May 03, 2017 10:59 CET

Është intensifikuar dinamika e zgjedhjeve në Iran. Zgjedhjet e 12 presidenciale do të mbahen njëkohësisht me votimin për këshillat qyteteve dhe fshatrave më 19 maj.

Një numër i grupeve dhe rrymave të ndryshme politike marrin pjesë në këto zgjedhje. Ekzistojnë dy parime të rëndësishme kur bëhet fjalë për zgjedhjet. Parimi i parë është pjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje, e cila legjitimon zgjedhjet dhe i kthen ato në një rrjedhë me ndikim në fatin politik të vendit.

Ndërkohë, parimi i dytë i zgjedhjeve është pjesëmarrja e kandidatëve që kanë njoftuar gatishmërinë e tyre për pranimin e një përgjegjësie.

Në fakt, vendosja e një lidhje mes këtyre dy rrymave të pjesëmarrjes formon themelin dhe gurthemelin e zgjedhjeve demokratike.

Përvoja 38-vjeçare e sistemit islamik dhe pjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje tregon se sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i fortë do të jetë ndikimi i zgjedhjeve në fuqinë e krijimit të sistemit islamik dhe besueshmërisë së kombit iranian. Udhëheqësi i Revolucionit Islamik ka vënë në dukje: "Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje, aq më e lartë do të jetë besueshmëria e sistemit të shenjtë islam dhe Iranit islamik. Kjo është për shkak se sistemi i shenjtë islam është një sistem i njohur në pushtet, i cili mbështetet në ndjenjat e njerëzve ndaj zgjedhjeve".

Në sistemet demokratike, zgjedhjet përgjithësisht mbështeten në parimin e pjesëmarrjes. Sidoqoftë, shkalla e pjesëmarrjes nuk është e njëjtë në sistemet e ndryshme qeverisëse dhe materializohet nëpërmjet një numri të qasjeve të ndryshme. Në sistemin islamik të shenjtë, pjesëmarrja mban një aspekt zhvillimi politik, përveç aspekteve sociale dhe është një simbol i solidaritetit dhe simpatisë fetare, e cila lë një ndikim të madh në dinamizmin e demokracisë fetare; Dhe më tej fuqizon krijimin e sistemit islamik.

Në fakt, pjesëmarrja është një parim i rëndësishëm në mbajtjen e zgjedhjeve të shëndetshme dhe me ndikim; Dhe në mungesë të pjesëmarrjes, nuk mund të presësh një rezultat zgjedhor në përputhje me parimet demokratike. Sa herë që ka një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje, rezultati i zgjedhjeve nuk do të pasqyrojë gjithashtu kërkesat e komunitetit.

 

Analistja politike Dr. Matin Anxham Ruz, thekson: "Pjesëmarrja politike është një prej pikave të demokracisë. Demokracia mban disa karakteristika, siç është ndarja e degëve të qeverisjes, garimi; liria e fjalës dhe pjesëmarrja në zgjedhje. Ndërkohë, nëse do të dëshironim të përmbledhim etapat më të rëndësishme të demokracisë, duhet të theksohet pjesëmarrja dhe konkurrenca. Pjesëmarrja luan një rol vendimtar në proceset politike. Nëse duam të përcaktojmë pjesëmarrjen, ajo përbëhet nga aspekte sasiore dhe cilësore. Ndërkohë, lloji i aspekteve cilësore dhe sasiore të pjesëmarrjes ndryshon në bazë të dallimeve të strukturave politike dhe të komuniteteve".

Historia e zgjedhjeve në Iran daton 110 vjet më parë. Sipas historisë, parlamenti i parë iranian u themelua në gusht të vitit 1906. Megjithatë, një vështrim në të kaluarën tregon se zgjedhjet dhe pjesëmarrja nuk mbajnë një kuptim të vërtetë. Kur për herë të parë pas Lëvizjes Kushtetuese u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Iran, vetëm shtresa të veçanta të komunitetit kishin të drejtën të kenë përfaqësues në parlament. Kushtet e atëhershme politike në Iran nuk ishin të përshtatshme për interpretimin e zgjedhjeve si një nga të drejtat civile të njerëzve.

Në bazë të rregullave dhe rregulloreve të përcaktuara nga Mbreti Kaxharid, Mozafar Ed-Din Shah, gratë nuk kishin të drejtën e votës. Votuesit duhet t’i përmbaheshin disa kushteve. Për shembull; Oborrësitë, aristokratët, tregtarët dhe pronarët e tokave ishin grupet që me urdhër të mbretit mund të zgjedhnin përfaqësuesit e tyre. Mes njerëzve të zakonshëm, ata, të cilët kishin toka të vlefshme, ruanin të drejtën për të votuar, ndërsa shtresat me të ardhura të ulëta nuk u lejuan të hedhin votat e tyre.

Megjithatë, referimi ndaj votave të njerëzve pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, shpalosi një përvojë të ndryshme për njerëzit. Me fitoren e Revolucionit Islamik, referenca e parë për votat e popullit iranian u zhvillua për themelimin e sistemit të shenjtë islamik.

Pas këtij referendumi, populli iranian konsideron pjesëmarrjen në zgjedhje si një përgjegjësi ligjore dhe legjitime për përcaktimin e fatin politik të shoqërisë, në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve të jetë simbol i vendosmërisë së njerëzve në administrimin e çështjeve.

 

Ka dy rryma të rëndësishme në procesin e pjesëmarrjes. Rryma e parë është mbajtja e zgjedhjeve të shëndetshme nga zyrtarët ekzekutivë dhe mbikëqyrja e zgjedhjeve të shëndetshme dhe transparente. Rryma e dytë është roli që njerëzit luajnë në përcaktimin e fatit të tyre brenda kornizës së Kushtetutës e cila përforcon sistemin politik dhe ekzekutiv të vendit, ndërkohë që njerëzit shfaqin besimin e tyre në shkallë të gjerë për sistemin e zgjedhur të pushtetit dhe zyrtarët e tyre nëpërmjet një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje.

Në përputhje me të drejtat civile, pjesëmarrja në zgjedhje është e barabartë me pjesëmarrjen në administrimin e çështjeve të sistemit të pushtetit, bazuar në një qasje demokratike, brenda të cilit të gjithë ose një pjesë e anëtarëve të bashkësisë zgjedhin një individ ose individ për një post. Ndërkohë, pjesëmarrja vigjilente dhe entuziaste e njerëzve në zgjedhje, e shoqëruar me ruajtjen e vlerave të etikës islame, lë ndikime të mëdha sociale dhe promovon etikën politike në komunitet, duke rezultuar në fuqinë e krijimit të etsablidhmetit islamik.

Pjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje tregon se njerëzit besojnë në ndikimin e zgjedhjeve në menaxhimin e çështjeve të vendit, prandaj rezultati i zgjedhjeve mbështetet nga njerëzit. Kështu, ata që marrin pjesë në zgjedhje, kryejnë detyrat e tyre të rëndësishme sociale, politike dhe fetare.

Sipas Liderit suprem të Revolucionit Islamik, Republika Islamike e Iranit, duke u mbështetur në fuqinë hyjnore dhe besimin në forcën e pranisë së njerëzve në skenën, nuk ka frikë nga asnjë fuqi globale.

 

Tags