May 17, 2017 10:29 CET

Sipas kushtetutës së RII, kandidati për president të RII duhet t’i përmbushë kushtet adekuate për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

Në këtë emision do të flasim në lidhje me rëndësinë ekësaj çështje si dhe institucionet që mbikëqyrin zgjedhjet presidenciale në Iran. Duke pasur parasysh rëndësinë e rolit ekzekutiv të presidentit në sistemin e shenjtë islam; kualifikimi i kandidatëve në çdo zgjedhje duhet të studiohet nga një burim kompetent i ekspertizës, përpara zgjedhjeve, ata që plotësojnë kushtet e vendosura, pranohen për të hyrë në garë. Zyrtarët, të cilët organizojnë dhe mbikëqyrin zgjedhjet, në disa raste i kanë bërë thirrje masmediave t'i informojnë njerëzit për statusin e rëndësishëm të presidentit dhe kushtet që kandidatët duhet të përmbushin,e cila është një nga shenjat e natyrës konkurruese dhe të shëndetshme të zgjedhjeve në Iran. Ajetollah Ahmed Xheneti, sekretar i Këshillit të gardianëve dhe kryetar i bordit qendror të zgjedhjeve në zgjedhjete 12-ta presidenciale, thotë: “Unë kërkoj nga radio-televizioni që të informojë popullin për kushtet që janë paraparë në nenin 115 të Ligjit të zgjedhjeve për presidentin, ku ky nen paraqet kushtet që duhet t’i plotësojë presidenti. Nëse dëshiron të udhëheqë një popull duhet tëposedojë aftësi udhëheqëse, të jetë i shkathët dhe të zgjidh lehtë problemet dhe të ketë reputacion të mirë. Duhet të ketë besim në Zot dhe ti tregojë njerëzve se çkaështë besimi dhe ky njeri duhet të jetë i devotshëm. Nëse ka besim të plotë, ai do të veprojë në mënyrë të drejtë. Radio-televizioni duhet t’i tregojë popullit në mënyrë të qartë se për kë do të votojnë dhe t’i sqarojnë atyre në mënyrë të drejtë dhe të paanshme se kush duhet votuar”. Sipas nenit 9 të Parimit 110, kualifikimi i kandidatëve presidencialë duhet të miratohet nga Këshilli i gardianëve para zgjedhjeve. Bazuar në këtë parim, Këshilli i gardianëveanalizon kërkesat e kandidatëve presidencialë. Në bazë të kësaj, neni 57 i Ligjit për Zgjedhjet Presidenciale të Republikës Islamike të Iranit thotë: Këshilli i gardianëve, brenda pesë ditëve nga data e pranimit të dokumenteve të kandidatëve, studion kualifikimet e tyre duke paraqitur pikëpamjen e tij, ku një kopje e së cilës i dërgohet Ministrisë së Brendshme. Nëse është e nevojshme, në përputhje me njohjen e Këshillit të gardianëve, kohëzgjatja e shqyrtuar nga ky nen mund të zgjatet edhe për pesë ditë të tjera, duke u njoftuar në Ministrinë e Brendshme. Analisti politik Mohamed Xhevad Mohamedian Tafreshi, thotë: “Në vendin tonë, kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit ka numëruar një numër detyrash për Këshillin gardianëve. Pjesa më e madhe e këtyre detyrave janë bashkërisht të mbështetura nga klerikët dhe juristët, ndërkohë që një numër detyrimesh të tjera janë ekskluzivisht të mbështetura nga klerikët. Midis detyrave të Këshillit të gardianëve, tre prej tyre janë me rëndësi të madhen përkatësisht mbikëqyrja e ligjshmërisë, interpretimi i kushtetutës dhe mbikëqyrja e zgjedhjeve. Mbikëqyrja e zgjedhjeve përkufizohet si një seri aktivitetesh, të cilat organizmi verifikues i kryen në mënyrë që të sigurohet zbatimi i saktë dhe i duhur i ligjit dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve”.

Sipas nenit 2 të Aktit të Mbikëqyrjes së Zgjedhjeve Presidenciale të Këshillit të gardianëve; Bordi Qendror Mbikëqyrës do të mbikëqyrë të gjitha fazat e zgjedhjeve, rrymat e zgjedhjeve dhe masat e Ministrisë së Brendshme dhe bordeve ekzekutive, të cilat kanë  ndikim efektiv në zgjedhje. Analisti politik Mohamed Xhevad Mohamedian Tafreshi, thotë: “Çështja e monitorimit të aprovimit është kur ky term përdoret nga dikush që mendon se çka do të thotë ky aprovim? Pra, bombardimi propagandistik dhe meditaik që këtë aprovim t’a konsiderojë si shumë të keq, ndërsa nuk është ashtu dhe natyrisht se çdo shtet i ka mekanizmat e tij që monitorojnë individët që garojnë në zgjedhje dhe Këshilli i gardianëve në vendin tonë e bën një gjë të këtillë. Kush kandidohet për parlament, për president, kush duhet të aprovojë kandidaturat e tyre?” Artikulli i 8-të i Aktit të Zgjedhjeve Presidenciale thekson gjithashtu se mbikëqyrja e zgjedhjeve presidenciale është e mbuluar nga Këshilli i gardianëve, në të gjitha fazat e zgjedhjeve. Aktivisti dheanalisti politik dr. Dariush Mahdavi, thotë: “Lloji i detyrave dhe autoriteteve të Këshillit të gardianëve dhe rëndësia e tij e ka kthyer këtë organizatë në një nga organizatat më të rëndësishme të establishmentit të shenjtë islamik. Kjo organizatë i ngjan shumë disa organizatave që mbrojnë kushtetutën në vende të tjera. Brenda kushtetutës së disa vendeve, janë parashikuar një numër i organizatave të tilla si gjykata kushtetuese ose këshilli kushtetues, të cilat shumë ngjajnë njëra me tjetrën në lidhje me strukturën dhe llojin e përgjegjësive; Pavarësisht nga një numër dallimesh në mes tyre”. Neni 7 i ligjit për mbikëqyrjen e Këshillit të gardianëve thotë: “Këshilli i gardianëve në të gjitha fazat monitoron shkeljet në çdo zonë dhe ky këshill jep mendimin përfundimtar dhe askush nuk ka të drejtë të revokojë apo pezullojë zgjedhjet”. Neni tetë i Ligjit të Zgjedhjeve Presidenciale, thotë: “Këshilli i gardianëve monitoron zgjedhjet presidenciale. Ky institucion monitoron tëgjitha fazat dhe të gjitha çështjet qëlidhen me zgjedhjet”. Interpretimi i Këshillit të gardianëve nga neni 99 i Kushtetutës thekson: “Monitorimi i përmendur në nenin 99 të Kushtetutës, përfshinë tëgjitha fazat e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe miratimin apo skualifikimin e kandidatëve”. Këshilli i gardianëve, në rast të vërtetimit të parregullsive, merr masa për të anuluar ose ndaluar zgjedhjet në të gjithë vendin dhe / ose në disa rajone, duke njoftuar pikëpamjen e tij përmes mjeteve të komunikimit masiv. Qëndrimi i Këshillit të gardianëvenë këtë drejtim është i detyrueshëm dhe asnjë autoritet tjetër nuk mban të drejtën për të anuluar ose ndaluar zgjedhjet.