Nëntor 16, 2016 09:36 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth disa ritualeve të tjera si rituali Shakhesi, Vakhesi, bartja e qirinjve, rituali 40 minberët dhe rituali 7 minberët.

Foto: Muharrami dhe Ashura tek popujt e ndryshëm

 

Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Muharrami dhe Ashura tek popujt e ndryshëm". Në këtë edicion gjithashtu do të flasim rreth disa ritualeve të tjera të zimbajtjes gjatë muajit Muharram në Iran.

Rituali më i vjetër i ceremonisë së zimbajtjesë i cili është i veçantë për popullin azeri në Iran, është ceremonia "Shah Husein Gujan" e cila në dialektin popullor thuhet "Shakhusei, Vakhusei" që do të thotë "O madhëri e Huseinit, Mjerë për Huseinin". Ky ritual tradicional për çdo vit fillon disa ditë para muajit Muharram dhe vazhdon deri në pasditen e Ashuras. Ky ritual zhvillohet gati në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Azerbajxhanit dhe Ardebilit. Në këtë lloj të zimbajtjes një grup i burrave duke përfshirë të gjitha moshat vendosen krah për krah në radhë të gjata, kalojnë nëpër rrugë të gjata dhe nëpër lagje, ndërsa një prej pjesëtarëve të grupit këndon elegji të dhimbshme me një melodi të bukur dhe epike, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit përgjigjen duke thënë "Shakhusei, Vakhusei". Lëvizja e qetë dhe e gjatë e këtij grupi të zimbajtësve e shoqëruar me drita dhe llamba të ndryshme që ndodhen mes njerëzve, gjithnjë paraqet madhërinë e dashamirësve të Imam Huseinit (a.s.). Në disa grupe të zimbajtjes përdoren edhe daulle të mëdha dhe të vogla, zile dhe buri për të ruajtur ritmin dhe melodinë e elegjisë. Në disa grupe të këtij lloji të zimbajtjes, zimbajtësit mbajnë në dorë edhe shkopinj që simbolizojnë shpatën dhe tregojnë gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në karvanin e Imam Huseinit (a.s.) për të luftuar me armiqtë.

Foto: Rituali "Shakhusei, Vakhusei" në Ardebil

Rituali "Shakhusei, Vakhusei" në disa xhami të qyteteve dhe fshatrave të Astaras gjithashtu fillon që nga mëngjesi i ditës së nëntë të muajit Muharram, do të thotë Tasuas dhe duke i rënë daulleve dhe duke bartur flamuj dhe bajraqe, vazhdon deri në mëngjesin e Ashuras dhe pastaj përfundon. Vlen të theksohet se rituali "Shakhusei, Vakhusei" është regjistruar me emrin e Ardebilit në listën e trashëgimisë spirituale të Iranit.

Foto: Pamje nga rituali "Shakhusei, Vakhusei"  në fshatin Olanok në provincën Azerbajxhani Lindor

Rituali "Sham'e Gerdani" që do të thotë bartja e qiriut, gjithashtu zhvillohet njëkohësisht me Tasuan Huseinite, do të thotë në ditën e mbështetjes në flamurtarin e Qerbalas dhe banorët e provincës Ardebil me zhvillimin e ritualit "Sham'e Gerdani", tregojnë dashurinë dhe respektin e tyre ndaj flamurtarit të Qerbelas Hazretit Abul-Fadl Al-Abas (a.s.). Në këtë ritual i cili fillon nga mëngjesi i ditës Tasua në qytete dhe rajone të ndryshme të provincës Ardebil dhe vazhdon deri në perëndim të diellit, zimbajtësit me qirinj në dorë hyjnë në xhamitë e lagjeve dhe duke ndezur qirinjtë të cilët konsiderohen dhuratat më modeste të tyre, tregojnë dashurinë dhe respektin e tyre ndaj Hazretit Abul-Fadl Al-Abas (a.s.).

Foto: Rituali "Sham' Gerdani" në Ardebil 

Ky ritual tradicional ka një historik mbi 1000 vjeçar në Ardebil dhe ky ritual në gjuhën turke dhe në dialektin popullor të këtij rajoni është i njohur me emrin "Sham'e Pajlama" dhe zimbajtësit pas tetë ditë zimbajtje në xhami, rrugë dhe lagjet e Ardebilit, në ditën që i përket martirizimit të bajraktarit të Qerbelas Hazretit Abul-Fadl Al-Abas (a.s.), ndezin qirinjtë dhe vazhdojnë zimbajtjen duke rrahur kokën dhe gjoksin. Ky ritual jo vetëm në Ardebil, por edhe zhvillohet edhe në xhamitë e Mashkinshahr, Khalkhal, Bilesavar dhe në rajonet e tjera dhe gëzon një respekt të veçantë të banorëve të këtyre rajoneve. Rituali i veçantë "Sham'e Gerdani" është një prej ritualeve që zhvillohet në muajin Muharram duke u shoqëruar me këndimin e elegjive në natën e Ashuras, edhe në fshatin Bahadan të Birxhandit në provincën Khorasani Jugor.

Rituali tradicional "Çehel Minbar" është një prej ritualeve të provincës Gilan në veri të Iranit i cili zhvillohet natën e Ashuras Huseinite në shumicën e rajoneve të provincës Gilan. Në këtë ritual, nga perëndimi i diellit në ditën e Tasuas disa persona skaj rrugës ose pranë xhamisë e vendosin një tavolinë dhe një enë të mbushur me oriz dhe një sasi hurma pranë një ene të zbrazët sëbashku me disa qirinj. Ndërsa pas perëndimit të diellit, zimbajtësit të cilët kanë diçka për të dhuruar, duke mbajtur në dorë 72 qirinj dhe 72 kokrra hurma në kujtim të 72 dëshmorëve të Qerbelas, kalojnë nëpër 40 minbere. Ata kur të afrohen pranë secilit minber, ndezin një qiri dhe një kokërr hurma e vendosin skaj enës dhe nga ena marrin disa kokrra oriz dhe pas këndimit të lutjeve përkatëse, shkojnë drejt minberit tjetër duke kaluar nëpër 40 minbere, ndërsa kur të arrijnë në shtëpi, sasinë e orizit që kanë marrë nga 40 minbere e përziejnë me sasinë e orizit që kanë në shtëpi dhe të nesërmen e asaj dite atë sasi të orizit e përgatisin për ta ngrënë. Njerëzit duke ngritur minber përpara shtëpisë së tyre, tregojnë dashurinë e tyre ndaj familjes së Imam Aliut (a.s.) dhe ndaj martirëve që ranë në fushën e Qerbelas.

Foto: Rituali "40 minber" në Khorram Abad – Lorestan

Në provincën Lorestan në perëndim të Iranit, gjithashtu organizohet rituali "40 minber" i cili ka shumë ngjashmëri me këtë ritual që zhvillohet në provincën Gilan. Grat e Loristanit në mëngjesin e ditës së Tasuas, organizojnë ritualin "40 minber".

 

Grat që shërbejnë në xhami dhe në vendet fetare në qytetin Birxhand, gjatë dhjetëditëshit të Muharramit zhvillojnë ritualin "7 minber". Në këtë ceremoni, gratë me ndezjen e shtatë qirinjve në shtatë minber marrin pjesë në këtë ceremoni në xhami ose huseinije. Grat pasditen e Tasuas, duke vendosur një basme të zezë mbi minber dhe duke vendosur atë afër xhamisë ose huseinijes, përgatitën për të pritur zimbajtësit e Ashuras. Grat pjesëmarrëse në këtë ceremoni, ndezin një qiri brenda në tepsi dhe pranë këtyre minberëve brenda në tepsi vendosin hurma dhe para, pastaj shkojnë për të ndezur qiri në një minber tjetër. Grat zimbajtëse qëndrojnë në lagje deri në fund të ritualit dhe derisa të shuhen qirinjtë, por ato vet nuk e shuajnë asnjë qiri.

Foto: Rituali "7 minberët".