Nëntor 16, 2016 09:25 CET

Në emisionin e sotëm të nderuar dëgjues do të vazhdojmë të flasim në lidhje me mrekullitë e profetëve. Ju lutemi të qëndroni me ne!

Mrekullitë e të dërguarve të Zotit kanë ndodhur në bazë të vullnetit të Zotit të Plotfuqishëm, nga Ai i cili krijoi universin dhe për të dërguarit e tij ndërtoi sistemet e udhëheqjes publike.  Ashtu siç thamë edhe në emisionin e kaluar, mrekullitë e profetëve, nuk janë gjëra që mund të mësohen. Profetët, për prezantimin e mrekullive nuk shohin mësuesit dhe profesorët. Për këtë arsye, punët e mrekullueshme që të dërguarit e Zotit i bëjnë përmes mrekullive, askush bile as duke përdorur ushtrimet më të vështira, llogaritë dhe teknologjinë më të mirë, nuk mund t'i bëjë ato. Mrekullitë janë punë që bëhen në mënyrë të jashtëzakonshme. Njerëzit duke parë mrekullitë, shohin se njeriu nuk mund t'i bëjë ato.  Mrekullia, po ashtu dëshmon për lidhjen e profetëve me Krijuesin e Gjithësisë. Në programin e kësaj jave, do të flasim në lidhje me mrekullitë.

Një nga mënyrat që vërteton profecinë e profetëve, është mrekullia. Mrekullia ka të bëjë me diçka jashtë kufijve të normales dhe arsyeja e njeriut është e pamundur t'a perceptojë atë. P.sh. nuk mund të bëhet një mrekulli në një moment apo vend, sa do që ajri të jetë i kthjellët ose i errët, 2 plus 2 nuk është e barabartë me 5, sepse një gjë e tillë, është e kapshme dhe e arsyeshme për mendjen e njeriut. Ndërsa, mrekullia karakterizohet nga e jashtëzakonshmja, e pamundura dhe nuk mund të jetë e arsyeshme. Sepse Zoti e ka fuqinë të bëjë të pamundurën edhe pse ajo nuk do të ishte racionale për mendjen e njeriut. Mrekullia nuk shkel ligjin e kauzalitetit dhe nuk prish traditën e krijimit. Zoti i Madhërishëm është i vetëdijshëm se këtë botë e ka krijuar sipas shkakut dhe pasojës dhe në bazë të këtyre shenjave, Ai është në gjendje të përmbushë një seri shkaqesh që janë misterioze për ne dhe kjo është arsyeja pse shkenca dhe dituria njerëzore nuk mund t'i shpjegojë dhe interpretojë ato. Për shkak të kufizime të njeriut në perceptim, ekzistojnë disa faktorë dhe shkaqe që përfshihen në mrekulli, që nuk mund t'i kuptojë në të njëjtën kohë dhe me këtë rast mund të ndodhë vetëm supozimi.

Ne, gjatë gjithë jetës sonë jemi mësuar me gjëra sipas procedurave konvencionale. P.sh. e kemi ditur se i vogli i gjarprit pas lindjes, gjatë procesit të rritjes dhe me kalimin e kohës shndërrohet në gjarpër të madh, ose uji del nga nëntoka dhe ec nëpër moçale dhe lumenj, apo sëmundjet shërohen duke përdorur barnat e rekomanduara nga mjeku. Por asnjëherë nëpër rrugë normale bile edhe duke përdorur teknologjitë më moderne, nuk kemi parë se si një shkop për një moment t'a rrisë gjarprin dhe t'a bëj të madh, ose nuk kemi parë shkopin t'a hap tokën dhe të del uji, ose duke prekur një njeri të sëmurë, ai të shërohet menjëherë. Ndërsa, të gjitha këto mrekulli që i përmendëm kanë ndodhur në këtë botë nga profetët Musa (as) dhe Isa (as). Sigurisht, këto janë mistere të panjohura për njeriun. Por në qoftë se shkaku i këtij fenomeni është i qartë, nuk përbënë mrekulli, por këtu është bërë ndryshe nga rrjedha normale e veprimit.

Për të sqaruar më mirë situatën, p.sh njohja e hapësirës dhe shkuarja e njeriut në hënë sipas arsyes është e mundur dhe nuk mund të mos arsyetohet. Me këtë rast, njeriu pas shumë shekujsh ka arritur të realizojë ambicien për të shkuar në hënë. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të përparimit të teknologjisë dhe përpjekjeve të fizikantëve dhe inxhinierëve të specializuar në çështjet e hapësirës. A mund të quhet kjo mrekulli? A mund të supozojmë se njeriu pa përpjekje në fushën e shkencës, do të mund të arrinte të shkonte në hapësirë, ne qoftë se po, atëherë mund të themi se është një mrekulli. Njeriu ka zbuluar shumë shkaqe në botë, por edhe përkundër zbulimeve të shumta shkencore, prapë ekziston një kufizim  i arsyes dhe interpretimi  ishumë fenomeneve mbetet i hapur. Për këtë arsye, mbështetja nuk duhet të jetë e kufizuar në informata dhe njohuri dhe nuk duhet të mohohen disa gjëra për të cilat ata nuk janë të vetëdijshëm. Nga ana tjetër, shkaqet dhe faktorët që ndikojnë në shumë ngjarje, nuk janë të kufizuara vetëm në ato të cilat ne  i njohim. Në fakt, ne nuk mundemi të kufizojmë mendimet tona mbi kufijtë e gjërave mbinatyrore, sepse ka disa gjëra të panjohura të cilat arsyeja dhe logjika e njeriut nuk mund t'i pranojë. Sot, shumë shkencëtarë e pranojnë se ekzistojnë shumë ngjarje të cilat nuk mund të shpjegohen nga shkaqet natyrore. Për shkak se në thelb, mohimi i ngjarjeve të jashtëzakonshme nuk mund të bëhet vetëm pse shkenca apo logjika e njeriut nuk i ka bërë ato.

Por, një arsye tjetër që e bë të qartë për njerëzimin se profetët janë të zgjedhurit e Zotit, është mënyra e jetesës së tyre. Njerëzit të cilët në periudha të ndryshme kanë arritur gradën e profecisë, janë shquar për mirësi, ndershmëri, integritet dhe dashamirësi. Bazuar në prova të pakundërshtueshme historike, këta njerëz të mëdhenj ishin të sinqertë, të besueshëm, të ndershëm dhe të afërt me të tjerët. Atyre me kohë u vinte shpallja për t'a prezantuar para njerëzve se janë të dërguar të Zotit. Ata ishin shumë të qartë në atë çfarë thoshin dhe me fjalët e tyre të buta drejtonin njerëzit drejt lumturisë dhe progresit. Zoti i Plotfuqishëm në ajetet 1-4 të sures Nexhm, në lidhje me këtë, ka thënë: " 1. Pasha yllin kur bie! 2. Shoku juaj nuk ka humbur, e as që ka devijuar. 3 . Dhe ai nuk flet nga dëshira. 4. Ajo nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet".

Të nderuar miq, me një paraqitje të shkurtër të historisë së profetëve, mund të themi se, shpallja profetike atyre u ka ardhur nga Zoti i Plotfuqishëm, i Cili është më i Dijshmi dhe më i Urti nga çdo gjë. Me ndihmën e Zotit edhe në emisionin e radhës do të vazhdojmë në flasim në lidhje me këtë temë. Mirëmbetshi!