Shtator 28, 2017 11:13 CET

Tetë vjet Mbrojtje e Lavdishme, nuk rezultoi vetëm me disfatën e armikut. Me këtë sprovë të madhe, u forcuan edhe më tepër shtyllat e stabilitetit dhe sigurisë së sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe Irani Islamik u bë edhe më i vendosur dhe më i fuqishëm për t’iu përgjigjur çfarëdo agresorit.

Në edicionin e dytë special që po e prezantojmë për ju, do të hedhim një vështrim mbi qëllimet e fuqive arrogante në mbështetje ndaj agresionit ushtarak kundër Iranit dhe mbi politikat e Amerikës të cilat vazhdojnë të ndiqen akoma nga Amerika në rajonin e Lindjes së Mesme.

Regjimi i Sadam Husejnit më 22 shtator të vitit 1980, filloi një agresion të gjerë kundër Iranit.

Gjatë periudhës së luftës imponuese u formua një front i gjerë i përbërë nga fuqitë e perëndimit dhe lindjes dhe nga vendet e varura prej tyre në rajonin e Lindjes së Mesme kundër Iranit. Synim i këtij fronti të gjerë ishte rrëzimi i sistemit të Republikës Islamike duke krijuar probleme brenda në Iran dhe në fund të krijojë rrethanat për përmbysjen tërësisht Republikën Islamike të Iranit, mirëpo populli i Iranit, me gjithë problemet e shumta, qëndroi përball këtij fronit dhe me krenari dhe kokëlartësi doli nga skena.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në takim me komandantët e lartë ushtarakë dhe të forcave të sigurisë së Iranit, periudhën e Mbrojtjes së Lavdishme e quajti nder dhe krenari për popullin e Iranit dhe theksoi:  

“... Pavarësisht shpenzimeve të larta materiale dhe morale të luftës imponuese, sukseset e popullin të Iranit gjatë tetë viteve të mbrojtjes së lavdishme janë shumë të mëdha në krahasim me shpenzimet... . Eksperienca e tetë viteve të mbrojtjes së lavdishme ka treguar se pavarësisht vështirësive dhe presioneve dhe mungesës së buxhetit dhe shumë problemeve të tjera, mund të qëndrohet dhe rezistohet përball politikës së dhunshme dhe kërkesave të pavend të fuqive botërore... dhe me anë të rezistencës së popullit të Iranit në tetë vitet e mbrojtjes së lavdishme, shumë personalitete dhe intelektualë me ndikim në vendet e botës islame dhe jo islame, kanë fituar bindje në mbrojtjen e fuqishme me duar thatë”.

Padyshim se ajo çfarë është arritur gjatë periudhës së mbrojtjes së lavdishme, ka vlera morale, politike dhe ushtarake të pavdekshme të cilat duhet ruajtur dhe forcuar. Një prej këtyre aspekteve është ngritja e kapaciteteve mbrojtëse dhe shtimit të forcës mbrojtëse. Në bazë të kësaj, forcimi i kapacitetit mbrojtës në të gjitha fushat është një prej prioriteteve më kryesore të programeve të forcave të armatosura të Iranit.  

Baza e doktrinës mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit është prodhimi pajisjeve ushtarake për mbrojtje aktive dhe për mbrojtje novatore dhe efikase. Në këtë kuadër, potencialet ushtarake të Iranit duke shfrytëzuar forcat dhe shkencën e specialistëve vendorë, janë zhvilluar deri në atë masë saqë Irani në fushën e plotësimit të nevojave të tij mbrojtëse ka arritur nivelin e mjaftushmërisë relative vendore. Gjeneral Farzad Ismaili, komandanti i bazës kundërajrore “Khatemul-Anbija” të ushtrisë së Iranit, në lidhje me këtë ka deklaruar: “Nëse do të ketë nevojë, do të goditet me raketë një avion si rasti Hermes (droni i regjimit sionist që u rrëzua nga Garda Revolucionare e Iranit), nëse do të ketë nevojë, avioni do të ulët në tokë me anë të luftës elektronike siç ka ndodhur me rastin e RQ 170, nëse do të ketë nevojë, avioni me 108 ushtarakë të NATO-s do të detyrohet të ulët në territorin e Republikës Islamike të Iranit dhe do të kërkojë falje siç ndodhi me avionin e forcave ISAF tre vite më parë dhe nëse do të ketë nevojë, një sasi e madhe e shqiponjave fluturake të shpejta të mbrojtjes kundërajrore do të hidhen mbi armikun”.  

Aktualisht Irani në fushën e sistemeve raketore ka arritur deri në një nivel të lartë të aftësisë dhe potencialit saqë mund të prodhojë raketa në çfarëdo sasie, me çfarëdo rreze veprimi dhe me çfarëdo niveli të precizitetit.

Raketa balistike iraniane “Khorramshahr” me rreze të larta veprimi 2000 km është suksesi më i ri mbrojtës që është testuar me sukses.

Gjeneral Amir Alizade, komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, në një konferencë për gazetarë, deklaroi: “Raketa “Khorramshahr” me rreze veprimi 2000 ka kapacitet për bartjen e disa kapsulave luftarake deri në 800 kg”.

Ky sukses i madh konsiderohet një progres i rëndësishëm për sistemin e Republikës Islamike dhe për popullin e Iranit dhe një faktor përcaktues mbrojtës përball armiqve dhe nëse një shtet do të mendojë për ndonjë agresion kundër Iranit, do të marrë një përgjigje të ashpër dhe do të pendohet.

Amerika në periudhën e luftës imponuese është munduar që në kuadër të hegjemonisë ushtarake, të shtojë ndikimin e vetë në rajonin e Lindjes së Mesme. Aktualisht, gjithashtu, zhvillimet e rajonit tregojnë se strategjia e Amerikës në Lindjen e Mesme është vazhdimi i politikave agresive dhe ndërhyrëse të kaluara. Kjo strategji nuk ka bërë ndonjë dallim të madh nga periudha e para Trump. Amerika ka hapur një llogari të veçantë në shitjen e armëve sheikëve arabë të rajonit me pretekst për tu përballur me kërcënimet të cilat i ka krijuar vetë ajo. Prandaj ajo çfarë mund të mbyllë rrugën e këtij komploti dhe ta neutralizojë atë, është gatishmëria mbrojtëse dhe forca parandaluese. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e paradës së forcave të armatosura të Iranit në Teheran deklaroi: “Irani do të forcojë kapacitetet e veta të raketave balistike dhe për këtë nuk ka nevojë të marrë leje nga ndonjë fuqi e huaj”.

Qeveritarët e Amerikës pavarësisht të jenë republikanë apo demokratë, që nga koha kur në Iran fitoi Revolucioni Islamik, vazhdimisht kanë bërë komplote dhe kanë mbështetur Sadam Husejnin në agresionin ushtarak kundër Iranit dhe tani gjithashtu po përdorin fjalorin e kërcënimit ndaj Iranit. Funksionarët e Shtëpisë së Bardhë me gjithë deklaratat kërcënuese, e dinë shumë mirë qëndrimin e Iranit në lidhje me këtë çështje dhe në praktikë kanë ardhur në këtë përfundim se politika e deklaruar dhe zbatuese e Iranit është rezistenca përballë superfuqive dhe mosfrikësimi nga kërcënimet dhe nga formimi i koalicioneve rajonale të tyre.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, gjatë fjalimit të tij në takim me komandantët e ushtrisë, ka deklaruar se një prej pikave të forcës së sistemit të Republikës Islamike është morali i trimërisë dhe rezistencës së popullit të Iranit përballë fytyrës së mërrolur dhe zemërimit të superfuqive. Ai gjithashtu ka thënë se një prej metodave të fuqive agresive për t’i frikësuar popujt dhe shtetet dhe për t’i detyruar ata që t’i sigurojnë interesat e tyre të paligjshme, është arroganca dhe zemërimi i tyre.

Ai vuri në dukje lloje të ndryshme të komploteve që janë bërë ndaj popullit iranian që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit e deri më tani dhe theksoi: “Nëse Republika Islamike dhe populli i Iranit do të ishte frikësuar dhe do të tërhiqej nga qëndrimet e veta, aktualisht nuk do të kishte mbetur asnjë gjurmë nga Irani dhe iranianët”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim theksoi: “Armiku le të jetë Amerika apo dikush më i madh se Amerika, nuk mund të bëjë asgjë ndaj një shteti i cili është i lidhur për popullin dhe e do popullin e vetë dhe populli e do atë dhe reziston përball armikut”.

Tags