Shtator 28, 2017 11:21 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore". Në këtë edicion do të vazhdojmë me prezantimin e poetit dhe gnostikut të njohur iranian Abul-Maxhd Adem Senaji Ghaznavi, i cili ka jetuar në shekullin e pestë dhe në fillim të shekullit gjashtë hixhri kameri (shek. 11 dhe 12 të erës së re) në territorin e gjerë të kulturës dhe letërsisë iraniane.

Thamë se Abul-Maxhd Adem Senaji Ghaznavi i cili ka jetuar në shekullin e pestë dhe në fillim të shekullit gjashtë hixhri kameri (shek. 11 dhe 12 të erës së re), është një prej poetëve më të mëdhenj që ka stil të veçantë të poezisë persiane. Sanaiju në kohën e tij ka qenë i vetmi poet që ka arritur të krijojë një atmosferë të re në strukturën e poezisë persiane, sidomos në oda dhe lirika. Sanaij shumë eksperienca asketike dhe një pjesë të madhe të mendimeve të tij gnostike i ka futur në strukturën e poezisë persiane. Deri para tij, eksperiencat dhe mendimet gnostike paraqiteshin vetëm në prozë, por me Sanaijun këto eksperienca u futën në poezi ndërsa me Mevlanan, arritën në kulmin e përkryerjes së tyre. Gjithashtu thamë se sipas studiuesve, nuk ka asnjë mendim prej mendimeve kryesore dhe bosht të gnosticizmit që nuk është reflektuar në poezinë e Sanaijut.

"Hadika Al-Hakika" e Sanaijut është poema e parë gnostike e cila është krijuar me qëllim mësimin e mësimeve gnostike, fetare dhe morale. Në didaktikën e Sanaijut transmetimi i tregimeve dhe proverbave të ndryshme, ritransmetimi i ngjarjeve historike ose debatet dhe bisedat e personaliteteve të mëdha të fesë, moralit dhe misticizmit, si nga aspekti i artit poetik dhe si nga aspekti i qëllimit për të mësuar urtësinë dhe mësimet mistike, kanë qenë një prej bazave të punës së tij. Përparësia e Sanaijut ndaj poetëve të tjerë të letërsisë didaktike është bërë shkak që veprat e tij edhe në këtë fushë të bëhen shembull për shumë poetë të tjerë. Në bazë të kësaj, disa studiues mendojnë se Sanaiju është shpikësi dhe krijuesi i alegorisë në poezinë persiane. Metoda e Sanaijut në krijimin e alegorive dhe të tregimeve gnostike dhe morale, është zhvilluar edhe më tepër nga poeti Atar Nishaburi dhe ka arritur kulmin e vetë në Mesnevinë e Mevlanas.  Nga pikëpamja e Sanaijut, tregimi dhe alegori janë vetëm mjete për shprehjen dhe mësimin e çështjeve etike dhe gnostike ndërsa ai në vizionin filozofik të tij nuk i kushton rëndësi detajeve të krijimit të tregimit dhe tërheqjen e vëmendjes së publikut. Për këtë arsye tregimet e kësaj poeme kryesisht janë të shkurtë dhe paraqitën në formën e një dialogu të shkurtë. Tregimet e Hadika Al-Hakika të Sanaijut nuk kanë teknikat e krijimit të tregimit si larmia në mënyrën e shprehjes së tregimit, krijimin e pezullimit dhe elementët e tjerë tërheqës të tregimit si përshkrimi i brendshëm, dialogu i gjatë ose vonesa e shpjegimit të shkakut të ngjarjeve e të ngjashme me këtë.

Hadika Al-Hakika e Sanaijut përbëhet nga dy pjesë, pjesa kryesore e saj është jo transmetuese dhe përfshinë parathënien, falënderimin dhe lartësimin e Zotit, lavdërimin e personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe trajtimin e çështjeve të ndryshme në lidhje me Sheriatin, Tarikatin dhe Hakikatin (të vërtetën). Pjesët transmetuese të saj në kuadër formatit kryesor dhe didaktik të librit, janë transmetuar në formë të tregimeve të pavarura të cilat e përbëjnë pjesën e dytë të Hadika Al-Hakika. Sanaiju për krijimin e lidhjes mes këtyre tregimeve dhe alegorive me pjesën kryesore të librit, nuk ka përdorur kurrfarë shprehje lidhëse të drejtpërdrejtë. Ai ka paraqitur konceptet e tij morale dhe gnostike ndërsa pastaj për t'i shpjeguar dhe komentuar më gjerësisht ato, ai sjell alegori dhe tregime. Prandaj lidhja e këtyre tregimeve me tekstin kryesor, është një lidhje kuptimore dhe e llojit të tekstit të shtuar, sepse heqja e këtyre tregimeve nuk shkakton kurrfarë pengese në kuptimin e tekstit. 

Të gjitha tregimet e Hadika Al-Hakika duke mos marrë parasysh mënyrën e shprehjes, janë tregime didaktike. Këto tregime, si në formën e tregimeve të thjeshta popullore ose alegorive ose të shpjegimit të jetës së personaliteteve fetare, historike dhe gnostike, si të jenë me një ton serioz ose me gjuhë satirike ose parodi, përmbajnë tema të llojllojshme gnostike, fetare dhe etike. Tema e tregimeve të Hadika Al-Hakika të Sanaijut, mund të përshkruhet kryesisht në katër çështje: përmendja e atributeve të Zotit, qortimi i virtyteve të ulëta morale, lavdërimi i virtyteve të larta dhe vlerave morale, si dhe zhdukja dhe mosbesnikëria e botës ose jetës materiale dhe njerëzit e saj. Në këtë mes, qortimi i jetës kalimtare dhe përfundimit të saj, konsiderohen tema boshte të letërsisë didaktike. Në këtë kategori të tregimeve, jeta kalimtare dhe njerëzit që kanë pasion ndaj saj, janë qortuar nga këndvështrime të ndryshme.

Korniza e tregimit, është transmetimi i ngjarjeve duke u mbështetur në marrëdhëniet e shkakut dhe pasojës. Struktura e tregimeve në atë kuptim që sot ekziston, nuk respektohet në masë të madhe në tregimet klasike, sidomos në tregimet dhe alegoritë sekondare dhe të pavarura në të cilat ngjarjet shpjegohen në bazë të zhvillimit natyror të kohës. Në këto tregime shumë rrallë vërehet një plan i ndërlikuar ose novator në krijimin e këtyre tregimeve. Çdo tregim në përputhje me strukturën narrative, përfshinë tre pjesë kryesore: parathënien, nyja ose ndërlikimi i ngjarjes, zgjidhja ose rezultati përfundimtar i tregimit. Në tregimet e Hadika Al-Hakika për shkak se ato janë të shkurta dhe për shkak se forma sipërfaqësore e tyre është dialogu, asnjë prej këtyre elementëve nuk ka paraqitje të pavarur.   

Në shumicën e tregimeve të transmetuara në Hadika Al-Hakika, poeti duke sjellur veprimin e dialogut dhe duke përmendur emrin e njërit prej personazheve, hap portën për të hyrë në tregim. Në disa raste të caktuara, poeti përmend edhe kohën ose vendin ose gjendjen nëse nevojitet për të hyrë në tregim. Për shembull "burrin e saj një grua e pa mrrolur" ose "ishte një shitës në qytetin Balkh". Në këtë mënyrë poeti paraqet gjendjen shpirtërore ose vendin e ndodhjes së tregimit. Në pjesën e dytë, përmend atë çfarë ka ndodhur dhe atë çfarë është thënë. Në pjesën e konkludimit përfundimtar, gjithashtu, tregimi përfundon duke sjell përgjigjen e njërës prej palëve të dialogut ose duke kujtuar një thënie gnostike ose morale. Tregimet e Sanaijut kanë një strukturë të ngjeshur dhe të shkurt, ndërsa në shumë raste hyrja, nyja dhe konkludimi i tregimit, të gjitha janë sjellur vetëm në tre ose në disa vargje. Për shembull: një person e pyet Behlulin se a dëshiron t'i jap një palë rroba të prodhuara nga mëndafshi i Jemanit? Behluli i përgjigjet se po dëshiron, por kërkon që së bashku me ato rroba të marrë edhe 200 goditje me shkopinj si ndëshkim. Personi e pyet për arsyen e kësaj kërkese dhe Behluli i përgjigjet për arsye se në këtë botë pa vuajtje dhe mund, nuk arrihet asnjë qetësi.

I tha Behlulit njëherë një burrë

A dëshiron të jap një palë rroba të reja?

Ia ktheu, dëshiroj edhe dyqind shkopinj mbi ato

Për çfarë dëshiron dyqind shkopinj, më thuaj

Tha për arsye se nën këtë qiell

Askush nuk gjen asnjë qetësi, pa përjetuar vuajtje

Personazhet të cilat ka zgjedhur Sanai për tregimet e tij, janë nge shtresat e ndryshme të njerëzve dhe nuk kufizohen vetëm me një tip ose një shtresë të shoqërisë. Shumicën e personazheve e përbëjnë njerëzit e panjohur. Njerëzit e panjohur në të shumtën e rasteve prezantohen me emra të përgjithshëm ose me atribute si "fëmija, plaku, i riu, djaloshi, i marri, rebeli, i dashuruari etj.. Personazhet e veçanta më shumë janë mbretërit dhe princat ose guvernatorët që në të shumtën e rasteve, roli i tyre është pozitiv. Duke marrë parasysh se qëllimi kryesor i Sanaijut në Hadika Al-Hakika, është vetëm rrëfimi i tregimeve dhe vetëm konkludimi etiko-moral i tyre, prandaj shpjegimi i karakteristikave të personazheve nuk ka rëndësi për atë. Kështu që të gjitha personazhet flasin me një gjuhë dhe ashtu sikur shembujt tradicional të tyre, personazhet e këtyre tregimeve janë të thjeshta, stabile dhe të pandryshuara, prandaj edhe nuk vërehet kurrfarë ndryshimi në sjelljen dhe personalitetin e tyre.

Shumica e tregimeve të Hadika Al-Hakika janë të shkurtë dhe duke marrë parasysh faktin se qëllimi i tyre është vetëm transmetimi i një mesazhi moral, ndërtimi i personazheve në këto tregime është i dobët dhe në disa raste prezantimi i personazheve bëhet pa përmendur emrin dhe vetëm duke përmendur një atribut të përgjithshëm të tij. Shumica e tregimeve të Hadika Al hakika janë me dy personazhe të cilat ose vendosen në formën e heroit dhe kundërheroit përball njëri-tjetrit ose tregimi përmblidhet me veprimin dhe reagimin e personazhit në dialog, ndërsa personazhi tjetër është vetëm dëgjues pa patur ndonjë rol aktiv në tregim.

Nga aspekti i transmetimit dhe planit të tregimeve, në tregimet e Hadika Al-Hakika të Sanaijut gjithashtu nuk vërehet ndonjë larmi e madhe. Në një kategori të tregimeve, transmetuesi është një prej personazheve të tregimit dhe në shumicën prej tyre, tregimi transmetohet nga pozita e vetës së tretë. Thuajse transmetuesi është i informuar për mendimet e të gjitha personazheve. Ai drejton dialogun e tyre. Në shumicën e këtyre tregimeve, Sanaiju nuk është vetëm rrëfyes dhe mbikëqyrës, sepse në fund të tregimi si një rrëfyes dhe i dituri i përgjithshëm dhe ndërhyrës, edhe vetë ai shpreh mendimin e tij në lidhje me mesazhin e tregimit dhe nga tregimi nxjerr një konkludim moral. Ndërkohë që pasi ky konkludim bëhet në vazhdim të fjalëve të një prej personazheve, nganjëherë edhe nuk mund të dallohet kufiri mes përfundimit të tregimit dhe fillimit të fjalëve të Sanaijut.

Një prej karakteristikave të tregimeve tradicionale, është se ato transmetohen në formë të përgjithshme dhe nuk dihet vendi dhe koha e tyre. Në të shumtën e tregimeve të Hadika Al-Hakika, gjithashtu nuk është i përcaktuar vendi dhe koha. Megjithëkëtë, ekzistojnë edhe tregime në të cilat është përcaktuar njëri prej elementeve koha ose vendi ose që të dyja. Duhet patur parasysh se vendi i tregimit përcaktohet duke përmendur emrin e tij dhe në asnjë prej tregimeve nuk është dhënë ndonjë shpjegim më tepër për vendin.

Tags