May 03, 2017 10:56 CET

Kushtetuta e RII në shumë nene të saj fletë për rëndësinë e zgjedhjeve dhe dimensionet e ndryshme të saj. Neni i gjashtë i kushtetutës së RII thotë se në RII çështjet e vendit duhet të qeverisen nga mbështetja e opinionit publik përmes rrugës së zgjedhjeve të Presidentit, Parlamentit, anëtarëve të këshillave, etj.

Derisa në shumë vende të rajonit, fjala zgjedhje është fjalë e huaj, në Iran çështjet e shtetit menaxhohen përmes votës publike të popullit. Irani në bazë të përqindjes së pjesëmarrjes së popullit në zgjedhje, posaçërisht në zgjedhjet për presidentin e RII, gëzon një pozitë të lartë dhe në Azi zë vendin e dytë. Z. AliLarixhani, kryetar i parlamentit islamik të Iranit ka thënë: Pra, nëse populli dëshiron aftësitë e politikanëve të tij, duhet të marrë pjesë nëzgjedhje dhe të jetë përcaktues i fatit të tij. Mos thoni se demokracinë e kemi marrë nga një vend tjetër. Demokracia rrjedh nga shpirti i teorisë sëdrejtësisë. Eksperti i çështjeve politike z. Mohamed Ashrafi Esfahani ka thënë: Një vend i cili ka kaluar 73 vite, në të 73 herëështëdëshmuar prania e popullit në nivele të ndryshme të rasteve të ndryshme të zgjedhjeve. A ekziston ndonjë vend tjetër sikur Irani të ketë pasur një popull të tillë që të jetë në skenën e zgjedhjeve çdo vit, ose në zgjedhje presidenciale, ose nëzgjedhje parlamentare, ose të këshillave të qyteteve, ose nëzgjedhjet për Këshillin e ekspertëve? Në shumë vende të rajonit, nëse bëhet një organizim i zgjedhjeve, kjo bëhet vetëm sa për sy e faqe. Realiteti i kësaj çështjejeqëndron se populli duhet vetë nëçdo moment, nëçdo rast të vendos për ndërtimin e të ardhmes së tij dhe çdokush që pretendon për liri dhe demokraci, duhet t’i mundësojë popullit që vetë të vendos për fatin e tij. Atëherë këtë gjë, në cilin vend do të mund t’a gjeni?Hixhazi gjatë gjithë kohës sëekzistimit të tij nuk ka organizuar zgjedhje, por pushtetin e ka siguruar në formën e trashëgimit dhe çdo herë monarkët janë vendosur njëri pas tjetrit sipas formës së trashëgimisë së pushtetit. Një gjë e tillë nuk ndodh në RII, sepse në Iran pushtetin e vendos populli përmes zgjedhjeve. Edhe në periudhat më të vështira, siç kanë qenë rastet e luftërave, në RII asnjëherë nuk kanëmunguar zgjedhjet. Imam Khomeini (ra) ka thënë: Sot nuk ekziston një popull qët’akonsideronte qeverinë të ndarë ose t’i konsideronte zgjedhjet si të harruara, sot populli është i vetëdijshëm se qeveria i përket atij sikur që e dinë se, edhe zgjedhjet janë të tij. Në Iran deri më tani janë mbajtur 11 palë zgjedhje presidenciale dhe përqindja e pjesëmarrjes së popullit iranian në të gjitha këto zgjedhje është 66 %, ku një përqindje të tillë e ëndërrojnë shumë vende perëndimore dhe arabe. Eksperti amerikan i çështjeve politike Noam CHomsky thotë: Pjesëmarrja e popullit nëzgjedhjet e fundit në Amerikë është më e ulëta në 20 vitet e fundit, ku më pak se ¼ e votuesve të mundshëm votuan për zgjedhjen e presidentit amerikan Donald Trump. Ndërkaq, analisti politik z. Khaxhepur ka thënë: T’a dini se në më shumë se 1/3 e vendeve të botës, nuk ekziston asnjë mundësi që qytetarët e këtyre vendeve të marrin pjesë në zgjedhje, ekzistojnëstatistika që sot në botë, pra në shekullin në të cilin ne po jetojmë, kemi raste të habitshme ku demokracia përdoret vetëm si shprehje, ku shumë nga këto vende bile në kushtetutat e tyre quhen republika demokratike ose parlamentare. Prania në zgjedhjeështë e detyrueshme. P.sh. një vend si Belgjika, Austria ose edhe Australia, nëse dikush nuk merr pjesë nëzgjedhje, ai do të privohet nga disa të drejta civile. Në disa vende të tilla si Belgjika, do të pasojnë dënimet, të cilat detyrojnë të paguhen kosto socio-politike. I njëjti vend që pretendon se është demokratik, statistikat e pjesëmarrjes në zgjedhje i prezanton midis 50-72 %, pra nëse 62-72 % të marrin pjesë nëzgjedhje, sistemi i atribuohet popullit. Për ata, merret parasyshnjë nivel i veprimit politik. P.sh. në SHBA, 70 % thonë se është një statistikë e mjaftueshme për të provuar legjitimitetin e sistemit, pra, për këtë arsye, pjesëmarrja në vitet 1992-2012, pra në 20 vite në SHBA, nuk ka shkuar më lartë se 6.73 % dhe ata thonë se e kanë mesataren më të mirë në botë,sigurisht në zgjedhjet e fundit është praktikuar një formë joreale e rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje. Te nderuar degjues, ju faleminderit që ishit me ne!

 

 

Tags