May 17, 2017 10:33 CET

Irani pas disa ditësh edhe njëherë tjetër do të jetë dëshmitar i zgjedhjeve presidenciale dhe në këtë mes, roli monitorues i Këshillit të gardianëve për shkak të pozicionit të tij nëstrukturën politike të Iranit, paraqet një shqetësim jetik.

Neni 8-të i Aktit të Zgjedhjeve Presidenciale thekson gjithashtu se mbikëqyrja për zgjedhjet presidenciale është e mbuluar nga Këshilli i gardianëve, në të gjitha fazat e zgjedhjeve. Lloji i detyrave dhe i autoriteteve të Këshillit të gardianëve dhe rëndësia e tij e ka kthyer këtë organizatë në një nga organizatat më të rëndësishme të establishmentit të shenjtë islamik. Kjo organizatë i ngjan shumë disa organizatave që mbrojnë kushtetutën në vende të tjera. Brenda kushtetutës së disa vendeve, janë parashikuar një numër i organizatave të tilla si gjykata kushtetuese ose këshilli kushtetues, të cilat shumë ngjajnë njëra me tjetrën në lidhje me strukturën dhe llojin e përgjegjësive; Pavarësisht nga një numër dallimesh në mes tyre”. Analisti politik dr. Xhevad Khaxhepur thotë: “Sipas nenit 119 të Ligjit për zgjedhjet presidenciale, të paktën një muaj para përfundimit të mandatit presidencial, të mbahen zgjedhjet presidenciale. Ligji për zgjedhjet presidenciale nga dita e përfundimit të regjistrimit bën dy lloje të monitorimit. Së pari, një këshill që kryen monitorimin e parë dhe në ligj është bërë e qartë se këta i shqyrtojnë kompetencat fillestare. P.sh një iranian ka shtetësi të dyfishtë, ose nuk të kaluar të mirëështë detyrë e këtij organi të konstatojë këto. Pastaj në bazë të nenit 118 të Kushtetutës, ështëpërgjegjësi e Këshillit të gardianëve të rishikojë rastet edhe të krijojë listën”. Roli i rëndësishëm i Këshillit të gardianëve është misioni i tij për të mbikëqyrur zgjedhjet dhe të veprojë si burim zyrtar për interpretimin e Kushtetutës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit, është parashikuar themelimi i Këshillit të gardianëve me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së rregullave dhe rregulloreve islamike, si dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e Kushtetutës. Analisti politik dr. Xhevad Khaxhepur thotë: “Sipas ligjit me kohë duhet informuar publikisht personin në lidhje me njëçështje, në mënyrë që t’i jepet atij mundësia për të ushtruar ankesë dhe mundësia për të paraqitur arsyetimet. Nuk është ashtu që për një gjë të bëhet publike emri i X personit për X rastin dhe është skualifikuar për shkak se bie ndesh me ligjin. Jo nuk është kështu. Arsyeja e skualifikimit do t’i thuhet vetëm personit dhe ai ka të drejtë të shqyrtojë ankesën. Atij personalisht i thuhen arsyet por në fund ai mund nëpërmjet rrugëve ligjore tëkërkojë të bindet dhe ligji është mjaft i qartë për këto raste”.

Në lidhjeme pozitën e Këshillit të gardianëve nëstrukturën politike të Iranit, Imam Khomeini (ra), themeluesi i RII, ka thënë:”Këshilli i gardianëve i cili ruan parimet e shenjta islame dhe Kushtetutën, ka një detyrë shumë të shenjtë dhe tërëndësishme”. Ajetollah Khamenei, lideri supremi Revolucionit islamik në një fjalim të tij në lidhje me pozitën e lartësuar të Këshillit të gardianëve në strukturën politike të Iranit, thotë: Këshilli i gardianëve është simboli popullit, fesë dhe bazë e sigurisë dhe qetësisë së zemrës së besimtarëve dhe në të vërtetë konsiderohet impuls i sistemit islamik. Kur Këshilli i gardianëve është një bazë e fortë, vendimtare dhe e saktë, bëhet shkak për qetësinë e dikujt dhe plotëson dëshirat për realizimin e qëllimeve islamike dhe jurisprudencës profetike”. Tri detyrat kryesore të Këshillit të gardianëve: Këshilli i gardianëve përbëhet nga dy pjesë: Ky institucion ka 12 anëtarë të cilët zgjidhet për njëperiudhë prej gjashtë vitesh. Gjysma e anëtarëve të Këshillit të gardianëve janë juristë fetarë  dhe gjysma tjetër juristë. Gjashtë persona nga juristët fetarë, të drejtë dhe të vetëdijshëm për rrethanat kohore dhe çështjet tjera janë të pranishëm në Këshillin e gardianëve dhe përzgjedhja bëhet nga lideri suprem i Revolucionit islamik. “Jurisprudenca”, “drejtësia” dhe “njohja e rrethanave dhe e çështjeve” janë kushte të cilat duhet plotësuar anëtari i juristëve fetarë të Këshillit të gardianëve. Gjashtë juristët tjerë të fushave të ndryshme juridike, janë juristë myslimanë që prezantohen në Kuvendin e këshillit islamik nga kryetari i sistemit juridik dhe zgjidhen me vota të kuvendit dhe bëhen anëtar të Këshillit të gardianëve.

Dr. Abas ali Kodkhodai, jurist dhe zëdhënës i Këshillit të gardianëve, thotë: “Po këta njerëz presin tëmbrohen dhe të ruhen votat e tyre, dikush që futet në shtyllat e sistemit si parlamenti ose presidenca, duhet të jenë njerëz të mirë dhe të drejtë dhe për këtëështë e nevojshëm që këta njerëz të jenë të njohur për popullin në mënyrë të drejtë dhe të prezantohen në mënyrë të denjë. Siçështë normale për mua dhe për ju të ulemi këtu dhe ta njohim njëri-tjetrin dhe t’ dimë karakteristikat e njëri tjetrit patjetër që populli ka pak informacione në lidhje me kandidatët për zgjedhje dhe në këtë drejtim sistemi politik t’inormalizojë mekanizmat sidomos në prezantimin e partive dhe të personave qëkërkojnë votën, në të vërtetë prezantimi i partive tëpërfaqësuesve apo kandidatëve të bëhet si përfaqësues i kuvendit, tëprezantojnë njerëzit kompetentë në bazë të parimeve të njëjta. Në RII kjo punë i është besuar Këshillit të gardianëve në përputhje meligjin dhe nëse Këshilli i gardianëve ose ndonjë organ tjetër, nuk ekryen këtë obligim, pra të ndajë njerëzit e padrejtë nga njerëzit e drejtë sipas besimit që kanë të votojnë, në të vërtetë këtu dobësohet e drejta e popullit si një dimension tjetër i të drejtave të njeriut që ka theksuar Lideri suprem i Revolucionit islamik”. Në përgjithësi, Kushtetuta e Iranit ka numëruar një numër detyrash për Këshillin e gardianëve; Më e rëndësishmja e të cilave është mbikëqyrja mbi ligjvënien dhe zgjedhjet, si dhe interpretimi i Kushtetutës. Ndërkohë, përmbushja e detyrave dhe funksioneve të ndryshme të Këshillit të gardianëve mbron islamizmin dhe republikanizmin e establishmentit të shenjtë islamik. Në përputhje me një referendum të cilin themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, i ndjeri Imam Khomeini (ra), nxiti pas fitores së Revolucionit Islamik, populli iranian votoi në favor të themelimit të Republikës Islamike të Iranit. Kështu, republikanizmi dhe islamizmi i sistemit politik në Iran është me rëndësi të madhedhe detyra për të mbrojtur dy parimet e rëndësishme të islamizmit dhe republikanizmit të sistemit të shenjtë islam i është besuar kryesisht Këshillit të gardianëve. Filozofia mbikëqyrëse mbi rregullat dhe rregulloret dhe ratifikimet qëndron në mbrojtjen e sheriatit dhe të Kushtetutës. Në përgjithësi, sistemet politike të qeverisjes mund të ndahen në dy grupe. Grupi i parë përbëhet nga sisteme qeverisëse të cilat fitojnë legjitimitetin e tyre vetëm nëpërmjet votave të njerëzve. Disa nga sistemet e tjera qeverisëse janë ideologjike. Në këto komunitete, njerëzit, duke pranuar lirisht një shkollë mendimi, në fakt shpallin se duan të gjejnë dhe vendosin çdo gjë në bazë të shkollës së tyre të mendimit. Ndërkohë, Republika Islamike e Iranit është një sistem qeverisës i bazuar në Shkollën Islame të Mendimit dhe populli iranian, gjatë një referendumi që u mbajt në mars 1979, deklaroi sistemin e tyre drejtues si Republika Islamike e Iranit. Lideri supremi Revolucionit islamik në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve në sistemin e RII, ka thënë: “Zgjedhjet janë simbol i lëvizjes islamike në vendin tonë. Zgjedhjet janë dhuratë e Islamit për popullin tonë”.

 

 

 

 

Tags