Të drejtat islame të njeriut (41)
Në këtë edicion do të flasim rreth rrugëve për garantimin e të drejtës së sigurisë në të drejtat islame të njeriut.
Dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut". Në edicionin e kaluar kemi folur rreth çështjes së të drejtës së sigurisë dhe llojit të saj. Në këtë edicion do të njihemi me rrugët për garantimin e kësaj të drejte të rëndësishme dhe parësore të njeriut në shoqëritë. Individët me të drejtat dhe liritë e tyre natyrore dhe njerëzore si një qytetar, jetojnë në shoqëri. Të gjitha këto të drejta arbitrare në vendin e tyre garantojnë këtë të drejtë të kërkuar nga jeta shoqërore që t'i njohë ato zyrtarisht, t'i respektojë dhe t'i mbrojë ato që si rezultat i të gjitha këtyre mund të quhet "siguria". Në lidhje me këtë në shoqëritë ekzistojnë garanci të përgjithshme ligjore të cilët mundësojnë jetësimin e të drejtave ligjore të individëve. Garancia e parë e rëndësishme është parimi i sundimit të ligjit.
Ligji është një varg rregullash të përgjithshme të cilat hartohen nga autoritetet kompetente dhe rregullojnë marrëdhëniet e individëve dhe të shoqërisë dhe të qeverisë ose shtetit, si dhe për të gjithë individët në mënyrë të barabartë krijojnë të drejta dhe detyra. "Ligji" është pjesë fondamentale e çdo strukture, për arsye se ligji është i vetmi faktor që mund të kufizojë dhe sistemojë dëshirat dhe kërkesat e pakufishme të individëve në shoqëri, si dhe të garantojë unitetin shoqëror, stabilitetin dhe vazhdimin e jetës kolektive. Kjo është për arsye se nëse nuk ekziston ligji, individët do të jenë të çrregulluar dhe nuk do të dinë se çfarë detyra kanë dhe si duhet t'i kryejnë ato. Në realitet, ligji është ai i cili cakton detyrat dhe normat e duhura të një shoqërie. Prandaj, shoqëri jo vetëm që ka nevojë për ligjin për të vazhduar ekzistencën e saj, por edhe strukturat shoqërore ekzistencën e tyre mund ta vazhdojnë vetëm nëpërmjet ligjit.
Parimi i sundimit të ligjit është një ndër parimet e rëndësishme juridike që në bazë të tij, kryerja e të gjitha çështjeve politike, administrative dhe gjyqësore, si dhe marrja e çfarëdo lloj vendimi nga ana e autoriteteve dhe funksionarëve të shtetit, duhet të bëhet në përputhje me ligjin. Domethënia e këtij parimi qëndron në parandalimin e despotizmit dhe pushteteve totalitare, si dhe ambiciet e shfrenuara të funksionarëve shtetëror në administrimin e çështjeve dhe në trajtimin e qytetarëve. Garantimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe vendosja e sigurisë për ata, gjithashtu varët nga rregullimi pushtetit qeverisës nëpërmjet vendosjes së ligjeve të cilat përcaktojnë në mënyrë logjike fushën e kompetencave të secilit prej tyre.
Një sistem i vlerave dhe i të drejtave është i dëshiruar dhe i mirë atëherë kur ai të marrë parasysh të gjitha dimensionet e qenies së njeriut në mënyrë të plotë dhe qëllimi i tij të jetë ky që njerëzit të arrijnë përkryerjen finale dhe lumturinë e përhershme të tyre. Një sistem i tillë në asnjë mënyrë nuk e le njeriun të vetëm, të ketë ai jetë shoqërore ose jetë individuale, për arsye se çdo veprim në çdo kohë dhe vend dhe me çfarëdo shkalle të madhe ose të vogël, me domosdo ushtron ndikim në arritjen e përkryerjes finale dhe lumturisë së përhershme të njeriut. Prandaj, një sistem i tillë duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe universal në mënyrë që asgjë të mos mbetet jashtë qëllimit kryesor.
Nga pikëpamja e Islamit, ai ligj është i përshtatshëm i cili është në kuadër të sistemit moral dhe në përputhshmëri me qëllimin e sistemit, do të thotë lumturinë e përhershme të njeriut dhe afrimin pranë Fronit Hyjnor. Vizioni islam bazohet mbi këtë se e gjithë ekzistenca, është krijesë e Zotit të madhëruar dhe pronë e Tij, prandaj Zoti është pronari i vërtetë i çdo gjëje që ka shenjën e ekzistencës.
Shoqëria islame (ashtu si të gjithë shoqëritë e tjera) për ta ruajtur rendin dhe unitetin e vetë, ka nevojë për ligj, sepse liria absolute dhe e pakufizuar e njeriut, shkakton humbjen dhe shkatërrimin e shoqërisë. Mirëpo çështja qëndron këtu se kush duhet t'i caktojë këta kufij? Cili ligj e çon Ummetin Islam drejt qëllimit final? Ligji njerëzor ose ligji hyjnor?
Sipas pikëpamjes së Islamit, rregullat dhe ligjet, si ato individuale si ato shoqërore, duhet të jenë në harmoni edhe me interesat e botës tjetër edhe me interesat e kësaj bote materiale dhe mendja e njeriut nuk është e aftë të zbulojë ekzistencën ose mosegzistencën e kësaj harmonie, prandaj njeriu nuk mundet dhe nuk duhet të vendosë ligje dhe vetëm Zoti është Ai i cili ka të drejtë të vendosë ligje! Kjo është për arsye se së pari, Zoti është Ai që di të fshehtën dhe të zbuluarën dhe i di të gjitha interesat dhe dobitë e njeriut për këtë botë dhe për botën tjetër, si dhe i njeh rrugët më të afërta për realizimin e këtyre interesave; së dyti, Zoti nuk bie nën ndikimin e dëshirave të egos dhe interesave personale; së treti, Ai është krijuesi i ekzistencës, pronar dhe posedues i zgjedhjes së vërtetë. Kështu që në strukturën politike të Islamit, përkundër shkollave perëndimore, nuk ka vend për ligjvënien e njeriut. Por njeriu duhet të jetë vetëm zbatues i urdhëresave dhe ligjeve hyjnore.
Nga pikëpamja e Islamit, ligjvënia dhe autoriteti për zbatimin e ligjit, duhet të lidhet me Zotin. Kjo do të thotë se ligjin e paraqet Zoti ose në mënyrë të drejtpërdrejt nëpërmjet shpalljes hyjnore, si për shembull e gjithë ajo që vërehet në ajetet kur'anore të cilat flasin për ligjet shoqërore, ose ato ligje janë paraqitur nëpërmjet haditheve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe imamëve ma'sum (a.s.) gjatë shpjegimit dhe komentimit të ajeteve kur'anore. Një pjesë e këtyre ligjeve janë të përhershëm, stabile dhe të pandryshueshme dhe një pjesë e tyre janë ligje të ndryshueshme në përputhje me rrethanat kohore dhe vendore. Në periudhën e mungesës së Imamit të Kohës (axhf), kompetenca për caktimin e këtyre ligjeve u është dhënë atyre të cilët edhe nga aspekti i njohjes me shkollën e Islamit edhe nga aspekti i devotshmërisë, drejtësisë dhe njohjes së interesave të shoqërisë, janë më të afër me Imamin e Kohës (axhf). Në pjesën e zbatimit, Zoti vet nuk është përgjegjës për zbatimin e tyre, por kjo përgjegjësi duhet të kryhet nga një person që në radhë të parë ky person është Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s., pastaj imamët ma'sum (a.s.) dhe në shkallë të tretë është ai person i cili në mënyrë të veçantë ose në mënyrë të përgjithshme, është caktuar nga Profeti s.a.v.s. ose nga Imami.
Karakteristikë e rëndësishme e ligjeve hyjnore, është lidhja e tyre me moralin. Ajo që e bënë ligjin të jetë efikas në nivel shoqëror ose në nivel individual, pa marrë parasysh se a ekziston përkujdesje apo jo, është ekzistenca e forcës së moralit dhe zotimit individual dhe shoqëror për të vepruar sipas ligjit. Natyra morale e fesë bëhet shkak që mësimet e saj të depërtojnë në thellësinë e shpirtit dhe besimtarët me qetësi mendore të zbatojnë ligjet e saj. Në bindjen e besimtarëve, urdhëresat hyjnore bëhen në bazë të interesave të vërtetë dhe vlerave morale. Mbjellja e vlerave pozitive morale në shpirtin e individit dhe respekti që tregon individi ndaj vlerave morale, krijon një lloj nënshtrimi dhe pranimi i udhëheqjes shpirtërore në qenien e tij dhe e bënë njeriun besnik ndaj respektimit të ligjit. Një shoqëri e moralshme, natyrisht që ka prirje më të mëdha për respektimin e ligjit.
Në vizionin islam, të gjitha veprimet ose mosveprimet tona, si në aspektin e jetës individuale si në aspektin e jetës shoqërore, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, kanë sistem dhe rregulla të caktuara dhe Islami ka ligj për të gjitha çështjet e jetës së njeriut duke përfshirë edhe ligjet juridike dhe shoqërore.
Jeta shoqërore është për të plotësuar nevojat materiale dhe shpirtërore të njeriut nëpërmjet ndihmës dhe bashkëpunimit reciprok të individëve. Ky bashkëpunim reciprok ka nevojë për rregulla dhe dispozita të cilat caktojnë rolin e individit ose grupit në të gjitha veprimet e ndryshme të shoqërisë. Këto rregulla dhe dispozita ofrojnë edhe rrugëzgjidhje për mosmarrëveshjet e mundshme dhe garantojnë rregullat shoqërore. Të gjitha këto elemente përbëjnë një sistem të fuqishëm që quhet qeverisje.
Shteti në Islam është një çështje e domosdoshme dhe përveç transmetimeve dhe natyrës së dispozitave dhe ligjeve islame, edhe mendja e njeriut e arsyeton domosdoshmërinë e tij. Kjo është për arsye se njeriu është një qenie shoqërore dhe Islami, gjithashtu, është një fe e cila u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të ligjshme të shoqërisë. Është e natyrshme se nëse në shoqëri nuk do të ketë shtet, do të çrregullohet jeta kolektive dhe do të krijohen konflikte. Prandaj, mënjanimi i këtyre konflikteve, ka nevojë për ligj dhe ligji sa më i plotë dhe sa më i mirë që të jetë, përsëri në mënyrë të vetme nuk mjafton, por ka nevojë për një autoritet ekzekutiv ose sundues.
Padyshim se qeverisja e fesë së vërtetë dhe e sistemit islamik, ashtu si çdo sistem tjetër qeverisës, nuk mund të realizohet vetëm me dëshira dhe aspirata, por kërkon praninë e njerëzve dhe të çdo qytetari në rrugën e vërtetë. Njerëzit duke pranuar autoritetin e sunduesit islam, në realitet jetësojnë fenë e Zotit në shoqëri. Prandaj, qeverisja islame kurrë nuk mund të realizohet pa dëshirën dhe vullnetin e popullit. Dallimi esencial i shtetit islam dhe shteteve të tjera të padrejta qëndron në këtë se shteti islam është një sistem shtetëror popullor dhe nuk bazohet në dhunë dhe forcë e detyrim, por bazohet në dëshirën dhe vullnetin e popullit ndaj fesë dhe ndaj shtetit islam. Prandaj, qytetarët sa më shumë që të njohin mësimet fetare dhe sa më shumë që t'i zbatojnë dispozitat fetare dhe sa më shumë që të kenë unitet mes vete dhe dashuri, edhe shteti islam do të jetë më i fortë dhe më i qëndrueshëm dhe më i suksesshëm në realizimin e qëllimeve të tij.