Shkurt 24, 2016 10:42 CET
  • Speciale për zgjedhjet

Zgjedhjet për mandatin e dhjetë të Parlamentit Islamik dhe zgjedhjet për mandatin e nëntë të Këshillit të Ekspertëve të Iranit do të zhvillohen më 26 shkurt 2016. Pozita dhe roli i pashembullt i Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit tregon se zgjedhjet për Këshillin e Ekspertëve kanë të njëjtën rëndësi sa kanë edhe zgjedhjet për institucionet e tjera shtetërore në Iran.

Shtyllat e sistemit të Republikës Islamike të Iranit secila ka rëndësinë e saj të veçantë. Mirëpo në mes këtyre shtyllave dhe organeve, Këshilli i Ekspertëve të Udhëheqjes nga aspekti i përgjegjësisë së madhe që është paraparë për atë në bazë të Kushtetutës, konsiderohet organi më i rëndësishëm në sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Për të kuptuar pozitën e veçantë dhe të dalluar të Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes në strukturën e sistemit Islamik dhe arsyen e ekzistimit të tij, duhet të hedhim një vështrim të saktë mbi përgjegjësitë dhe karakteristikat e veçanta të këtij organi. Zgjedhjet që bëhen në këtë Këshill nëpërmjet qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre, i kanë dhënë një pozitë të veçantë këtij Këshilli dhe e kanë shndërruar atë në një simbol të pjesëmarrjes së popullit dhe të demokracisë islame. Këto dy zgjedhje të rëndësishme, një është zgjedhja e përfaqësuesve të Këshillit të Ekspertëve nga qytetarët si përfaqësues të popullit dhe detyra kryesore e këtyre përfaqësuesve të popullit është zgjedhja e liderit. Në këtë mënyrë, Këshilli i Ekspertëve është simbol i pjesëmarrjes dhe i manifestimit të rolit të qytetarëve në zgjedhjen e funksionarëve më të lartë të sistemit shtetëror, do të thotë zgjedhjen e liderit, prandaj votat që qytetarët hedhin në kutitë e votimit tregojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë tyre në këtë zgjedhje të madhe. Në bazë të kësaj, Këshilli i Ekspertëve është një prej organeve kryesore dhe kyçe në sistemin e demokracisë islame dhe nga ky aspekt është një mbështetje e fortë për sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Në përgjithësi dy detyrat kryesore, do të thotë përcaktimit i liderit dhe përkujdesja për ruajtjen e kushteve të udhëheqjes, është në kompetencën e Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes që duke kryer me korrektësi këtë detyrë, ruhet dhe vazhdohet udhëheqja fetare dhe revolucionare në shoqërinë islame. Prandaj, pranimi i përgjegjësisë në Këshillin e Ekspertëve ka rëndësi shumë të madhe dhe ata të cilët deklarojnë kandidaturën në zgjedhje për të hyrë në këtë institucion, duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme nga të gjitha aspektet, do të thotë të kenë njohuri të plotë në fushën e jurisprudencës islame dhe të kenë vizion politikë. Kjo është për arsye se detyra e ndjeshme dhe e rëndësishme e këtij Këshilli është ruajtja dhe vazhdimi i udhëheqjes fetare dhe revolucionare. Pala tjetër e këtyre zgjedhjeve janë qytetarët të cilët duke zgjedhur anëtarët e këtij organi, duhet të veprojnë me vigjilencë dhe duhet të zgjedhin ata persona të cilët nga çdo aspekt janë më të merituarit, të jenë besimtarë dhe personalitete të cilët do të mund të bëjnë zgjedhjeje të saktë në periudha të ndjeshme. Duke marrë parasysh rezultatet dhe veprimet që rrjedhin si rezultat i përgjegjësive dhe detyrave të Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes, organi i Këshillit të Ekspertëve si një institucion i pavarur dhe i krijuar në bazë të votës së popullit, ka rol përcaktues në qeverisjen e shoqërisë islame. 

Nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, vendosja e jurisprudencës dhe vlerave islame si standard për caktimin e udhëheqjes së sistemit shtetëror nga Këshilli i Ekspertëve, rezulton me sundimin e vlerave islame dhe jetësimin e Islamit në realitetin e jetës. Prandaj, "zgjedhja e udhëheqjes dallon nga zgjedhjet e tjera kolektive ky dallim qëndron në këtë se në këto zgjedhja standard dhe kriter është jurisprudenca islame, do të thotë vlerat islame, prandaj zgjedhja e tyre është një zgjedhjeje për sundimin e vlerave islame, për zbatimin e dispozitave islame dhe për jetësimin e Islamit në realitetin e jetës". Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në takimin e fundit të tij me qytetarët e provincës Kum, deklaroi se roli i Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes në sistemin e Republikës Islamike të Iranit është roli më i rëndësishëm dhe më përcaktues në sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi se asnjë prej organeve të Republikës Islamike të Iranit nuk ka rol përcaktues dhe me ndikim sa është roli i këtij organi. Kjo është bërë shkak që përgjegjësia e këtij organi dhe e anëtarëve të tij është shumë e madhe. Ky theksim i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me Këshillin e Ekspertëve të Udhëheqjes dëshmon pozitën e lartë dhe përcaktuese të këtij organi në strukturën politike të Republikës Islamike të Iranit. Ky është një organ i cili nuk mund të krahasohet me asnjë prej organeve të tjera të sistemit shtetëror të RII dhe luan rolin e tij në nivel më të lartë. Mirëpo çfarë është arsye e këtij theksimi të veçantë mbi pozitën e rëndësishme të Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes në krahasim me organet e tjera të sistemit të Republikës Islamike të Iranit? Një vështrim mbi Këshillin e Ekspertëve nga ky aspekt e bënë të qartë pozitën e rëndësishme të tij për udhëzimin e popullit nga dijetarët fetarë në nivel shoqëror dhe qeverisës dhe ndikimin e tij të madh mbi fatin e shoqërisë. Këshilli i Ekspertëve është një organ që përbëhet nga dijetarë dhe personalitete të njohur nga mesi i popullit të cilët janë të besueshëm pranë qytetarëve në lidhje me të gjitha çështjet, sidomos në lidhje me çështjeje shumë të rëndësishme të udhëheqjes, zgjedhjes së liderit dhe çështjeje të tjera përkatëse në këtë drejtim. Prandaj, Këshilli i Ekspertëve përbëhet nga dijetarët më të dalluar fetarë të cilët kanë ndikim të madh dhe të vazhdueshëm mbi zhvillimet në shoqëri. Në realitet, mbetja e Revolucionit dhe vazhdimi i rrugës revolucionare të popullit të Iranit në bazë të shkollës dhe linjës së Imam Khomeinit (ra), varët nga veprimi i drejtë dhe në bazë të njohjes së kërkesave të kohës së Këshillit të Ekspertëve. Nëse për Këshillin e Ekspertëve do të zgjidhen ekspertë vigjilentë dhe revolucionarë si përfaqësues të popullit dhe të veprojnë me kohë dhe në mënyrë të drejtë, atëherë padyshim se do të vazhdojë kjo rrugë. Në këtë kuadër dhe me perceptim të saktë ndaj kësaj përgjegjësie të ndjeshme, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit i porosit qytetarët myslimanë të Iranit që të veprojnë me vigjilencë dhe maturi të madhe në zgjedhjen e personaliteteve të merituar, besimtarë, të devotshëm dhe revolucionarë për Këshillin e Ekspertëve. Roli i Këshilli të Ekspertëve pas vdekjes së Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në qershor të vitit 1989, ka treguar se deri në çfarë mase është i rëndësishëm dhe përcaktues ky organ. Këshilli i Ekspertëve në atë kohë nuk lejoi të krijohet kurrfarë vakumi dhe problemi në udhëheqjen e sistemit të Republikës Islamike të Iranit.

Në sistemin e Republikës Islamike, pozita e liderit suprem ka një rëndësi të veçantë, prandaj Këshilli i Ekspertëve me vendimin e tij dhe me caktimin e liderit, nuk lejon krijimin e çfarëdo problemi në udhëheqjen dhe në këtë mënyrë ky organ gjen një pozitë të lartë. Nëse i hedhim një vështrim situatës dhe rrethanave të ndjeshme pas vdekjes së Imam Khomeinit (ra) dhe caktimi i Ajetullah Khamenei në postin e liderit suprem brenda më pak se 24 orëve, dëshmon më së miri rëndësinë dhe pozitën e veçantë të Këshillit të Ekspertëve në sistemit shtetëror islamik të Iranit. Në bazë të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, Këshilli i Ekspertëve ka tre detyra të rëndësishme. Në bazë të nenit 107 të Kushtetutës së Iranit, caktimi i liderit është në kompetencën ne ekspertëve fetarë të zgjedhur nga populli. Këshilli i Ekspertëve ka për detyrë që të shqyrtojë çështjet përkatëse rreth të gjithë dijetarëve fetarë që plotësojnë kushtet sipas nenit 5 dhe 109 të Kushtetutës së Iranit dhe të prezantojë para qytetarëve secilin prej tyre që plotëson kushtet dhe në këtë mënyrë zgjedhja e tyre për popullin do të jetë argument në bazë të bazave të fikhut dhe të dispozitave ligjore. Prandaj, detyrë e Këshillit të Ekspertëve në radhë të parë është zgjedhja e liderit për Republikën Islamike të Iranit. Në bazë të nenit 111 të Kushtetutës, një prej detyrave të Këshillit të Ekspertëve është vëzhgimi i kushteve për vazhdimin e udhëheqjes. “Në çdo kohë kur lideri bëhet i paaftë për të kryer detyrat e tij të caktuara me ligj ose nuk posedon njërin prej kushteve të caktuara në nenet 5 dhe 109 të Kushtetutës ose kur të bëhet e qartë se që nga fillimi ai nuk ka plotësuar njërin prej kushteve të caktuara, ai do të shkarkohet nga pozita e liderit. Përcaktimi i kësaj çështjeje është në kompetencën e Këshillit të Ekspertëve sipas nenit 108 të Kushtetutës”. Sipas Kushtetutës, kushtet e ekspertëve dhe cilësia e zgjedhjes së mandatit të parë, janë përcaktuar nga Këshilli i Rojave dhe pastaj çfarëdo lloj rishikimi i mundshëm në ligj dhe miratimi i rregulloreve të tjera përkatëse me detyrat e Këshillit të Ekspertëve, është në kompetencën e këtij Këshilli. Numri i përfaqësuesve të Këshillit të Ekspertëve përcaktohet në proporcion me popullsinë e çdo province për çdo një milion banorë, një përfaqësues. Ky Këshill në mandatin e pestë ka 86 përfaqësues. Devotshmëria fetare, meritat morale, zotërimi i shkencave fetare deri në një nivel të caktuar për arritjen e konkludimeve në lidhje me disa çështjeje të jurisprudencës fetare dhe të ketë mundësi të bëjë përcaktimin e një autoriteti fetar që plotëson kushtet për të qenë lider, posedimi i vizionit politik dhe shoqëror, si dhe njohja e çështjeve aktuale; janë prej kushteve që janë paraparë për zgjedhjen e kandidatëve për përfaqësues në Këshillin e Ekspertëve dhe në bazë të këtyre kushteve bëhet vlerësimi i kandidatëve të cilët hyjnë në fushatën elektorale vetëm nëse plotësojnë këto kushte. Anëtarët e Këshillit të Ekspertëve zgjedhën për një mandat tetë vjeçar dhe me shumicën relative të votave të votuesve. Ajo që bëhet shkak që shumica e dijetarëve fetarë të hyjnë në fushatën elektorale për tu anëtarësuar në Këshillin e Ekspertëve, është rëndësi për të cilën ka theksuar edhe lideri suprem i Revolucionit Islamik. Ajetullah Khamenei së fundi në një fjalim të tij deklaroi se “Këshilli i Ekspertëve në mënyrë sipërfaqësore mblidhet dy herë në vit dhe gjatë mbledhjeve të tij përfaqësuesit diskutojnë çështje politike dhe jo politike dhe pastaj shpërndahen. Mirëpo me këtë vështrim nuk duhet shikuar Këshilli i Ekspertëve, për arsye se Këshilli i Ekspertëve është përcaktuar të zgjedhë Liderin. Kjo ka rëndësi të madhe. Qytetarët e zgjedhin një person si përfaqësues në Këshillin e Ekspertë i cili në realitet në të ardhmen do të zgjedh liderin në duar të të cilit gjendet çelësi i lëvizjes së Revolucionit. Kjo ka rëndësi të madhe dhe nuk është një punë e vogël. Prandaj duhet të hulumtohet, duhet të krijohet besim. Në këtë mënyrë parimi i zgjedhjeve dhe pjesëmarrja në zgjedhje është një çështjeje e rëndësishme ku përcaktohen përfaqësuesit më të merituar për të kryer një punë të rëndësishme”. Për këtë arsye, nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik, Këshilli i Ekspertëve është shtylla më e rëndësishme e sistemit të Republikës Islamike të Iranit.

Tags