Prill 09, 2018 09:49 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore” ku do të vazhdojmë me prezantimin e personalitetit të njohur iranian Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi, një ndër poetët më të mëdhenj iranianë dhe me famë botërore. Idetë dhe mendimet e mëdha të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe shumë mendimtarë dhe letrarë janë ndikuar nga idetë e tij.

Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi, poet dhe gnostik i madh i shekullit 7 hixhri kameri (13 të erës së re), ka jetuar në territorin e gjerë kulturor të Iranit. Në vazhdim të edicionit të kaluar, në këtë edicion do të flasim veprave të këtij poeti të pashoq iranian.

Thamë se Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi ka vdekur në vitin 672 hixhri kameri, mirëpo edhe pas shumë viteve dhe shekujve, idetë, veprat dhe mendimet e tij janë udhëzuese për kërkuesit e të vërtetës në të gjithë botën. Veprat e tij janë “Mekatib”, “Fih ma fih”, “Mexhalise Sebe’a”, “Divane Kebir” dhe “Masnevij Manevij” të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme. Nga mesi i veprave të çmuara të Mevlanas, poezitë e tij kanë shumë dashamirë të pasionuar. “Divane Kebir” është një prej veprave të çmuara dhe me vlerë të Mevlanas. Kjo vepër në shqyrtimin e mendimeve dhe bindjeve të Mevlanas, konsiderohet një prej burimeve të rëndësishme për studiuesit.

“Divane Kebir” ose “Divane Shams” ka gjithsej 36000 vargje dhe përmban lirika, rubaija dhe pjesë të tjera poetike të Mevlanas. Arsye për të cilën kjo vepër është titulluar “Divane Shams Tabrizi”, është kjo që në bazë të transmetimeve të ndryshme, thuhet se Mevlana deri para takimit me Shamsudin Tabrizin nuk ka krijuar poezi dhe e tërë kjo vepër dhe veprat e tjera poetike të Mevlanas që përfshinë mbi 70000 vargje, të gjitha janë krijuar në pjesën e fundit të jetës së Mevlanas do të thotë nga njohja me e tij me Shamsudin Tabrizin dhe periudha e ndarjes nga ai. Prandaj Mevlana në shumicën e këtyre lirikave ka kujtuar Shamsudin Tabrizin. Studiuesi i njohur bashëkohor iranian Dr. Shafi’i Kadkani, në lidhje me veprën “Divane Kabir” të Mevlanas, thotë: “”Divane Kabir” i Mevlanas përmban përmbledhjen e lirikave të Mevlanas. Me padyshim në letërsinë persiane dhe në kulturën islame por dhe më larg në kulturën e njerëzimit, në asnjë vepër dhe përmbledhje poetike nuk vlon lëvizja, jeta dhe dashuria aq sa vlon në Divane Shams. Prandaj nëse poezinë do ta përkufizojmë si një komponim të emocionit dhe imagjinatës, atëherë emocioni, imagjinata, gjuha, muzika, përmbajtja dhe bashkimi i elementëve, do të jenë ndërtuese të saj. Lirikat e Mevlanas në të gjitha këto elemente kanë përkryerjen e duhur”.

Nga pikëpamja e të gjithë kritikëve dhe studiuesve, poezia është një fushë për paraqitjen e mendimit dhe ideve të poetit. Sado që mendimet e poetit në fushën e kulturë dhe njohjes së ekzistencës, të jenë më të gjera, atëherë poezitë e tij të cilat në realitet burojnë ose rrjedhin nga gjendjet emocionale të poetit, do të jenë më të ngritura dhe më të përsosura. Gjerësia e elementit të emocionit në poezinë e Mevlanas, është nga pafillimi deri në amshim, për arsye se sipas Dr. Shafi’i Kadkani: “Gjerësia e mendimit të tij është në masë të gjerësisë së ekzistencës dhe çështjet e vogla dhe të mesme nuk reflektohen në poezinë e tij”. Shkaku i kësaj është ky që Mevlana edhe në shkencat racionale dhe në njohuritë njerëzore kishte arritur në shkallët më të lartë të përkryerjes edhe në shkencat dhe njohurit fetare dhe spiritualë, kishte arritur në pozita shumë të larta. Mevlana me ndihmën e këtyre njohurive, ka përjetuar praninë e vet në botë si një njeri dhe me një vështrim të thellë dhe të gjerë, ka vështruar dhe pasqyruar botën rreth tij. Pafundësia e ekzistencës, fillimi dhe fundi i botës, lidhje e Zotit dhe botës, bashkimi i ekzistencës dhe në fund njeriu dhe ajo çfarë lidhet me atë si dashuria, liria, përkryerja dhe rrugët e lidhjes së njeriut me Zotin, përbëjnë idetë dhe emocionet më themelore që sundojnë mbi lirikat e Mevlanas.

Ishte në pozitën e dheut, udhëtove fshehurazi

Pasi arrite në pozitën e njeriut, kujdes të mos mbetesh në këtë pozitë

Një prej tematikave thelbësore të lirikave të Mevlanas, është atdheu (vendi) origjinal i njeriut. Ai në shumicën e lirikave të tij vë në dukje këtë çështje dhe flet për dashurinë dhe mallin për tu kthyer përsëri në këtë atë vend. Ai është një “atdhe” ose vend i cili natyrisht nuk i përket kësaj bote materiale, prandaj për të arritur deri atje, njeriu duhet të bëjë përpjekje të mëdha. Sfera e imagjinatës dhe horizonti i vizionit të Mevlanas janë aq të gjera saqë ato lidhin mes vete pafillimin dhe amshimin dhe krijojnë një imazh me gjerësinë e gjithë ekzistencës. Një imazh që sipas mendimit të shumicës së kritikëve të poezive, është novator i ri dhe i shkëlqyeshëm. Mevlana e kërkon bukurinë në madhëri dhe pafundësi dhe për ta përshkruar atë përdor krahasimet e vjetra dhe të reja dhe krijon imazhe të shkëlqyeshme. Mevlana për të arritur në qëllimet dhe për të shprehur mendimet e veta, përveçse krijon imazhe të reja, shfrytëzon edhe elementë të përshkrimit të imazheve nga paraardhësit e vet, mirëpo atyre u jep kuptim të ri.

Dr. Shafi’i Kadkani në lidhje me këtë çështje thotë: “Këto imazhi të përsëritshme në poezinë e tij, kanë më shumë lëvizje dhe më shumë gjallëri. Lulja “narges” e cila në poezinë persiane është simbol i syrit ose lule vjollce e cila është simbol i pikëllimit dhe mërzisë, në poezinë e Mevlanas kanë gjetur kuptim të ri dhe lexuesi nuk ndjen që kjo lule narges dhe lule vjollce është po ajo lule narges dhe lule vjollce që është përdorur në poezinë e poetëve Rudeki, Farokhi dhe Manuçehri. Këto imazhe, nëse në poezinë e atyre poetëve kanë pasur aspekte të horizonteve të jashtme natyrore, në poezinë e Mevlanas kanë gjetur aspekte të botës metafizike dhe shpirtërore. Mbrapa asaj lule narges dhe lule vjollce imazhin e të cilave e përshkruan Mevlana, fshihet njeriu dhe çështjet e jetës njerëzore me të gjithë gjerësinë e tyre”. Shumica e lirikave të Mevlanas janë shembuj mahnitës dhe të suksesshme të shënimit të çasteve të jetës së tij. Mevlana në poezi ka regjistruar eksperiencat e tij dhe këto poezi pavarësisht se nga aspekti i elementëve përbërëse si muzika, gjuha dhe imazhi janë të larmishme, por ato gëzojnë një unitet dhe lidhje të brendshme. Ky unitet buron nga botëkuptimi dhe sistemi i të menduarit dhe nga vështrimi i thellë dhe i qëndrueshëm i Mevlanas.

Erdha përsëri si viti i ri, që ta thyej drynin e burgut

Dhe këtij fati që ha njerëz, t’i thyej kthetrat dhe dhëmbët

Profesori i ndjerë Bediuzaman Foruzanfar, studiues i njohur bashkëkohor i Mevlanas, në lidhje me Mevlanan dhe mënyrën e krijimit të lirikave të tij, thotë: “Arti i oratorisë dhe i poezisë së vërtetë është ky që ajo të ndikojë mbi lexuesin dhe lexuesin ta çojë në botën e poezisë. Në poezinë e Mevlanas ky ndikim ekziston në mënyrë të prerë dhe në masë shumë të madhe. Do të thotë se asnjë prej poetëve të letërsisë persiane nuk mund të krijojë kënaqësi dhe pasion te lexuesi në atë masë sa ka krijuar Mevlana. Një prej arsyeve të suksesit të poezisë së Mevlanas dhe në realitet një prej karakteristikave dhe privilegjeve të lirikave të Mevlanas në krahasim me poetët e tjerë, është përdorimi i rimave dhe i ritmeve të ndryshme. Njohja e Mevlanas me muzikën e cila në realitet është substancë e poezisë, i ka dhënë atij këtë kapital që në poezitë e veta të ketë larmi të rimës më shumë se sa në poetët e tjerë dhe në realitet poezia e tij ka një muzikë qenësore të pandashme”.

Poezia e Mevlanas me ndihmën e rimës, ritmit dhe arteve të zakonshme poetike, ka një muzikë sipërfaqësore ndërsa për shkak të entuziazmit dhe pasionit të krijuesit të saj, ka edhe një muzikë të brendshme. Sipas studiuesit iranian Dr. Sejrus Shemisa, lirikat e Mevlanas nga aspekti muzikal, janë të pasura jashtëzakonisht dhe kjo karakteristikë në veprat e poetëve të tjerë ose nuk vërehet fare ose ekziston në masë shumë të vogël. Sipas mendimit të shumë studiuesve, Mevlana edhe nëse mendimet dhe ndjenjat e tij nuk do t’i kishte paraqitur në formatin e poezisë klasike, poezitë e tij për shkak të muzikalitetit qenësor që ekziston në nivel shumë të lartë të në gjithë poezinë e tij, përsëri do të kishin një pasion dhe entuziazëm të veçantë.

Tags