndikim të madh edhe në arenën politike. Çlirimi i qytetit Khorramshahr, Iranin e vendosi në një pozitë më të mirë dhe Iraku filloi të përballej më vështirësi serioze. Filloi të lëkundet edhe pozita e Sadam Huseinit në mesin e qytetarëve irakianë dhe funksionarëve të partisë Ba’th, për arsye se shtetet arabe ndalën ndihmën financiare ndaj Irakut dhe që nga mesi i vitit 1982, shenjët e krizës ekonomike në Irak filluan të duken në mënyrë serioze. Frika nga rrëzimi i qeverisë së Irakut dhe krijimi i një sistemi shtetëror të ngjashëm me atë që ishte krijuar në Iran, nuk ishte aspak e pëlqyer nga Amerika, për këtë arsye qeveria amerikane pas disfatës së Irakut, shtoi në masë të madhe sanksionet kundër Iranit duke mos lejuar që Irani të ketë qasje në blerjen e armatimit. Ronald Rejgan, ish-president i Amerikës, përfaqësuesin e tij special Riçard Ferbanks e urdhëroi që të bisedojë me shtetet e ndryshme dhe t’i bindi ato që mos t’i shesin armatim Iranit. Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit kishte deklaruar se deri në kohën kur Irani nuk e pranon armëpushimin dhe nuk fillon negociatat me Irakun, politika e Amerikës do të jetë kjo. Iraku, luftën e filloi në kohën kur depot e këtij shteti ishin të mbushura me armatim. Mirëpo ky shtet shumë shpejt u përballë me krizën e mungesës së pjesëve të ndryshme. Në fillim të luftës, BRSS siguronte vetëm një pjesë të vogël të pjesëve të nevojshme teknologjike të Irakut. Mirëpo pas disfatës së Irakut në fazën e parë të luftës dhe nga vitit 1982, BRSS përsëri u bë aleati më i rëndësishëm ushtarak i Irakut. Deri në atë kohë Iraku pjesët teknologjike të nevojshme të prodhimit rus i siguronte nga shtetet si Korja Veriore, Egjipti, Kina dhe ish-Jugosllavia. Gazeta kuvajtjane “Al-Kabas” në lidhje me këtë kishte shkruar: “BRSS ka ndërtuar një urë ajrore për transportimin e armatimit në Irak. Gorbaçov me anë të një letre dërguar për krerët e disa shteteve arabe, i ka siguruar ata se BRSS nuk do ta lejojë që Iraku të pësojë disfatë në luftën kundër Iranit”. Iraku njëkohësisht me këtë bleu një sasi të madhe të armëve nga shtetet perëndimore si raketat “Egzo3” dhe avionë luftarakë Miraj F-1 nga Franca si dhe lloje të tjera të avionëve luftarake për të sulmuar transportueset e naftës së Iranit. Alen Fridmen, hulumtues amerikan, në lidhje me këtë ka shkruar: “Dërgimi i armatimit në Irak u shndërruar në një proces që kryhej për çdo ditë. Një prej bazave të NATO-s e cila ishte ndërtuar në qendër të Francës u shndërrua në një terminal ndaj i cili ngarkoheshin me armë transportuesit ajror dhe niseshin për në Irak. Organizata e shërbimeve inteligjente të Francës në vitin 1986 kishte ardhur në përfundim që nëse vetëm për tre javë do të ndalen ndihmat ushtarake për Irakun, ky vend do të pësojë disfatën finale”. Më vonë Vafik Al-Samiraji, përgjegjës për sektorin e Iranit në organizatën e shërbimeve inteligjente të Irakut, ka zbuluar të vërteta shumë më të hidhura në lidhje me ndihmat ushtarake të Francës ndaj Sadam Huseinit. Ai ka thënë: “Ndihmat ushtarake të Francës për Irakun kishin arritur deri në masë saqë i deleguari francezë erdhi në Bagdad dhe në takim me ministrin e mbrojtjes së Irakut Adnana Khajrullah, kishte deklaruar se Franca në mënyrë serioze po shqyrton mundësitë që t’i jap Irakut një bombë bërthamore. Për ta detyruar Iranin që ta ndal luftën, kjo bombë mund të përdoret për të goditur një objektiv të caktuar. Unë (Al-Samiraji) deri në vitin 1984, një kopje të këtij raporti të nënshkruar nga ministri i mbrojtjes dhe të dërguar për Sadam Huseinin, e kam ruajtur në një vend të veçantë”. Dëgjues të nderuar këtë çfarë e dëgjuat është vetëm një pjesë e vogël e të vërtetave tronditëse në lidhje me luftën e Irakut dhe Iranit. Deri në edicionin e ardhshëm mirë u dëgjofshim! 


Tags