Tetor 08, 2017 09:48 CET

Në këtë emision, do t'ju njohim mbi ngjarjet pas themelimit të qeverisë islame nga Profeti (savs) në Medinë deri në pushtimin e Mekës.

Profeti Muhammed (savs), me themelimin e qeverisë islame në Medinë, krijoi një shembull ideal të një sistemi brilant në histori me tregues të rinj të njerëzimit. Në këtë qeveri, Profeti kurrë nuk kërkoi të fitonte autoritet dhe pushtet. Ai vetëm mendonte të krijonte një sistem të drejtësisë njerëzore në të cilën, përveç Zotit të vetëm të universit, asgjë tjetër nuk adhurohet dhe njerëzimi nuk duhet t'i vendos partner Atij. Një shtet në të cilin të drejtat e të gjithë popujve dhe kombeve respektohen në mënyrë të barabartë dhe paqja, siguria dhe miqësia e njerëzimit mbizotërojnë në mesin e njerëzve.  

Vendosja e të Dërguarit të All-llahut (savs) në Medinë ka sjellë nevoja të veçanta. Që atëherë, njerëzit kanë pritur shpalljen e ajeteve Kur'anore dhe urdhrave të Profetit (as) për të filluar jetën e tyre të re në bazë të tyre. Ishte e qartë për të gjithë se populli i Medinës filloi një jetë të re dhe i vendosi themelet e jetës së tyre të re përtej atyre të injorancës. Formimi i kësaj jete të re islame kishte nevojë për veprime të cilat ishin vetëm në kompetencë të Profetit (savs).

Pasi hyri në Medine si një politikan hyjnor dhe me përvojë, ai hazret e mbajti ekzistencën e tij dhe të muslimanëve në mënyrë që armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të mos dëmtojnë Islamin dhe t'i bëjnë planet e tyre për ndikimin e muslimanëve. Profeti (savs) për krijimin e raporteve dhe lidhjeve të afërta midis emigrantëve dhe Ansarëve, urdhëroi dy persona, dy persona së bashku të bëhen vëllezër. Rreth njëqind muslimanë krijuan një traktat vëllazëror me njëri-tjetrin. Profeti (savs) me Aliun (as) lidhi traktat vëllazërie. Sipas këtij traktati, emigrantët që për shkak të ikjes nga territoret e tyre, nga aspekti financiar ishin dobët, me vëllezërit e tyre Ansar u bën partner për çdo gjë, madje edhe duke e trashëguar njëri-tjetrin.

Problemi kryesor politik në Medinë ishte luftërat e gjata midis dy fiseve Os dhe Khazarexh nga njëra anë dhe dallimet mes dy fiseve me hebrenjtë që jetonin në Medinë nga ana tjetër. Në vitin e parë të hyrjes në Medinë, Profeti shkroi një kontratë politike të bazuar në mësimet e Islamit. Detyrat e muslimanëve ndaj njëri-tjetrit, marrëdhëniet e tyre me pasuesit e feve të tjera, pranimi i udhëheqjes së Profetit nga muslimanët, hebrenjtë dhe paganët në Medinë ishin shtyllat kryesore të kësaj marrëveshje politike, e cila u parashtrua në 4 kapituj dhe 37 nene dhe u nënshkrua nga të gjitha grupet në Medina. Ky traktat luajti një rol të rëndësishëm në stabilitetin e brendshëm dhe konsolidimin e themeleve të qeverisë islamike.

Formimi i frontit të përçarjes dhe shpërbërja e tyre ishte një tjetër pengesë e madhe për përhapjen e Islamit. Luftërat në Badr dhe Uhud me politeistët, hebrenjtë dhe hipokritët paraqesin një diagram të plotë të sjelljes disidente të këtij grupi konspirator. Ata kishin një marrëdhënie miqësore me armiqtë e qeverisë islame dhe në procesin e tyre të ndjeshëm vendimmarrës, ata i favorizonin ata. Gjatë dhjetë viteve të para të Hixhretit, ka pasur konflikte që shumica e tyre morën për të mbrojtur Islamin. Ajetollah Khamenei, Lideri suprem i Revolucionit Islamik, ka thënë: "Të gjitha luftërat e Profetit ishin luftëra mbrojtëse, jo në kuptimin që në të gjitha operacionet Profeti u ul për t'a sulmuar atë. Nëse Profeti (savs) nuk armatosej dhe përgatitej dhe të gjithë forcat e tij nuk do t'i përgatiste për të luftuar kundër armiku që përmes armatimit të tij të frikësonte armiqtë, sigurisht Islamit dhe Kur'ani Profetin dhe shoqërinë islame po në ditët e para do t'i kishin ndarë dhe kështu Profeti (savs) ishte i detyruar të përgatiste veten dhe të luftonte. Zoti i Plotfuqishëm në ajetin 158 të sures A'raf i ka thënë Profetit: " Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën". Për t'a realizuar këtë ide, Profeti i ftoi ata në Islam në vitin shtatë h.k, duke dërguar letra tek kombet e mëdha dhe autoritetet e krishtera dhe shefat fisnorë. Në këtë situatë, pozita e muslimanëve në Medinë ishte disi e stabilizuar.

Teksti i letrave që Profeti (as) ka shkruar për mbretërit dhe figurat e shquara shpirtërore dhe politike zbulon një formë profetike në përhapjen e Islamit. Aktualisht janë 185 letra propagandistike të Profetit të Islamit. Të gjitha tregojnë se i Dërguari i All-llahut (savs) ia ka dhënë zërin botës me logjikë dhe predikim. Profeti Muhammed (savs), në një takim konsultativ, ndau programin e tij me ndihmën e bashkatdhetarëve të tij për të ftuar sundimtarët e vendeve. Pastaj, një ditë pas lutjes së mëngjesit, ai thirri përfaqësuesit e tij të ekspeditës dhe tha: "Jepni këshilla shërbëtorëve të Zotit. Ai që kujdeset për çështjet e popullit, por nuk përpiqet t'i udhëheqë ata, Zoti do t'a ndalojë atë të hyjë në Parajsë. Ju ngritni dhe kryejini misionet tuaja edhe në distanca të largëta dhe bëni thirrje për monoteizëm në zemrat e botës". Profeti urdhëroi që me një unazë argjendi të ku ishin të shkruara fjalët" Mohammed Rasul ... ". Ai vulosi zarfat dhe i ngjiti me një dylli të veçantë. Pastaj dërgoi disa njerëz në vende të ndryshme si të dërguarit e tij. Ata udhëtuan për në Iran, Romë, Habshe, Egjipt, Jemame, Bahrejn dhe Shiraz gjatë një dite.

Letrat e Profetit të Islamit në vendet e mëdha tregojnë se ftesa e Islamit ishte e bazuar në udhëzimin intelektual nëpërmjet arsyetimit dhe logjikës së forcimit të frymës së mendimit midis udhëheqësve dhe njerëzve. Ky stil u ndoq fuqishëm gjatë gjithë misionit profetik, dhe deri në fund, ftesa e Kur'anit dhe këshillat e Profetit (as) ishin ftesa për mençurinë dhe predikimin dhe polemikat në të mirë. Zgjerimi i shpejtë i Islamit nga Medina në pjesë të tjera të botës gjithashtu u zhvillua në të njëjtën mënyrë. Ashtu si më parë, populli i Medinës gjithashtu e pranoi Islamin në të njëjtën mënyrë dhe me ajetet e bukura të Kur'anit. Ashtu siç thuhej: "Fatta Al-Madinat al-Kur'an": Medina u pushtua nga Kur'ani.

Pejgamberi (savs) në muajin Dhilkade  të vitit gjashtë Hixhri, kishte për qëllim umren, duke e cilësuar Mekën pa marrë parasysh luftës. Kurejshi, i cili nuk ishte më në gjendje të përballonte muslimanët, nënshkroi një traktat paqeje me Profetin në rajonin Hadibije që njihet si paqja e Hadibije. Në traktat thuhej se as muslimanët, as Kurejshët dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk duhet t'i nënshtrohen agresionit kundër muslimanëve dhe aleatëve të tyre. Traktati gjithashtu përcaktoi se Profeti dhe pasuesit e tij duhet të hiqnin dorë nga Haxhi i atij viti dhe të vinin në Mekë vitin e ardhshëm për të kryer Umren. Por, pas një kohe, Kurejshi shkeli traktatin në vitin e tetë h.k. Ata, me ndihmën e tyre financiare, sulmuan fshehtas një prej fiseve aleate të muslimanëve dhe vranë njëzet prej tyre. Pas kësaj ofensive joburrërore, Pejgamberi (savs) shkoi në Mekë me ndihmësit e tij.

Profeti (savs) ashtu sikurse thotë edhe sureja Fat'h, shkoi direkt në xhaminë Al Haram dhe Tavaf në Shtëpinë e Zotit. Trupat islame në dyert veriore, jugore, lindore dhe perëndimor me flamuj në duar hyn në Mekë. Kurejshët dhe njerëzit mashtrues të Mekës qëndronin para xhamisë Al Haram dhe me zemra të thyera, prisnin fatin e tyre të paditur. Këta njerëz në të kaluarën bënë shumë gabime. Profetin dhe pasuesit e tij i ngacmuan, i torturuan, i vunë zjarr shtëpive e tyre dhe derdhën gjakun e tyre. Ata e dinin se nëse I Dërguari i Zotit do të hakmerrej ndaj tyre, do të bënte punë të drejtë. Por në mesin e këtyre pikëpamjeve të frikshme dhe të pikëlluara, Pejgamberi (savs) u ka thënë shokëve të tij t'i njoftojnë se ata që qëndrojnë në shtëpi, shkojnë në xhami ose shkojnë në shtëpinë e Ebu Sufjanit, ata janë të sigurt. Kur ai hazret u përball me fytyrat e shqetësuara të Kurejshit, u tah atyre: "Askush nuk do t'ju ngacmojë ju. Zoti ju fal dhe Ai është Mëshiruesi. Shkoni, ju kam liruar juve".

Rreth 2,000 njerëz u bashkuan me Islamin në pushtimin e Mekës, ndërsa Profeti Muhammed (as) nuk i detyroi asnjë prej tyre të pranonin Islamin. Në fakt, pushtimi i Mekës ishte fillimi i një zgjerimi progresiv të Islamit në ishullin arabik. Kjo fitore pa gjakderdhje është dokument krenarie i Profetit të Islamit (savs). Sot, kur Islami del të jetë si feja më me ndikim në sferën politike, kulturore dhe shoqërore të botës, myslimanët akuzohen se janë të dhunshëm. Por funksioni i Profetit të Islamit, veçanërisht në pushtimin e Mekës, është, si një shenjë e shkëlqyer, për të neutralizuar këtë propagandë të njëanshme dhe të rreme.

Veprimet që Profeti i bëri gjatë jetës së tij dhjetëvjeçare në Medinë, ishin gjithçka në rrugën e realizimit të idealeve transcendente të Islamit. Këto ideale u realizuan me ndryshimet fundamentale në strukturën kulturore dhe shoqërore të asaj dite të popullit të Medinës dhe gradualisht përhapën Islamin dhe mësimet e tij në botën rreth tyre.

 

Tags