Tetor 08, 2017 10:05 CET

Përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, jemi përsëri së bashku me ciklin tonë  të emisioneve me titull "Në prani të diellit", ku në këtë emision do të diskutojmë mbi çështjen e kulturës me referenca ndaj fjalëve dhe deklaratave të Liderit suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei.

Kultura nënkupton zakonet, traditat dhe vlerat e një kombi apo përkatësie etnike. Kultura formon dhe krijon identitetin e një kombi. Ajetollah Khamenei deklaron: "Reformimi i kulturës është më i rëndësishëm se çdo çështje tjetër, sepse ky është boshti i të gjitha çështjeve të tjera".

Ai beson se kultura është shumë më e rëndësishme sesa ekonomia dhe politika. Lideri suprem pret që zyrtarët të gjejnë mënyra për promovimin e kulturës dhe etikës së njerëzve. Ai e krahason kulturën me ajrin që marrim frymë. Ai thekson: "Kultura nënkupton ajrin që ne thithim. Ju thithni ajrin në mënyrë të pashmangshme, e dëshironi atë apo jo. Nëse ky ajër është i pastër do të ketë efekte në trupin tuaj. Nëse është i papastër ai do të ketë efekte të tjera. Nëse ajri helmues është injektuar diku, efekti që shihet në organet do të jetë rezultat i helmit që është në këtë ajër. Nëse mjedisi është narkotikuar nga tymi ose narkotiku kur e thithni, sjellja juaj do të përputhet me atë që keni thithur. Kultura ka një tipar të tillë. Mos e nënvlerësoni kulturën. Është shume e rëndësishme".

Pa dyshim, çdo veprim i keq do të ketë ndikim negativ mbi individët e shoqërisë dhe do të çojë në një dekadencë kulturore. Korrupsioni, veprimet mashtruese, mëkatet dhe shkelja e ligjit janë si ushqimi helmues që do të ketë efekt të pahijshëm ndaj individëve dhe do të zhyten në qeniet njerëzore. Për shembull, duke u thënë gënjeshtra do të shkatërrojë besimin. Tradhtia ndaj besimit do të shqetësojë marrëdhëniet shoqërore. Padrejtësia do të vendosë terren për padrejtësitë e tjera. Abuzimi me lirinë do të çojë në diktaturë. Përdorimi i të drejtave të të privuarve do të shkaktojë rrëmujë dhe armiqësi dhe akumulimi i armiqësive do të shkundë themelet e shoqërisë. Shfaqja e dëshirave epshore do t'a shtyjë shoqërinë drejt shthurjes. Lideri suprem thotë: "Nëse bazat kulturore duhet të përforcohen, gjendja kryesore është të konsolidohet besimi i njerëzve në fenë dhe trashëgiminë e tyre kulturore nga dita në ditë dhe jo të dobësohet ai".

Ky promovim i besimit do të sjellë promovimin e kulturës që është një realitet i qartë për një person fetar që të jetë më i përkushtuar ndaj moralit. Sipas pikëpamjes së tij, gënjeshtra, tradhtia, premtimet e rreme dhe shumë sjellje të tjera të pahijshme do t'a distancojnë njeriun nga Zoti. Prandaj, ai i përmbahet mëkateve dhe veprave të këqija për të nxjerrë kënaqësinë hyjnore. Kjo është arsyeja pse Ajetollah Khamenei thekson për promovimin kulturor si një faktor i rëndësishëm, duke thënë: "Feja dhe besimi janë mbështetja e të gjitha vlerave njerëzore".

Për të nxitur religjionin dhe besimin e një kombi, nuk mjafton për t'u angazhuar në aktivitete sipërfaqësore dhe të përkohshme. Kjo kërkon vëmendje të mjaftueshme dhe studim.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik paraqet një sugjerim interesant. Ai deklaron: "Lidhur me rëndësinë e realitetit që quhet kultura e shoqërisë dhe duke pasur parasysh se nëse ne nuk e inxhinierojmë dhe mbrojmë këtë strukturë kulturore, faktorë të ndryshëm që prekin kulturën nuk janë betuar të mos bëjnë asgjë, sepse ne nuk bëjmë asgjë. Jo, ata do të kenë ndikimin e tyre dhe do të bëjnë punën e tyre. Cila është detyra jonë si zyrtarë të Republikës Islamike? Një nga detyrat tona më të rëndësishme në radhë të parë është inxhinieria e kulturës së vendit. Kjo do të thotë të përcaktojmë se si duhet të jetë kultura kombëtare, kultura publike dhe lëvizja e madhe e brendshme, zhvilluese dhe cilësore, që quhet kulturë dhe ekziston brenda qenieve njerëzore dhe shoqërisë. Cila është kultura e synuar? Cilat janë defektet dhe mangësitë e saj? Si duhet të hiqet? Cila është kultura ekzistuese? Ku janë pengesat dhe konfliktet e saj? Nevojitet një sistem për t'i përshkruar këto gjëra dhe pastaj, si një dorë, t'a mbrojmë këtë kulturë".

Në inxhinierimin kulturor, ajo që nënkuptohet nga Lideri suprem është se qeveria duhet të paraqesë një plan gjithëpërfshirës për promovimin kulturor në dimensione të ndryshme. Ajetollah Khamenei thekson: "Ndër gjërat që zyrtarët kulturorë të qeverisë duhet të angazhohen shumë dhe të mos lënë një minutë të vetme është se ata duhet të japin një 'orientim vlerash' për kulturën publike të shoqërisë dhe mjetet kulturore. Për shkak se shumë përpjekje janë bërë në mënyrë që rrymat kulturore dhe faktorët si - arti, letërsia, poezia, kinemaja dhe kështu me radhë - të shkojnë në drejtim të jo vlerave. Ju duhet të ndihmoni dhe të bëni përpjekjet tuaja maksimale për të bërë që lëvizjet kulturore të vendit të marshojnë në drejtim të vlerave".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik është i mendimit se në përgatitjen e hartës së inxhinierisë kulturore duhet parë së pari se çfarë do të bëjmë. Ai deklaron: "Këto përcaktime të qëllimeve janë shumë të rëndësishme. Kjo nuk duhet të neglizhohet. Çfarë duam të bëjmë me etikën dhe kulturën e njerëzve? A mundet ne, si qeveri islame, të braktisim udhëheqjen kulturore të shoqërisë sonë? Sigurisht jo, kjo është një nga detyrat tona. Sa më shumë që të mundemi ne duhet të hapim rrugën e udhëzimeve të njerëzve dhe t'i udhëzojmë ata".

Duke sqaruar çështjen e udhëheqjes së njerëzve, Lideri suprem thotë: "Një nga mjetet e udhëheqjes së njerëzve është Radio-televizioni dhe ka shumë shembuj të tjerë. Një shembull është Ministria e Kulturës dhe Udhëzimit Islamik. Një shembull tjetër është Ministria e Shkencës. Një shembull tjetër  është Ministria e Arsimit. Këto janë të gjitha qendrat e shërbimit udhëzues. Si t'i përdorim ato? Ne duhet të lëvizim në një mënyrë që njerëzit të trajnohen të jenë fetarë, të veprojnë në mënyrë fetare, të besojnë në parimet fetare. Orientimi ynë duhet të jetë ky në të gjitha fushat. Lidhur me Ministrinë e Kulturës, ekziston çështja e librit, çështja e arteve pamore, çështja e arteve të ndryshme audio dhe vizuale. Në të gjitha këto orientime duhet të jetë drejtimi ynë që njerëzit të lëvizin drejt fesë dhe Zotit".

Ajetollah Khamenei ka propozuar një sërë prioritetesh për qeverinë. Ai u ka thënë vazhdimisht zyrtarëve të kulturës: "Nuk duhet të kënaqemi me veprat sipërfaqësore. Kushtojini vëmendje veprave më të thella, veprave më themelore dhe veprave që janë burimi i rezultateve të veprave të tjera. Sa i përket kulturës duhet kushtuar shumë vëmendje për të mos ndihmuar në kulturën agresive. Kultura agresive është e rrezikshme. Nëse nuk mund ta ruajmë kulturën publike të vendit dhe kulturën që udhëzon elitat, njerëzit dhe shtresat e ndryshme drejt një qëllimi kundër armikut, do të jetë shumë e vështirë".

 

Tags