Gusht 20, 2017 09:14 CET

Në këtë emision do të diskutojmë në lidhje me rezistencën dhe mbrojtjen e Khorramshahrit nga sulmet e regjimit Baath të Irakut.

Viti 1980 ishte një vit i ndryshimeve themelore dhe të qëndrueshme në historinë e Iranit islamik. Pas fitores së Revolucionit islamik, në vitin 1980 filloi lufta e imponuar tetë vjeçare e regjimit Baath të Sadamit kundër RII. Kjo luftë u bë simbol i rezistencës, epopesë dhe përkushtimit të popullit iranian e veçanërisht të të rinjve përballë agresionit dhe mbrojtjen e revolucionit dhe Iranit dhe në kujtesën e popullit iranian ko luftë ka mbetur si Mbrojtja e lavdishme. Ditët dhe muajt e parë të agresionit të regjimit të Sadamit kundër territorit të RII janë një ndër momentet më të rëndësishme në kujtesën e popullit iranian dhe në historinë epike të Iranit. Pushtuesit Baathist kishin pushtuar Khorramshahrin më  26 tetor 1980, por ky pushtim nuk zgjati shumë për shkak të rezistencës së ashpër nga ana e mbrojtësve iranianë të Khorramshahrit. Më 24 prill, pas një muaji e gjysmë të pushtimit irakian, mbrojtësit iranianë filluan operacioni e parë të  quajtur “Bejtul Mukades” dhe deri më 12 maj arritën të zmbrpasnin forcat e regjimit Baathist. Ushtria e regjimit Baath u tërhoq në Khorramshahri, ndërsa më 20 maj nisi një kundërsulm të rëndë por të pasuksesshëm kundër iranianëve që qëndruan në këtë qytet. Iranianët më pas filluan një operacion të përgjithshëm në Khorramshahr, duke kapur dy nga linjat e mbrojtjes në rajonin Pol-e Nu dhe Shalamcheh. Luftëtarët myslimanë të Iranit u mblodhën përreth lumit Arvand në Iran, rrethuan qytetin Khorramshahr dhe filluan një rrethim të dytë. Iranianët më në fund e rimorën qytetin në më 3 Khordad sipas kalendarit iranian, që korrespondon me 24 maj 1982, pas dy ditëve të luftimeve të ashpra dhe humbjeve të rënda.

Rezistenca e mbrojtësve të Khorramshahrit me pajisjet më të pakta ushtarake, e ndaluan ushtrinë irakiane prapa portave të këtij qyteti. Ushtria irakiane kishte menduar se do t’a pushtonte këtë zonë për tre ditë. Komandantët ushtarakë të Sadamit tentuan disa herë të thyenin mbrojtësit e Khorramhsahrit, por u treguan të pasuksesshëm. Rezistenca brenda qyteti i shkaktoi ushtrisë irakiane humbje të rënda të cilët pos disa përparimeve të ngadalta dhe afatshkurtra, nuk arritën të bënin asgjë. Diktatori Baathist ishte i tronditur dhe i zemëruar nga humbja e madhe e forcave të tij në Khorramshahr. Iranianët kishin treguar vendosmëri të pabesueshme dhe një vullnet të hekurt. Komandanti i forcave irakiane në qytet, koloneli Ahmad Zeidan, u përpoq të largohej, por u kap në një fushë të minuar, e cila u ngrit në urdhrat e tij dhe u vra kur ai hyri në një minierë. Sadami i zemëruar urdhëroi ekzekutimin e një numri oficerësh të lartë irakianë përgjegjës për mbrojtjen e Khorramshahrit, përfshirë komandantin e Divizionit të 9-të.

Mbrojtësit e Khorramshahrit deri në momentet e fundit luftuan me armikun dhe me rezistencë dhe vullnet të lartë, arritën të mbrojnë epopenë e Revolucionit. Armiku Baathist i cili në fillim e konsideroi shumë të thjeshtë pushtimin e Khorramshahrit, kishte dërguar vetëm dy batalione për të menaxhuar pushtimin e Khorramshahrit, por më vonë u detyrua të dërgojë mbi dy divizione ushtarake për t’u përballur me mbrojtësit e këtij qyteti. Fitorja e paharrueshme ishte me të vërtetë mbështetje hyjnore, për shkak të besimit të fortë në Krijuesin e Plotfuqishëm midis luftëtarëve muslimanë iranianë që u mundësoi atyre të mposhtnin një armik shumë superior, të kalitur nga lufta, të pajisur me teknologji të përparuar të lindjes dhe perëndimit  dhe të mbështetur nga shtetet arabe të pasura me naftë të Gjirit Persik. Republika Islamike e Iranit ishte praktikisht e vetme në të dyja fushat, diplomatike dhe atë të betejës. Ishte praktikisht duke luftuar kundër 40 vendeve të botës të cilët në mënyrë aktive mbështetnin regjimin tiranik Baath të Irakut gjatë luftës së imponuar 8 vjeçare, luftës më të gjatë të shekullit të 20-të. Por, pavarësisht nga rrethanat negative, ishte edhe një sprovë e triumfit të unitetit islam dhe vendosmërisë kombëtare. Me fjalë të tjera, ishte një demonstrim praktik i fuqisë së lutjeve të shoqëruara me vullnetin për të zhdukur çdo mbetje të okupimit të huaj përballë armiqësisë së fshehtë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili kaloi disa rezoluta anti-iraniane për t'i dhënë fund menjëherë luftimeve përkundër faktit se pjesë të mëdha të territorit iranian ishin nën okupimin e Sadamit.

Aleks Afnai, gazetari Associated Press, në lidhje me ditët epike të Khorramshahrit, shkruan: Mbrojtësit iranian të Khorramshahrit në tetor të vitit 1980 kanë treguar një rezistencë të fuqishme kundër agresioneve të Sadamit”. Në Khorramshahr ishte e vështirë të gjendej një shtëpi e pa rrënuar, sepse në këtë qytet kishin rënë granat dhe mortarja të shumta, saqë kishin arritur të godisnin pothuajse çdo shtëpi. Kjo dëshmon se mbrojtësit iranian kishin mbrojtur qytetin shtëpi për shtëpi. Një komandant irakianë më vonë e kishte pranuar se iranianët, shumica e të cilëve ishin të rinjë dhe të papërvojë, ishin të gatshëm të luftonin deri në vdekje për të mbrojtur qytetin. Khorramshahri tregoi kështu se si një forcë e frymëzuar e vullnetarëve kryesisht të rinj, mund të mposht një ushtri profesionale që ishte e armatosur deri në dhëmbë. Rreth 511 tanke irakiane u shkatërruan gjatë luftës të Khorramshahr. Duke dëgjuar rrëfime nga luftëtarët dhe dëshmitarët e kësaj lufte, janë shkruar shumë romane dhe janë prodhuar shumë filma. Rezistenca 34 ditore e të rinjve në Khorramshahr përballë agresionit të ushtrisë së Sadamit, mbetet simbol për popullin iranian. Rezistenca e mbrojtësve të Khorramshahrit përballë agresionit të regjimit Baathist, e ka prishur imazhin e diktatorit irakian në agresionin ndaj territorit të RII.