Nëntor 16, 2016 09:25 CET

Të nderuar dëgjues jemi përsëri së bashku me ciklin tonë të emisioneve me titull "T'a njohim Islamin", ku edhe në këtë emision ashtu sikurse edhe në emisionin e kaluar, do të flasim në lidhje me një sërë çështjesh që lidhen me profecinë dhe domosdoshmërinë e ardhjes së profetëve. Ju lutemi të na ndiqni!

Në emisionin e kaluar thamë se legjislacioni i vetëm që mund t'i përmbushë të gjitha kërkesat e njerëzimit është legjislacioni i Zotit të Plotfuqishëm. Ai ka menduar në pafundësinë e kënaqësive dhe lumturive të njerëzve. Njeriu që praktikon rregullat dhe normat e dhuruara nga Zoti, nuk do të ketë asnjë pengesë dhe gjithmonë do të ketë vetëdije të plotë në veprimet e tij. Zoti është Ai që nuk e braktisë asnjëherë njeriun, Ai mësimet e tij të drejta i ka dërguar përmes të dërguarve të Tij. Profetët gjithmonë në mënyrën më të qetë kanë reflektuar mesazhet hyjnore dhe i kanë krijuar njeriut mundësinë të jetë i përsosur. Sigurisht se njeriu nuk e di rrugën e saktë dhe është e mundur që në zgjedhjen e saj, të gabojë rëndë. Përveç kësaj, gjatë lëvizshmërisë së tij, atë e kërcënojnë veset e shejtanit dhe rreziqe të shumta. Prandaj, Zoti i Mëshirshëm ka dërguar profetët me qëllim udhëzimin e njerëzve në rrugën e drejtë. Natyrisht, ecja e njeriut drejt përsosmërisë mund të bëhet përmes udhëzimeve të të dërguarve të Zotit dhe vetëm duke zbatuar këto udhëzime, ai mund të realizojë nevojat e tij.

Në këtë emision do të flasim në lidhje me disa të meta të rregullave apo normave  humanitare dhe mbi rrënjët e këtyre të metave. Çdo ditë shohim ngritjen e qendrave të reja shkencore dhe të specializuara, shpikje dhe inovacione nga ana e njerëzve. Sigurisht kjo është një nderë për njeriun. Megjithatë, duke shqyrtuar dhe analizuar zhvillimet në botë në shekullin e fundit, shohim se  si disa shoqëri të cilat kanë përparuar dhe janë zhvilluar, kanë përdorur në mënyrë paralele mësimet shpirtërore dhe fetare, që kanë ndihmuar në shmangien e vështirësive dhe problemeve të tyre. Korrupsioni, diskriminimi, dhuna në familje, vrasjet dhe të gjitha llojet e problemeve dhe sëmundjeve shpirtërore, janë pjesë e një shoqërie që jeton pa fe, pa moral dhe pa spiritualitet. Këto çështje dëshmojnë se shkenca dhe arsyeja nuk mjaftojnë të zhvillojnë ligjet dhe rregullat për njeriun si dhe t'i garantojnë atij lumturinë. Kështu, në qoftë se fati i njeriut i është besuar vetëm shkencës dhe arsyes, atëherë nuk do të arrihet suksesi i plotë dhe gjatë rrugëtimit do të paraqiten pengesa dhe probleme të shumta. Të gjithë jemi dëshmitar se pikërisht ky njeri i mendimtar, i informuar dhe i civilizuar, preket nga disa dukuri negative siç është zemërimi, humbja e arsyes dhe marrëzi të ndryshme që çojnë drejtë konflikteve etnike. Shumica e konflikteve dhe kundërshtimeve që bëhen brenda një komuniteti, bëhen pikërisht nga këta persona të ditur dhe të mençur. Cila është zgjidhja e konflikteve dhe e tensioneve në shoqërinë njerëzore? Nga një anë tjetër, njohuritë e njeriut janë të kufizuara. Pa informacione të sakta në të kaluarën e as në të ardhmen, ai bile nga reflektimet dhe reagimet e shpejta ose të punëve të tij graduale, nuk posedon informacione të sakta dhe ndoshta nuk është i njohur me të drejtat të tij.

Ndikimet e mjedisit mbi njeriun, janë një nga faktorët e përsosmërisë dhe dështimeve të rregullave njerëzore. Gjykimet, perceptimet dhe komentimet e teorive njerëzore në lidhje me realitetet ekzistuese dhe shumë çështje tjera, janë frymëzim për rregullimin e kushteve sociale dhe diversitetit kulturor. P.sh. fjalët paqe, drejtësi dhe barazi, kanë perceptime të ndryshme. Grupet e njerëzve varësisht nga njohuritë dhe perspektivat e tyre përdorin këto fjalë. Personat juridikë dhe ligjvënësit veprojnë në bazë të mendimeve dhe bindjeve të shoqërisë së tyre dhe padyshim duhet të kenë parasysh nevojat dhe interesat e asaj shoqërie kur vendosin të përpilojnë ligjet dhe rregullat. Pikërisht kjo është arsyeja pse në praktikë ekzistojnë shumë probleme, sepse nuk merren parasysh nevojat dhe interesat e përgjithshme të shoqërisë. Një pikë tjetër e rëndësishme është edhe ndryshimi i shqyrtimit  dhe i mbikëqyrjes së njeriut në rrjedhën e zhvillimeve dhe progresit të tij jetësor. Ekzistojnë dallime të mëdha në mënyrën e të menduarit të atyre që vijnë në pushtet dhe të njerëzve të zakonshëm. Qëndrimet e këtyre dy kategorive të njerëzve ndryshojnë dukshëm. Një çështje tjetër që nuk duhet harruar të përmendet është se ligjvënësit kur hartojnë ligjet, gjithmonë kanë parasysh vullnetin e shumicës në parlament p.sh, e jo interesat e vërteta të popullit. Shpeshherë duke mos e pasur parasysh interesin dhe nevojat e shoqërisë, ligjet bëhen vdekjeprurëse për njeriun apo edhe shoqërinë. P.sh. ligjet për prostitucionin dhe homoseksualitetin në disa vende të zhvilluara janë miratuar në mënyrë zyrtare.

Një problem tjetër është se këto ligje duhet zbatuar dhe shpirti  i butë i njeriut bie në konflikt me rregullat sociale. Ligje të këtilla janë si një zinxhir që vendoset në këmbët e njeriut dhe nuk e lejon atë të ec. Për këtë arsye, njeriu vazhdimisht kërkon të thyejë këta zinxhirë dhe të lirojë veten nga prangat. Ky është një kërcënim i madh për rregullat sociale dhe një element destebalizues. Prandaj, gjithmonë miratohen një seri e rregulloreve që pengojnë njerëzit të thyejnë liget. Natyrisht, njerëzit nga ana tjetër inkurajohen të respektojnë rregullat dhe ndaj tyre përdoren stimulues të ndryshëm. Padyshim, se një nga faktorët që ndikon te njeriu të zbatojë këto rregullore janë frika e ndëshkimit, shpërblimet, të cilat ndihmojë pjesërisht në zbatimin e ligjit, por jo tërësisht. Sepse rregulloret përmbajnë norma të dënimeve për shkeljet që bëhen si dhe kërcënime ndaj njeriut.

Tani shtrohet pyetja se si mund të zbutet shpirti rebel i njeriut dhe të parandalohet ikja nga ligji. Problemi kryesor fillon nga këtu, sepse ligjet plotësojnë vetëm nevojat materiale të njeriut dhe injorojnë prirjet e tij të natyrshme për fe dhe nevoja shpirtërore. Qëllimi i ligjit njerëzor është ruajtja e rendit dhe krijimi i harmonisë dhe ekuilibrit në sjelljen e njerëzve, për të mos krijuar mosmarrëveshje dhe konflikte midis tyre. Këto ligje në përgjithësi punojnë me natyrën dhe forcën e qenësishme të njeriut dhe jo me ndjenjat e tij të brendshme dhe me veprimet, si faktor që mund të nxisin kryerjen e veprave të mira, ose sjellje jashtë normave që shkatërrojnë ligjin. Kjo është në kohën kur disa tendenca të brendshme të njeriut të tilla si egoizmi, zemërimi dhe lakmia, janë burim i të keqes dhe çrregullimit në shoqëri. Prandaj. Kur mungon syri vigjilent i shoqërisë, si dhe kur nuk do të ishte e pranishme policia, shkelësit dhe kriminelët menjëherë do të kryenin krime.

Mirëpo, kur njeriu në vetvete posedon ndjenjën se kryerja e krimit është pengesë për zhvillimin e shoqërisë, padyshim se për te nuk do të ishte e nevojshme policia, sepse ai në mendjen e tij të edukuar në bazë të parimeve të vërteta humane dhe shpirtërore, e di se veprat e këqija nuk sjellin rezultate për të dhe për shoqërinë. Këto virtyte mund të arrihen vetëm me besim të plotë dhe një gjë të këtillë e garanton vetëm ligji hyjnor, i cili edukon njerëzit në atë mënyrë që të gjithë individët brenda një shoqërie do të jenë të lumtur.  Përparësia e islamit qëndron tek thjeshtësia e doktrinës së tij, forca e argumenteve dhe në universalitetin e ligjeve të tij. Islami përdor forcën e intelektit që fiton zemrat dhe mendjet e njerëzve. Në Kuranin Famëlartë, Zoti i Madhërishëm ka thënë: "Thirri në rrugën e Zotit tënd me urtësinë tënde dhe me predikim bindës dhe debato me ta në mënyrën më të përshtatshme". (Ajeti 125 i sures Nahl). Paqja me Islamin kanë një lidhje të ngushtë dhe të pandarë. Paqe në Islam do të thotë : drejtësi, vërtetësi, sinqeritet, siguri dhe mëshirë. Islami është fe që Zoti me të e themeloi sistemin shoqëror të ndërlidhur, elementet e  të cilit janë të lidhur fort me njëri-tjetrin. Islami është fe që Allahu me të i mbrojti shpirtrat, pasuritë, mendjet dhe nderin! E ndaloi vrasjen e një njeriu! E ndaloi cenimin e nderit të ndokujt dhe e ndaloi përdorimin e çdo gjëje që e dëmton trurin dhe mendjen e njeriut, si, drogën,alkoolin, etj! E ndaloi ngrënien e pasurisë në të kotë, me të gjitha format dhe ngjyrat e saj, ia mbrojti çdo njeriu të drejtën e vet, ia qartësoi detyrimet e tij, caktoi ligje dhe rregulla, për t'i mbrojtur të drejtat e njerëzve dhe ia ngriti vlerën e ia mbrojti krenarinë njeriun!