May 17, 2017 10:38 CET

Sistemet zgjedhore konsiderohen si mjeti më i rëndësishëm dhe efektiv për krijimin e një sistemi politik demokratik.

Natyrisht, çdo vend i caktuar planifikon dhe organizon sistemin e vet zgjedhor bazuar në kulturën, vlerat fetare dhe strukturën politike të tij. Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit,u themelua establishmenti i shenjtë islamik, bazuar në pjesëmarrjen e njerëzve në përcaktimin e fatit të tyre, nëpërmjet mbajtjes së një referendumi. Gjatë gjithë ekzistencës së sistemit të shenjtë islamik në gati katër dekada, çdo vit mesatarisht janë mbajtur një palë zgjedhje. Deri në vitin 1992, presidenti, ligjvënësit dhe anëtarët e Asamblesë së Ekspertëveu zgjodhën nëpërmjet zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve presidenciale, legjislative dhe të Asamblesë së Ekspertëve janë mbajtur edhe zgjedhjet e këshillave të qytetevedhe fshatrave. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se Republika Islamike e Iranit është ndër vendet që ka mbajtur numrin më të madh të zgjedhjeve, në mbarë botën. Analsiti politik, Dr.Seyed Morteza Kazemi Dinan, thotë: "Përveç Këshillit të gardianëve që ruan rolin jetik të zgjedhjeve në Iran, një numër i organizatave gjyqësore kanë mbajtur gjithashtu një përgjegjësi të ngjashme në vendet e tjera. Në Turqi, Gjykata Kushtetuese e mban këtë detyrë. Ky fakt është vërejtur edhe në vendet evropiane. Në Francë, gjykata supreme e drejtësisë e mban këtë përgjegjësi ose në Gjermani, gjykata kushtetuese e mban këtë detyrë. Pra, ne e kuptojmë se në shumicën e vendeve, një numër organizatash mbikëqyrin zgjedhjet, të ngjashme me detyrën e Këshillit të gardianëve në Iran. "Zgjedhjet në Iran mund të studiohen në lidhje me temën e mbikëqyrjes dhe mekanizmave të mbikëqyrjes së zgjedhjeve. Ndërkohë, disa nga mediat perëndimore dhe qarqet politike mbështesin fushatat e pabazuara propaganduese kundër Iranit në këtë drejtim. Disa media dhe qarqe politike perëndimorenë dukje përpiqen të përcjellin mesazhin e pabazë se mbikëqyrja e zgjedhjeve zhvillohet vetëm në Iran dhe se kjo nuk ndodh në zgjedhjet e vendeve të tjera. Megjithatë, një vështrim në marrëveshjet e përcaktuara nga kushtetutat e vendeve të tjera tregon se mbikëqyrja e zgjedhjeve është konsideruar si një nga nevojat për sigurimin e shëndetit të zgjedhjeve. Në këtë drejtim ne do të mundohemi të pasqyrojmë disa shembuj gjatë këtij emisioni dhe emisioneve në vazhdim. Aktualisht, të gjitha vendet theksojnë konfirmimin e shëndetit të zgjedhjeve,miratimin ose refuzimin e kandidatëvedhe mbulimin e ankesave dhe protestave të kandidatëve nga organizatorët e zgjedhjeve. Kjo temë e rëndësishme është theksuar në kushtetutat e shteteve, në forma të ndryshme. Në sistemin islamik, kjo detyrë i është dhënë Këshillittë gardianëve. Në përgjithësi, në çdo sistem të caktuarpolitik, organizatat mbikëqyrëse mbikëqyrin zbatimin e duhur të rregullave dhe rregulloreve ekzistuese bazuar në dy qasje. Bazuar në njërën nga këto qasje, organizata mbikëqyrëse mbledh informata. Për këtë, vëzhguesi është i detyruar të informohet vetëm për performancën e zbatuesve të zgjedhjeve. Pas kësaj, pa marrë masa praktike dhe pa aprovuar ose refuzuar kushtet e organizimit të zgjedhjeve, vëzhguesi vetëm raporton atë që ai ka vërejtur tek organizatorë te zgjedhjeve.

Megjithatë, një tjetër mënyrë për mbikëqyrjen e zgjedhjeve është mbikëqyrja e miratimit. Mbi këtë bazë, vëzhguesit duhet të mbajnë një prani aktive në të gjitha fazat dhe vendimmarrjet në mënyrë që të parandalojnë çdo shkelje të mundshme. Ndërkohë, kjo mbikëqyrje kryhet plotësisht brenda kornizës së ligjit dhe kushtet të cilat ligji ka përcaktuar për kandidatët kushtet e zbatimit të zgjedhjeve. Ekspertja politike, Kiumars Yazdan-Panah, deklaron: "Disa media të fuqishme të huaja po bëjnë përpjekje për të portretizuar Republikën Islamike të Iranit si joefikase. Ato po ashtu pohojnë në mënyrë të pabazë se Republika Islamike e Iranit është e paaftë për të përmbushur kërkesat e njerëzve. Këto media të huaja gjithashtu pretendojnë se Republika Islamike e Iranit shkakton kufizime për popullin e vet dhe ndikon në zgjedhjet nëpërmjet përdorimit të mjeteve jokonvencionale. Të gjitha këto pretendime të pabaza bëhen për shkak të suksesit të demokracisë në Iranin Islamik. Duket se ky fakt ka zemëruar armiqtë, të cilët përpiqen kot për të ndikuar në zgjedhje". Siç kemi thënë, burimet e mbikëqyrjes së zgjedhjeve në vendet e botës veprojnë në bazë të qasjeve të ndryshme. Disa nga këto organizata mbikëqyrëse janë gjykata kushtetuese, të cilat konsiderohen si organizata gjyqësore. Për shembull, gjykatat kushtetuese janë aktive në Francë, Austri, Gjermani, Bullgari, Filipine dhe Kirgistan. Sipas nenit 58 të Kushtetutës Franceze, Këshilli Kushtetues mbikëqyr zbatimin e duhur të aktit të zgjedhjeve presidenciale.Në përputhje me këtë nen, Këshilli Kushtetues mbikëqyr shëndetin e zgjedhjeve, mbulon ankesat dhe protestat dhe shpall rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Gjithashtu, bazuar në nenin 59 të Kushtetutës Franceze, Këshilli Kushtetues mund të refuzojë një ankesë; anulon zgjedhjet; Dhe / ose mund të ndryshojë rezultatet e shpallura. Pra, kjo mbikëqyrje mbulon të gjitha fazat e zgjedhjeve, që nga fillimi e deri në fund. Në sistemin qeverisës francez, kandidatura e kandidatëve presidencialë lidhet me mbledhjen e 1000 nënshkrimeve nga figurat e vlefshme të Francës, të cilat janë të lidhura me sistemin në pushtet. Pas shqyrtimit të kushteve të kushtetutave të shteteve të tjera, konstatohet se detyra e organizatave mbikëqyrëse zgjedhore në ato vende është gjithashtu një mbikëqyrje e pranimit, e cila në fund të fundit mund të anulojë një kandidaturë ose tërë zgjedhjet. Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Seyed Ali Khamenei, ka theksuar: "Themeli i demokracisë fetare është i ndryshëm nga themeli i demokracisë perëndimore. Në demokracinë fetare, zgjedhja jonë bazohet në të drejtën dhe detyrën hyjnore të njerëzimit. Kjo nuk është vetëm një kontratë. Të gjithë njerëzit mbajnë të drejtën për të përcaktuar fatin e tyre. Kjo është ajo që i jep kuptim zgjedhjeve. Në vendin tonë dhe në establishmentin e shenjtë islamik, zgjedhjet janë shumë më të avancuara sesa zgjedhjet në demokracinë perëndimore dhe demokracinë liberale. Ky është një burim nderi për ne, i cili duhet të ruhet".

 

Tags