Janar 08, 2019 08:38 CET
  • Në shkollën e Ruhullahut: Pozita e gruas në pikëpamjen e Imam Khomejnit

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”.

Në disa edicione të kaluar kemi folur për pozitën e institucionit të universitetit dhe rolin e profesorëve dhe studentëve në fatin e vendit sipas pikëpamjes së Imam Khomejnit ku thamë se ai i jepte vlerë të madhe shkencës dhe diturisë ndërsa duke e konsideruar të domosdoshëm binjakëzimin e shkencës dhe besimit, mendon se profesorët dhe studentët janë kategori të rëndësishme në fatin e shoqërisë në mënyrë që mendimet dhe veprimet e tyre përcaktojnë lumturinë ose mjerimin e shoqërisë. Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm të femrave në shoqëri dhe gjithashtu duke marrë parasysh ndjeshmërinë e çështjeve përkatëse me të drejtat dhe pozitën e femrave në shoqëritë e sotshme, në këtë edicion do të njihemi me pikëpamjen e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me këtë çështje.

Femrat përbëjnë gjysmën e popullsisë së botës dhe duke marrë parasysh faktin se jeta dhe vazhdimi jetës së njerëzve është i lidhur me rolin e femrave në shtëpi dhe shoqëri, mirëpo në shumë periudha historike dhe në shumë shoqëri femrat i janë nënshtruar dhunës dhe padrejtësive të shumta dhe në shumë raste janë shkelur të drejtat e tyre kurse në disa raste është shkuar edhe më larg se kaq dhe përveç të drejtave njerëzore, atyre i është shkelur edhe të dinjiteti i femrave dhe ato janë keqtrajtuar dhe janë konsideruar krijesa shumë të ulëta dhe pa vlerë. Në disa shoqëri edhe pse janë bërë shumë përpjekje për realizimin e të drejtave të femrave, mirëpo nuk është marrë parasysh dinjiteti njerëzor i tyre si femra dhe si rezultat i kësaj femra është konsideruar si mjet për realizimin e interesave ekonomike, politike dhe është përdorur si mjet për të shuar epshet dhe dëshirat seksuale të meshkujve. Për këtë arsye, pavarësisht përpjekjeve intelektuale dhe politike dhe natyrisht të vlefshme që janë bërë për realizimin e të drejtave dhe për ringjalljen e dinjitetit të femrave, femra në shumë shoqëri akoma gëzon pozitën e saj të merituar në shoqëri. Njollosja e pozitës së vërtetë dhe të vlefshme në shoqëritë e sotshme është bërë nga ana e shumë individëve dhe shkollave të cilat nga njëra anë shkelnin të drejtat elementare dhe të ligjshme të femrave në sferën individuale dhe shoqërore, ndërsa nga ana tjetër, kanë shkuar në ekstrem duke insistuar në barazinë dhe ngjashmërinë e femrave me meshkujt duke anashkaluar kështu karakteristikat fiziologjike dhe emocionale që dallojnë femrat nga meshkujt. Ata në këtë mënyrë kanë shkelur pozitën dhe dinjitetin si dhe të drejtat e veçanta të femrave.

Në një atmosferë të tillë pozita e femrës në pikëpamjen e Imam Khomejnit dhe gjithashtu në diskursin e Revolucionit Islamik dhe në kornizat juridike dhe politike të Republikës Islamike, ka rëndësi të madhe. Revolucioni Islamik i cili ka arritur në fitore në vitin 1979, nuk ka ndryshuar vetëm sistemin politik sundues në Iran, por krijoi një paradigmë të re në sferat intelektuale, kulturore dhe të vlerave të shoqërisë ku femrat u bënë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Në këtë diskurs u ofrua një vështrim i ri ndaj pozitës njerëzore të femrës në sferëat e jetës individuale dhe shoqërore. Në diskursin e Revolucionit Islamik femrat fituan një pozitë të lartë, për arsye se në modelin e vlerave dhe të sistemit sundues të mëparshëm nuk ekzistonte ndonjë vështrim i veçantë ndaj femrave. Pakënaqësia e përgjithshme e popullit që rezultoi me shpërthimin e revolucionit kundër regjimit sundues, nuk ishte e kufizuar vetëm me sferat politike, sepse regjimi mbretëror duke shkelur vlerat dhe normat sunduese në shoqëri sidomos me uljen e pozitës së vërtetë të femrave në shumë sfera, shkaktoi pakënaqësi të përgjithshme të popullit sidomos në mesin e femrave myslimane dhe besimtare. Në kohën e regjimit Pahlavi në periudhën e parë dhe të dytë që zgjatën mbi gjysmë shekulli, shteti zbatoi një politikë me prirje perëndimore të ngjashme me modernizimin, prandaj i inkurajoi femrat që të pranojnë modelin sundimit të ngjashme me atë që sundon në shoqëritë perëndimore dhe i detyroi ato të pranojnë vlera të tilla dhe pikërisht kjo çështje u bë shkak për krimin e shumë pakënaqësive publike.

Imam Khomejni (ra) si themelues i Revolucionit Islamik të Iranit në kuadër të diskursit të ri që i ofroi shoqërisë, i dha femrave një pozitë të lartë dhe me ringjalljen e vlerave dhe normave fetare dhe kombëtare të shoqërisë në të cilat njerëzit kishin besim të thellë, krijoi rrethanat për praninë serioze dhe efikase të grave në sferat politike dhe shoqërore. Imam Khomejni u përkushtua jo vetëm në realizimin e të drejtave politike dhe shoqërore të humbura të femrave, por vazhdimisht ka bërë përpjekje që të rikthejë dinjitetin dhe nderin e femrave që ishte shkelur dhe shkatërruar në regjimin mbretëror. Ky qëllim u realizua me ringjalljen e fesë islame dhe qeverisjen e shkollës shiite që përbënte bazat ideologjike të Imam Khomejnit. Imam Khomejni me ringjalljen e vlerave dhe normave fetare, i dha femrës personalitet të ri në mënyrë që të ndjejë dinjitet dhe nder ndërsa pa shkelur kufijtë e pastërtisë së vet të gëzojë të drejtat e saj politike dhe shoqërore. Imam Khomejni kishte këtë bindje që Islami edhe në një ambient të mbushur me injorancë dhe padrejtësi dhe dhunë, e ka nderuar femrën dhe Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. duke nderuar vajzën e tij Fatimen (s.a.), i dha nder dhe respekt. Imam Khomejni ka thënë: “Hazreti Fatime (s.a.) ka ndodhur në një kohë dhe në një ambient ku femra nuk konsiderohej një njeri dhe ekzistenca e saj konsiderohej turp për familjen dhe për fiset e ndryshme. Në një ambient të degjeneruar deri në këtë masë, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. e ka shpëtuar femrën nga balta e injorancës dhe degjenerimit dhe historia më së miri dëshmon punën dhe veprën e Hazretit Muhamed s.a.v.s. që ka bërë për ngritjen e pozitës së femrës në shoqëri”.

Rëndësia e pozitës së femrës në pikëpamjen e Imam Khomejnit  dhe në sistemin e Republikës Islamike të Iranit është deri në atë masë saqë ditën e lindjes së Hazreti (s.a.) e ka emëruar Ditë të Gruas. Në këtë ditë të gjithë burrat dhe fëmijët nderojnë dhe respektojnë grat dhe nënat e tyre dhe në të gjithë Iranin organizohen programe për të vlerësuar mundin dhe punën e femrave. Imam Khomejni ishte iniciator për emërimin e ditës së gruas në Iran për të treguar dinjitetin dhe pozitën e vërtetë të femrës në shoqëri. Ai në lidhje me emërimin ditës së lindjes së Hazretit Fatime (s.a.) si ditë të gruas në Iran, ka thënë: “Nëse një ditë duhet të përcaktohet si dita e gruas, atëherë çfarë dite mund të jetë më e mirë dhe më e respektueshme se sa dita e lindjes së Hazretit Fatime (s.a.), një zonjë e cila konsiderohet nderi dhe krenaria e familjes profetike dhe shkëlqen si një yll në qiellin e Islamit. Ajo ishte një zonjë me virtyte shumë të larta në familjen e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.”. Imam Khomejni duke lidhur ditën e gruas me përvjetorin e lindjes së Hazretit Fatime (s.a.), në realitet prezanton një shëmbëlltyrë për shoqërinë që duke u inspiruar nga ajo, përveç edukimit dhe zhvillimit individual dhe shoqëror të femrave, edukohen dhe zhvillohen edhe shumë burra të mëdhenj. Ai ka thënë: “Dita lindjes së Hazretit Fatime (s.a.) e cila është dita e gruas, në realitet është dita e fitores së madhe për femra. Gruaja ka një rol të madh në shoqëri. Gruaja është simbol i realizimit të dëshirave të njeriut. Gruaja është edukatore grave dhe burrave. Nga prehri i gruas, burri ngritët në qiell. Prehri i gruas është vendi i edukimit të madh të femrave dhe burrave të mëdhenj. Kjo ditë, është një ditë e madhe, sepse në këtë ditë ka lindur një grua e cila është shëmbëlltyrë e njeriut.

Imam Khomejni ishte një prej kritikëve të gjendjes së femrës në kohën e regjimit mbretëror para Revolucionit. Ai në lidhje me gjendjen e papërshtatshme të grave në atë periudhë thotë: “Gruaja në dy periudha ka qenë shumë e shtypur. Periudha e parë ishte periudha e injorancës derisa erdh Islami dhe i dha dinjitet njeriut në përgjithësi dhe e shpëtoi femrën nga ai ferr që ekzistonte në periudhën e injorancës. Periudha e dytë kur në Iran gruaja ishte e shtypur, ishte periudha e regjimit të mbretit të pamerituar. Në atë periudhë në emër të propagandës dhe të asaj që dëshironin ta çlironin femrën, në realitet kanë bërë padrejtësi ndaj femrës. I kanë ulur pozitën e femrës dhe i kanë përdhosur dinjitetin e saj. I kanë humbur pozitën shpirtërore dhe morale të femrës duke e shndërruar atë në një mjet me emrin liri, por në realitet ata i mohuan lirinë edhe femrës edhe mashkullit duke degjeneruar rininë e shoqërisë tonë”.

Imam Khomejni duke kritikuar vështrimin perëndimor dhe sipërfaqësor të regjimit mbretëror ndaj të drejtave të grave, me një zgjuarsi të veçantë, programin e detyrueshme për heqjen e hixhabit të femrave e konsideron shkelje të lirisë së femrave dhe në lidhje me këtë thotë: “Ne në periudhën e regjimit të mbretit Rezakhan kemi parë skena të tmerrshme ndaj grave në Kum dhe në qytete të tjera të Iranit. Ai duke ndjekur politikat e të huajve që propagandoheshin në emër të heqjes së hixhabit, ka përdhosur nderin dhe dinjitetin fetar të femrave dhe të të gjithë besimtarëve. Agjentët e pushtetit ushtronin dhunë të tmerrshme për t’i hequr hixhabin grave. Kjo politikë e heqjes së hixhabit ka shkaktuar dëme shumë të mëdha për shoqërinë myslimane të Iranit. Vallë a ishte liri ajo që duke ushtruar dhunë nëpërmjet forcave policore, detyronin femrat të heqin hixhabin duke i shqyer edhe shaminë e kokës?! Si rezultat edhe femrat iraniane kanë marrë protestuar dhe në mënyrë të hapur kanë deklaruar se ne nuk dëshirojmë një liri të tillë që të përdhoset dinjiteti ynë. Ato kanë deklaruar se ne duhet të gëzojmë lirinë, ndërsa ai regjim mbretëror deklaronte se ju jeni të lirë, por në shkollë duhet të shkoni pa hixhab! Çfarë lirie është kjo?!?”.

Në reagim ndaj një gjendje të tillë, femrat krah për krah me meshkujt dhe me motiv edhe më të madh kanë marrë pjesë në radhët e protestave dhe aktiviteteve kundër regjimit mbretëror duke luajtur një rol me ndikim shumë të madh në organizimin e Revolucionit. Me padyshim se nëse femrat nuk do të kishin marrë pjesë krah për krah me meshkujt në zhvillimet e revolucionit kundër regjimit mbretëror, Revolucioni Islamik nuk do të kishte arritur në fitore. Imam Khomejni duke pohuar rolin e rëndësishëm të femrave në fitoren e Revolucionit Islamik, ka thënë: “Zoti iu ruajt juve (femrat)! Ne këtë fitore e kemi si rezultat të kontributit të femrave më shumë se sa të jetë rezultat i kontributit të meshkujve. Femrat e nderuara kanë marrë pjesë krah për krah me meshkujt në ngjarjet dhe zhvillimet e revolucionit dhe me këtë veprim ato u kanë dhënë guxim dhe moral më të madh meshkujve, prandaj kanë merita shumë të mëdha”.

Tags