Prill 28, 2018 09:15 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Personalitetet e shquara iraniane, krenari botërore” ku do të vazhdojmë me prezantimin e personalitetit të njohur iranian Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi, një ndër poetët më të mëdhenj iranianë dhe me famë botërore. Idetë dhe mendimet e mëdha të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe shumë mendimtarë dhe letrarë janë ndikuar nga idetë e tij.

Mevlana Xhelaludin Muhamed Balkhi, poet dhe gnostik i madh i shekullit 7 hixhri kameri (13 të erës së re), ka jetuar në territorin e gjerë kulturor të Iranit. Në vazhdim të edicionit të kaluar, në këtë edicion do të vazhdojmë me shqyrtimin e veprës Masnavi të këtij poeti të pashoq iranian dhe do të flasim edhe për stilin e veçantë të Mevlanas në tregim.

Masnavia e Mavlanas është një prej veprave të rralla e cila njëkohësisht me faktin se është një vepër klasike, por ka ruajtur freskinë dhe gjallërinë e vetë. Gjuha e narrativit, thjeshtësia dhe jozbukurimi shprehjeve, kuptimi i thellë, i lehtë dhe këndshëm, përdorimi i tregimeve, alegorive dhe të qenët universale, janë faktorët të cilët i kanë dhënë kësaj kryevepre të pavdekshme të letërsisë persiane freskinë dhe e kanë bërë që ajo të veçohet nga shumë aspekte duke përfshirë edhe strukturën e tregimeve. Në këtë edicion do të hedhim një vështrim të përgjithshëm mbi tregimet e Masnavisë dhe do të paraqesim llojin letrar të tregimeve, të përmendim disa prej karakteristikave strukturale dhe në fund do të shqyrtojmë elementët më të rëndësishëm artistikë në ato tregime, si dhe do të transmetojmë disa tregime si modele me qëllim që ta konkretizojmë më tepër temën.  

Tregimi nga aspekti i përmbajtjes, temës dhe shpirtit që sundon mbi atë, ka lloje të ndryshme që disa prej tyre janë fantastike, reale, figurative, simbolike, të dashurisë, gnostike, tregimet didaktike dhe etike dhe shumë lloje të tjera. Studiuesit, tregimet e Masnavisë nga aspekti temës, i ndajnë në katër tema: tregimet gnostike, tregimet filozofike, tregimet kur'anore dhe tregimet figurative.

Përmbajtja shumicës së tregimeve të Masnavisë, është gnostike. Mevlana në të gjitha tregimet e tij ndjek një qëllim, prandaj për këtë arsye ai nuk i kushton rëndësi llojit dhe mënyrës së trajtimit të tregimit. Përkushtimi i veçantë i tij përqendrohet në palët e fshehta ose të padukshme të tregimit dhe në konceptet gnostike të tij. Në këtë kuptim, tregimi ka një shpirt dhe një trup. Trupi i saj është i dukshëm dhe shpirti i saj është i padukshëm dhe kuptohet më me vështirësi.

Nëse do të rrëfej vetëm një qoshe nga ato melodi

Atëherë shpirtrat do të dalin nga ato dhoma të fshehta

Afroje veshin, sepse ai nuk është larg

Mirëpo nuk lejohet që ai tregim të transmetohet ty

Mevlana gjithmonë synon të paarritshmet dhe e dëshiron atë që nuk gjendet dhe në këtë kërkim çdo gjë që e fiton dhe e percepton, e shpreh atë për lexuesin nëpërmjet metodave që janë të veçanta vetëm për atë në formën simbolike, alegorike ose didaktike. Disa tregime të Masnavisë kanë aspekt filozofik dhe didaktik. Në këtë kategori të tregimeve, qëllimi kryesor është mësimi dhe urtësia. Në këtë lloj të tregimeve, Mevlana flet në mënyrë shumë transparente dhe në fund nxjerr konkludime. Mevlana nëpërmjet këtij lloji të tregimeve, u tërheq vërejtjen lexuesve për një pjesë të mësime morale dhe etike. Ashtu sikur në Defterin e katërt në tregimin "Ligjëruesi që këndonte lutje të padrejta", ku Mevlana ka paraqitur një prej mësimeve të rëndësishme morale. Mevlana tregimin e transmeton në këtë mënyrë:

Një ligjërues (hoxhë xhamie) çdo herë kur hipte në minber, lutej për hajdutët dhe cubat dhe e luste Zotin që t'u japë atyre shëndet dhe të hapë derën e mëshirës hyjnore për ata.

Ai ligjëruesi pasi hipte në minber

Lutej për cubat dhe hajdutët

Ngrehte duart lartë dhe thoshte ke mëshirë

Mbi të këqijtë, të korruptuarit dhe tiranët  

E pyetën atë o njeri i fesë, pse lutesh për njerëzit e këqij dhe kurrë nuk lutesh për njerëzit e mirë? Ai u përgjigj: shkaku i kësaj lutje është kë që unë kam parë shumë të mira nga ky grup i njerëzve. Ata më kanë bërë aq shumë të mira sa që më kanë udhëzuar nga e keqja në të mirën. Çdoherë kur unë shkova pas dëshirave të egos, pasurisë dhe pozitave të kësaj bote, ata kanë dalë dhe më kanë penguar mua nga kjo rrugë. Do të thotë se pasurinë më kanë plaçkitur, ose më kanë humbur pozitën shoqërore për nga xhelozia dhe më kanë dëmtuar interesat e mi. Pikërisht kjo çështje është bërë shkak që të jem i kënaqur dhe i bindur me atë që kamë dhe të mjaftohem me pak.

Tha, unë kam parë të mira nga ata

Unë, për këtë arsye kam zgjedhur të lutem për ata

Ata më kanë bërë aq shumë të këqija dhe padrejtësi

Sa që mua më kanë hedhur nga e keqja në të mirën

Unë kam marrë goditje e shumë plagë nga ata

Çdo herë kur jam fokusuar në këtë botë

Mevlana pas rrëfimit të këtij tregimi, bënë lutje për robërit dhe kërkon mëshirën e Zotit dhe i tërheq vëmendjen lexuesit që robi çdoherë kur kaplohet nga dhimbja dhe e keqja, atëherë e kupton mëshirën dhe mirësinë e Zotit. Njeriu derisa nuk përjeton të keqe, nuk ikën nga e keqja dhe nuk falënderon Zotin për mirësitë hyjnore.

Tregimet kur'anore përbëjnë një kategori tjetër të tregimeve të Masnavisë. Mevlana për të paraqitur dhe trajtuar një prej parimeve etike, fetare ose gnostike, përdorë tregimet kur'anore. Prej tregimeve të tilla mund të përmenden tregimi i profetit Hud dhe popullit Ad dhe tregimi i banorëve të Saba dhe tregimi Faraonit dhe Profetit Musa a.s..

Pas këtij kategorizimi të parë, studiuesit e Mevlana kanë ardhur në këtë përfundim se me pak tolerancë, të gjitha tregimet e Masnavisë mund të konsiderohen tregime alegorike. Në tregimet alegorike, konceptet e personifikuara zëvendësojnë konceptin, përmbajtjen, personazhin dhe karakterin imagjinar. Në bazë të kësaj, tregimi merr dy dimensione. I pari është dimensioni i afërt i cili në realitet është forma e personifikuar e tregimit. I dyti është dimensioni i largët i cili është qëllim i transmetuesit të tregimit. Në realitet, ky lloj i tregimit e përball lexuesin me dy shtresa të kuptimit. Shtresa e parë përbëhet nga kuptimi sipërfaqësor i tregimit, ndërsa shtresa e dytë, përbëhet nga kuptimi kryesor dhe i dëshiruar i shkrimtarit, prandaj nevojitet një të menduar pak më i thellë dhe një precizitet më i madh.

Në përgjithësi klasikët e letërsisë persiane për t'i shprehur më mirë dhe më konkrete çështjet dhe mësimet morale, filozofike dhe gnostike, fjalët e veta i kanë zbukuruar me tregime dhe alegori. Edhe Mevlana për t'i paraqitur dhe trajtuar aspektet morale dhe gnostike në Masnavi, ka përdorur lloje të ndryshme të tregimeve dhe alegorive iraniane.

Tregimet alegorike të Masnavisë mund të ndahen në dy lloje: alegoria e fabulave dhe alegoria njerëzore. Alegoria e fabulave është një alegori që personazhet e saj përbëhen nga kafshët. Në këtë lloj të tregimeve, kafshët zënë vendin e njerëzve dhe të shoqërisë njerëzore. Siç është tregimi "Luani dhe lepuri" ose "Luani dhe deveja" në Masnavi. Mirëpo në alegorinë njerëzore, shkrimtari përdor ose parabolën apo fjalën e urtë e cila është më konkrete dhe më e prekshme për lexuesin dhe nëpërmjet saj i kujton lexuesit një parim të madh dhe moral ose një tregim të tërë e transmeton në formën e parabolës siç është tregimi "Papagalli dhe dyqanxhiu" në Defterin e parë.

Një prej karakteristikave të tregimeve të Masnavisë e cila edhe më parë ka pas përdorim të gjatë në letërsinë e tregimeve të Iranit, janë titujt të cilët shkruhen në fillim të tregimeve ose në fillim të pjesëve (episodeve) të ndryshme të tregimit dhe në realitet e ritregon tregimin para se ai të transmetohet. Mevlana në Masnavi para transmetimit të tregimit, në titullin e tregimit e shpjegon pjesën më të madhe të tregimit në fjalë.

Sipas Dr. Zarinkub, "Mevlana duke transmetuar tregimin në titull, në realitet e informon lexuesin për përmbajtjen e tregimit në mënyrë që gjatë tregimit të mund ta shtrembërojë mendimin e nga forma sipërfaqësore e tregimit dhe ta drejtojë atë drejt synimit kryesor dhe përmbajtjes shpirtëror të tregimit"

Tags